Skeda e pasurisë së deklaruar –Silvana Lule–Prokuroria e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Silvana Lule–Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Silvana Lule e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare.Prokurorja Silvana Lule e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të mërkurën më 27 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe Alma Faskaj.

Silvana Lule përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe u emërua në Prokurorinë e Vlorës. Prej vitit 2015, Lule e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Silvana Lule nga viti 2008 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Silvana Lule.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2008, prokurorja Silvana Lule nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare është 1.6 milionë lekë – e përbërë nga dy automjete të deklaruara nga bashkëshorti i saj.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 8.4 milionë lekë, nga të cilat 90% burojnë nga paga e subjektit dhe rreth 9% nga paga e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u shënuar se në vitin 2016, prokurorja Silvana Lule nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në formularin e deklarimit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011  

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *