Skeda e pasurisë së deklaruar –Tasim Puçi –Prokuroria e Rrethit Berat
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Tasim Puçi –Prokuroria e Rrethit Berat

Prokurori Tasim Puçi i Prokurorisë së Beratit do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon pasurinë e tij nga viti 2006 deri në vitin 2018.Prokurori i Prokurorisë së Beratit, Tasim Puçi do të përballet të martën më 13 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Olsi Komici, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu.

Tasim Puçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe punon prej 15 vitesh si prokuror në Prokuorinë e Beratit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Tasim Puçi nga viti 2006 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Tasim Puçi për vitet 2006-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2006, prokurori Tasim Puçi deklaronte vetëm një automjet me vlerë 200 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e deklaruar kap vlerën e 700 mijë lekëve dhe është shtuar me një automjet të dytë me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 11.9 milionë lekë, nga të cilat mbi 98% kanë si burim pagën e Z. Puçi si prokuror.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 12 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e pakëta në 12 vjet; kohë në të cilën prokurori i Beratit, Tasim Puçi deklaron të ardhurat nga funksioni dhe dy automjete me vlerë 700 mijë lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *