Skeda e pasurisë së deklaruar –Tereza Merkaj –Gjykata e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Tereza Merkaj –Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Tereza Merkaj e Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.Gjyqtarja Tereza Merkaj e Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën më 13 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Brunilda Bekteshi.

Tereza Merkaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin në fushën e drejtësisë për të mitur.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Tereza Merkaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja e Tiranës, Tereza Merkaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Tereza Merkaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 11.1 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.3 milionë lekë, automjete me vlerë 1 milion lekë, kursime në cash prej 380 mijë lekësh si dhe likujditete bankare prej 330 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 37.4 milionë lekë, nga të cilat 37% burojnë nga paga nga funksioni e Znj. Merkaj, 42% nga pagat e familjarëve si dhe rreth 15% nga shitja e pasurive apo dhënia e tyre me qira.  Ndërsa dhuratat në cash zënë gati 2% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave të pasurisë nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huamarrjet ndaj personave të tretë si burim për shtimin e pasurisë.

Subjekti Tereza Merkaj dhe bashkëshorti i saj kanë krijuar pasuri me vlerë 11,110,973 lekë për periudhën e deklarimit 2004-2018.  Burimi kryesor i financimit kanë qenë kontratat e huamarrjes me vlerë totale 9,700,000 lekë si dhe një kredi bankare prej 32,000 eurosh.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *