Skeda e pasurisë së deklaruar –Valbona Vata– Gjykata e Apelit Shkodër
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Valbona Vata– Gjykata e Apelit Shkodër

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Valbona Vata do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Valbona Vata do të përballet të martën më 22 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që do të kryejë procesin e rivlerësimit përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Valbona Vata ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe është emëruar fillimisht në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2003, Vata e ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Rrethit Shkodër, ndërsa në vitin 2007 është emëruar kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Vata punon si gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës prej vitit 2012. Paralelisht me funksionin si gjyqtare, ajo është angazhuar në mësimdhënie në institucione private si dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Valbona Vata nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Apelit Shkodër, Valbona Vata për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Valbona Vata deklaronte vetëm pjesën takuese prej ¼ në apartamentin e prindërve, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 11.7 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare ndahet në 8.3 milionë lekë pasuri të patundshme, kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh, automjete me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe likujditete bankare prej rreth 572 mijë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 19 milionë lekë, nga të cilat 92% burojnë nga paga e gjyqtares Vata, rreth 6% nga mësimdhënia dhe vetëm 0.5% nga aktiviteti privat i bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2017, bashkëshorti i subjektit deklaron për herë të parë pasurinë e tij, duke përmendur si burim aktivitetin privat ndër vite. Megjithatë, në deklaratë mungon lloji i aktivitetit dhe fitimet neto të realizuara ndër vite. Për këtë arsye, kontrolli aritmetik/logjik për vitin 2017 rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar pasurinë e bashkëshortit në vlerën e 4.1 milionë lekëve.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *