Gjyqtari Sokol Ngresi pas konfirmimit nga KPK.  FOTO:BIRN
KPK Lajme Vendi

Sokol Ngresi, kandidat për në Gjykatën e Lartë konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi.

Gjyqtari Sokol Ngresi pas konfirmimit nga KPK. FOTO:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Sokol Ngresi. Trupi gjykues i KPK që kreu rivlerësimin për gjyqtarin Ngresi përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Komisioni është bindur nga provat dhe shpjegimet e gjyqtarit Sokol Ngresi lidhur me pamundësitë për pagesën e dy kësteve për blerjen e një apartamenti dhe për krijimin e gjendjes cash, që u relatuan gjatë seancës dëgjimore. Ngresi kundërshtoi edhe disa gjetje të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK në lidhje me pastërtinë e figurës. Ai u vlerësua pozitivisht për profesionalizmin.

Sokol Ngresi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 2000 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë prej vitit 2005. Në vitin 2014, ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani si anëtar i Gjykatës së Lartë, por ky vendim nuk mori pëlqimin e mazhorancës në Kuvend.

Aktualisht, Ngresi është kandidat për Gjykatën e Lartë në procesin që po zhvillohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *