Trupa gjyqësore e Kolmisionit të Pavarur të Kualifikimit, Xhensila Pine, (qendër), Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi në seancë në 2 Mars 2020. Foto: BIRN
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Vendi

Subjekti me raport mjekësor, shtyhet seanca në KPA për gjyqtaren Bernina Kondi

Komisioni caktoi seancën e re pas dy javësh me kërkesë të subjektit.

Trupa gjyqësore e Kolmisionit të Pavarur të Kualifikimit, Xhensila Pine, (qendër), Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi në seancë në 2 Mars 2020. Foto: BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të Hënën të pranojë kërkesën për shtyrje me dy javë të seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Bernina Kondi pasi kjo e fundit paraqiti një raport mjekësor. Seanca u caktua për datën 18 Mars, ora 10.

Kondi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2011, Kondi është emëruar kryetare e Gjykatës së Beratit, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Tiranës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për gjyqtaren Kondi përbëhet nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.

Lexo më shumë:

Skeda e pasurisë së deklaruar –Bernina Kondi –Gjykata Administrative e Apelit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *