Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi nuk arriti të dokumentojë të ardhurat neto të babait nga blegtoria që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti, si dhe u gjet me mangësi profesionale.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
KPK merr vendim të ri për Shkëlqim Mirin pasi KPA rrëzoi vendimarrjen e parë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit është ndarë në mënyrën e ndryshimit të vendimit, ku shumica ka kërkuar prishjen duke sjellë një proces dhe vendimarrje të re të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa pakica vlerëson se do të ishte e mjaftueshme vetëm të ndryshohej disponimi përfundimtar.
Gjyqtari Ervin Trashi u penalizua për balancat negative dhe mosdeklarimin e një procedimi
Në vendimin e arsyetuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngre dyshime se gjyqtari i Vlorës, Ervin Trashi ka fshehur zotërimin e një automjeti për disa vite, si dhe ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë duke dështuar të provojë burimin e ligjshëm të tyre. Shkarkues u konsiderua edhe mosdeklarimi i një procedimi penal për korrupsion […]
Prokurorja Armanda Xhaferri u dorëhoq pasi filloi vetingu ndaj saj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndëpreru procesin e rivlerësimit për prokuroren e Elbasanit, Armanda Xhaferri, për shkak se u dorëhoq nga detyra afro një vit e gjysmë pasi kishte filluar hetimi administrativ ndaj saj.
Skënder Damini u dorëhoq pasi i kaloi barra e provës për pasurinë
Gjyqtari i Apelitr Vlorë, Skënder Damini u dorëhoq nga detyra kur Komisioni i kaloi barrën e provës vetëm për kriterin e pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin u përmbyll hetimi administrativ afro 3-vjeçar. Damini refuzoi të dëgjohej në seancë dëgjimore dhe kërkoi pushimin e hetimit me qëllim shmangien e sanksionit që e ndalon të […]
KPK vendos ndalim 15-vjeçar për ish-ndihmësin ligjor
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndëpresë procesin e rivlerësimit për ish-ndihmësin ligjor, Selami Zalli dhe i ndaloi atij rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15-viteve të ardhshme.