Drejtuesi i Prokurorisë së Përmetit Hysen Keta në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto:BIRN
KPK Lajme Vendi

U dorëhoq 2 muaj para vetingut, KPK ndërpret procesin për gjyqtarin Amarildo Laçi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pas dorëheqjes “humbjen e të drejtës” së gjyqtarit Amarildo Laçi për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Gjatë një seance dëgjimore në KPK. Foto Ilustruese:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të martën vendimin e përfundimit të procesit të vetingut për gjyqtarin e Gjyakatës Administrative të Apelit Amarildo Laçi. Trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me anëtarë Roland Ilia dhe Etleda Çiftja po ashtu vendosi që Laçi nuk mund të ishte më pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.

Sipas vendimit të zbardhur Laçi ishte ftuar më datë 19 maj në seancë dëgjimore, pas një procesi hetimi që ka zgjatur një vit e 5 muaj, por ai ka kthyer përgjigje se kishte dhënë dorëheqjen në fillim të majit. Laçi ishte pjesë e një grupi magjistratësh të shortuar në nëntor 2018, proceset për të cilët janë ende në vijim.

“Në këto kushte, referuar fakteve të evidentuara me lart, trupi gjykues çmon se procesi i rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, z. Amarildo Laçi, duhet të ndërpritet sipas nenit G, të Aneksit të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e KPK.

KPK po ashtu vendosi që “Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *