Anetaret e Trupes Gjykuese, Xhensila Pine, Suela Zhegu, Olsi Komici, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, per ish-keshilltaren ligjore, Elona Kana, edhe pse ajo kishte dorezuar doreheqjen nga Shkolla e Magjistratues si dhe mungoi ne salle. KPK vendosi te ndërpresë procesin e vetingut per te, duke i hequr te drejten per te mbajtur ndonje pozicion ne sistemin e drejtesise per 15 vitet e ardhshme./r/n/r/nMembers of the Trial Panel, Xhensila Pine, Suela Zhegu, Olsi Komici, during a session of the Independent Qualification Commission, IQC, for former legal adviser Elona Kana, even though she had resigned from the School of the Magistrate and was absent. IQC decided to discontinue her vetting process, stripping Kana of her right to hold a position in the justice system for the next 15 years.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

Veting pa vendim për ish-gjyqtarin e shkarkuar për korrupsion, Ibrahim Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thotë se ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha nuk e gëzon statusin e magjistratit për shkak të shkarkimit të tij dhe për këtë arsye, procesi i rivlerësimit përfundon pa një vendim.

Anetarët e trupës gjykuese, Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Olsi Komici gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 13 nëntor të përfundojë procesin e vetingut pa marrë një vendim për ish-gjyqtarin e Tiranës, Ibrahim Hoxha, i shkarkuar në vitin 2017 për korrupsion. Në vendim thuhet se procesi i rivlerësimit është përfunduar për shkak se ish-gjyqtari  Hoxha nuk e gëzonte më statusin e magjistratit.

Për 12 prill 2017, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e ish-gjyqtarit Ibrahim Hoxha me 2 vjet burgim për “korrupsion pasiv”. Hoxha u akuzua se kishte përfituar 600 mijë lekë rryshfet për një vendim gjyqësor, ndërsa djali i tij u dënua për moskallëzim krimi.

Para se të akuzohej për korrupsion, Ibrahim Hoxha ka qenë subjekt i inspektimeve për dhënie vendimesh në shkelje të rregullave procedurale. Në dhjetor 2013, ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i kërkoi ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD shkarkimin e Hoxhës nga detyra, për shkak të një vendimi të dhënë prej tij për moslejimin e ekstradimit drejt Italisë të Paro Laçit, një ish-aksioner i skuadrës së futbollit partizani, i kërkuar nga drejtësia italiane.

Procesi i rivlerësimit për ish-gjyqtarin Hoxha ka nisur në qershor dhe trupi gjykues i KPK, i përbërë nga Etleda Çiftja kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Olsi Komici anëtar, ka administruar raportet nga institucionet ndihmëse për të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Komisioni është njohur me vendimin e 9 majit 2017 mbi shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit Ibrahim Hoxha për shkak se ishte dënuar me vendim të formës së prerë. KLGJ ka njoftuar se Hoxha nuk ka kryer ankim ndaj vendimit të KLD, që ka marrë për formë të prerë dhe për pasojë ish-gjyqtarit i ka përfunduar statusi i magjistratit.

Trupi gjykues arrin në përfundimin se mbarimi i statusit të magjistratit sjell si pasojë mbarimin e procedurës së rivlerësimit.

“Për faktin që subjekti i rivlerësimit nuk gëzon statusin e magjistratit, trupi gjykues vlerëson të përfundojë procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Ibrahim Hoxha, pa një vendim përfundimtar”, citohet në vendim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *