Gjyqtarja Vjosa Zaimi | Foto : Edmond Hoxhaj
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Vendi

Vjosa Zaimi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Vjosa Zaimi.

Gjyqtarja Vjosa Zaimi | Foto : Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqrares së Tiranës Vjosa Zaimi. Gjatë seancës dëgjimore të martë më 7 dhjetor, gjyqtarja Zaimi dha shpjegime lidhur me balancën negative të një prej burimeve financiare në blerjen e një apartamenti si dhe për tejkalimin e afateve në gjykimin e disa çështjeve.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Zaimi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan. Gjatë seancës dëgjimore, relatori Ilia shpjegoi se hetimi administrativ për pasurinë është bazuar më së shumti në gjetjet e rivlerësimit të bashkëshortit të saj, Qemal Zaimi, ish-inspektor pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe aktualisht nëpunës në njësinë e vlerësimit etik e profesional në Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili u konfirmua në detyrë një  vit më parë.

Vjosa Zaimi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe filloi punë si gjyqtare në Elbasan. Në vijim ajo punoi në Gjykatën e Kolonjës dhe në Korçë, ndërsa prej nëntorit të vitit 2011 e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *