{"id":47680,"date":"2017-12-11T12:55:45","date_gmt":"2017-12-11T10:55:45","guid":{"rendered":"http:\/\/www.reporter.al\/?p=47680"},"modified":"2019-05-06T23:41:55","modified_gmt":"2019-05-06T23:41:55","slug":"konfuzioni-me-transparencen-i-institucioneve-te-vetingut-cenon-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfuzioni-me-transparencen-i-institucioneve-te-vetingut-cenon-besimin-e-publikut\/2017\/12\/11\/","title":{"rendered":"Konfuzioni me transparenc\u00ebn i institucioneve t\u00eb vetingut c\u00ebnon besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nisja e procesit t\u00eb vetingut po mbahet brenda mureve hermetike t\u00eb institucioneve t\u00eb reja, Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe v\u00ebzhgues t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend theksojn\u00eb se transparenca \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces si dhe p\u00ebr rritjen e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_47681\" aria-describedby=\"caption-attachment-47681\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"http:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Genta-Tafa-bungo-veting.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-47681\" src=\"http:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Genta-Tafa-bungo-veting-600x395.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"395\" data-id=\"47681\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-47681\" class=\"wp-caption-text\">Kryetarja e Komisionit te Kualifikimit, Genta Tafa, duke folur gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb inagurimit t\u00eb godin\u00ebs ku do t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionin tre komisionet e reformes ne drejtesi. | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebs i Gard\u00ebs, i vendosur pran\u00eb der\u00ebs prej hekuri t\u00eb ish-godin\u00ebs s\u00eb Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve-sot institucioni i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, na thot\u00eb prer\u00eb se nuk mund t\u00eb hyjm\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb institucion sekret i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe ne e kemi t\u00eb ndaluar t\u00eb fusim mediat pa marr\u00eb miratim,\u201d thot\u00eb gardisti.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebmb\u00ebnguljes p\u00ebr nj\u00eb komunikim\u00a0 zyrtar, nj\u00eb tjet\u00ebr punonj\u00ebs q\u00eb prezantohet si Shefi i Siguris\u00eb s\u00eb Brendshme, thot\u00eb se n\u00ebpun\u00ebsit e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit i than\u00eb t\u00eb p\u00ebrcillte k\u00ebt\u00eb mesazh: \u201cEnde nuk \u00ebsht\u00eb caktuar punonj\u00ebsi dhe koordinatori i Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Publikun, ndaj e kemi t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacionin q\u00eb k\u00ebrkoni n\u00eb lidhje me transparenc\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Pas m\u00ebse dy vjet debatesh politike dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vonesash, institucionet e vetingut u ngrit\u00ebn <a href=\"\/?p=46977\">dhe<\/a> filluan pun\u00ebn duke marr\u00eb n\u00eb shqyrtim dosje t\u00eb gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve. Por nd\u00ebrsa rezultatet e k\u00ebtij procesi priten me interes t\u00eb lart\u00eb nga shumica e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, institucionet e reja jan\u00eb ende konfuze mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ky proces do t\u00eb mbahet n\u00eb shinat e transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas interesimit n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, Kolegjin e Apelimit, KA dhe Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, OMN, BIRN m\u00ebsoi se nuk ka ende nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb komunikimit t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve me median dhe publikun.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.avokatipopullit.gov.al\/sites\/default\/files\/VETINGU\/ligj-nr-84-dt-30-8-2016.pdf\">Ligji \u201cP\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve\u201d<\/a> n\u00eb nenin 55 sanksionon se seancat d\u00ebgjimore duhet t\u00eb jen\u00eb publike, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht krijon hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbajtur ato edhe t\u00eb mbyllura si\u00e7 parashikohet n\u00eb <a href=\"https:\/\/www.google.al\/url?sa=t&amp;rct=j&amp;q=&amp;esrc=s&amp;source=web&amp;cd=1&amp;cad=rja&amp;uact=8&amp;ved=0ahUKEwjO2PGCzPjXAhVE6aQKHVJZCx8QFggkMAA&amp;url=http%3A%2F%2Fwww.gjykataelarte.gov.al%2Fweb%2Fligji_p_r_organizimin_dhe_funksionimin_e_gjykatave_administrative_dhe_gjykimin_e_mosmarr_veshjeve_administrative_1302.docx&amp;usg=AOvVaw31-87zCT_BU8t9qfuFcJHk\">nenin 20 t\u00eb ligjit p\u00ebr gjykatat administrative<\/a>.<\/p>\n<p>Ligji po ashtu flet n\u00eb disa pika p\u00ebr konfidencialitet gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit dhe para vendimit, madje edhe parashikon penalizme p\u00ebr komisioner\u00ebt n\u00ebse rregullat e komunikimit shkelen. Nd\u00ebrsa marr\u00ebdh\u00ebniet me mediat sipas nenit 28 t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar\u201d rregullohen p\u00ebrmes nj\u00eb personi q\u00eb caktohet ta kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e komisioneve t\u00eb veting-ut, q\u00eb foli me BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit pranoi\u00a0 se ende edhe vet\u00eb ata ishin t\u00eb paqart\u00eb mbi m\u00ebnyrat e komunikimit dhe se po diskutohej mbi modalitetet q\u00eb duhet t\u00eb ndiqen p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb dhe transparent. Megjithat\u00eb, komisioneri tha se transparenca e procesit mund t\u00eb sh\u00ebrbente si ndihm\u00eb p\u00ebr vettingun.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konkrete do ishte n\u00eb interes q\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna mbi ecurin\u00eb e procesit t\u00eb vetting-ut t\u00eb b\u00ebheshin publike. Kjo mund t\u00eb ndihmonte q\u00eb qytetar\u00eb apo institucione shtet\u00ebrore t\u00eb ofronin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna rreth personave q\u00eb do kalojn\u00eb procesin e vetting-ut edhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare mund t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb drejta,\u201d tha i njejti burim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale, Besnik Dervishi, transparenca nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve dhe se si t\u00eb gjitha autoritetet publike, ato duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cOrganet e vetting-ut jan\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb japin informacion n\u00eb lidhje me ecurin\u00eb e procesit dhe konkluzionet q\u00eb dalin prej tij,\u201d tha Dervishi p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<div style=\"width: 300px; float: right; background-color: #e5dec9; margin-left: 18px; padding: 12px;\"><span style=\"font-size: 85%;\"><b> \u00c7far\u00eb parashikon ligji i vetingut p\u00ebr transaperc\u00ebn dhe kofidencialitetin:<br \/>\n<\/b> <\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 85%;\"> <b> Neni 16 <\/b><br \/>\nAn\u00ebtari i institucionit t\u00eb rivler\u00ebsimit mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb:<br \/>\n9. B\u00ebrjes publike t\u00eb mendimeve q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb ose an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb gjat\u00eb procesit q\u00eb akoma nuk kan\u00eb marr\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb akti t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik.<br \/>\n10. Shkeljes s\u00eb detyrimit t\u00eb konfidencialitetit dhe t\u00eb mosp\u00ebrhapjes s\u00eb informacionit, q\u00eb rezultojn\u00eb nga hetimi ose gjykimi, gjat\u00eb procesit ose kur ky ka p\u00ebrfunduar, duke p\u00ebrfshir\u00eb publikimin dhe shp\u00ebrndarjen, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs, t\u00eb akteve ose informacioneve konfidenciale ose t\u00eb akteve procedurale, q\u00eb rrjedhin nga \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb proces hetimi ose gjykimi.<br \/>\n11. B\u00ebrjes s\u00eb deklaratave publike dhe n\u00eb media p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet, me p\u00ebrjashtim t\u00eb komunikimeve t\u00eb shtypit brenda kufijve t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 85%;\"> <b> Neni 55\/ Seanca d\u00ebgjimore<\/b><br \/>\n2. Seanca d\u00ebgjimore e Komisionit \u00ebsht\u00eb publike dhe zhvillohet n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 20 t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarr\u00ebveshjeve administrative\u201d.<br \/>\n5. Bisedimet p\u00ebr marrjen e vendimit ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit zhvillohen me dyer t\u00eb mbyllura n\u00eb pranin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Vendimi i Komisionit merret me votim t\u00eb hapur dhe me shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues. N\u00ebse gjat\u00eb vendimmarrjes ka q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme nga ai i shumic\u00ebs, komisionieri i mbetur n\u00eb pakic\u00eb arsyeton me shkrim mendimin e tij. V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb mendim ndryshe\/paralel q\u00eb i bashkohet vendimit. Procesverbali i bisedimeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes mbahet nga personeli i regjistrit t\u00eb Komisionit.<br \/>\n6. Vendimi shpallet n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<br \/>\n7. Vendimi me shkrim u njoftohet subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Komisionerit Publik dhe v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb brenda 30 dit\u00ebve pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Vendimi publikohet n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb Komisionit.<br \/>\n<\/span><\/div>\n<p>Transparenca e procesit t\u00eb vetingut konsiderohet po aq jetik sa edhe vet\u00eb reforma nga analist\u00eb politik\u00eb dhe v\u00ebzhgues t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Anjeza Gashi, eksperte ligjore e organizat\u00ebs Lex Ferenda mendon se transparenca ka lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me besimin e publikut.<\/p>\n<p>\u201cBesimi i publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb pa rritur transparenc\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb vetting-ut,\u201d tha Gashi p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Interesi publik p\u00ebr procesin e vettingut \u00ebsht\u00eb i madh. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe vet\u00eb vetingu jan\u00eb kthyer prej dy vitesh n\u00eb fjal\u00ebt ky\u00e7 t\u00eb debateve politike dhe n\u00eb sloganet kryesore t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb fundit zgjedhore. Rradha q\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb prekur drejtp\u00ebrdrejt nga drejt\u00ebsia \u00a0mbajn\u00eb \u00e7do dit\u00eb pran\u00eb hyrjes s\u00eb institucionit, si\u00e7 gjeti edhe BIRN, \u00a0atje ku dikur ka qen\u00eb Lidhja e Shkrimtar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb denoncuar dosjet e tyre, tregon po ashtu interes t\u00eb lart\u00eb publik mbi procesin.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj pritshm\u00ebrie dhe interesi, Arjan Vasjari mendon se duhet t\u00eb gjendet nj\u00eb ekuilib\u00ebr pasi sipas tij procesi \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb ligjore dhe jo proces politik\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do shprishje e k\u00ebtij ekuilibri do t\u00eb prodhonte nj\u00eb arbitraritet juridik dhe moral,\u201d \u00a0tha Vasjari p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Vasjari shton se e drejta e publikut q\u00eb t\u00eb informohet \u00ebsht\u00eb e garantuar dhe se vet\u00ebm transparenca mund t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb rikthim t\u00eb besimit te institucionet e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr analistin, q\u00eb t\u00eb realizohet kjo, m\u00eb s\u00eb pari duhet q\u00eb publiku t\u00eb kuptoj\u00eb dhe njoh\u00eb konkretisht faktet, t\u00eb dh\u00ebnat, provat q\u00eb p\u00ebrligjin humbjen e tij t\u00eb besimit te sistemi aktual i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTek e fundit, nuk ka asnj\u00eb arsye ligjore apo etike q\u00eb t\u00eb na sugjeroj\u00eb t\u00eb jemi diskret me publikimin e paligjshm\u00ebris\u00eb q\u00eb vetting-u mund t\u00eb zbuloj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb nga njer\u00ebzit e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb sot,\u201d shton Vasjari.<\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsi ka qen\u00eb mjaft lakonik n\u00eb rastin e marrjes dhe dh\u00ebnies s\u00eb informacionit. Neni 28 i ligjit thot\u00eb se \u201can\u00ebtari i institucionit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personeli i tyre trajtojn\u00eb informacionin p\u00ebr procedur\u00ebn e rivler\u00ebsimit, n\u00eb respektim t\u00eb parimit t\u00eb konfidencialitetit dhe mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale\u201d.<\/p>\n<p>Por Dervishi argumenton se transparenca e procesit t\u00eb veting-ut nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshir\u00eb ose pjes\u00eb e interpretimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPK ose KPA, sepse sipas tij\u00a0 ligji p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit \u00ebsht\u00eb m\u00ebse i qart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet e veting-ut kan\u00eb detyrimin q\u00eb t\u00eb hartojn\u00eb programin e transparenc\u00ebs, pra t\u00eb japin informacionin pa k\u00ebrkes\u00eb, t\u2019u\u00a0 p\u00ebrgjigjen \u00e7do k\u00ebrkese t\u00eb qytetarit p\u00ebr informacionin q\u00eb k\u00ebrkon, natyrisht duhet t\u00eb ngren\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb autoritetet e tjera publike regjistrin e k\u00ebrkesave dhe t\u00eb p\u00ebrgjigjeve,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kpk.al, \u00ebsht\u00eb vendosur rubrika p\u00ebr programin e transparenc\u00ebs. Aty po ashtu njoftohet media se kontaktet me t\u00eb do t\u00eb mbahen p\u00ebrmes koordinatorit. Por institucioni ende nuk ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion kontakt t\u00eb koordinatorit, nd\u00ebrsa nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar as rubrikat e \u201cProgramit t\u00eb Trasparenc\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, i cili ende nuk ka nisur pun\u00ebn pasi pret vendimet e para t\u00eb KPK-s\u00eb, ka po ashtu nj\u00eb faqe zyrtare kpa.al, por ajo \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Komisioneri Dervishi thot\u00eb po ashtu se edhe Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit (ONM), sa i p\u00ebrket transparenc\u00ebs duhet t\u00eb zbatoj\u00eb ligjet shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim, pa\u00e7ka statusit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb g\u00ebzon veprimtaria e ONM\u00a0 duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet transparenc\u00ebs, nj\u00ebsoj si tre organet e tjera t\u00eb vetting-ut, p\u00ebr shkak t\u00eb interesit t\u00eb lart\u00eb publik,\u201d shton komisioneri Dervishi.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej mesazhit t\u00eb that\u00eb t\u00eb nj\u00ebrit prej rojeve n\u00eb hyrje t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb KPK, BIRN nuk mundi t\u00eb merrte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim komente zyrtare nga asnj\u00ebri prej institucioneve t\u00eb vetingut. ONM konfirmoi marrjen e pyetjeve mbi transparenc\u00ebn e procesit, por deri n\u00eb botimin e k\u00ebtij shkrimi nuk solli p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Afrim Krasniqi, drejtori ekzekutiv i Institutit p\u00ebr Studime Politike bie dakord se suksesi i vetingut t\u00eb shum\u00ebpritur do t\u00eb varet prej transparenc\u00ebs s\u00eb procesit.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb duhet q\u00eb publiku t\u00eb jet\u00eb i mir\u00ebinformuar dhe i bindur se nuk \u00ebsht\u00eb loj\u00eb politike e radh\u00ebs, por di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb fillimi i faz\u00ebs p\u00ebr konsolidimin e institucioneve t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs,\u201d tha Krasniqi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb shum\u00eb q\u00eb transparenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim kushtetues, por edhe moral nga vet\u00eb aktor\u00ebt e rinj t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebrfshir\u00eb Misioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e \u201cLex Ferenda\u201d Anjeza Gashi thot\u00eb se transparenca mbi at\u00eb q\u00eb po ndodh duhej t\u00eb kishte filluar.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht se ka filluar puna dhe po kryhet procesi i vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale dhe etike t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, publiku \u00ebsht\u00eb pak ose aspak i informuar mbi ecurin\u00eb e k\u00ebtij procesi dhe t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi,\u201d kritikon Gashi.<\/p>\n<p>Ajo gjykon se mosinformimi n\u00eb koh\u00eb i publikut dhe niveli i ul\u00ebt i transparenc\u00ebs mbi veprimtarin\u00eb e organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, mund t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb perceptimin e publikut mbi efektshm\u00ebrin\u00eb e procesit t\u00eb veting-ut.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu e sheh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm informimin edhe sepse beson se mund t\u00eb nxitet \u201cnj\u00eb rol m\u00eb proaktiv i qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb denoncuar faktet q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prova n\u00eb lidhje me kriteret e rivler\u00ebsimit, si\u00e7 edhe p\u00ebrcaktohet n\u00eb nenin 53 t\u00eb ligjit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nisja e procesit t\u00eb vetingut po mbahet brenda mureve hermetike t\u00eb institucioneve t\u00eb reja, Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe v\u00ebzhgues t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend theksojn\u00eb se transparenca \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces si dhe p\u00ebr rritjen e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":719,"featured_media":69785,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"http:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Genta-Tafa-bungo-veting-600x395.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47680"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/719"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47680"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47680\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62616,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47680\/revisions\/62616"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69785"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47680"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47680"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47680"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}