{"id":48942,"date":"2018-04-11T14:11:33","date_gmt":"2018-04-11T12:11:33","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=48942"},"modified":"2019-05-06T23:40:19","modified_gmt":"2019-05-06T23:40:19","slug":"kpk-akuzon-gjykatesin-besim-trezhnjeva-per-deklarim-te-rreme-dhe-fshehje-pasurie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-akuzon-gjykatesin-besim-trezhnjeva-per-deklarim-te-rreme-dhe-fshehje-pasurie\/2018\/04\/11\/","title":{"rendered":"KPK akuzon gjykat\u00ebsin Besim Trezhnjeva p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe fshehje pasurie"},"content":{"rendered":"<p>Raporti paraprak i lexuar n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thot\u00eb se gjykat\u00ebsi i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe kandidati p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka kryer fshehje pasurie dhe nuk e justifikon pasurin\u00eb e deklaruar. Avokati i gjykat\u00ebsit pretendoi p\u00ebr pasakt\u00ebsi llogaritje n\u00eb raportin paraprak dhe mosmarrje n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes nga rimbursimi i barnave prej ISKSH-s\u00eb.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_48944\" aria-describedby=\"caption-attachment-48944\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-48944\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/trezhnjeva-vettingu--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"48944\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-48944\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore e KPK-s\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsimin e gjykat\u00ebsit t\u00eb Apelit Durr\u00ebs Besim Trezhnjeva. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb raportin paraprak t\u00eb lexuar n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs akuzoi \u00a0Gjyqtarin e Apelit Durr\u00ebs, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kandidat p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor (KLGJ), Besim Trezhnjeva, se kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, se ai nuk e justifikonte at\u00eb me t\u00eb ardhurat dhe se kishte fshehur pasurin\u00eb. N\u00eb raportin e lexuar nga relatorja Firdes Shuli theksohej po ashtu se KPK e cil\u00ebsonte t\u00eb mjafuesh\u00ebm vler\u00ebsimin e gjykat\u00ebsit p\u00ebrmes kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa nuk kishte p\u00ebrfunduar hetimi sa i p\u00ebrket past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe vler\u00ebsimin profesional.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi Trezhnjeva i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb, p\u00ebrmes avoaktit Fatmir Braka, kund\u00ebrshtoi gjetjet. Braka tha se \u201craporti paraprak i KPK ka anomali dhe pasakt\u00ebsi\u201d, nd\u00ebrsa pretendoi se nuk ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb gjitha burimet e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Trezhnjeva \u00ebsht\u00eb gjykat\u00ebsi i tret\u00eb q\u00eb kalon procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, pas Fatos Lulos q\u00eb u shkarkua nga detyra p\u00ebr pasuri t\u00eb pajustifikuar dhe Vitore Tush\u00ebs, e cila u rikonfirmua n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej fillimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb KPK 11 subjekte, p\u00ebrfshi ish-Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe nj\u00eb ish an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhan\u00eb dor\u00ebheqjen duke iu shmangur procesit.<\/p>\n<p>Seanca ndaj Trezhnjev\u00ebs filloi me leximin e raportit paraprak nga relatorja Shuli. Ajo theksoi q\u00eb n\u00eb fillim se nd\u00ebrsa gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb hetimit administrativ gjykat\u00ebsit &#8211; i cili ka edhe barr\u00ebn e prov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces &#8211; ishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb dokumentonte pasurin\u00eb ai nuk kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunues.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb k\u00ebtij komunikimi u konstatua se nuk ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht bashk\u00ebpunues\u201d, tha Shuli. KPK iu referua ILDKPKI, e cila ka b\u00ebr\u00eb edhe vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit dhe \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201cDeklarimi i pasuris\u00eb nga gjykat\u00ebsi, nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin\u201d.<\/p>\n<p>Konkretisht sipas raportit paraprak gjykat\u00ebsi akuzohet p\u00ebr fshehje pasurie dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb. \u201cNga analiza e thell\u00eb financiare kan\u00eb rezultuar deklarime t\u00eb pasakta lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes. Munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb. Deklarime t\u00eb rreme n\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes\u201d, thuhet n\u00eb raportin parpak t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Konkretisht KPK pretendon se nj\u00eb kredi 50 mij\u00eb euro e deklaruar si pages\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00a0apartament 120 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, rezulton se nuk \u00ebsht\u00eb paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs. \u00a0Po ashtu gjat\u00eb seanc\u00ebs doli se sipas KPK t\u00eb ardhurat e gjyqtarit nuk justifikonin nj\u00eb shif\u00ebr prej 20 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe se ai nuk kishte deklaruar nj\u00eb llogari bankare t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij me vler\u00eb 148 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pasuria e <a href=\"\/?p=48921\">Trezhnjev\u00ebs, si\u00e7 gjeti BIRN, n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb aritmetike u rrit bruto<\/a> me 4.3 her\u00eb prej fillimit t\u00eb deklarimit deri n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>\u201cTrupa gjykuese e konsideron t\u00eb mjaftuesh\u00ebm kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe vendosi t\u00eb mos vazhdoj\u00eb me hetimin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit (dy kriteret e tjera n\u00eb shqyrtim)\u201d, tha relatorja Shuli, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se gjykat\u00ebsi kishte pak shance t\u00eb merrte miratimin pas hetimit q\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Avokati i gjykat\u00ebsit tha se nj\u00eb raport auditimi privat i porositur prej gjykat\u00ebsit kishte nxjerr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna mjaft t\u00eb ndryshme nga rezultatet e hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe fillimisht k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb caktohej nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar pasurin\u00eb e gjykat\u00ebsit, por pas t\u00ebrheqjes p\u00ebr shqyrtim, KPK e rr\u00ebzoi \u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas avokati Braka paraqiti pretendimet e tij, duke theskuar se \u201cprocesi nuk ishte i rregullt dhe i mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj\u201d. Ai tha se pasuria e Trezhnjev\u00ebs ishte hetuar m\u00eb her\u00ebt dy her\u00eb nga ILDKPKI e cila n\u00eb vitin 2015 kishte gjetur, ndryshe nga sa i ka raportuar KPK-s\u00eb, se nuk kishte shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Braka tha se duke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb s\u00eb gjykat\u00ebsit duhej t\u00eb cil\u00ebsohej \u201cgj\u00eb e gjykuar\u201d dhe se ai nuk mund t\u00eb gjykohej s\u00ebrish p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Braka po ashtu paraqiti t\u00eb dh\u00ebna nga raporti i auditit privat i b\u00ebr\u00eb nga gjyqtari, q\u00eb sipas tij rr\u00ebzojn\u00eb pretendimet e ngritura n\u00eb raportin paraprak t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, pretendimi se gjykat\u00ebsi ka nj\u00eb pasuri prej 20 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb pajustifikuar \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb. Ai tha se vet\u00ebm t\u00eb ardhurat nga Fondi i Sigurimeve Shendet\u00ebsore, p\u00ebr farmacin\u00eb e bashk\u00ebshortes jan\u00eb 28 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pretendoi se p\u00ebr disa vite k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk ishin llogaritur n\u00eb raportin paraprak. Ai po ashtu kund\u00ebrshtoi fshehjen e 148 mij\u00eb lek\u00ebve, duke e cil\u00ebsuar neglizhenc\u00eb t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb gjyqtarit, por tha se ato ishin t\u00eb ardhura page nga puna e saj n\u00eb Bordin e ISKSH-s\u00eb dhe se duke qen\u00eb t\u00eb ardhura nga institucion publik nuk mund t\u00eb kosnideroheshin t\u00eb fshehura.<\/p>\n<p>Ai pranoi se kredia nuk ishte marr\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, por tha se dokumentet dhe pagesat v\u00ebrtetonin marrjen e kredis\u00eb dhe se kredimarr\u00ebsi nuk ishte i kufizuar se si do e p\u00ebrdorte at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs KPK njoftoi seanc\u00ebn e ardhshme m\u00eb 13 prill n\u00eb or\u00ebn 9 t\u00eb m\u00ebngjesit, ku pritet edhe t\u00eb jepet vendmi p\u00ebr gjykat\u00ebsin Trezhnjeva.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti paraprak i lexuar n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thot\u00eb se gjykat\u00ebsi i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe kandidati p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka kryer fshehje pasurie dhe nuk e justifikon pasurin\u00eb e deklaruar. Avokati i gjykat\u00ebsit pretendoi p\u00ebr pasakt\u00ebsi llogaritje n\u00eb raportin paraprak dhe mosmarrje n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69779,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/trezhnjeva-vettingu--533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48942"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48942"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48942\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62604,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48942\/revisions\/62604"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69779"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}