{"id":49298,"date":"2018-05-07T17:51:59","date_gmt":"2018-05-07T15:51:59","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=49298"},"modified":"2019-05-06T23:39:10","modified_gmt":"2019-05-06T23:39:10","slug":"kostoja-e-apartamentit-ne-tirane-i-rrezikon-karrieren-anetarit-te-gjykates-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kostoja-e-apartamentit-ne-tirane-i-rrezikon-karrieren-anetarit-te-gjykates-kushtetuese\/2018\/05\/07\/","title":{"rendered":"Kostoja e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb i rrezikon karrier\u00ebn an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>Blerja e nj\u00eb apartamenti pas transferimit nga Apeli i Shkodr\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00eb Tiran\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje karrier\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb gjyqtarit Fatmir Hoxha, pasi hetimi administrativ i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ka zbuluar se ai nuk justifikon me burime t\u00eb ligjshme vler\u00ebn prej 1.7 milion\u00eb lek\u00ebsh.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_48847\" aria-describedby=\"caption-attachment-48847\" style=\"width: 594px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sanxhaktaridhefaskaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-48847\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sanxhaktaridhefaskaj-594x400.jpg\" alt=\"\" width=\"594\" height=\"400\" data-id=\"48847\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-48847\" class=\"wp-caption-text\">Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj, duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Komisionit te Pavarur te Kualifikimit &#8211; gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr gjyqtaren e Kushtetueses, Vitore Tusha.\u00a0 | Foto nga : Gent Shkullaku\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Data 23 qershor e vitit 2011 ishte nj\u00eb dit\u00eb e sh\u00ebnuar n\u00eb karrier\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb gjyqtarit Fatmir Hoxha. Pas dy dekadash si pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor, koh\u00eb gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kishte mbajtur pozicione drejtuese n\u00eb gjykat\u00ebn e Puk\u00ebs dhe Gjykat\u00ebn e Apelit Shkod\u00ebr, parlamenti miratoi dekretin e presidentit p\u00ebr em\u00ebrimin e tij si an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ngritja n\u00eb detyr\u00eb nga Gjykata e Apelit n\u00eb Shkod\u00ebr \u2013 ku Hoxha ushtronte dhe funksionin e kyetarit t\u00eb gjykat\u00ebs, i solli gjithashtu andralla financiare gjyqtarit, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn lup\u00ebn e rrept\u00eb t\u00eb hetimit administrativ t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit \u2013 si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Si an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Hoxha \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, i njohur gjer\u00ebsisht si procesi i vetingut. Si pjes\u00eb e hetimit administrativ t\u00eb thelluar t\u00eb aseteve t\u00eb gjyqtarit Hoxha, KPK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari nuk ka burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb investimit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Apartamenti n\u00eb total i kushtoi gjyqtarit Hoxha 140 405 euro, nd\u00ebrsa shuma e pajustifikuar sipas KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb 1.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrfundim i KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb mbajtur t\u00eb h\u00ebn\u00ebn nga avokati mbrojt\u00ebs Julian M\u00ebrtiri, i cili \u00ebsht\u00eb shprehur se burimi i shum\u00ebs s\u00eb parave p\u00ebr t\u00eb cilat KPK ka pretendimin se klienti i tij nuk ka burim ligjor, \u00ebsht\u00eb siguruar nga gjyqtari duke shitur mobiljet e p\u00ebrdorura t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr munges\u00eb burimesh financiare e sjell\u00eb n\u00eb drit\u00eb nga KPK prej 275 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr vitin 2003 \u00a0\u00ebsht\u00eb justifikuar nga gjyqtari Hoxha me t\u00eb ardhurat e siguruara nga dhuratat n\u00eb cash t\u00eb b\u00ebra nga familjar\u00eb gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb martes\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Lindur n\u00eb vitin 1968 n\u00eb Puk\u00eb, gjyqtari Fatmir Hoxha u diplomua n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 1991. Nga viti 1993 deri n\u00eb vitin 1996 Hoxha ka punuar si gjyqtar n\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Puk\u00eb, ku ka ushtruar dhe funksionin e kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs. Nga viti 1996 deri n\u00eb vitin 1998, Hoxha ka ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb dhe nga viti 2003 deri ne 2008 ai ka sh\u00ebrbyer si kryetar i gjykat\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2011, kur Hoxha u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ai zot\u00ebronte nj\u00eb pasuri familjare \u00a0me vler\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb apartament n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs prej 65 metrash katror\u00eb, nj\u00eb automjet Volkswagen Golf dhe pjesa tjet\u00ebr kursime me burim pag\u00ebn e vet nga funksioni dhe at\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Pas em\u00ebrimit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00eb Tiran\u00eb, Hoxha i ka shitur asetet e tij n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb transferohej me sht\u00ebpi n\u00eb kryeqytet me familjen. Me dat\u00eb 25 shkurt 2011, gjyqtari ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 112.3 metra katror\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn F. Rada, pran\u00eb ish nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Agjencis\u00eb Telegrafike Shqiptare, p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb prej 140,450 euro.<\/p>\n<p>Kostoja e lart\u00eb e apartamenteve n\u00eb Tiran\u00eb, shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sht\u00ebpia modeste q\u00eb gjyqtari Hoxha zot\u00ebronte n\u00eb Shkod\u00ebr, e bler\u00eb me vler\u00eb 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, e ka detyruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe parash n\u00eb form\u00eb kredish bankare dhe huash nga persona t\u00eb af\u00ebrm.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, gjyqtari Hoxha fillimisht ka paguar 51 mij\u00eb euro n\u00eb cash, duke mbetur borxh te firma e nd\u00ebrtimit p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 89,450 euro. Ky detyrim deklarohet se do t\u00eb shlyhej sipas nj\u00eb kredie t\u00eb subvencionuar nga Enti i Banesave prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh, shitjes s\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr si dhe pagesat n\u00eb vazhdim. Gjithashtu p\u00ebr kaparin prej 51 mij\u00eb euro, gjyqtari Hoxha ka marr\u00eb nj\u00eb hua prej 28,500 euro nga kunati i tij, shtetasi A.G, e cila \u00ebsht\u00eb shlyer gjat\u00eb viteve n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, Hoxha ka marr\u00eb kredin\u00eb e subvencionuar nga Enti i Banesave pran\u00eb Bank\u00ebs Komb\u00ebtare Tregtare, BKT. N\u00eb vitin 2014 ai ka marr\u00eb nj\u00eb kredi tjet\u00ebr prej 250 mij\u00eb lek\u00ebsh nga BKT. N\u00eb vitin 2014, gjyqtari Hoxha gjithashtu ka shitur apartamentin e tij n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr vler\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2016 makin\u00ebn e tij me vler\u00eb 1800 euro. Me an\u00eb te nj\u00eb huaje t\u00eb re me vler\u00eb 34 mij\u00eb euro nga shtetasi A.Z dhe kursimet familjare, gjyqtari Hoxha ka paguar n\u00eb vitin 2017 detyrimet e mbetura ndaj kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit \u201cVigand Kostruksion\u201d me vler\u00eb 37.800 euro.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb kredit\u00eb e marra nga BKT, huat\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe personat e lidhur n\u00eb vlera t\u00eb larta monetare, sipas relatores t\u00eb trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb Alma Faskaj, gjyqtari Hoxha nuk ka pasur mjaftuesh\u00ebm para t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shum\u00ebn prej 140 mij\u00eb eurosh p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Komisioni ka konstatuar nj\u00eb diferenc\u00eb negative burimesh financiare p\u00ebr pages\u00ebn e kryer ndaj kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit \u201cVigand Konstruksion\u201d n\u00eb vler\u00ebn e 1.7 milion\u00eb lek\u00ebve. Komisioni gjithashtu ka ngritur dyshime mbi kryerjen e pagesave n\u00eb cash p\u00ebr blerjen e apartamentit si dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e sigurimit t\u00eb subvencionit nga Enti i Banesave p\u00ebr kredin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga BKT.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri sqaroi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se pagesat cash nuk ishin t\u00eb paligjshme dhe se pron\u00ebsia e apartamentit kishte qen\u00eb me probleme &#8211; arsye m\u00eb shum\u00eb q\u00eb e kishte shtyr\u00eb gjyqtarin Hoxha ti b\u00ebnte pagesat n\u00eb cash. Gjithashtu, avokati insistoi se mungesa e burimeve financiare p\u00ebr pagimin e k\u00ebstit fillestar ishte mbuluar me shitjen e mobiljeve t\u00eb apartamentit n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb cilat i ishin shitur personave t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Avokati gjithashtu insistoi se kredia e marr\u00eb me subvencion nga Enti i Banesave ishte e ligjshme dhe e miratuar nga K\u00ebshillli i Ministrave sipas t\u00eb gjitha rregullave. Ai pranoi se klienti i tij kishte jetuar n\u00eb apartamentin n\u00eb fjal\u00eb q\u00eb nga janari i vitit 2012, pa e shlyer t\u00ebr\u00ebsisht vler\u00ebn e tij dhe pa qira financiare, por shtoi q\u00eb kjo ishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie private e dakord\u00ebsuar midis firm\u00ebs dhe gjyqtarit Hoxha. Duke iu refereuar raportit t\u00eb past\u00ebr p\u00ebr figur\u00ebn e gjyqtarit nga DSIK dhe vler\u00ebsimit pozitiv profesional nga KLD, ai k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesja e trup\u00ebs Xhensila Pine njoftoi se vendimi p\u00ebr gjyqtarin Fatmir Hoxha do t\u00eb shpallej me dat\u00eb 10 maj ora 13:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blerja e nj\u00eb apartamenti pas transferimit nga Apeli i Shkodr\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00eb Tiran\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje karrier\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb gjyqtarit Fatmir Hoxha, pasi hetimi administrativ i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ka zbuluar se ai nuk justifikon me burime t\u00eb ligjshme vler\u00ebn prej 1.7 milion\u00eb lek\u00ebsh.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69770,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sanxhaktaridhefaskaj-594x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49298"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49298"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49298\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62586,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49298\/revisions\/62586"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69770"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}