{"id":49845,"date":"2018-06-08T12:36:58","date_gmt":"2018-06-08T10:36:58","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=49845"},"modified":"2019-05-06T23:37:10","modified_gmt":"2019-05-06T23:37:10","slug":"vetingu-kpk-gjen-problem-ne-pasurine-e-kryetarit-te-kushtetueses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-kpk-gjen-problem-ne-pasurine-e-kryetarit-te-kushtetueses\/2018\/06\/08\/","title":{"rendered":"Vetingu, KPK gjen probleme n\u00eb pasurin\u00eb e kryetarit t\u00eb Kushtetueses"},"content":{"rendered":"<p>Bazuar n\u00eb relacionin e lexuar n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore nga trupa e KPK-s\u00eb, deklarimi i pasuris\u00eb nga kreu i Gjykat\u00ebs Kushtetuese Bashkim Dedja u gjet me disa probleme, si mos-justifikimin i dy huave dhe paqart\u00ebsi p\u00ebr dy apartamente. Avokati Maks Haxhia k\u00ebrkoi rikonfirmimin n\u00eb detyr\u00eb dhe i\u00a0 justifikoi mungesat me infiormalitetin e shqiptar\u00ebve emigrant\u00eb.<!--more--><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<figure id=\"attachment_49847\" aria-describedby=\"caption-attachment-49847\" style=\"width: 485px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20170725_234537_240717123-2_1PqlZKK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-49847\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20170725_234537_240717123-2_1PqlZKK-485x400.jpg\" alt=\"\" width=\"485\" height=\"400\" data-id=\"49847\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-49847\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja, duke hyre ne nje seance te jashtezakonshme parlamentare,| Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nd\u00ebrsa vler\u00ebsoi se kreu i Gjykat\u00ebs Kushtetuese Bashkim Dedja kishte kaluar vler\u00ebsimin profesional dhe at\u00eb t\u00eb figur\u00ebs, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes ndaj tij n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit Xhensila Pine, tha se hetimi administrativ i kishte gjetur t\u00eb paqarta dhe t\u00eb pajustifikuara disa nga pasurit\u00eb e gjykat\u00ebsit. Duke iu referuar huave 10 mij\u00eb dhe 15 mij\u00eb euro nga kunati dhe v\u00ebllai i gjykat\u00ebsit \u2013 t\u00eb dy emigrant\u00eb, Pine tha se hetimi kishte zbuluar se ata nuk i justifikonin me t\u00eb ardhurat e tyre dh\u00ebnien e k\u00ebtyre huave.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK tha se gjykat\u00ebsi kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb ndryshme n\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave (ILDKPKI)\u00a0 sa i p\u00ebrket nj\u00eb apartamenti t\u00eb porositur n\u00eb vitin 1997, nd\u00ebrsa u hodh\u00ebn dyshime mbi pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb apartamenti n\u00eb zon\u00ebn e plazhit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Maks Haxhia i cili p\u00ebrfaq\u00ebsoi kreun e Gjykat\u00ebs Kushtetuese i cili nuk ishte i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb, e mbrojti \u00e7\u00ebshtjen duke v\u00ebn\u00eb theksin se shum\u00eb prej remitancave nga emigracioni nuk mund t\u00eb justifikoheshin me dokumente, ai tha se v\u00ebllai fermer n\u00eb nj\u00eb fshat n\u00eb Dib\u00ebr kishte pasuri p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb plazh, nd\u00ebrsa theksoi se disa nga paqart\u00ebsit\u00eb justifikoheshin me \u201clidhjen mes v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d<\/p>\n<p>Dosja e kreut t\u00eb Kushtetueses po shqyrtohet nga trupa gjykuese e KPK e drejtuar nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia me relatore Xhensila Pine. Dedja, i cili drejton prej vitit 2012\u00a0 Gjykat\u00ebn Kushtetuese, \u00ebsht\u00eb gjykat\u00ebsi i pest\u00eb i saj q\u00eb futet n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit. Deri tani tre gjykat\u00ebs t\u00eb Kushtetueses jan\u00eb r\u00ebzuar nga procesi, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb konfirmuar vet\u00ebm gjykat\u00ebsja Vitore Tusha.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk u shpreh n\u00ebse KPK i cil\u00ebsonte problemet e gjetura si fshehje pasurie apo mosdeklarim, por ajo vuri theksin n\u00eb faktin se vet\u00eb Dedja kishte dh\u00ebn\u00eb deklarime t\u00eb ndryshme p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb mbi nj\u00eb apartament, nd\u00ebrsa rezultonte se kontrata e energjis\u00eb elektrike n\u00eb apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij edhe pse apartamenti ishte bler\u00eb nga i v\u00ebllai fermer.<\/p>\n<p>Konkretisht sipas KPK-s\u00eb v\u00ebllai dhe kunati q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb Dedjas\u00a0 hua p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb qapartament 146 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin ishte deklaruar burim nj\u00eb kredi 120 mij\u00eb euro, 35 mij\u00eb euro kursime dhe huat\u00eb pa interes n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro, nuk i justifikonin k\u00ebto shuma me t\u00eb ardhurat e tyre. Sipas relatores v\u00ebllai i gjykat\u00ebsit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me dh\u00ebnien e huas\u00eb kishte shpenzuar 42 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb tijin dhe m\u00eb von\u00eb kishte marr\u00eb kredi p\u00ebr veten e tij. Po ashtu relatorja tha se u gjet q\u00eb\u00a0 kunati q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb 10 mij\u00eb euro hua sipas nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb paraqitur nga Dedja, nuk e justifikonte dot at\u00eb m\u00eb pasurin\u00eb e tij, por edhe \u201cnuk kishte qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb dit\u00ebn e l\u00ebshimit t\u00eb kontrat\u00ebs noteriale\u201d. M\u00eb von\u00eb tha relatorja Dedja paraqiti nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale t\u00eb re ku thuhej se huaja ishte dh\u00ebn\u00eb nga babai i kunatit.<\/p>\n<p>Problem me dokumentacionin u gjet\u00ebn edhe n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb apartamenti 98 metra katror\u00eb t\u00eb deklaruar filimisht n\u00eb vitin 2003 pran\u00eb ILDKPKI n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi 50 p\u00ebr qind me nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve. Relatorja tha se Dedja e kishte deklaruar apartamentin \u201cp\u00ebr llogari t\u00eb vetingut n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij 100 p\u00ebr qind\u201d dhe m\u00eb pas kishte nd\u00ebrruar s\u00ebrish deklarim, duke e b\u00ebr\u00eb mjaft konfuz deklarimin.<\/p>\n<p>Po ashtu relatorja e paraqiti si t\u00eb dyshimt\u00eb faktin q\u00eb Dedja kishte n\u00eb emrin e tij kontrat\u00ebn e furnizimit me energji elektrike t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrndryshe rezultonte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait. Relatorja tha se v\u00ebllai i gjykat\u00ebsit nuk ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb proces dhe nuk kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs\u00a0 dhe se nj\u00eb ekspertiz\u00eb kontab\u00ebl sipas t\u00eb cil\u00ebs ai kishte t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin nuk ishte e plot\u00eb dhe nuk merrte parasysh shpenzimet p\u00ebr t\u00eb jetuar.<\/p>\n<p>Avokati Maks Haxhia mbrojti gjykat\u00ebsin duke p\u00ebrmendur \u201cprofesionalizmin e treguar gjat\u00eb karrier\u00ebs\u201d dhe po ashtu edhe \u201cpast\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs\u201d. Duke mos dh\u00ebn\u00eb detaje p\u00ebr sa i p\u00ebrket problemeve t\u00eb ngritura nga KPK Haxhia, i cili k\u00ebrkoi rikonfirmimin e Dedjas, tha n\u00eb mbrojtje t\u00eb klientit se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e ekonomis\u00eb shqiptare ishte e bazuar n\u00eb remitanca q\u00eb nuk mund t\u00eb dokumentoheshin. Duke iu drejtuar specifikisht p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Haxhia tha se pas viteve &#8217;90 \u201cemigrant\u00ebt shqiptar\u00eb mbajt\u00ebn gjall\u00eb ekonomin\u00eb e vendin dhe ndihmuan t\u00eb af\u00ebrmit e tyre me remitancat\u201d. Ai po ashtu paraqiti si justifikim q\u00eb gjat\u00eb vitit 1997 shum\u00eb dokumente ishin djegur duke e v\u00ebshtir\u00ebsuar pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb provuar pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se lapsusi me apartamentin 98 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ishte p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb e quajti \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie v\u00ebllaz\u00ebrore\u201d.\u00a0 Haxhia tha se kontrata e energjis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Dedjas ishte p\u00ebr t\u00eb ndihmuar v\u00ebllain q\u00eb t\u00eb mos i duhej t\u00eb vinte nga Dibra n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb paguar energjin\u00eb \u00e7do muaj. Ai tha se Dedja kishte p\u00ebrdorur apartamentin kur kishte punuar n\u00eb Durr\u00ebs, por theksoi se nuk kishte pron\u00ebsi mbi t\u00eb. Haxhia po ashtu tha se v\u00ebllai fermer i gjykat\u00ebsit e justifikonte blerjen e apartamentit me pasurin\u00eb e tij. \u201cMe 7 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb, duke u marr\u00eb me blektori e bletari ai bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten ka t\u00eb ardhura 5.1 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa apartamenti ka kushtuar vet\u00ebm 1.9 milion\u201d, tha Haxhia, q\u00eb po ashtu theksoi se shum\u00eb\u00a0 apartamente n\u00eb at\u00eb zon\u00eb ishin t\u00eb pashitura.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bazuar n\u00eb relacionin e lexuar n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore nga trupa e KPK-s\u00eb, deklarimi i pasuris\u00eb nga kreu i Gjykat\u00ebs Kushtetuese Bashkim Dedja u gjet me disa probleme, si mos-justifikimin i dy huave dhe paqart\u00ebsi p\u00ebr dy apartamente. Avokati Maks Haxhia k\u00ebrkoi rikonfirmimin n\u00eb detyr\u00eb dhe i\u00a0 justifikoi mungesat me infiormalitetin e shqiptar\u00ebve emigrant\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69756,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20170725_234537_240717123-2_1PqlZKK-485x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49845"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62560,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49845\/revisions\/62560"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69756"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}