{"id":49937,"date":"2018-06-14T12:28:42","date_gmt":"2018-06-14T10:28:42","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=49937"},"modified":"2019-04-23T22:01:28","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:28","slug":"vendimi-i-zbardhur-i-kpk-altina-xhoxhaj-cenoi-besimin-e-publikut-te-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-zbardhur-i-kpk-altina-xhoxhaj-cenoi-besimin-e-publikut-te-drejtesia\/2018\/06\/14\/","title":{"rendered":"Vendimi i zbardhur i KPK: Altina Xhoxhaj c\u00ebnoi \u2018besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPK-s\u00eb e arsyetoi shkarkimin e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Altina Xhoxhaj me konfliktin e interesit n\u00eb shqyrtimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje pal\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebs ishin gjykuar m\u00eb her\u00ebt nga babai i saj n\u00eb Apel dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb. Pakica pranoi disa nga problemet e gjetura por theksoi se ato nuk p\u00ebrb\u00ebnin shkak p\u00ebr shkarkim nga detyra.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_49234\" aria-describedby=\"caption-attachment-49234\" style=\"width: 470px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/altina-xhoxhaj1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-49234\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/altina-xhoxhaj1-470x400.jpg\" alt=\"\" width=\"470\" height=\"400\" data-id=\"49234\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-49234\" class=\"wp-caption-text\">Altina Xhoxhaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb 23 prillit. Foto: Malton Dibra\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Shkarkimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i gjyqtares Altina Xhoxhaj nga pozicioni si\u00a0\u00a0an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk ka qen\u00eb unanim, nd\u00ebrsa trupi gjykues u nda n\u00eb dy vota pro dhe nj\u00eb kund\u00ebr largimit. Kryesuesja Etleda \u00c7iftja dhe relatorja Brunilda Bekteshi jan\u00eb shprehur pro shkarkimit duke e gjetur me probleme pasurin\u00eb e Xhoxhajt dhe duke vler\u00ebsuar se ajo \u201cka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs dhe pasuris\u00eb\u201d dhe po ashtu ka \u201cc\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d. N\u00eb mendimin e pakic\u00ebs, an\u00ebtarja Genta Tafa (Bungo) shprehet se Xhoxhaj \u201cka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm\u201d dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb konfirmohej.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr Xhoxhaj u mor m\u00eb 3 maj, nd\u00ebrsa KPK ka publikuar at\u00eb t\u00eb zbardhur m\u00eb 4 qershor. Avokatja e Xhoxhajt kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb dhe tha\u00a0<a href=\"\/vetingu\/?p=49240\">pas seanc\u00ebs s\u00eb majit deklaroi se vendimi<\/a>\u00a0do t\u00eb apelohej n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit me q\u00ebllim q\u00eb Xhoxhaj t\u00eb rikonfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Altina Xhoxhaj ishte an\u00ebtarja e kat\u00ebrt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb u p\u00ebrball me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe Vitore Tush\u00ebs. Imeraj dha dor\u00ebheqjen nga sistemi gjyq\u00ebsor, Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, nd\u00ebrsa Vitore Tusha u rikonfirmua.<\/p>\n<p>Xhoxhaj u zgjodh an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb vitin 2010, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka punuar si juriste n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitet 2006-2010 dhe lektore n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Altina Xhoxhajt u duk q\u00eb n\u00eb fillim m\u00eb kompleksi nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e shqyrtuara nga KPK, pasi trupa gjykuese e shtyu seanc\u00ebn\u00a0<a href=\"\/vetingu\/?p=49119\">e vendimarrrjes me nj\u00eb jav\u00eb<\/a>\u00a0p\u00ebr t\u00eb rib\u00ebr\u00eb llogaritjet e pasuris\u00eb pasi m\u00eb her\u00ebt n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore relatorja kishte b\u00ebr\u00eb me dije problemet e gjetura.<\/p>\n<p><strong>Mendimi i shumic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i marr\u00eb me dy vota pro e nj\u00eb kund\u00ebr, \u00ebsht\u00eb bazuar kryesisht n\u00eb problemet q\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thot\u00eb se gjeti n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb s\u00eb subjektit &#8211; deri n\u00eb at\u00eb moment an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.\u00a0KPK n\u00eb rastin e Xhoxhajt gjithashtu ka gjetur \u201ckonflikt interesi\u201d n\u00eb shqyrtimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vitin 2016 duke vler\u00ebsuar se kjo ka \u201cc\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs Xhoxhaj duhej t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga trupi gjykues pasi ishte n\u00eb konflikt interesi n\u00eb shqyrtimin e saj, pasi e kishte gjykuar m\u00eb her\u00ebt i ati n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit. KPK thot\u00eb se Xhoxhaj n\u00eb at\u00eb \u00e7\u00ebshtje mbajti q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb q\u00eb babai kishte mbajtur n\u00eb Apel.\u00a0\u00a0\u201cKomisioni gjykon se sjellja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke mos nd\u00ebrmarr\u00eb veprimin ligjor lidhur me deklarimin e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb vendimin nr. 46, dat\u00eb 03.03.2016, t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese (shih m\u00eb lart), nuk arrijn\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, duke cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur. Sipas KPK Xhoxhaj, e cila \u00ebsht\u00eb denoncuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konflikt nga nj\u00eb qytetar,\u00a0\u00a0ka qen\u00eb n\u00eb pakic\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u201cduke mbajtur k\u00ebshtu t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me at\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtarja \u00ebsht\u00eb mbrojtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se \u201cprocesi gjyq\u00ebsor ku ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb trupin gjykues babai i saj, i referohet nj\u00eb procesi t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai i kund\u00ebrshtuar nga denoncuesi V. \u00c7. n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese\u201d, duke mos e konsideruar pjes\u00ebmarrjen e saj n\u00eb trup\u00ebn gjykuese konflikt interesi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb problemet kryesore t\u00eb Xhoxhajt sipas KPK-s\u00eb jan\u00eb n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb t\u00eb saj dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb. N\u00eb shtat\u00eb raste KPK ka gjetur n\u00eb shumic\u00eb se Xhoxhaj nuk justifikonte me dokumente ligjore pasurin\u00eb e v\u00ebn\u00eb. KPK thot\u00eb se n\u00eb tre raste ajo ka kryer \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d, n\u00eb nj\u00eb rast \u201cdeklarim t\u00eb pasakt\u00eb\u201d, ka fshehur pasurin\u00eb, nuk ka t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar at\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb rast se ka \u201cp\u00ebrfituar sip\u00ebrfaqe t\u00eb tep\u00ebrt trualli, veprim i cili r\u00ebndon pozit\u00ebn e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>Konkretisht Xhoxhaj sipas KPK nuk ka justifikuar dot apartamentin e\u00a0\u00a0banimit me sip\u00ebrfaqe 101 m\u00b2, nd\u00ebrsa ka dh\u00ebn\u00eb s\u00ebbashku me personin e lidhur (bashk\u00ebshortin) deklarime t\u00eb ndryshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut dhe n\u00eb deklarimet e m\u00ebparshme t\u00eb pasuris\u00eb.\u00a0\u00a0\u201cSubjekti i lidhur ka deklaruar n\u00eb vitin 2005 (n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjektit deklarues p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs) se \u201ckjo pron\u00eb e ka burimin nga t\u00eb ardhurat e fituara nga shitja e apartamentit t\u00eb banimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm (56 000 euro) m\u00eb dat\u00eb 7 mars 2005, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb blerjes s\u00eb pasuris\u00eb objekt shqyrtimi (bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 61 050 euro), m\u00eb dat\u00eb 8 mars 2005\u201d. Nd\u00ebrsa n\u00eb Deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d \u00ebsht\u00eb deklaruar se kjo pasuri e ka burimin e t\u00eb ardhurave \u201cNga puna dhe bursat e personit t\u00eb lidhur, n\u00eb Itali, nga viti 1992 deri n\u00eb 2001\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese thot\u00eb se nga p\u00ebrllogaritjet dhe ekspertiza e saj, pretendimet e bashk\u00ebshortit t\u00eb Xhoxhajt se parat\u00eb i kishte siguruar nga \u201cbursa e studimit dhe puna n\u00eb Itali\u201d, nuk q\u00ebndronin. KPK argumenton nd\u00ebr t\u00eb tjera se t\u00eb ardhurat nga bursat jan\u00eb akorduar p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar dhe \u201cp\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak nuk mund t\u00eb krijohen prej tyre sasi t\u00eb konsiderueshme kursimesh p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur p\u00ebr blerje pasurie\u201d.<\/p>\n<p>Madje p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb KPK thot\u00eb se nga ekspertiza finaciare rezultojn\u00eb se shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebjetuesit t\u00eb Xhoxhajt gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Itali jan\u00eb 4.8 milion lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb ardhurat q\u00eb ai mund t\u00eb dokumentoj\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim \u201cKomisioni gjykon se t\u00eb ardhurat e pretenduara nga bursa dhe puna n\u00eb t\u00eb zez\u00eb \u00a0nuk jan\u00eb burime t\u00eb bindshme p\u00ebr justifikimin\u201d e apartamentit 101 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Xhoxhaj \u00ebsht\u00eb mbrojtur duke i th\u00ebn\u00eb KPK\u00a0\u00a0se \u201cka pasur v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb gjetjen e dokumentacionit\u201d, pasi b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr fillimin e viteve 90\u2019, po ashtu ajo pretendon se paga dhe t\u00eb ardhurat q\u00eb bashk\u00ebshorti ka b\u00ebr\u00eb si emigrant n\u00eb Itali p\u00ebrfshi pun\u00ebn n\u00eb t\u00eb zez\u00eb mjaftonin p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm KPK ka gjetur probleme n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti 58.75 metra katror\u00eb n\u00eb vitin 2010 subjekti nuk kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme n\u00eb mas\u00ebn 450 mij\u00eb lek\u00eb.\u00a0Pretendimeve t\u00eb Xhoxhajt se nuk ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat e krijuara prej saj duke filluar nga viti 1994, KPK i ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb b\u00ebr\u00eb nga babai i saj n\u00eb vitin 2003 (n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebtin trung familjar\u00eb) dhe arsyeton se\u00a0\u201cprovohet se subjekti i rivler\u00ebsimit ka ardhur n\u00eb vitin 2005 me gjendje likuiditeti 0 (zero)\u201d, duke pohuar m\u00eb pas se ajo nuk kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme (shum\u00ebn 450 mij\u00eb lek\u00eb) p\u00ebr t\u00eb paguar pjes\u00ebn takuese n\u00eb apartementin e marr\u00eb n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se subjekti ka p\u00ebrfituar truall me sip\u00ebrfaqe 221.9 m\u00b2 p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate nd\u00ebrmjet ALUIZNI-t dhe saj dhe nj\u00eb personi tjet\u00ebr, por se\u00a0\u00a0n\u00eb koprrepondenc\u00eb me KPK n\u00eb vitin 2018 Drejtoria e ALUIZNI-t thot\u00eb se sip\u00ebrfaqja e p\u00ebrfituar duhej t\u00eb ishte\u00a0122.89 metra katror\u00eb. Xhoxhaj \u00ebsht\u00eb mbrojtur duke th\u00ebn\u00eb se nuk ishte trajtuar preferencialisht dhe se n\u00ebse p\u00ebrfshihej veranda sipas llogarive t\u00eb vitit 2018 diferenca ishte vet\u00ebm 12.1 met\u00ebr katror\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb s\u00eb Xhoxhajt ka munges\u00eb t\u00eb burimit financiar \u201cp\u00ebr t\u00eb justifikuar likuiditetet n\u00eb vitin 2007, 2009 dhe vitin 2015, p\u00ebr pasoj\u00eb ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d. Kjo sipas KPK \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb analiza finaciare t\u00eb cilat llogarisnin shpenzimet vjetore p\u00ebr jetes\u00eb rreth 700 mij\u00eb lek\u00eb. Xhoxhaj ka th\u00ebn\u00eb se i ishin ngarkuar m\u00eb shum\u00eb udh\u00ebtime se sa kishte kryer dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e udh\u00ebtimeve ishin paguar nga puna e saj si an\u00ebtare e KLD e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Po ashtu ajo ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi se ka kryer fshehje t\u00eb destinacionit t\u00eb kredis\u00eb. \u201cVeprimi i kryer n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kredimarr\u00ebses \u00ebsht\u00eb fiktiv, \u00e7\u2019ka r\u00ebndon pozit\u00ebn e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d shprehet KPK.. Sipas KPK-s\u00eb k\u00ebtu b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb subjektit nga babai i tyre. Apartamenti thot\u00eb KPK \u00ebsht\u00eb deklaruar si i bler\u00eb me kredi, por shton se gjeti q\u00eb \u201cshlyerja e apartamentit t\u00eb deklaruar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara disbursimit t\u00eb kredis\u00eb\u201d.\u00a0\u00a0Xhoxhaj u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se nuk e kishte b\u00ebr\u00eb ajo kontrat\u00ebn dhe se \u00a0kontrata e p\u00ebrmendur ishte e pasakt\u00eb. Ajo pretendoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u201cgabim t\u00eb past\u00ebr material p\u00ebr sa u takon k\u00ebsteve t\u00eb paguara dhe vler\u00ebs s\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se gjeti pasakt\u00ebsi dhe munges\u00eb deklarimi sa i p\u00ebrket deklarimit t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke dhe nj\u00eb nd\u00ebrtimi sht\u00ebpie n\u00eb fshat tani n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Xhoxhajt. Kjo e fundit argumentoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pasurit\u00eb ishin deklaruara t\u00eb akumuluara p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb familjen, nd\u00ebrsa ajo nuk mund ta deklaronte at\u00eb n\u00eb \u201cdeklarat\u00ebn vetting\u201d pasi nuk kishte titull pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK thot\u00eb se Xhoxhaj ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb sa i p\u00ebrket nj\u00eb apartamenti t\u00eb privatizuar nga familja e saj n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90\u2019. Komisioni thot\u00eb se gjeti q\u00eb Xhoxhaj deklaronte se ishte \u00bc pjes\u00ebtare n\u00eb pasurin\u00eb e krijuar nga shitja e apartamentit n\u00eb n\u00ebntor 2003, por ata thon\u00eb se hetimi kishte gjetur se nga veprimet e kryera ne ZRVPP Tiran\u00eb rezulton se Xhoxhaj dhe pjesa tjet\u00ebr e familjes ia kishin shitur m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb apartament babait t\u00eb saj dhe p\u00ebrfituar 300 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja. KPK thot\u00eb se Xhoxhaj \u201cn\u00eb shpjegimet e saj anashkalon t\u00ebr\u00ebsisht shitjen e pasuris\u00eb\u201d s\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb 8 shkurt 2003, \u201csipas s\u00eb cil\u00ebs ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn 300 000 lek\u00eb\u201d. \u00a0An\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese i tha komisionit se shitja te babai ishte kryer p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mendimi i pakic\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Genta Tafa (Bungo) an\u00ebtare n\u00eb trup\u00ebn gjykuese q\u00eb shqyrtoi rastin, thot\u00eb se ishte dakord me disa nga gjetjet e hetimit, por ndryshe nga koleget ajo nuk bie dakord me p\u00ebrfundimin q\u00eb nxirrej prej tyre. K\u00ebshtu ajo duke iu referuar apartamentit t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti i Xhoxhajt n\u00eb vitin 2003 thot\u00eb se \u201cmosp\u00ebrputhja midis deklaratave t\u00eb pasurive mund t\u00eb p\u00ebrdoret si prov\u00eb, por kjo prov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr vler\u00ebsimin\u201d.\u00a0 Ajo pranon si t\u00eb kuptueshme se \u201cpamund\u00ebsia objektive t\u00eb subjektit\u201d p\u00ebr v\u00ebrtetimin me an\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb\u00a0 t\u00eb ardhurave t\u00eb fituara n\u00eb vitet 90\u2019. Ajo po ashtu v\u00eb n\u00eb dyshim analiz\u00ebn finaciare q\u00eb shqyrton sipas saj shpenzimet, por jo t\u00eb ardhurat e deklaruara nga subjekti. Duke arsyetuar p\u00ebr burs\u00ebn dhe t\u00eb ardhurat e tjera Tafa thot\u00eb se \u201c\u00cbsht\u00eb fakt i njohur bot\u00ebrisht q\u00eb kjo pun\u00eb e student\u00ebve \u00ebsht\u00eb kryer \u201cn\u00eb t\u00eb zez\u00eb\u201d\u201d.<\/p>\n<p>Genta Tafa shprehet se e pranon argumentin se si t\u00eb ardhura sipas ligjit njiheshin vet\u00ebm ato q\u00eb mund t\u00eb dokumentoheshin, por thot\u00eb se q\u00eb t\u00eb merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb si shkelje mosjustifikimi duhej t\u00eb ishte sa dyfishi i pasuris\u00eb s\u00eb justifikuar. \u201cFryma e ligjit nr. 84\/2016 dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb frustruese, ajo favorizon subjektet duke legjitimuar deri n\u00eb dyfishin e pasuris\u00eb s\u00eb ligjshme. Nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb ardhurash\u201d, argumentoi Tafa.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket apartamentit 58 metra katror\u00eb, Tafa i referohet s\u00ebrish \u201cparimit t\u00eb proporcionalitetit dhe n\u00eb frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs e Aneksit t\u00eb saj\u201d, duke dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se shuma prej 450 mij\u00eb lek\u00ebsh nuk ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb shkarkimin e gjyqtares. P\u00ebr truallin e p\u00ebrfituar nga Xhoxhaj dhe bashk\u00ebshorti, Tafa thot\u00eb se gabimi n\u00eb p\u00ebrllogaritje ishte b\u00ebr\u00eb nga ALUIZNI dhe kjo \u201cnuk mund t\u00eb ngarkoj\u00eb me faj subjektin\u201d.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu del n\u00eb p\u00ebrfundimin se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb plot\u00ebsimin e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohen si deklarim i rrem\u00eb, apo munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme. \u201cK\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim e bazoj edhe n\u00eb mas\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb munguara nga llogaritjet e analiz\u00ebs financiare\u201d, tha Tafa.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb shprehet se edhe akuza p\u00ebr \u201ckreditim fiktiv\u201d nuk q\u00ebndronte. Sipas saj nga dokumentet rezulton \u201cse shuma e kredis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfituar \u00ebsht\u00eb l\u00ebvruar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb llogarin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese\u201d dhe pavar\u00ebsisht pasakt\u00ebsive me datat n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale ishte e qart\u00eb q\u00eb ajo ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Tafa ka vler\u00ebsuar gjithashtu se Xhoxhaj nuk kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi n\u00eb gjykimin e pal\u00ebve q\u00eb me h\u00ebr\u00ebt ishin gjykuar edhe nga babai i saj n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit. \u201cMe cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, subjekti ka shprehur mendimin e tij n\u00eb nj\u00eb proces kushtetues, q\u00eb nuk ka aspak lidhje me procesin civil, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb shprehur personi i lidhur me t\u00eb, babai i subjektit\u201d, thot\u00eb Tafa.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastet e tjera ajo thot\u00eb se ka mendim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me shumic\u00ebn por \u201cn\u00eb p\u00ebrfundim konkludoj ndryshe nga kjo shumic\u00eb\u201d. \u00a0Tafa shprehet n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs se \u201cbashkohet me mendimin e shumic\u00ebs n\u00eb lidhje me pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime apo munges\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb momente t\u00eb caktuara n\u00eb lidhje me veprime juridike t\u00eb caktuara, por duke arsyetuar mbi baz\u00ebn e parimit t\u00eb proporcionalitetit, \u00e7moj se subjekti i rivler\u00ebsimit, Znj. Altina Xhoxhaj, ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d.\u00a0 Duke arsyetuar se Xhoxhaj duhej t\u00eb ishte konfirmuar nga KPK n\u00eb detyr\u00ebn e an\u00ebtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPK-s\u00eb e arsyetoi shkarkimin e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Altina Xhoxhaj me konfliktin e interesit n\u00eb shqyrtimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje pal\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebs ishin gjykuar m\u00eb her\u00ebt nga babai i saj n\u00eb Apel dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb. Pakica pranoi disa nga problemet e gjetura por theksoi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":49234,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/altina-xhoxhaj1-470x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49937"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49937"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49937\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62001,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49937\/revisions\/62001"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49234"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}