{"id":49951,"date":"2018-06-14T16:28:47","date_gmt":"2018-06-14T14:28:47","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=49951"},"modified":"2019-05-06T23:37:09","modified_gmt":"2019-05-06T23:37:09","slug":"prokurori-i-apelit-trenova-akuzohet-per-kontrata-te-rreme-dhe-pasuri-te-pajustifikuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-apelit-trenova-akuzohet-per-kontrata-te-rreme-dhe-pasuri-te-pajustifikuara\/2018\/06\/14\/","title":{"rendered":"Prokurori i Apelit, Trenova akuzohet p\u00ebr \u201ckontrata t\u00eb rreme dhe pasuri t\u00eb pajustifikuara\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Karriera e prokurorit Gentian Trenova \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbuluar deklarata t\u00eb rreme dhe pasuri t\u00eb pajustifikuara, si dhe vuri n\u00eb dukje faktin e pushimit t\u00eb hetimeve p\u00ebr nj\u00eb trafikant droge dhe nj\u00eb prokuror t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion. Trenova hodhi posht\u00eb akuzat dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_49952\" aria-describedby=\"caption-attachment-49952\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-Gentian-Trenova.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-49952 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-Gentian-Trenova-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"49952\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-49952\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Apelit, Gentian Trenova dhe avokati i tij para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: L.\u00c7ela<\/figcaption><\/figure>\n<p>Integriteti dhe aft\u00ebsia profesionale e prokurorit t\u00eb Apelit, Gentian Trenova jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje nga Komisioni i Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ONM-s\u00eb, pas hetimit administrativ q\u00eb arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe se nuk ka burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr ta justifikuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Trenova u b\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare t\u00eb vetingut, p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjes s\u00eb tij si an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Brunilda Bekteshi tha se gjat\u00eb hetimit t\u00eb kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga KPK jan\u00eb evidentuar probleme t\u00eb deklarimeve t\u00eb rreme, munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme si dhe shtoi subjekti kishte mbyllur hetimet p\u00ebr prokuror\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion si dhe persona t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr trafik droge.<\/p>\n<p>\u201cILDKPKI ka konstatuar se n\u00eb dosjen e tij ka munges\u00eb\u00a0 burimesh financiare t\u00eb ligjshme, deklarata t\u00eb rreme si dhe prokurori nuk justifikon pasurin\u00eb me t\u00eb ardhurat e tij,\u201d tha relatorja Bekteshi.<\/p>\n<p>Problemi kryesor i konstatuar, sipas relatores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb apartament i bler\u00eb n\u00eb qershor 2007 p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb deklaruar prej 1.9 milion\u00eb lek\u00ebsh, me burim nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 28 mij\u00eb eurove. N\u00eb vitin 2012, Trenova ka deklaruar se k\u00ebt\u00eb apartament ia ka dhuruar prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi i thelluar i KPK-s\u00eb rezulton se ka dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb, koston dhe vler\u00ebn reale t\u00eb\u00a0 banes\u00ebs, pasi rezulton se ka dy kontrata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb,\u201d shtoi relatorja.<\/p>\n<p>Sipas saj, hetimi ka zbuluar se fillimisht prokurori Trenova kishte lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 40 mij\u00eb eurove p\u00ebr blerjen e apartamentit, t\u00eb cilin e ka deklaruar m\u00eb pas si t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 1.9 milion\u00eb lek\u00ebve. Bekteshi tha se kontrata sh\u00ebnonte se prokurori kishte paguar 12 mij\u00eb euro jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb noterit, para t\u00eb cilat nuk justifikohen nga Trenova.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn e 12 mij\u00eb eurove,\u201d shtoi relatorja e \u00e7\u00ebshtjes. \u00a0I paqart\u00eb p\u00ebr\u00a0 t\u00eb ardhurat\u00a0 dhe\u00a0 gjendjen financiare t\u00eb prokurorit Trenova ishte dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb, Teo Jacobs, i cili e quajti pasurin\u00eb e prokurorit si t\u00eb mbuluar me shum\u00eb re.<\/p>\n<p>\u201cKjo deklarat\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasoja fatale p\u00ebr karrier\u00ebn tuaj, pasi rezulton se keni b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe keni fshehur 12 mij\u00eb euro.\u00a0 Ju thoni se keni b\u00ebr\u00eb kontrat\u00eb fiktive dhe t\u00eb p\u00ebrkohshme, por n\u00eb at\u00eb kontrat\u00eb nuk flitet asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr efektivitet, por p\u00ebr ligjshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb. Un\u00eb jam nga Belgjika dhe nga an\u00ebt tona\u00a0 nuk mbahen dy gj\u00ebra. Ju duhet t\u00eb zgjidhni,\u00a0\u00a0 ose keni b\u00ebr\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb ose keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb rreme. Dhe kjo tregon se ligjshm\u00ebria dhe kredibiliteti juaj \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt,\u201d deklaroi \u00a0Jacobs.<\/p>\n<p>Prokurori Gentian Trenova e ka justifikuar kontrat\u00ebn e n\u00ebnshkruar n\u00eb vler\u00ebn e 40 mij\u00eb eurove me q\u00ebllimin e marrjes s\u00eb nj\u00eb kredie n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrate porosie p\u00ebr shkak\u00a0 se duhej t\u00eb merrja kredi q\u00eb\u00a0 t\u00eb mund ta blija sht\u00ebpin\u00eb. \u00a0B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet \u201870 dhe vlerat e deklaruara n\u00eb at\u00eb \u00a0kontrat\u00eb jan\u00eb fiktive, pasi do t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr l\u00ebvrimin e kredis\u00eb 28 mij\u00eb euro me t\u00eb cil\u00ebn\u00a0 kam b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb, disa punime dhe\u00a0 mobilimin e saj,\u201d shpjegoi prokurori.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri n\u00eb dyshim edhe mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb prokurorit Trenova p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kati shtes\u00eb mbi apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2007, kat i cili rezulton t\u00eb jet\u00eb falur m\u00eb pas te vjehrrit.<\/p>\n<p>\u201cNdon\u00ebse rezulton n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs, subjekti banon vet\u00eb aty,\u2019 tha Bekteshi.<\/p>\n<p>Prokurori i Apelit e hodhi posht\u00eb k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se edhe kontrata e faljes s\u00eb apartamentit ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb marrjes s\u00eb nj\u00eb kredie n\u00eb bank\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>\u201cAta jetonin n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vjet\u00ebr. Donin t\u00eb merrnin nj\u00eb kredi, ndaj dhe u b\u00eb kjo kontrat\u00eb dhurimi p\u00ebr efekt t\u00eb bank\u00ebs. \u00a0M\u00eb pas, ata vendos\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtonin k\u00ebt\u00eb shtes\u00ebn e apartamentit dhe me dokumente ua kam v\u00ebrtetuar se ata kishin t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebto nd\u00ebrtime,\u201d tha Trenova.<\/p>\n<p>Ai shtoi se pas nd\u00ebrtimit t\u00eb dubleksit nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb re, pasi marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb familje ishin shum\u00eb t\u00eb mira dhe ai nuk ka dyshuar kurr\u00eb n\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimin e pron\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por ky argument nuk e ka bindur p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e ONM-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSot ju thoni se kostoja e rinovimit ka kushtuar 13 mij\u00eb euro, por ju kishit 6 muaj koh\u00eb n\u00eb dispozicion dhe nuk e that\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb. Megjithat\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb hetimit un\u00eb nuk kam par\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb vetme, qoft\u00eb kjo dhe pse jemi n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb justifikuar punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij dubleksi,\u201d tha Jacobs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problemeve me pasurin\u00eb, hetimi i KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ndalur edhe tek vler\u00ebsimi profesional i prokurorit Gentian Trenova, q\u00eb sipas relatores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes kan\u00eb gjithashtu shkelje q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb integritetin e tij.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht faktit se Trenova \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar \u201cshum\u00eb mir\u00eb\u201d nga Prokuroria, KPK ka konstatuar problematika t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb dy prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hetuara prej tij. Sipas relatores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, pushimet e procedimeve penale n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet e m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebrfshijn\u00eb procedimin penal t\u00eb 30 marsit 2015 p\u00ebr nj\u00eb person me inicialet V.L nga Gjirokastra, i cili ishte arrestuar n\u00eb kushtet e flagranc\u00ebs duke trafikuar 170 kg l\u00ebnd\u00eb narkotike drejt Greqis\u00eb. Kjo dosje \u00ebsht\u00eb referuar te Krimet e R\u00ebnda p\u00ebr hetimin pasurir dhe n\u00eb vitin 2016, prokurori Trenova i ka pushuar hetimet.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni ka konstatuar se subjekti nuk ka b\u00ebr\u00eb hetim t\u00eb\u00a0 dosjes s\u00eb referuar nga policia e Gjirokastr\u00ebs,\u201d tha relatorja, duke shtuar se nuk ishin b\u00ebr\u00eb verifikime n\u00eb banka t\u00eb aktivitetit tregtar t\u00eb personit t\u00eb arrestuar si dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr dosje\u00a0 e konstatuar me probleme nga KPK ishte mbyllja e hetimeve p\u00ebr nj\u00eb procedim t\u00eb nisur kryesisht p\u00ebr nj\u00eb prokuror t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion. Bekteshi tha se \u00a0megjith\u00eb materialet e shumta t\u00eb serviruara p\u00ebr nisjen e hetimeve si dhe nj\u00eb regjistrim audio q\u00eb v\u00ebrtetonte vepr\u00ebn penale, Trenova vendosi ta pushoj\u00eb procesimin. Ajo shtoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb procedim t\u00eb nisur ndaj nj\u00eb prokurori me inicialet A.K, i cili ishte p\u00ebrgjuar duke marr\u00eb para nga babai i nj\u00eb shtetasi. N\u00eb tetor 2016, prokurori Trenova ka k\u00ebrkuar n\u00eb gjykat\u00eb asgj\u00ebsimin e audio-p\u00ebrgjimit, k\u00ebrkes\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb pranuar edhe nga gjykata.<\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse t\u00eb dh\u00ebnat\u00a0 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje ishin t\u00eb plota, aktet e dosjes s\u00eb b\u00ebra nga prokurori ishin vet\u00ebm dy; nj\u00eb vendim p\u00ebr zgjatje hetimi dhe m\u00eb pas nj\u00eb vendim p\u00ebr pushimin e hetimeve dhe mosfillimin e procedimit penal ndaj prokurorit\u00a0 A. K,\u201d shtoi Bekteshi.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb trup\u00ebs gjyq\u00ebsore, prokurori Gentian Trenova i argumentoi pushimin e hetimeve p\u00ebr t\u00eb dyja \u00e7\u00ebshtjet me munges\u00ebn e fakteve t\u00eb servirura n\u00eb dosjet p\u00ebrkat\u00ebse. Ai shpjegoi se materialet e serviruara n\u00eb dosjen e t\u00eb akuzuarit p\u00ebr trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike nuk kishin t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota dhe se nuk v\u00ebrtetohej nga policia, q\u00eb pasuria ishte kryer pas vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pushimit t\u00eb hetimeve p\u00ebr prokurorin A. K, \u00a0Trenova shpjegoi se t\u00eb dh\u00ebnat e grumbulluara gjat\u00eb hetimit nuk konkludonin n\u00eb nisjen e nj\u00eb procedimi penal.<\/p>\n<p>\u201cDosja kishte filluar q\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhe dy prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb hetimet nuk kishin dal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim.\u00a0 Nga hetimi q\u00eb kam kryer nuk rezultonin t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb referime t\u00eb\u00a0 provueshme p\u00ebr t\u00eb nisur procedimin penal, ndaj p\u00ebr mos e zvarritur m\u00eb \u00e7\u00ebshtjen vendosa pushimin e saj,\u201d tha Trenova.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb e vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje k\u00ebt\u00eb argument.<\/p>\n<p>\u201cKeni pasur p\u00ebrgjimin q\u00eb nj\u00eb prokuror merr para\u00a0 dhe ju nuk keni b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb,\u201d deklaroi Jacobs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht problemeve t\u00eb konstatuara me pasurin\u00eb dhe me dosjet e hetuara prej tij, prokurori Gentian Trenova tha se kishte zbatuar ligjin n\u00eb ushtrimin e profesionit t\u00eb tij dhe k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 20 qershor.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Karriera e prokurorit Gentian Trenova \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbuluar deklarata t\u00eb rreme dhe pasuri t\u00eb pajustifikuara, si dhe vuri n\u00eb dukje faktin e pushimit t\u00eb hetimeve p\u00ebr nj\u00eb trafikant droge dhe nj\u00eb prokuror t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion. Trenova hodhi posht\u00eb akuzat dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":17,"featured_media":69753,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-Gentian-Trenova-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49951"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/17"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49951"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49951\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62554,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49951\/revisions\/62554"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69753"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49951"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49951"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49951"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}