{"id":49984,"date":"2018-06-16T13:03:27","date_gmt":"2018-06-16T11:03:27","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=49984"},"modified":"2019-04-23T22:01:28","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:28","slug":"vendimi-i-zbardhur-trezhnjeva-vetedeklaroi-fiktivitetin-e-nje-kredie-fshehu-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-zbardhur-trezhnjeva-vetedeklaroi-fiktivitetin-e-nje-kredie-fshehu-pasurine\/2018\/06\/16\/","title":{"rendered":"Vendimi i zbardhur: Trezhnjeva vet\u00ebdeklaroi fiktivitetin e nj\u00eb kredie, fshehu pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ktheu p\u00ebrmbys mbrojtjen e gjyqtarit t\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Besim Trezhnjeva, nd\u00ebrsa vendosi ta shkarkonte at\u00eb p\u00ebr fshehje pasurie e c\u00ebnim t\u00eb besimit, duke p\u00ebrdorur n\u00eb disa momente nga vet\u00ebdeklarimet e tij p\u00ebr fiktivitet t\u00eb nj\u00eb kredie apo pretendimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb padeklaruara m\u00eb par\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_48943\" aria-describedby=\"caption-attachment-48943\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/39573642750_cf3d830d9e_z.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-48943\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/39573642750_cf3d830d9e_z-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"48943\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-48943\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore e KPK-s\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsimin e gjykat\u00ebsit t\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Besim Trezhnjeva.<\/figcaption><\/figure>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ndaj Besim Trezhnjev\u00ebs, deri s\u00eb fundmi gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb parat (sipas shortit) q\u00eb pritet t\u00eb shqyrtohet n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm\u00a0 t\u00eb Apelimit. Trezhnjeva u shkarkua n\u00eb\u00a0 Prill pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti se ai nuk justifikonte pasurit\u00eb e v\u00ebn\u00eb dhe se kishte b\u00ebr\u00eb fshehje pasurie e deklarim t\u00eb rrem\u00eb, por e ka apeluar vendimin duke k\u00ebrkuar t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb. P\u00ebrndryshe nga shumica e gjykat\u00ebsve t\u00eb kaluar n\u00eb proces, treshja e KPK-s\u00eb n\u00eb rastin e Trezhnjev\u00ebs me kryesuese Alma\u00a0 Faskaj, an\u00ebtar Roland Ilia dhe relatore Firdes Shuli, vendosi t\u00eb mos hetonte p\u00ebrtej pasurive p\u00ebr profesionalizmin apo past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, duke i konsideruar shkeljet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb tregon edhe se ndryshe nga rastet e gjykat\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shkarkuar, shkeljet n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb nga gjykat\u00ebsi ishin gjetur edhe nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI) i cili n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve t\u00eb rivler\u00ebsimeve t\u00eb shqyrtuara deri tani, nuk ka gjetur probleme. Trezhnjeva po ashtu u vler\u00ebsua \u201cjo bashk\u00ebpunues\u201d. KPK vendosi se Trezhnjeva kishte b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarime t\u00eb pasakta\u201d, kishte \u201cmunges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb\u201d kishte \u201cfshehje pasurie\u201d dhe kishte b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarime t\u00eb rreme\u201d.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, Trezhnjeva ve\u00e7 problemeve me t\u00eb ardhurat nuk justifikonte likujditetet p\u00ebr disa vite dhe po ashtu nuk mund t\u00eb justifikonte blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie dhe nj\u00eb kredi 50 mij\u00eb euro. KPK thot\u00eb n\u00eb vendim se Trezhnjeva ka pranuar se ka b\u00ebr\u00eb \u201cveprime fiktive p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar marrjen e kredis\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb\u201d. Sipas trup\u00ebs gjykuese, kjo e ka penalizuar gjyqtarin pasi veprimet bien \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me figur\u00ebn e nj\u00eb gjyqtari n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, gj\u00eb q\u00eb sjell c\u00ebnimin e besimit te publiku\u201d.<\/p>\n<p>Trezhnjeva, i cili u p\u00ebrfshi me prioritet n\u00eb veting pasi ishte kandidat p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor nuk i pranoi gjetjet e hetimit. Ai madje paraqiti nj\u00eb audit t\u00eb pavarur finaciar, sipas t\u00eb cilit bashk\u00ebshortja e tij farmaciste kishte m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura se sa kishin rezultuar n\u00eb analiz\u00ebn finaciare t\u00eb KPK-s\u00eb. Ai ka filluar pun\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor\u00eb n\u00eb Tropoj\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90\u2019 dhe s\u00ebfundmi ishte gjykat\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi i KPK-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e arsyetimit t\u00eb KPK-s\u00eb u fokusua te t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit. Trezhnjeva pretendoi se ato nuk ishin llogaritur sakt\u00eb, ai paraqiti nj\u00eb audit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb kompani private dhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore i k\u00ebrkoi KPK q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb ekspertiz\u00eb e pavarur, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb u rr\u00ebzua nga trupa gjykuese.\u00a0 KPK tha se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes t\u00eb subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 jan\u00eb deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 22.5 milion\u00eb lek\u00eb, por q\u00eb pas hetimit ato rezultojn\u00eb thuajse gjysma, \u00a0n\u00eb shum\u00ebn 12.8 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Auditi i k\u00ebrkuar nga gjyqtari doli n\u00eb rezultate t\u00eb tjera q\u00eb mb\u00ebshtesnin pretendimin e tij p\u00ebr pasjen e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhurave, por KPK e rr\u00ebzoi at\u00eb. \u201cKonkluzionet\u00a0 e raportit t\u00eb auditit t\u00eb pavarur\u00a0 dhe pretendimet e subjektit lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes, jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb pabazuara\u201d, argumentoi KPK.<\/p>\n<p>Treshja gjykuese vendosi se raporti i auditit ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, pa u bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna zyrtare te Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve dhe duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e subjektit, pa p\u00ebrfshir\u00eb detyrimet mbi to.<\/p>\n<p>KPK po ashtu p\u00ebrmbysi arsyetimin e mbrojtjes duke th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse do t\u00eb merreshin t\u00eb mir\u00ebqena t\u00eb ardhurat e pretenduara nga auditi, t\u00eb cilat rezultonin m\u00eb t\u00eb larta se ato t\u00eb deklaruara nga vet\u00eb Trezhnjeva \u201cdo t\u00eb ishim p\u00ebrball\u00eb faktit t\u00eb fshehjes s\u00eb t\u00eb ardhurave\u201d, pasi k\u00ebto pasuri nuk ishin deklaruar m\u00eb her\u00ebt dhe p\u00ebr to nuk ishin paguar tatime.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, Trezhnjeva pretendoi se gjat\u00eb analiz\u00ebs financiare nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb periudha para vitit 1994, kur ai ka q\u00ebn\u00eb gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tropoj\u00ebs dhe bashk\u00ebshortja e tij ka ushtruar aktivitetin si farmaciste. Ai i tha KPK se ka pasur gjendje rreth 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 1993. Por KPK thot\u00eb se kjo nuk ishte e mb\u00ebshtetur n\u00eb dokumente dhe se Trezhnjeva duhej t\u2019i kishte deklaruar k\u00ebto kursime n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2003. Mungesa e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb nuk i lejonte Trezhnjev\u00ebs q\u00eb t\u2019i pretendonte ato.<\/p>\n<p>Pretendimi tjet\u00ebr i Trezhnjev\u00ebs kishte t\u00eb b\u00ebnte me rezultatet e ndryshme t\u00eb hetimeve t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb t\u00eb b\u00ebra m\u00eb her\u00ebt. Sipas tij, ILDKPKI e kishte hetuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb dhe nuk kishte gjetur probleme dhe ai k\u00ebrkoi q\u00eb pasuria e tij deri n\u00eb vitin 2013 duhet t\u00eb konsiderohet si \u201cgj\u00eb e gjykuar\u201d.<\/p>\n<p>Por KPK e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb pretendim, duke iu referuar ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb gjykat\u00ebsve e prokuror\u00ebve. \u201cKomisioni \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb kryen procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve ex officio\u201d, thuhet n\u00eb argumentim nd\u00ebrsa vihet n\u00eb dukje se Komisioni kishte hetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, \u201c\u00e7do informacion dhe konkluzion t\u00eb institucionit t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur, ashtu sikurse t\u00eb gjitha faktet dhe informacionet e marra nga \u00e7do subjekt i s\u00eb drejt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Trezhnjeva u mbrojt po ashtu duke th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb shkarkohej, pasi pasuria e pajustifikuar n\u00eb vler\u00eb prej rreth 20 milion\u00eb lek\u00ebsh, rezulton\u00a0 m\u00eb pak se totali i t\u00eb ardhurave t\u00eb subjektit \u201cpa p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu personat e lidhur\u201d dhe se p\u00ebr shkarkim sasia e pajustifikuar duhej t\u00eb ishte jo m\u00eb pak se dyfishi i pasuris\u00eb. Por KPK e ka rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, nj\u00eb prej pikave m\u00eb t\u00eb diskutueshme sa i p\u00ebrket rivler\u00ebsimit t\u00eb gjykat\u00ebsve, duke argumentuar se ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga shkaqet q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb shkarkim nga detyra, por ligji sanksionon edhe \u201ckat\u00ebr raste t\u00eb tjera p\u00ebr marrjen e k\u00ebsaj mase\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb duket se gjykat\u00ebsi i dha KPK nj\u00eb argument t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr vetes. N\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, ai deklaroi nj\u00eb kredi 50 mij\u00eb euro q\u00eb sipas dokumenteve ishin marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs. I v\u00ebn\u00eb para barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sqaruar k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, gjyqtari i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit pranoi se kishte kryer veprime fiktive p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredin\u00eb. \u201cN\u00eb rezultatet paraprake t\u00eb hetimit, subjektit i \u00ebsht\u00eb komunikuar vet\u00ebm konstatimi se veprimet fiktive t\u00eb vet\u00ebdeklaruara prej tij, vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me figur\u00ebn e nj\u00eb gjyqtari n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, gj\u00eb q\u00eb sjell c\u00ebnimin e besimit te publiku\u201d, arsyetoi KPK.<\/p>\n<p>KPK po ashtu tha se ndryshe nga sa pretendohej prej subjektit, parat\u00eb e marra me kredi ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs. \u201c\u00cbsht\u00eb provuar me dokumente shkresore gjat\u00eb hetimit administrativ se kredia e marr\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 50.000 eurosh nga \u201cAlpha Bank\u201d nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, si\u00e7 ka deklaruar subjekti, po ka kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e \u201c***\u201d sh.p.k\u201d, arsyeton KPK.<\/p>\n<p>Hetimi i KPK gjeti se Trezhnjeva kishte p\u00ebrdorur 75 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb paguar n\u00eb n\u00ebntor 2008 nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi n\u00eb Durr\u00ebs dhe Komisioni thot\u00eb se nuk ka dokumente q\u00eb t\u00eb provojn\u00eb se shuma ishte kthyer. Po ashtu, KPK gjeti n\u00eb hetim se apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb ishte bler\u00eb dhe kishte qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Trezhnjev\u00ebs para se ai t\u00eb merrte kredin\u00eb dhe madje ai ishte p\u00ebrdorur si koletaral p\u00ebr kredin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, KPK gjeti se Trezhnjeva nuk kishte deklaruara t\u00eb ardhura cash n\u00eb deklarat\u00ebn vetting edhe pse kishte deklaruar t\u00eb tilla n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb. Atij po ashtu i mungonin t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb justifikuar likujditetet n\u00eb disa vite. Sipas KPK-s\u00eb, Trezhnjeva u gjet n\u00eb shkelje pasi nuk deklaroi nj\u00eb llogari bankare t\u00eb s\u00eb bij\u00ebs n\u00eb vler\u00eb 148 mij\u00eb lek\u00eb. Subjekti sipas vendimit t\u00eb zbardhur ka th\u00ebn\u00eb se shuma nuk ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe se ajo nuk ishte e fshehur pasi ishte nj\u00eb llogari rroge e paguar nga nj\u00eb institucion publik. Por trupa gjykuese vler\u00ebsoi se \u201cmosdeklarimi i \u00e7far\u00ebdolloj shume, konsiderohet nga ligji si fshehje pasurie\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ktheu p\u00ebrmbys mbrojtjen e gjyqtarit t\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Besim Trezhnjeva, nd\u00ebrsa vendosi ta shkarkonte at\u00eb p\u00ebr fshehje pasurie e c\u00ebnim t\u00eb besimit, duke p\u00ebrdorur n\u00eb disa momente nga vet\u00ebdeklarimet e tij p\u00ebr fiktivitet t\u00eb nj\u00eb kredie apo pretendimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb padeklaruara m\u00eb par\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69552,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/39573642750_cf3d830d9e_z-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49984"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49984"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49984\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61999,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49984\/revisions\/61999"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69552"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49984"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49984"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49984"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}