{"id":49992,"date":"2018-06-18T11:20:46","date_gmt":"2018-06-18T09:20:46","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=49992"},"modified":"2019-05-06T23:37:09","modified_gmt":"2019-05-06T23:37:09","slug":"vendimi-i-kpk-lulo-u-shkarkua-per-deklarim-te-rreme-te-pasurise-fantazme-ne-kanada","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-lulo-u-shkarkua-per-deklarim-te-rreme-te-pasurise-fantazme-ne-kanada\/2018\/06\/18\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Lulo u shkarkua p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb \u201cfantazm\u00eb\u201d n\u00eb Kanada"},"content":{"rendered":"<p>I shkarkuari i par\u00eb nga procesi i vetingut, Fatos Lulo e p\u00ebsoi sipas vendimit t\u00eb zbardhur pasi kishte deklaruar n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitet 2004-2006 pasuri n\u00eb Kanada, nga t\u00eb cilat hoqi dor\u00eb gjat\u00eb \u201cdeklarat\u00ebs veting\u201d, ku shkroi se nuk kishte pasur ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb llogari prej 400 mij\u00eb dollar\u00ebsh kanadez\u00eb apo apartament n\u00eb Kanada.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_48709\" aria-describedby=\"caption-attachment-48709\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-48709\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"48709\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-48709\" class=\"wp-caption-text\">Trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Fatos Lulo. Foto: Besar Likmeta\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi n\u00eb mars shkarkimin e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuse, Fatos Lulo bazuar vet\u00ebm mbi kontrollin e pasuris\u00eb, pasi Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit gjat\u00eb verifikimeve t\u00eb tij gjeti se Lulo kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe nuk e justifikonte pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i arsyeruar i KPK-s\u00eb thot\u00eb se Lulo u penalizua nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr deklarimet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet 2004-2006, kur rezultonin pasuri t\u00eb cilat ai n\u00eb deklarat\u00ebn veting shkroi se nuk i kishte pasur edhe pse i kishte deklaruar si transaksione \u201ct\u00eb pritshme\u201d.<\/p>\n<p>Hetimi i pavarur administrativ i KPK-s\u00eb konfirmoi gjetjet e ILDKPKI-s\u00eb edhe pse mbrojtja e gjyqtarit kund\u00ebrshtoi ato dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb argumentonte se ai duhej t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Sipas vendimit, gjyqtari nuk justifikonte t\u00eb ardhurat e veta gjat\u00eb viteve 90\u2019, kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebdeklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasurive n\u00eb Kanada, nd\u00ebrsa u gjet se dhe disa dhurata nga e motra nuk mund t\u00eb dokumentoheshin, p\u00ebrfshi nj\u00eb dhurat\u00eb prej 100 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Fatos Lulo, i cili deri n\u00eb mesin e viteve 2000 pati nj\u00eb karrier\u00eb kryesisht n\u00eb avokati dhe m\u00eb her\u00ebt jurist n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme, u p\u00ebrfshi n\u00eb systemin gjyq\u00ebsor si an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb vitin 2005 dhe m\u00eb pas u zgjodh an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb vitin 2013. Ai ishte i pari q\u00eb iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar dhe i pari q\u00eb u rr\u00ebzua prej k\u00ebtij rivler\u00ebsimi. KPK vendosi t\u00eb mos kryej\u00eb vler\u00ebsim mbi profesionalizmin e Lulos dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb tij. Avokati i Lulos paralajm\u00ebroi se do t\u00eb apelonte vendimin, duke mos pranuar gjetjet e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi i KPK-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Tre deklarata t\u00eb Lulos n\u00eb vitet 2004 deri n\u00eb 2006 n\u00eb koh\u00ebn kur ishte fillimisht an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Radio Televizionit (KKRT-s\u00eb) dhe m\u00eb pas an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, u shpall\u00ebn t\u00eb rreme nga ILDKPKI, nd\u00ebrsa Lulo i shkroi KPK-s\u00eb duke arsyetuar se ai i kishte deklaruar ato si transaksione t\u00eb pritshme, q\u00eb nuk kishin ndodhur. Lulo pati deklaruar at\u00ebher\u00eb 400 mij\u00eb dollar\u00eb kanadez\u00eb n\u00eb nj\u00eb llogari bankare, nj\u00eb hua nga motra n\u00eb vler\u00eb 480 mij\u00eb dollar\u00eb kanadez\u00eb, nj\u00eb apartament \u00a0n\u00eb Kanada dhe shitjen e tij 160 mij\u00eb dollar\u00eb kanadez\u00eb (CAD), dhe m\u00eb von\u00eb shlyrje t\u00eb huas\u00eb dhe mbyllje t\u00eb llogaris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar KPK-s\u00eb, Lulo u p\u00ebrpoq t\u00eb shpjegonte at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. \u201cN\u00eb deklarimin tim periodik, q\u00eb mban dat\u00ebn 27.03.2006 si rezultat i em\u00ebrimit tim si an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, 1. N\u00eb faqen 3 t\u00eb tij kam deklaruar shitje apartamenti n\u00eb Toronto, Kanada, si edhe shum\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, shkroi Lulo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pak rrjeshta m\u00eb posht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn let\u00ebr Lulo shkroi: \u201cSa m\u00eb sip\u00ebr, \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e v\u00ebrtetueshme, n\u00ebp\u00ebrmjet organeve zyrtare financiare kanadeze, q\u00eb un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kam pasur apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Kanada\u201d. Duke shpjeguar se apartamenti ishte shitur nga agjencia imobiliare ku ai kishte b\u00ebr\u00eb prenotimin, pasi ai nuk kishte kryer asnj\u00eb veprim p\u00ebr blerjen.<\/p>\n<p>Ai pranoi m\u00eb pas n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cvetting\u201d se k\u00ebto transaksione, bazuar sipas tij n\u00eb huan\u00eb nga e motra me iden\u00eb e fillimit t\u00eb nj\u00eb biznesi nuk ishin kryer duke th\u00ebn\u00eb se i kishte deklaruar pasi priste t\u00eb ndodhnin \u201csi veprime t\u00eb pritshme\u201d, por KPK e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si deklarim t\u00eb rrem\u00eb.\u00a0 \u201cNuk e ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb apartamentin e banimit n\u00eb nd\u00ebrtim, 150 m\u00b2, Toronto, Kanada, vlera 14.200.000 lek\u00eb, t\u00eb pahipotekuar, bler\u00eb nga aktiviteti si avokat, megjith\u00ebse e ka deklaruar me vullnetin e tij t\u00eb lir\u00eb n\u00eb vitin 2004\u201d, gjeti KPK. Po ashtu nuk e ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb depozit\u00ebn 400.000 dollar\u00eb kanadez\u00eb, me burim nga puna n\u00eb emigracion, \u201cmegjith\u00ebse e ka deklaruar me vullnetin tij t\u00eb lir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK cil\u00ebsoi t\u00eb rreme veprimet e supozuara t\u00eb kryera me k\u00ebto pasuri. \u201cMeqen\u00ebse subjekti deklaron se nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb apartament, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb dhe shitja e apartamentit n\u00eb Toronto, Kanada, n\u00eb shum\u00ebn 160.000 CAD nuk ka ndodhur, megjith\u00ebse e ka deklaruar vet\u00eb n\u00eb deklarimin p\u00ebr vitin 2005 dhe 2006\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim. Lulo i justifikoi k\u00ebto deklarime duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto ishin pasuri t\u00eb pritshme q\u00eb nuk ishin realizuar dhe se ai i kishte deklaruar ato pasi ishte k\u00ebshilluar me specialist\u00eb pran\u00eb ILDKPKI, por deklarimi prej tij i tyre dhe transaksioneve prej tyre \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar deklarim i rrem\u00eb nga KPK.<\/p>\n<p>KPK gjeti q\u00eb Lulo nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe se ai mund t\u00eb dokumentonte vet\u00ebm 30 milion\u00eb lek\u00eb nga 78.7 milion\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>KPK \u00a0arriti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat, pasi nuk mori parasysh t\u00eb ardhurat q\u00eb Lulo pretendonte se kishte krijuar si avokat n\u00eb vitet 90\u2019 e deri n\u00eb fillimin e pun\u00ebs si an\u00ebtar i KKRT-s\u00eb e m\u00eb pas si gjyqtar. Lulo u justifikua p\u00ebrmes avokatit se fitimet e avokat\u00ebve dhe niveli i tyre ishin t\u00eb njohura, por ai tha se Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve nuk kishte n\u00eb arkiv dokumente p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Lulo tha se prova q\u00eb ai kishte punuar si avokat ishte regjistrimi dhe vendimet e gjykat\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Por KPK tha se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb dokumenteve nga tatimet k\u00ebto pasuri do t\u00eb llogariteshin zero, duke arsyetuar se fakti q\u00eb ato nuk gjendeshin n\u00eb DPT do t\u00eb thot\u00eb se \u201cLulo nuk i kishte deklaruar\u201d.<\/p>\n<p>Sipas KPK, ai nuk kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion as \u201cKodin Fiskal\u201d dhe as t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera se kishte paguar realisht tatime. \u201cP\u00ebr sa m\u00eb lart, argumenti se subjekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb disponuar dokumentin q\u00eb justifikon ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb pasurive nuk q\u00ebndron\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat e subjektit u llogarit\u00ebn zero.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb munges\u00eb t\u00eb ardhurash, deklarimi i Lulos se kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament me kursimet u cil\u00ebsua i rrem\u00eb. Lulo u gjet k\u00ebtu edhe p\u00ebrball\u00eb faktit se kishte deklaruar ndryshe burimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb vitin 2004 dhe ndryshe n\u00eb \u201cdeklarat\u00ebn veting\u201d.<\/p>\n<p>KPK po ashtu cil\u00ebsoi si jo bind\u00ebse justifikimin e pasurive s\u00eb motr\u00ebs, q\u00eb sipas Lulos i kishte dhuruar 100 mij\u00eb dollar\u00eb, i kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb ambjent zyrash n\u00eb Tiran\u00eb dhe huazuar edhe 480 mij\u00eb dollar\u00eb kanadez\u00eb. Lulo pretendoi se e motra kishte mund\u00ebsit\u00eb finaciare, por KPK tha se nuk u paraqit\u00ebn dokumente q\u00eb arsyetonin k\u00ebto pasuri.\u00a0 \u201cSubjekti i rivler\u0451simit nuk ka shpjeguar bindsh\u0451m burimin e ligjsh\u0451m t\u0451 pasurive dhe t\u0451 t\u0451 ardhurave t\u0451 dhurueses dhe nuk ka paraqitur ndonj\u0451 dokument provues q\u0451 v\u0451rteton se k\u0451to t\u0451 ardhura t\u0451 jen\u0451 deklaruar dhe t\u0451 jet\u0451 paguar detyrimi tatimor\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim. Sipas KPK-s\u00eb, kompanit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat ajo rezultonte aksionere n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kishin ndar\u00eb divident. Po ashtu, ajo gjeti q\u00eb motra e Lulos nuk kishte burim p\u00ebr t\u00eb justifikuar dhurimin 100.000 dollar\u00eb apo huave e ndihmave t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb n\u00eb vitet e deklaruara.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, n\u00eb deklarimet e Lulos nuk jepen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr \u201cpak\u00ebsimin nd\u00ebr vite t\u00eb shum\u00ebs 100.000 USD, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr jetes\u00eb, arsimime dhe t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre, jasht\u00eb kufijve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sipas deklarimit t\u00eb subjektit\u201d. KPK tha se Lulo nuk kishte paraqitur t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pagesat p\u00ebr shkollimin dhe jetes\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb SHBA dhe n\u00eb Kanada.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK vendosi t\u00eb shkarkonte Lulon nga posti pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u201cvet\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, pasi ai nuk justifikonte pasurin\u00eb si t\u00eb marr\u00eb, \u201cve\u00e7 e ve\u00e7 dhe s\u00eb bashku\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I shkarkuari i par\u00eb nga procesi i vetingut, Fatos Lulo e p\u00ebsoi sipas vendimit t\u00eb zbardhur pasi kishte deklaruar n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitet 2004-2006 pasuri n\u00eb Kanada, nga t\u00eb cilat hoqi dor\u00eb gjat\u00eb \u201cdeklarat\u00ebs veting\u201d, ku shkroi se nuk kishte pasur ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb llogari prej 400 mij\u00eb dollar\u00ebsh kanadez\u00eb apo apartament n\u00eb Kanada.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69752,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-600x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49992"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49992"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49992\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62552,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49992\/revisions\/62552"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69752"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}