{"id":50422,"date":"2018-07-07T20:23:50","date_gmt":"2018-07-07T18:23:50","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=50422"},"modified":"2019-04-23T22:01:28","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:28","slug":"fatura-te-harruara-puna-ne-televizion-dhe-foto-arkive-per-te-provuar-pasurine-perpara-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/fatura-te-harruara-puna-ne-televizion-dhe-foto-arkive-per-te-provuar-pasurine-perpara-vetingut\/2018\/07\/07\/","title":{"rendered":"Fatura t\u00eb harruara, puna n\u00eb televizion dhe foto arkive p\u00ebr t\u00eb provuar pasurin\u00eb p\u00ebrpara vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Gjykat\u00ebsja e Kurbinit Mar\u00e7ela Shehu u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Shehut iu desh t\u00eb g\u00ebrmonte n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb provuar edhe shuma jo t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ardhurash p\u00ebr t\u00eb kaluar testin e vetingut.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50423\" aria-describedby=\"caption-attachment-50423\" style=\"width: 483px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180604_194128_040618021-1_3CFsknD.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50423\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180604_194128_040618021-1_3CFsknD-483x400.jpg\" alt=\"\" width=\"483\" height=\"400\" data-id=\"50423\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50423\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e rrethit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kurbinit, Mar\u00e7ela Shehu, duke dal\u00eb nga nj\u00eb seanc\u00eb e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, | Foto nga: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjykat\u00ebsja e Kurbinit Mar\u00e7ela Shehu u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me 4 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi i zbardhur s\u00ebfundmi tregon se sita n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po kalojn\u00eb magjistrat\u00ebt gjat\u00eb hetimit administrativ \u00ebsht\u00eb mjaft e holl\u00eb.<\/p>\n<p>Shehut, sipas vendimit t\u00eb zbardhur n\u00eb fillim t\u00eb korrikut nga KPK iu desh t\u00eb siguronte t\u00eb dh\u00ebna e dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhura apo blerje t\u00eb kryera edhe para se t\u00eb b\u00ebhej gjykat\u00ebse. Asaj po ashtu, si mjaft gjykat\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb nuk iu njoh\u00ebn t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ishin paguar tatimet, megjith\u00ebse qe n\u00eb gjendje t\u00eb provonte se ato kishin burim pun\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb televizion lokal duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion fotografi. \u00a0Po ashtu ndryshe nga disa nga koleg\u00ebt Shehu ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb sjell\u00eb dokumentacion edhe p\u00ebr transaksione t\u00eb kryera n\u00eb mesin e viteve 90\u2019 nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK hetoi edhe 3 denoncime paraqitur institucionit t\u00eb vetingut dhe 10 ankesa ndaj gjykat\u00ebses n\u00eb KLD dhe Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, duke dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cnuk kishte indicie q\u00eb ajo t\u00eb kishte shkelur ligjin apo t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb gjykim t\u00eb padrejt\u00eb\u201d. As KPK nga hetimi i saj dhe as institucionet ndihm\u00ebse nuk gjet\u00ebn probleme q\u00eb mund t\u00eb shkaktonin sipas vendimit shkarkimin e gjykat\u00ebses.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj analize, nuk u gjet asnj\u00eb indice apo element q\u00eb mund t\u00eb ngrej\u00eb dyshime p\u00ebr paaft\u00ebsi profesionale apo cil\u00ebsi q\u00eb cenojn\u00eb figur\u00ebn e gjyqtares, Znj. Mar\u00e7ela Shehu\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKPK e gjeti t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb mjaftuesh\u00ebm deklarimin e pasuris\u00eb \u201cnuk jan\u00eb konstatuar elemente q\u00eb mund t\u00eb ngren\u00eb dyshime p\u00ebr fshehje apo deklarim t\u00eb rrem\u00eb nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d n\u00ebnvizion Komisioni ne vendimi e tij.<\/p>\n<p>Deri tani KPK ka p\u00ebrfunduar hetimin administrativ p\u00ebr 24 gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 12 jan\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb, 8 jan\u00eb shkarkuar, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb subjekt pritet vendimi dhe p\u00ebr tre t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb mbahet seanca d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p><strong>Kle\u00e7kat n\u00eb verifikimin e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Por megjith\u00ebse kaloi procesin Shehu pati jo pak \u201cprobleme\u201d p\u00ebr t\u00eb provuar pasurit\u00eb e v\u00ebna n\u00eb vite, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara nuk u mor\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb nga trupa gjykuese. K\u00ebshtu KPK i ka k\u00ebrkuar gjykat\u00ebses t\u00eb justifikoj\u00eb t\u00eb ardhurat e vitit 2005 &#8211; nj\u00eb vit para se t\u00eb merrte detyr\u00ebn, kur ajo kishte bler\u00eb nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb vler\u00eb 600 mij\u00eb lek\u00eb dhe kishte deklaruar kursime n\u00eb vler\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb. KPK e njoftoi at\u00eb se duke konsideruar shpenzimet e jetes\u00ebs ajo rezultonte minus 600 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat duhej t\u00eb sillte burimin.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsja ka mundur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb provoj\u00eb se rreth 550 mij\u00eb lek\u00eb nga vlera e makin\u00ebs ishte paguar nga prind\u00ebrit. Ajo i solli KPK-sw njw marr\u00ebveshje shitje t\u00eb nj\u00eb dyqani n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes dhe po ashtu t\u00eb ardhurat neto nga paga t\u00eb babait m\u00ebsues.<\/p>\n<p>Shehu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se po ashtu ishte paguar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe me honorare nga Shijak TV, rreth 20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, por ajo sipas vendimit t\u00eb zbardhur nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb sjell\u00eb dokumentacion p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare Shijak TV, i cili humbi licens\u00ebn n\u00eb vitin 2007, thot\u00eb se p\u00ebr shkak se pagesa ishte b\u00ebr\u00eb me koh\u00eb t\u00eb pjesshme dhe p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kaluar nuk kishte dokumentacion.<\/p>\n<p>Shehu, thot\u00eb trupa gjykuese mundi t\u00eb provonte se kishte punuar n\u00eb televizon, nd\u00ebrsa solli fotografi kur ajo shfaqej si spikere e lajmeve aty, por KPK nuk i konsideroi k\u00ebto t\u00eb ardhura duke shpjeguar se ato nuk mund t\u00eb shiheshin si t\u00eb ligjshme pasi p\u00ebr to nuk ishin paguar tatime. \u201cDuke qen\u00eb se p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga subjekti si rrjedhoj\u00eb e pun\u00ebsimit t\u00eb saj me koh\u00eb t\u00eb pjesshme pran\u00eb Shijak TV nuk v\u00ebrtetohet pagesa e detyrimeve tatimore, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk konsiderohen pasuri t\u00eb ligjshme\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr ng\u00ebr\u00e7 p\u00ebr gjykat\u00ebsen ishte dokumentimi i 4 mij\u00eb eurove q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj kishte marr\u00eb gjat\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb komppani n\u00eb vitin 2007. Shuma ishte deklaruar m\u00eb her\u00ebt nga subjekti i vetingut n\u00eb deklarimin periodik t\u00eb pasurive, por KPK i k\u00ebrkoi gjykat\u00ebses t\u00eb sillte dokumentacion. Shehu arriti t\u00eb siguronte nj\u00eb kopje mandati t\u00eb vjet\u00ebruar \u201cpak t\u00eb grisur\u201d i cili bindi KPK se parat\u00eb ishin fituar si bonus shitjeje. KPK vendosi se pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb verifikuar plot\u00ebsisht transaksionin nuk ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi e subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb favor t\u00eb saj duket se kan\u00eb qen\u00eb fakti se pasuria e saj e deklaruar dhe pasuria q\u00eb KPK ka gjetur gjat\u00eb hetimit administrativ \u00ebsht\u00eb n\u00eb shuma normale dhe po ashtu problemet kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr sasi t\u00eb vogla monetare. Shehu gjithashtu \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga fakti se ka qen\u00eb bashk\u00ebpunuese, si\u00e7 del n\u00eb vendim por edhe sepse KPK kqa qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb si korrekte transaksionet e deklaruara prej saj, si shit-blerje makine apo pagesa shkollimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i aft\u00ebsive profesionale<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe nga shum\u00eb gjykat\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt ngelin n\u00eb procesin e deklarimit t\u00eb pasurive, ata q\u00eb e kan\u00eb kaluar apo nuk kan\u00eb pasur probleme n\u00eb k\u00ebt\u00eb hetim i jan\u00eb n\u00ebnshtruar nga KPK hetimit t\u00eb figur\u00ebs dhe po ashtu vler\u00ebsimit profesional.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ndaj gjykat\u00ebses ishin paraqitur drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb KPK tre ankesa, por verifikimet nuk gjet\u00ebn q\u00eb gjykat\u00ebsja t\u00eb kishte kryer shkelje t\u00eb ligjit. Nj\u00eb prej ankesave kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb nga Shehu p\u00ebr mosp\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb kolegu t\u00eb saj nga nj\u00eb gjykim. N\u00eb denoncimin e dyt\u00eb sipas KPK gjykat\u00ebsja akuzohej p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrsa denoncuesi pretendonte se kishte humbur \u00e7\u00ebshtjen ngaq\u00eb nuk kishte paguar, por KPK thot\u00eb se ai nuk paraqiti prova. \u00a0Denoncimi i tret\u00eb ishte nj\u00eb shpallje moskopetence prej gjykat\u00ebses.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb po ashtu se dosjet e shqyrtuara prej Shehut nuk kishin rezultuar me probleme dhe se n\u00eb rastet kur ishin apeluar vendimet e gjykat\u00ebses ishin konfirmuar.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykat\u00ebsja e Kurbinit Mar\u00e7ela Shehu u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Shehut iu desh t\u00eb g\u00ebrmonte n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb provuar edhe shuma jo t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ardhurash p\u00ebr t\u00eb kaluar testin e vetingut.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":50423,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180604_194128_040618021-1_3CFsknD-483x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50422"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50422"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50422\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61965,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50422\/revisions\/61965"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}