{"id":50490,"date":"2018-07-10T15:18:43","date_gmt":"2018-07-10T13:18:43","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=50490"},"modified":"2019-04-23T22:01:27","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:27","slug":"vetingu-zbulon-denimin-ne-itali-te-anetarit-te-gjykates-se-larte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-zbulon-denimin-ne-itali-te-anetarit-te-gjykates-se-larte\/2018\/07\/10\/","title":{"rendered":"Vetingu zbulon d\u00ebnimin n\u00eb Itali t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Hetimi administrativ i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ka zbuluar se p\u00ebrve\u00e7 fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb dhe kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me krimin e organizuar, an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Admir Thanza ka d\u00ebshtuar t\u00eb jet\u00eb i sinqert\u00eb p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebnim p\u00ebr vjedhje n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb Itali dhe nj\u00eb hetim p\u00ebr korrupsion n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 dy fakte p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb ndiqet penalisht.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50491\" aria-describedby=\"caption-attachment-50491\" style=\"width: 558px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180710_121431_10071801-1_U2Oc4gY.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50491\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180710_121431_10071801-1_U2Oc4gY-558x400.jpg\" alt=\"\" width=\"558\" height=\"400\" data-id=\"50491\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50491\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Admir Thanza, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit, KPK, | Foto nnga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Admir Thanza u p\u00ebrball me gjetjet e hetimit administrativ t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimi si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Trupa e KPK-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga Olsi Komici si kryesues, Luan Hamiti relator dhe Brunilda Bekteshi ant\u00ebrare, nd\u00ebrsa Thanza asistohej nga avokati Theodhori Sollaku. Sipas relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Luan Hamiti, Thanza \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, ku p\u00ebrfshihet pasuria, integriteti i figur\u00ebs dhe profesionalizmi.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e hetimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit, KPK ka administruar raportin e Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, sipas t\u00eb cilit gjyqtari Thanza ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe ka munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>KPK gjithashtu ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim administrativ t\u00eb pavarur t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur. Si pjes\u00eb e k\u00ebtij hetimi jan\u00eb hetuar origjina dhe ligjshm\u00ebria e burimeve financiare e disa pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Tiran\u00eb dhe Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2003 n\u00eb ILDKPKI, gjyqtari Thanza ka deklaruar blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2000 prej 136 m2 n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs me vler\u00eb 3 milion lek\u00eb. Megjithat\u00eb, sipas KPK-s\u00eb kontrata e shitjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti ka vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni ka v\u00ebn\u00eb re se n\u00eb dosjen e ILDKPKI-s\u00eb ka pasur dy flet\u00eb deklarimi t\u00eb ndryshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset, ku n\u00eb njerin vlera e asetit p\u00ebrshkrushet si 3 milion lek\u00eb dhe n\u00eb tjetrin si 1.2 milion\u00eb lek\u00eb plus rikonstruksion prej 1.8 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim t\u00eb adhurash p\u00ebr blerjen e apartamentit gjyqtari Thanza ka deklaruar shitjen e dy apartamenteve t\u00eb tjer\u00eb (1+1 dhe 2+1), por sipas KPK-s\u00eb k\u00ebto apartamente nuk ishin shitur n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb blerja e apartamentit t\u00eb tret\u00eb. KPK pretendon gjithashtu se t\u00eb dh\u00ebnat e marra nga Zyra Vendore e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajthshme n\u00eb Shkod\u00ebr, tregojn\u00eb q\u00eb vlera prej 1.2 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb jo reale dhe n\u00ebn \u00e7mimin mesatar p\u00ebr Shkodr\u00ebn p\u00ebr vitin 2000.<\/p>\n<p>Aseti i dyt\u00eb i hetuar nga KPK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb apartament pre 113 m2 te lagja Komuna e Parisit n\u00eb Tiran\u00eb, i cili n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 \u00ebsht\u00eb deklaruar nga bashk\u00ebshortja e subjektit si i bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 4 milion lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb kontrata e shitblerjes me nd\u00ebrtuesin ka qen\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 1.95 milion lek\u00eb. Mosp\u00ebrputhje jan\u00eb sh\u00ebnuar edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament dupleks n\u00eb gjirin e Lalzit, t\u00eb cilin gjyqtari Thanza n\u00eb vitin 2012 ka deklaruar nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 99.55 m2, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 38 m2. Gjithashtu n\u00eb vitin 2007, subjekti nuk ka deklaruar blerjen e nj\u00eb garazhi te Komuna e Parisit n\u00eb vler\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Analiza financiare e t\u00eb adhurave dhe shpenzimeve e kryer nga ekspert\u00ebt e Komisionit gjithashtu ka zbuluar mosp\u00ebrputhje, duke sinjalizuar munges\u00eb burimesh financiare gjat\u00eb viteve 1992 -2003 n\u00eb vler\u00eb 2.7 milion lek\u00eb, gjat\u00eb vitit 2003 n\u00eb vler\u00eb 6.2 milion lek\u00eb, n\u00eb vitin 2004 n\u00eb vler\u00eb 369 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2005 n\u00eb vler\u00eb 842 mij\u00eb lek\u00eb. Nj\u00eb bilanc negativ \u00ebsht\u00eb raportuar nga Komision edhe p\u00ebr vitiet 2008 dhe 2009, respektivisht n\u00eb vlerat 389 mij\u00eb lek\u00eb dhe 2.79 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFamija Thanza nuk pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shpenzimet jetike dhe investimet e deklaruara,\u201d u shpreh relatori Komici.<\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin e dyt\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb integritetit t\u00eb figur\u00ebs, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimi ka administruar raportin e Departamentit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, sipas t\u00eb cilit subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn e dekriminalizimit procedim penal p\u00ebr korrupsion aktiv, i cili \u00ebsht\u00eb pushuar n\u00eb vitin 2016. Sipas DSIK-s\u00eb gjyqtari Thanza ose familjar\u00eb t\u00eb tij kan\u00eb pasur kontakte me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, dhe si rrjedhim \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas informacioneve t\u00eb sjella Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit. ONM, gjyqtari i Thanza \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar m\u00eb 40 dit\u00eb burg n\u00eb vitin 1999 n\u00eb Itali p\u00ebr vjedhje n\u00eb bashk\u00ebpunim, nj\u00eb informacion q\u00eb gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb formularin e dekriminalizimit. Sipas KPK-s\u00eb gjyqtari Thanza ka pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim sepse \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb flagranc\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket vler\u00ebsimit t\u00eb kriterit profesional gjyqtari Thanza ka pasur probleme. N\u00eb 5 dosjet e zgjedhura me short dhe t\u00eb vler\u00ebsuara nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb konstatuar mungesa e 3 procesverbale t\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb k\u00ebshillimit dhe mang\u00ebsi t\u00eb tjera. Por megjith\u00eb problemet e konstatuara, KLD ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm pozitiv p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb KPK kund\u00ebr gjyqtarit Thanza kan\u00eb ardhur 13 denoncime, t\u00eb cilat p\u00ebrtej indicjeve nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb. Por duke u fokusuar tek \u00e7\u00ebshtja e etik\u00ebs profesionale dhe integriteti, relatori Komici sakt\u00ebsoi se gjyqtari Thanza nuk kishte deklaruar n\u00eb vitin 2017, dhurat\u00ebn e nj\u00eb garazhi nga kompania Curri Sh.p.k, e cila kishte qen\u00eb pal\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb shkurt 2018 ku Thanza ka qen\u00eb relator. Sipas KPK-s\u00eb gjyqtari Thanza nuk e ka p\u00ebrmendur k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga d\u00ebshmia e noterit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij ndaj gjetjeve t\u00eb hetimit administrativ, gjyqtari Thanza u ndalua tek kriteri i pasuris\u00eb ku kontestoi disa nga llogaritjet e b\u00ebra nga eksperti financiar i KPK-s\u00eb n\u00eb lidhje me shpenzimet e tij jetike, si p\u00ebr shembull p\u00ebr vitin 1993-1994 kur ai nuk kishte qen\u00eb i martuar.<\/p>\n<p>\u201cNuk njoh bashkjetes\u00ebn por vet\u00ebm martes\u00ebn ligjore sepse jam konservator,\u201d i tha Thanza komisionit.<\/p>\n<p>Gjyqtari kontestoi gjithashtu metodologjin e p\u00ebrdorur nga eksperti financiar p\u00ebr t\u00eb llogaritur fitimin e biznesit t\u00eb noteris\u00eb t\u00eb s\u00eb shoqes p\u00ebr disa vite duke u shprehur se kostot e aktiviteti kishin qen\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ulta kur ata jetonin n\u00eb Shkod\u00ebr; shpenzimet jetike mesatare t\u00eb llogaritura nga KPK p\u00ebr vitet 1994-2003, si dhe kontestoi differncat negative p\u00ebr vitin 2009 dhe 2016.<\/p>\n<p>M\u00eb tej gjyqtari insistoi se p\u00ebrtej kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes, banesa n\u00eb Shkod\u00ebr e bler\u00eb n\u00eb vitin 2000 kishte kushtuar 3 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, sepse e kishte bler\u00eb karabina dhe kisht\u00eb b\u00ebr\u00eb 1.8 milion\u00eb lek\u00eb investime. P\u00ebr mosp\u00ebrputhjen e metrave t\u00eb hyrjes dupleks n\u00eb gjirin e Lalzit ai u shpreh se ishte diferenca midis kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes dhe certifikat\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr garazhin e padeklaruar n\u00eb Tiran\u00eb pretendoi se e kishte harruar.<\/p>\n<p>Thanza gjithashtu hodhi posht\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e tij vler\u00ebsimin profesional t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga KLD, duke arsyetuar se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb argumenta ligjor\u00eb.\u201d Ai argumentoi se firma Curri Sh.p.k i kishte transferuar n\u00eb vitin 2017 nj\u00eb garazh q\u00eb ai kishte n\u00eb pron\u00ebsi q\u00eb nga viti 2000, por q\u00eb nuk ishte regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb gabimi administrativ t\u00eb ZVRPP\u00a0 Shkod\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebsthja n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb kishte q\u00ebllim t\u00eb rregullonte nj\u00eb problem juridiksioni gjykatash.<\/p>\n<p>M\u00eb tej p\u00ebr sa i p\u00ebrket gjetjeve p\u00ebr integritetin e figur\u00ebs fjal\u00ebn e mori avokati Theodhori Sollaku, i cili kontestoi raportin e DSIK-s\u00eb, duke argumentuar se Z. Thanza nuk kishte pasur kontakt me antar\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar gjat\u00eb \u00e7\u00ebshtjes hetimore, por me nj\u00eb mik t\u00eb tij q\u00eb e njihte prej 20 vitesh. M\u00eb tej Sollaku shtoi se personi n\u00eb fjal\u00eb ishte shpallur i pafajsh\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sollaku n\u00eb em\u00ebr t\u00eb klientit pranoi d\u00ebnimin n\u00eb Itali t\u00eb viti 2001 n\u00eb Piza, por u shpreh se Thanza kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime n\u00eb p\u00ebrgjigjet me shkrim dhe nuk mund t\u00eb thellohej m\u00eb tej p\u00ebr shkak se \u00e7\u00ebshtja p\u00ebrfshinte t\u00eb mitur dhe t\u00eb dh\u00ebna personale.<\/p>\n<p>N\u00eb argumentet p\u00ebrfundimtare gjyqtari Thanza, me ton melodramatik shpjegoi dhe incidentin n\u00eb Itali, ku sipas tij ai kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb vjedhje t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga e kunata, p\u00ebr shkak se nipi i tij ishte i s\u00ebmur\u00eb dhe rrezikonte kurimin n\u00ebse n\u00ebse e \u00ebma d\u00ebnohej.<\/p>\n<p>\u201cMe sinqeritet e kam vler\u00ebsuar trup\u00ebn gjykuese dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e ONM. Ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb procedimi penal. Kam tentuar ta shpjegoj me sinqeritet. Te jeni koshient kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time un\u00eb s\u2019mund ta b\u00ebja nje veprim t\u00eb till\u00eb. Mora p\u00ebrsip\u00ebr di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur, \u00ebsht\u00eb djali i v\u00ebllait tim. Vjedhjen e ka b\u00ebr\u00eb ish kunata. Kurr\u00eb nuk e dija,\u201d tha Thanza.<\/p>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk dha shpjegime pse d\u00ebnimin n\u00eb Itali hetimin p\u00ebr korrupsion n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e kishte deklaruar n\u00eb formularin e dekriminalizimit t\u00eb vitit 2016-t\u00eb. Sipas ligjit mosdeklarimi i p\u00ebrplasjeve t\u00eb shkaura me ligjin p\u00ebr zyrtar\u00ebt e lart\u00eb si Thanza p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimi administrativ i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ka zbuluar se p\u00ebrve\u00e7 fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb dhe kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me krimin e organizuar, an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Admir Thanza ka d\u00ebshtuar t\u00eb jet\u00eb i sinqert\u00eb p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebnim p\u00ebr vjedhje n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb Itali dhe nj\u00eb hetim p\u00ebr korrupsion n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 dy fakte [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":50491,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180710_121431_10071801-1_U2Oc4gY-558x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50490"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50490"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50490\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61957,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50490\/revisions\/61957"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50491"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50490"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50490"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50490"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}