{"id":50500,"date":"2018-07-10T18:56:59","date_gmt":"2018-07-10T16:56:59","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=50500"},"modified":"2019-04-23T22:01:27","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:27","slug":"pushimi-i-hetimit-per-gjyqtarin-admir-thanza-rendon-mbi-prokurorin-beluri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pushimi-i-hetimit-per-gjyqtarin-admir-thanza-rendon-mbi-prokurorin-beluri\/2018\/07\/10\/","title":{"rendered":"Pushimi i hetimit p\u00ebr gjyqtarin Admir Thanza r\u00ebndon mbi prokurorin Beluri"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa kaloi pa probleme testin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Kostaq Beluri u p\u00ebrball me pik\u00ebpyetje t\u00eb shumta mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si i mbylli hetimet p\u00ebr korrupsion p\u00ebr gjyqtarin Thanza dhe nj\u00eb notere n\u00eb vitin 2016.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50501\" aria-describedby=\"caption-attachment-50501\" style=\"width: 524px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Beluri-foto.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50501\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Beluri-foto-524x400.jpg\" alt=\"\" width=\"524\" height=\"400\" data-id=\"50501\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50501\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Kostaq Beluri n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Kostaq Beluri kaloi pa probleme testin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs t\u00eb mart\u00ebn, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh mbi vendimin e tij p\u00ebr t\u00eb pushuar hetimin p\u00ebr korrupsion ndaj gjyqtarit Admir Thanza dhe nj\u00eb notereje n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Beluri, i cili u p\u00ebrball me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit vet\u00ebm n\u00eb pak or\u00eb distanc\u00eb me Thanz\u00ebn, iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut me p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb tria kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, v\u00ebmendjen e trup\u00ebs gjykuese e t\u00ebrhoqi procedimi penal i regjistruar n\u00eb mars 2016 ndaj an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Admir Thanza dhe nj\u00eb notereje me inicialet L.H si dhe vendimi i Belurit p\u00ebr t\u2019i \u00e7liruar ata nga akuzat.<\/p>\n<p>Sipas relatores Bekteshi, \u00e7\u00ebshtja nis me hetimin dhe vendosjen n\u00ebn mas\u00eb sigurie p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cshp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d dhe \u201ckall\u00ebzimit t\u00eb rrem\u00eb\u201d t\u00eb drejtorit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Shkod\u00ebr. \u00a0Bashk\u00ebshortja e k\u00ebtij t\u00eb fundit, noterja me inicialet L.H shfryt\u00ebzoi lidhjet e saj me njer\u00ebz t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur arrestimin e t\u00eb shoqit.<\/p>\n<p>Duke iu referuar materialeve t\u00eb dosjes, relatorja Bekteshi shpjegoi se noterja L.H ishte mbajtur n\u00ebn v\u00ebzhgim dhe filmuar nga Forca Operacionale e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit teksa takohej me shtetasin G.B dhe gjyqtarin Admir Thanza. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, noterja \u00ebsht\u00eb par\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbej\u00eb para. \u00a0Prokuroria ka p\u00ebrgjuar gjithashtu nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb telefonike pas takimit t\u00eb noteres me gjyqtarin Thanza.<\/p>\n<p>Biseda e kryer mes nj\u00eb personi t\u00eb vet\u00ebquajtur Maurizio dhe nj\u00eb numri telefonik me 11 n\u00eb fund-q\u00eb u la t\u00eb kuptohej se i p\u00ebrkiste ish-drejtorit n\u00ebn akuz\u00eb t\u00eb Hipotek\u00ebs rrotullohej rreth shprehjes: Pallati b\u00ebnte 50 mij\u00eb euro!<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur nj\u00eb an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dyshohej p\u00ebr korrupsion, Prokuroria e Shkodr\u00ebs shpalli moskompetenc\u00ebn dhe ia kaloi dosjen p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme. Prokurori Beluri e regjistroi procedimin nr.3 m\u00eb 3 mars 2016 dhe pas disa veprimesh hetimore vendosi pushimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se n\u00eb rastin e m\u00ebsip\u00ebrm nuk ka pasur hetime t\u00eb thelluara\u2026,\u201d tha relatorja Bekteshi, e cila renditi disa prej veprimeve hetimore q\u00eb duhej t\u00eb ishin kryer.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka pasur asnj\u00eb ballafaqim mes deklarimeve t\u00eb noteres me inicialet L.H me personat e tjer\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, biseda telefonike se vlera e pallatit ishte 50 mij\u00eb euro del e pakuptueshme,\u201d shtoi ajo, duke mir\u00ebpritur shpjegimet e subjektit mbi k\u00ebto konstatime.<\/p>\n<p>Prokurori Kostaq Beluri shpjegoi para Komisionit se dosjen e kishte marr\u00eb dy muaj pas ndjekjes s\u00eb t\u00eb dyshuarve n\u00eb terren dhe se hetimet ishin kryer n\u00eb shumic\u00ebn e tyre nga Prokuroria e Shkodr\u00ebs. Ai shtoi se n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb hetimeve proaktive, ai vler\u00ebsoi provat q\u00eb ndodheshin n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>\u201cElementi kryesor p\u00ebr sigurimin e prov\u00ebs n\u00eb rastet e korrupsionit \u00ebsht\u00eb hetimi proaktiv. Prokuroria e Shkodr\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebj\u00eb hetim proaktiv, por n\u00eb fund ajo dhe Policia kan\u00eb vendosur t\u00eb mos nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb kushtet e flagranc\u00ebs,\u201d tha Beluri.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur nuk mund t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb hetim proaktiv pasi kishin kaluar dy muaj, un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e atyre provave q\u00eb kisha n\u00eb dosje dhe gjykoj se kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim objektiv,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Shpjegimet e Belurit nuk e bind\u00ebn an\u00ebtarin Lulzim Hamitaj, i cili adresoi tre pyetje q\u00eb lidheshin me hetimet proaktive, me dyshimet q\u00eb binin mbi gjyqtarin Thanza dhe me mosadministrimin e nj\u00eb CD-je p\u00ebr k\u00ebqyrje.<\/p>\n<p>I pyetur indirekt n\u00ebse shprehja \u201cPallati b\u00ebn 50 mij\u00eb euro\u201d kishte lidhje me Thanz\u00ebn, Beluri u p\u00ebrgjigj se: \u00a0\u201cAjo telefonat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjuar si pjes\u00eb e procedimit penal ndaj Sh.B [ish-kreu i Hipotek\u00ebs Shkod\u00ebr], kishte lidhje me at\u00eb shtetas dhe kam gjykuar se ishte pjes\u00eb e procedimit q\u00eb prokuroria e Shkodr\u00ebs po kryente kund\u00ebr tij\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e ngritur nga Hamitaj lidhej me CD-n\u00eb me pamjet e takimit mes noteres dhe shtetasit G.B si dhe shum\u00ebn e parave t\u00eb shk\u00ebmbyera mes tyre. Sipas gjyqtarit, subjekti ishte mjaftuar vet\u00ebm me fotot e nxjerra nga CD-ja p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Beluri u p\u00ebrgjigj se kjo kishte qen\u00eb e panevojshme n\u00eb kushtet kur t\u00eb dy personazhet e kishin pranuar takimin dhe shk\u00ebmbimin e parave.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi Hamitaj e shoq\u00ebroi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje me komentin: \u201cMosmarrja e filmimit nga ana juaj l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar\u201d.<\/p>\n<p>Beluri u pyet edhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar se pse nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebrgjime telefonike apo v\u00ebzhgime n\u00eb terren p\u00ebr rastin. Ai u p\u00ebrgjigj se dy muaj pas episodit kjo ishte\u00a0 gjykuar e panevojshme, pasi nuk kishte m\u00eb pritshm\u00ebri p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit \u00e7ertifikoi si t\u00eb mjaftueshme shpjegimet dhe provat e prokurorit Beluri p\u00ebr pasurin\u00eb e tij si dhe konstatoi p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e tij me detyr\u00ebn, sipas raportit t\u00eb dor\u00ebzuar nga DSIK.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Beluri shprehu dakord\u00ebsi me konstatimet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vler\u00ebsoi edhe debatin e zhvilluar n\u00eb sall\u00eb. Ai k\u00ebrkoi rikonfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e nd\u00ebrpreu seanc\u00ebn p\u00ebr t\u2019u shprehur me vendim n\u00eb dat\u00ebn 12 korrik.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa kaloi pa probleme testin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Kostaq Beluri u p\u00ebrball me pik\u00ebpyetje t\u00eb shumta mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si i mbylli hetimet p\u00ebr korrupsion p\u00ebr gjyqtarin Thanza dhe nj\u00eb notere n\u00eb vitin 2016.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":50501,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Beluri-foto-524x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50500"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50500"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50500\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61955,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50500\/revisions\/61955"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50500"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}