{"id":50572,"date":"2018-07-12T16:57:19","date_gmt":"2018-07-12T14:57:19","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=50572"},"modified":"2019-05-06T23:34:58","modified_gmt":"2019-05-06T23:34:58","slug":"pasurite-e-pajustifikuara-dhe-denimi-i-nipit-si-sekser-rrezikojne-gani-dizdarin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasurite-e-pajustifikuara-dhe-denimi-i-nipit-si-sekser-rrezikojne-gani-dizdarin\/2018\/07\/12\/","title":{"rendered":"Pasurit\u00eb e pajustifikuara dhe d\u00ebnimi i nipit si \u201csekser\u201d rrezikojn\u00eb Gani Dizdarin"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasuri t\u00eb pajustifikuara dhe t\u00eb padeklaruara nga Dizdari dhe e bija si dhe kontaktet e papajtueshme me nipin e tij t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr ndikimin e nj\u00eb vendimi p\u00ebr vrasje n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. \u00a0Avokati i Dizdarit k\u00ebrkoi konfirmimin: P\u00ebr gjasht\u00eb muaj del n\u00eb pension. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50573\" aria-describedby=\"caption-attachment-50573\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-Gani-Dizdari.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50573\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-Gani-Dizdari-600x292.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"292\" data-id=\"50573\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50573\" class=\"wp-caption-text\">Avokati i Gani Dizdarit, Sokol Hazizaj p\u00ebrball\u00eb trup\u00ebs gjykuese t\u00eb drejtuar nga Pamela Qirko dhe an\u00ebtar\u00eb Roland Ilia dhe Olsi Komici.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pasuria e pajustifikuar dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me nipin e tij t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr \u201cushtrim ndikimi t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d rrezikojn\u00eb t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb edhe Gani Dizdarin- an\u00ebtari i fundit i Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb p\u00ebrballet me procesin e vetingut.<\/p>\n<p>Dizdari mungoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb enjten n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nd\u00ebrkoh\u00eb avokati i tij, Sokol Hazizaj pretendoi se subjekti ka burime t\u00eb mjaftueshme financiare, pavar\u00ebsisht pasakt\u00ebsive.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilia dhe an\u00ebtar Olsi Komici konstatoi probleme si n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb e kishte certifikuar pasurin\u00eb e Dizdarit si t\u00eb ligjshme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi burime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit si dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe pasuri t\u00eb padeklaruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Roland Ilia tha se gjyqtari Dizdari kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb sakta p\u00ebr nj\u00eb apartament 97.5 m2 t\u00eb p\u00ebrfituar nga ligji p\u00ebr privatizimet, nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe totale 86 metra katror\u00eb n\u00eb Gjirin e Lalzit, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb Mjull Bathore si dhe nj\u00eb depozit\u00eb bankare me vler\u00eb rreth 1.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK evidentoi pasakt\u00ebsi, munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe mosdeklarime p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja e ndjer\u00eb e Dizdarit p\u00ebr 1 850 000 lek\u00eb, nj\u00eb depozit\u00eb me vler\u00eb 5272 euro, e krijuar kryesisht nga parat\u00eb e llogaritura p\u00ebr shpenzime kurimi, t\u00eb kthyera mbrapsht nga nj\u00eb bank\u00eb gjermane si dhe dhurime n\u00eb vler\u00ebn e 10 mij\u00eb eurove p\u00ebr shpenzime kurimi nga t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>Sa i takon pasurive t\u00eb deklaruara nga vajza e Dizdarit si person i lidhur, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mosp\u00ebrputhje t\u00eb shumta, munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe shmangie nga deklarimi.<\/p>\n<p>Sipas relatorit, vajza e subjektit ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb vitin 2009, por sip\u00ebrfaqja e tij dhe vlera kan\u00eb mosp\u00ebrputhje mes deklarat\u00ebs periodike, deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d dhe pyet\u00ebsor\u00ebve. N\u00eb vitin 2009, apartamenti \u00ebsht\u00eb deklaruar me vler\u00eb 94 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVeting\u201d p\u00ebr 73 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjithashtu, burimi i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nuk konsiderohet i ligjsh\u00ebm. Sipas KPK-s\u00eb, vajza e Dizdarit ka deklaruar se ka marr\u00eb 36 mij\u00eb euro borxh n\u00eb vitin 2009 dhe 20 mij\u00eb euro borxh n\u00eb vitin 2010 nga t\u00eb af\u00ebrmit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 23 mij\u00eb euro t\u00eb tjera i ka paguar ish-bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se asnj\u00ebri prej t\u00eb af\u00ebrmve nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr huat\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ish-bashk\u00ebshorti nuk dispononte dokumentacion p\u00ebr parat\u00eb q\u00eb pretendonte se i kishte fituar nga emigracioni. Komisioni konstatoi gjithashtu probleme t\u00eb ardhurash n\u00eb blerjen e nj\u00eb makine me vler\u00eb 6 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Diskutimi n\u00eb seanc\u00eb u dominua megjithat\u00eb nga konstatimi se gjyqtari Dizdari ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tij me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar-q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb nipi i tij Agron Lumneshi.<\/p>\n<p>Avokati i Dizdarit tentoi ta paraqiste k\u00ebt\u00eb gjetje si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie familjare t\u00eb pafshehur nga subjekti, por hetimi i vitit 2012 ndaj nipit t\u00eb tij tregon se \u201cushtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d- nj\u00eb vep\u00ebr penale q\u00eb lidhet gjer\u00ebsisht me rolin e \u201csekserit\u201d, b\u00ebhej p\u00ebr uljen e nj\u00eb d\u00ebnimi p\u00ebr vrasje n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb ku asokohe punonte Dizdari n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Lumneshi u d\u00ebnua me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, hetimi i prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit nuk arriti t\u00eb provonte se ku kishin shkuar parat\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Roland Ilia pranoi se subjekti nuk e kishte fshehur k\u00ebt\u00eb \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb pap\u00ebrshtatshme\u201d, por fakti ekzistonte dhe se kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim me ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje m\u00eb t\u00eb paqt\u00eb se rastet e m\u00ebparshme m\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, avokati Hazizaj pranoi disa gjetje, rr\u00ebzoi disa t\u00eb tjera dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb klientit t\u00eb tij me argumentin se \u201cDizdarit i kan\u00eb mbetur edhe 6 muaj para se t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension\u201d.<\/p>\n<p>Hazizaj pretendoi se p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja e ndjer\u00eb, Dizdari kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, t\u00eb cilat nuk i ishin llogaritur pasi dokumentacioni i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs ishte djegur gjat\u00eb vitit 1997, nd\u00ebrsa p\u00ebr dhurimet p\u00ebr kurimin n\u00eb Gjermani tha se klienti i tij, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve sh\u00ebndet\u00ebsore ishte n\u00eb kushtet e padijenis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai i dor\u00ebzoi trup\u00ebs gjykuese prova t\u00eb reja, q\u00eb sipas tij v\u00ebrtetojn\u00eb se dy t\u00eb af\u00ebrmit q\u00eb i dhan\u00eb hua 56 mij\u00eb euro n\u00eb total vajz\u00ebs s\u00eb Dizdarit kan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsoi mosp\u00ebrputhjen n\u00eb rastin e blerjes s\u00eb nj\u00eb makine si \u201cgabim t\u00eb noteres\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me raportet mes Dizdarit dhe nipit t\u00eb tij t\u00eb d\u00ebnuar, Hazizaj pretendoi se vepra penale e ushtrimit t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb ligjin \u201cAntimafia\u201d-ku sipas tij renditen veprat penale q\u00eb lidhen me krimin e organizuar. Megjithat\u00eb, ai tha se Dizdari e kishte deklaruar at\u00eb n\u00eb formular dhe se duhej vler\u00ebsuar p\u00ebr faktin se nuk nd\u00ebrhyri kur nipi i tij b\u00ebri rekurs n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb dhe kjo e fundit ia rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe\u2026. \u00ebsht\u00eb n\u00eb 6 muajt e fundit t\u00eb karrier\u00ebs para se t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension. Ka dh\u00ebn\u00eb kontribute n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem drejt\u00ebsie q\u00eb ka qen\u00eb,\u201d tha Hazizaj n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka qen\u00eb transparent dhe bashk\u00ebpunues me Komisionin. N\u00eb fund t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij k\u00ebrkoj rikonfirmimin e tij t\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb i ka mbetur,\u201d p\u00ebrfundoi Hazizaj.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr Dizdarin do t\u00eb shpallet m\u00eb 16 korrik.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasuri t\u00eb pajustifikuara dhe t\u00eb padeklaruara nga Dizdari dhe e bija si dhe kontaktet e papajtueshme me nipin e tij t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr ndikimin e nj\u00eb vendimi p\u00ebr vrasje n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. \u00a0Avokati i Dizdarit k\u00ebrkoi konfirmimin: P\u00ebr gjasht\u00eb muaj del n\u00eb pension. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69742,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-Gani-Dizdari-600x292.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50572"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50572"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50572\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62532,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50572\/revisions\/62532"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69742"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50572"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50572"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50572"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}