{"id":50588,"date":"2018-07-13T13:09:20","date_gmt":"2018-07-13T11:09:20","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=50588"},"modified":"2019-04-23T22:01:27","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:27","slug":"komisioneri-publik-rihap-vetingun-e-gjyqtarit-edmond-islamaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-rihap-vetingun-e-gjyqtarit-edmond-islamaj\/2018\/07\/13\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik rihap vetingun e gjyqtarit Edmond Islamaj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik Florian Ballhysa k\u00ebrkoi nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit hetim m\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Edmond Islamaj, duke deklaruar se e kishte gjetur t\u00eb mang\u00ebt dhe t\u00eb paplot\u00eb hetimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit i cili e konfirmoi gjykat\u00ebsin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_49823\" aria-describedby=\"caption-attachment-49823\" style=\"width: 552px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180605_132140_050618002-2_KBeRgEC.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-49823\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180605_132140_050618002-2_KBeRgEC-552x400.jpg\" alt=\"\" width=\"552\" height=\"400\" data-id=\"49823\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-49823\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Edmond Islamaj, duke dal\u00eb nga nj\u00eb seance\u00eb e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Edmond Islamaj ishte i pari an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) n\u00eb fillim t\u00eb qershorit, por procesi p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb rihapet pas apelimit nga Komisioneri Publik, i cili p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shqyrtimit t\u00eb 19 vendimeve t\u00eb zbardhura, konstatoi se hetimet e KPK nuk kishin qen\u00eb t\u00eb plota.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit (KPA), komisioneri Ballhysa k\u00ebrkon hetime t\u00eb reja p\u00ebr pasurin\u00eb e gjykat\u00ebsit Islamaj, duke i konsideruar t\u00eb p\u00ebrmbushura dy kriteret e tjera dhe e l\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre hetimeve vendimin n\u00ebse ai duhet t\u00eb konfirmohet apo jo n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, \u00e7mon se procesi i hetimit i Komisionit (KPK) p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb, ka mang\u00ebsi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet nuk mund t\u00eb konkludohet se subjekti i rivler\u00ebsimit ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij\u201d, thuhet n\u00eb anikimin e Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ankimi i par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrfunduar nga KPK. M\u00eb her\u00ebt Komisioneri, si nj\u00eb nd\u00ebr tre institucionet e rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, i cili ka p\u00ebr detyr\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e interesit publik gjat\u00eb kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb vetingut, ishte ankuar p\u00ebr ndalimin e vetingut p\u00ebr ish-Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Adriatik Llalla, ish gjyqtaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Mirela Fana dhe prokurorin e dal\u00eb n\u00eb pension Sulejman Tola.\u00a0 N\u00eb rastin e Llall\u00ebs KPA la n\u00eb fuqi vendimin e KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr Tol\u00ebn institucioni i Komisionerit e t\u00ebrhoqi ankes\u00ebn, e cila u pranua n\u00eb Dhom\u00eb K\u00ebshilli nga Kolegji me shumic\u00eb vot\u00ebs. Seanca d\u00ebgjimore ndaj gjyqtares Fana pritet t\u00eb mbahet m\u00eb dat\u00eb 16 korrik.<\/p>\n<p><strong>Vendimi i KPK p\u00ebr Islamaj<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 7 qershor KPK mori vendim se Islamaj ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr detyr\u00ebn, duke i cil\u00ebsuar t\u00eb kalauar prej tij t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. N\u00eb vendimin e zbardhur s\u00ebfundmi, i marr\u00eb nga treshja Suela Zhegu, kryesuese, Pamela Qirko, an\u00ebtare dhe Genta Tafa (Bungo) relatore,\u00a0 konstatohet se \u201csubjekti ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm\u00a0 t\u00eb\u00a0 kontrollit\u00a0 t\u00eb\u00a0 figur\u00ebs,\u00a0 si\u00a0 dhe\u00a0 nj\u00eb\u00a0 nivel\u00a0 t\u00eb\u00a0 lart\u00eb\u00a0 t\u00eb\u00a0 vler\u00ebsimit\u00a0 t\u00eb\u00a0 aft\u00ebsive profesionale\u201d.<\/p>\n<p>Specifikisht p\u00ebr pasurit\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, KPK shprehet se nuk ka gjetur probleme q\u00eb mund t\u00eb \u00e7onin n\u00eb shkarkimin e tij. \u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjektit, Komisioni konstaton se nga vler\u00ebsimi i\u00a0 provave t\u00eb marra gjat\u00eb k\u00ebtij hetimi administrativ, ka rezultuar se nuk ka dyshime mbi pasurit\u00eb e luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, si dhe llogarit\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe personat e lidhur me t\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb po ashtu n\u00eb vendimin e zbardhur evidentohet se subjekti nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2015, nd\u00ebrsa u konsideruan si korrekte deklaratat e pasuris\u00eb p\u00ebr vitet e tjera. \u201cPo k\u00ebshtu, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e hetuara p\u00ebrputhet deklarimi i subjektit me dokumentacionin e dor\u00ebzuar dhe me p\u00ebrgjigjet e ardhura nga organet shtet\u00ebrore\u201d, thuhet m\u00eb tej n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto konkluzione sipas Komisionerit nuk jan\u00eb t\u00eb qarta dhe jan\u00eb marr\u00eb pa shteruar hetimin dhe n\u00eb nj\u00eb rast pa marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme. Komisioneri thot\u00eb se gjeti, duke shqyrtuar dokumentet dhe d\u00ebshmit\u00eb e p\u00ebrdorura po nga KPK se p\u00ebr mjaft pasuri dokumentacioni nuk p\u00ebrputhej me deklarimet e gjykat\u00ebsit dhe se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte neglizhuar t\u00eb hetonte m\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Problemet kryesore sipas Komisionerit Florian Ballhysa jan\u00eb disa transaksione me pasuri t\u00eb paluajtshme, p\u00ebrfshi nj\u00eb dhurat\u00eb nga prind\u00ebrit e gjykat\u00ebsit te f\u00ebmij\u00ebt e mitur t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, disa transaksione me shitblerje makinash, kursimet e gjykat\u00ebsit, bashk\u00ebjetueses dhe kursimet e prind\u00ebrve t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebjetueses.<\/p>\n<p>N\u00eb ankes\u00eb Komisioneri thot\u00eb se ai vet\u00eb nuk mund t\u00eb hetonte p\u00ebrtej dokumenteve q\u00eb kishte mbledhur KPK, por i k\u00ebrkonte Kolegjit \u201cmbledhjen e fakteve ose t\u00eb provave\u201d dhe nj\u00eb vendim n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb me probleme e patundshme<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, KPK nuk kishte ezauruar hetimet p\u00ebr blerjen nga gjykat\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb toke kullot\u00eb n\u00eb Karpen. Toka nj\u00eb dynym ishte bler\u00eb 137.000 lek\u00eb nga nj\u00eb \u00e7ift. Komisioneri thot\u00eb se \u00e7mimi i blerjes, i deklaruar 137 lek\u00eb p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb, ishte m\u00eb i ul\u00ebt se \u00e7mimet e referenc\u00ebs t\u00eb p\u00ebrcaktuara me vendim qeverie n\u00eb vitin 2014. Duke iu referuar transaksionit Komisioneri thot\u00eb se shit\u00ebsit e kishin bler\u00eb pron\u00ebn vet\u00ebm 1 muaj para se t\u2019ia shisnin gjyqtarit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit KPK nuk ka hetuar p\u00ebrtej deklarimeve dhe se Komisioni duhej t\u00eb ishte interesuar pran\u00eb Zyr\u00ebs Vendore t\u00eb Rregjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme (ZVRPP), p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse \u00e7mimi ishte i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb transaksionet e kryera n\u00eb parcelat pran\u00eb asaj t\u00eb bler\u00eb nga gjyqtari. \u00a0Ai po ashtu thot\u00eb se KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin standard hetimi t\u00eb vendosur prej saj gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb rastit t\u00eb an\u00ebtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Vitore Tusha.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri shprehet se gjeti probleme n\u00eb deklarimin e bashk\u00ebjetueses p\u00ebr tre pasuri t\u00eb paluajtshme.\u00a0 Sipas komisionerit partnerja e Islamajt ka deklaruar nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 141 m2, nj\u00eb dyqan 55 m2 dhe nj\u00eb garazh 16 m2 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb \u201cdeklarat\u00ebn veting\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q dokumentacioni i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre pronave ishte i paqart\u00eb dhe KPK nuk kishte hetuar p\u00ebr ta qart\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit nj\u00eb apartamentet me burim nj\u00eb kontrat\u00eb shit-blerje mes babait dhe bashk\u00ebjetueses s\u00eb gjykat\u00ebsit n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 ishte regjsitruar n\u00eb hipotek\u00eb n\u00eb vitin 2002. KPK e ka pranuar k\u00ebt\u00eb transaksion si t\u00eb sakt\u00eb dhe gjithashtu ka pranuar edhe \u00e7mimi simbolik 1 milion lek\u00eb i vendosur p\u00ebr pasurin\u00eb me vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, duk arsyetuar se rridhte nga marr\u00ebdh\u00ebnia bab\u00eb-bij\u00eb. Por nga ana e tij Komisioneri pretendon se jo gjith\u00e7ka ishte e sqaruar dhe ai thot\u00eb se n\u00eb ZVRPP pasurit\u00eb nuk ishin t\u00eb rregjistruara me ato numra q\u00eb ishin raportuar.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit nga dokumentet doli q\u00eb k\u00ebto pasuri ishin rregjistruar dhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb n\u00eb vitin 2012 dhe jo n\u00eb vitin 2002, nd\u00ebrsa hodhi dyshime se t\u00eb ardhurat e at\u00ebhershme t\u00eb bashk\u00ebjetueses nuk ishin t\u00eb mjaftueshme as p\u00ebr pages\u00ebn prej 1 milion lek\u00ebsh t\u00eb deklaruar, duke n\u00ebnvizuar se partneres s\u00eb Islamajt i mungonin 269 mije lek\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion. Po ashtu sipas Komisionerit vet\u00eb gjykat\u00ebsi ka b\u00ebr\u00eb kontratat e energjis\u00eb n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr k\u00ebto pasuri, gj\u00eb q\u00eb e detyron at\u00eb t\u00eb jap\u00eb shpjegime p\u00ebr to q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit bashk\u00ebjetuesja e gjykat\u00ebsit nuk \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00ebse jan\u00eb paguar tatimet p\u00ebr pag\u00ebn e pretenduar nga nj\u00eb Organizat\u00eb Jo Qeveritare dhe se KPK \u201cnuk \u00a0ka marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga organet tatimore si n\u00eb vendimin Nr.12 \u00a0(gjykat\u00ebsin Fatos Lulo)\u201d. N\u00eb p\u00ebrfundim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri komisioneri k\u00ebrkon hetim t\u00eb burimit t\u00eb 1 milion lek\u00ebve p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb, verifikim t\u00eb gabimeve n\u00eb rregjistrim n\u00eb hipotek\u00eb (duke arsyetuar se k\u00ebto mund t\u00eb ken\u00eb rezultuar n\u00eb penalitete financiare q\u00eb duhej t\u00eb llogariteshin), marrje informacioni m\u00eb t\u00eb plot\u00eb nga ZVRPP.<\/p>\n<p>Probleme Komisioneri konstatoi edhe n\u00eb konkluzionet e KPK-s\u00eb mbi dy garsionere q\u00eb bashk\u00ebjetuesja e gjykat\u00ebsit kishte n\u00eb p\u00ebrdorim. Vet\u00eb KPK thot\u00eb se deklarimet e subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ishin t\u00eb qarta, por ajo ka pranuar ato pasi ka marr\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi edhe nga vjehrri i tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Komisioneri \u00ebsht\u00eb ndalur m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb apartamentin e dhuruar nga prind\u00ebrit e gjykat\u00ebsit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e k\u00ebtij t\u00eb fundit. KPK vet\u00eb gjeti se sipas t\u00eb dh\u00ebnave bankare, babai i gjykat\u00ebsit rezulton t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb borxh 3 milion lek\u00eb nga vjehrri dhe k\u00ebto para ai ia ka transferuar p\u00ebrmes nj\u00eb noteri p\u00ebrs\u00ebri krushkut p\u00ebr t\u00eb paguar apartamentin q\u00eb i dhuroi f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb djalit.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK dhe Komisioneri pranojn\u00eb se n\u00eb d\u00ebshmi qoft\u00eb vjerri i subjektit qoft\u00eb ai vet\u00eb nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb ken\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb huamarrje mes dy krushqve. \u201cNe nuk kemi patur fare lek\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb vjerri sipas Komisionerit. \u201cNuk jam n\u00eb dijeni q\u00eb mes tyre t\u00eb ket\u00eb pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje, por nuk e p\u00ebrjashtoj mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb till\u00eb\u201d, tha vet\u00eb gjykat\u00ebsi. KPK n\u00eb fund nuk i ka kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebtyre deklarimeve kontradiktore dhe Komisioneri thot\u00eb se situata n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mbetet e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu ai thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb hetuar as pasuria e prind\u00ebrve pensionist\u00eb, n\u00ebse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishin apo jo mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb blerje t\u00eb till\u00eb. Komisioneri thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast KPK nuk ka kryer hetime t\u00eb mjaftueshme as p\u00ebr llogarit\u00eb bankare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb gjykat\u00ebsit dhe t\u00eb bashk\u00ebjetueses dhe nuk del burimi i tyre i ligjsh\u00ebm. Komisioneri po asht\u00eb hedh dyshime sa i p\u00ebrket dijenis\u00eb s\u00eb gjyqtarit mbi transaksionet, pasi \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka pranuar dhurat\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur.<\/p>\n<p><strong>Transaksionet me automjete <\/strong><\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm Komisioneri gjeti t\u00eb paqarta transaksionet me automjete. Sipas tij KPK nuk kishte hetuar mjaftuesh\u00ebm as p\u00ebr burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb babait t\u00eb gjykat\u00ebsit, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si pronar\u00eb 60 p\u00ebrqind n\u00eb blerjen e nj\u00eb makine Land Rover p\u00ebr 21 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010 dhe as nuk ishte v\u00ebrtetuar q\u00eb v\u00ebrtet 60 p\u00ebrqind e vler\u00ebs ishte paguar nga babai.\u00a0 Komisioneri thot\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion dokumentet q\u00eb ishin paraqitur ishin pa vul\u00eb e firm\u00eb p\u00ebr dy pagesa 10 mij\u00eb dhe 5 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri thot\u00eb se shitja e makin\u00ebs pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh me nj\u00eb vler\u00eb prej 20 mij\u00eb euro te v\u00ebllai i pronarit t\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb ia kishte shitur at\u00eb fillimisht gjykat\u00ebsit, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe KPK nuk ka k\u00ebrkuar shpjegime. KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka pranuar q\u00eb transaksioni mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb cash, por sipas Komisionerit ajo nuk ka hetuar p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebse ai ka ndodhur. Komisioneri v\u00ebren se makina m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb shitur nga bler\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cilin gjykat\u00ebsi ka th\u00ebn\u00eb se kishte marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore, p\u00ebr 5 mij\u00eb euro m\u00eb pak vet\u00ebm pas dy dit\u00ebsh. Komisoneri thot\u00eb se hetimi i KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u201cka mang\u00ebsi n\u00eb disa elemente\u201d. Ai po ashtu v\u00eb re se dokumentet dhe deklaratat nuk p\u00ebrputhen.<\/p>\n<p>Po ashtu nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb gjykat\u00ebsi rezulton ta ket\u00eb p\u00ebrdorur dhe nuk e ka deklaruar \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim nga Komisioneri. Sipas tij, makina e marr\u00eb nga e nj\u00ebjta kompani n\u00eb p\u00ebrdorim, duhej t\u00eb ishte deklaruar, por gjykat\u00ebsi ka pretenduar se e kishte p\u00ebrdorur n\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Komisioneri thot\u00eb se n\u00eb fakt ai kishte paguar dy vjet siguracionet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb makin\u00eb dhe po ashtu edhe siguracione p\u00ebr l\u00ebvizje jasht\u00eb vendit, duke k\u00ebrkuar t\u00eb hetohet n\u00ebse makina ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu komisoneri gjeti probleme me makina t\u00eb tjera t\u00eb deklaruara nga \u00e7ifti dhe t\u00eb ardhurat e deklaruar prej tyre nga kursimet. Ndryshe nga KPK, Komisioneri thot\u00eb se ata nuk justifikonin kursimet e deklaruara p\u00ebr vitet 2005, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 n\u00eb nj\u00eb diferec\u00eb prej 4.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se disa nga t\u00eb ardhurat e \u00e7iftit p\u00ebrfshi shitjen e makin\u00ebs p\u00ebr 20 mij\u00eb euro nuk mund t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme. Po ashtu ai k\u00ebrkoi hetim m\u00eb t\u00eb thelluar edhe p\u00ebr mjetet e tjera t\u00eb p\u00ebrdorura nga gjykat\u00ebsi. Sipas tij ky i fundit kishte p\u00ebrdorur makinat e 12 personave t\u00eb ndrysh\u00ebm, por Prokuroria e P\u00ebrgjithshme nuk i ktheu KPK-s\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr verifikimin e tyre nd\u00ebrsa KPK nuk b\u00ebri hetime t\u00eb pavarura. Komisioneri thot\u00eb se ky hetim duhet t\u00eb kryhet.<\/p>\n<p>Po ashtu ai k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb respekt t\u00eb rasteve t\u00eb ngjashme, t\u00eb hetoheshin s\u00ebrish udh\u00ebtimet jasht\u00eb shteti t\u00eb gjykat\u00ebsit dhe t\u00eb verifikoheshin adresat ku ai kishte q\u00ebndruar. \u201cDuhej t\u00eb ishte hetuar ku jetonin t\u00eb af\u00ebrmit si n\u00eb vendimin NR.13\u201d, thuhet n\u00eb ankim. Megjithat\u00eb komisoneri nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr vendim KPA-s\u00eb. Ai thot\u00eb se Kolegji duhet t\u00eb hetoj\u00eb dhe t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK apo do e rr\u00ebzoj\u00eb at\u00eb. \u201cReferuar gjendjes s\u00eb fakteve (hetimi) nuk ka qen\u00eb i plot\u00eb dhe i gjith\u00ebansh\u00ebm p\u00ebr krijimin e bindjes se subjekti i rivler\u00ebsimit arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij,\u201d p\u00ebrfundon Komisioneri.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik Florian Ballhysa k\u00ebrkoi nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit hetim m\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Edmond Islamaj, duke deklaruar se e kishte gjetur t\u00eb mang\u00ebt dhe t\u00eb paplot\u00eb hetimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit i cili e konfirmoi gjykat\u00ebsin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69541,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,7],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180605_132140_050618002-2_KBeRgEC-552x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50588"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50588"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50588\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61943,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50588\/revisions\/61943"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}