{"id":50754,"date":"2018-07-18T19:39:20","date_gmt":"2018-07-18T17:39:20","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=50754"},"modified":"2019-05-06T23:34:58","modified_gmt":"2019-05-06T23:34:58","slug":"piruetat-me-nje-kredi-te-bute-dhe-pasuria-e-te-vellait-rrezikojne-gjyqtarin-metalla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/piruetat-me-nje-kredi-te-bute-dhe-pasuria-e-te-vellait-rrezikojne-gjyqtarin-metalla\/2018\/07\/18\/","title":{"rendered":"\u201cPiruetat\u201d me nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb dhe pasuria e t\u00eb v\u00ebllait rrezikojn\u00eb gjyqtarin Metalla"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti nj\u00eb seri transaksionesh fiktive t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ervin Metalla me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e padrejt\u00eb t\u00eb nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb. Gjyqtari refuzoi gjithashtu t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllan\u00eb-i cili zot\u00ebron dy apartamente dhe 101 mij\u00eb euro bono thesari.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50755\" aria-describedby=\"caption-attachment-50755\" style=\"width: 480px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Metalla.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50755\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Metalla-480x400.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"400\" data-id=\"50755\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50755\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ervin Metalla pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb seri transaksionesh t\u00eb kryera p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb garazhi n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Tiran\u00eb i kushtuan m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb shpjegime gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ervin Metalla-pirueta k\u00ebto q\u00eb sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit kishin p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e padrejt\u00eb t\u00eb nj\u00eb kredie leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Metalla, i cili ka drejtuar Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit dhe prej vitit 2013 \u00ebsht\u00eb gjyqtar i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, u p\u00ebrpoq m\u00eb kot t\u00eb argumentonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn p\u00ebrball\u00eb trup\u00ebs gjykuese q\u00eb drejtohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Metalla nisi fillimisht p\u00ebr t\u00eb tria kriteret e rivler\u00ebsimit, por Komisioni e pa t\u00eb mjaftueshme ta mbyllte at\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatores Xhensila Pine, gjyqtari Metalla ka bler\u00eb nj\u00eb apartament 96.8 metra katror\u00eb dhe nj\u00eb garazh 22 metra katror\u00eb n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Tiran\u00eb, me burim nj\u00eb kredi bankare t\u00eb marr\u00eb n\u00eb Alfa Bank. Pasuria ishte me vler\u00eb 55 mij\u00eb euro, por n\u00eb kontrat\u00ebn e kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar 75 mij\u00eb euro \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtet e kredis\u00eb ku subjekti duhet t\u00eb financoj\u00eb vet\u00eb 30 p\u00ebr qind t\u00eb shum\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Pasi ka paguar k\u00ebstet e kredis\u00eb p\u00ebr gati 4 vite, gjyqtari Metalla n\u00eb vitin 2011 ia ka kaluar kredin\u00eb bashk\u00eb me pron\u00ebsin\u00eb e apartamentit t\u00eb v\u00ebllait, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdonte t\u00eb banonte vet\u00eb aty. Sipas relatores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, subjekti i rivler\u00ebsimit i ka kryer k\u00ebto veprime me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie me kushte leht\u00ebsuese nga BKT, \u201ckredi t\u00eb cil\u00ebn nuk mund ta p\u00ebrfitonte pasi kishte nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dhe nj\u00eb kredi tregtare\u201d.<\/p>\n<p>Kredia leht\u00ebsuese financohet nga buxheti i shtetit dhe p\u00ebrfitohet p\u00ebrmes kritereve t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrcaktuara. Nj\u00ebra prej k\u00ebtyre kritereve \u00ebsht\u00eb financimi i apartamentit n\u00eb qytetin ku ushtrohet detyra, kusht i cili duket se i ka krijuar andralla shtes\u00eb gjyqtarit Metalla.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ ka zbuluar se kredia leht\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb disbursuar n\u00eb llogarin\u00eb e nj\u00eb kompanie private nd\u00ebrtimi dhe \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb kontrat\u00eb porosie p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs. N\u00eb vitin 2012, kompania e nd\u00ebrtimit i ka kthyer mbrapsht parat\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 4.9 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebrmes llogaris\u00eb bankare t\u00eb babait t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin p\u00ebrkat\u00ebs shum\u00ebn prej 4.9 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe as kalimin e saj n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka ndryshuar destinacionin e kredis\u00eb leht\u00ebsuese n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriterin e strehimit vet\u00ebm n\u00eb vendin e pun\u00ebs. Ai ka aplikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb dhe ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb kredin\u00eb leht\u00ebsuese, e cila financohet nga buxheti i shtetit,\u201d tha relatorja Pine.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb transaksionit t\u00eb kredis\u00eb me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb Eugen Metalla si dhe shitjes s\u00eb nj\u00eb makine te subjekti i rivler\u00ebsimit, KPK ka verifikuar edhe pasurit\u00eb e v\u00ebllait n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb lidhur; nj\u00eb apartament 55.8 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 44 mij\u00eb euro, nj\u00eb apartament i dyt\u00eb me vler\u00eb 13 500 euro si dhe investime n\u00eb vler\u00ebn e 101 mij\u00eb eurove n\u00eb bono thesari p\u00ebr vitet 2013-2016.<\/p>\n<p>Si n\u00eb komunikimin e m\u00ebparsh\u00ebm me KPK-n\u00eb ashtu edhe n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, gjyqtari Metalla refuzoi t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurit\u00eb e t\u00eb v\u00ebllait, duke pretenduar se \u201cnuk ishte person i lidhur\u201d dhe se nuk kishte asnj\u00eb lidhje me pasurit\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Relatorja Pine tha se kjo k\u00ebrkes\u00eb e gjyqtarit ishte duke u shqyrtuar nga Komisioni.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problemeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, Metalla u akuzua se nuk kishte deklaruar pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh; se kontrata me kompanin\u00eb nd\u00ebrtuese t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb ishte lidhur n\u00eb koh\u00ebn kur kjo e fundit kishte status t\u00eb pezulluar dhe se n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin, gjyqtari kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar me prokur\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Gjyqtari Metalla, i cili preferoi t\u00eb mbronte veten para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit i shtoi detaje t\u00eb tjera \u201cpikante\u201d problemeve t\u00eb konstatuara nga relatorja.<\/p>\n<p>\u201cIronikisht duket sikur un\u00eb i kam nd\u00ebrtuar nj\u00eb kurth vetes sime p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredin\u00eb leht\u00ebsuese,\u201d tha Metalla, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebguli fillimisht t\u00eb fliste n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendoni p\u00ebr nj\u00eb moment sikur kjo kredi t\u00eb mos ishte marr\u00eb, un\u00eb do t\u00eb kisha t\u00eb nj\u00ebjtin apartament n\u00eb \u201cQytetin Studenti\u201d q\u00eb kam edhe sot,\u201d shtoi ai m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Gjyqtari Metalla u zgjat n\u00eb shpjegimin se k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2006 dhe ia kishte d\u00ebrguar zv.kryetarit t\u00eb KLD-s\u00eb, kryeministrit dhe p\u00ebr dijeni Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, por n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr ta dokumentuar at\u00eb, kishte mundur ta gjente vet\u00ebm n\u00eb arkiv\u00ebn elektronike personale.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Drejt\u00ebsis\u00eb nuk e mohon ekzistenc\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs, por shpreh rezerva p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si mbahej protokolli n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Gjykata e Lart\u00eb, n\u00eb kushtet kur drejtues ka qen\u00eb dikush tjet\u00ebr nuk ka informacion,\u201d tha Metalla, i cili shtoi se gjurm\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj korrespondence gjendeshin mes Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shtoi se nuk e di arsyen se pse k\u00ebrkesa nuk u procedua n\u00eb vitin 2006, por procesi ishte riaktivizuar n\u00eb vitin 2010, kur kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i kishte drejtuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb Unionit t\u00eb Gjyqtar\u00ebve mbi emrat e koleg\u00ebve q\u00eb kishin aplikuar p\u00ebr kredi leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i ktheva p\u00ebrgjigje q\u00eb jan\u00eb Ervin Metalla dhe M. K.,\u201d tha m\u00eb tej ai, duke theksuar se aplikoi p\u00ebr kredi n\u00eb Alpha Bank nd\u00ebrsa priste t\u00eb shqyrtohej kredia leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Vendosjen e \u00e7mimit maksimal n\u00eb kontrat\u00ebn e kredis\u00eb, Metalla e shpjegoi me faktin se \u00e7mimi nuk ishte i p\u00ebrcaktuar dhe ai merrte p\u00ebrsip\u00ebr rreziqe edhe p\u00ebr ndonj\u00eb moslegalizim t\u00eb mundsh\u00ebm. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2010-kur kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i kishte k\u00ebrkuar informacion, ai i kishte q\u00ebndruar k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk hetonte se kush i plot\u00ebson apo jo kriteret, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn banka. BKT ma b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitoja kredin\u00eb leht\u00ebsuese n\u00ebse nuk \u00e7lirohesha nga kredia tregtare,\u201d shtoi m\u00eb tej ai.<\/p>\n<p>Pasi kredia dhe pron\u00ebsia e apartamentit i kaluan t\u00eb v\u00ebllait, gjyqtari Metalla tha se firmosi nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale n\u00eb prill 2011 se \u201cnuk kishte n\u00eb pron\u00ebsi asnj\u00eb banes\u00eb\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai nuk e quajti shkelje t\u00eb kriterit t\u00eb kredis\u00eb faktin se jetonte n\u00eb Tiran\u00eb me argumentin se Tirana dhe Durr\u00ebsi jan\u00eb vet\u00ebm 30 minuta larg.<\/p>\n<p>Gjyqtari i Apelit pranoi mosdeklarimin e shum\u00ebs prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe e cil\u00ebsoi \u201clapsus n\u00eb printim\u201d sh\u00ebnimin n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb shum\u00ebs 2.5 milion\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb pas nga cedimi i kredis\u00eb. \u00a0Megjithat\u00eb, ai argumentoi se kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar k\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb-rreth 3 milion\u00eb lek\u00eb bruto nga paga dhe 11 mij\u00eb euro pagesa ekspertize p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKu i shpenzova un\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura? Nuk besoj se DSIK ju ka sjell\u00eb raport q\u00eb kam luajtur kumar,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Kalimin e padeklaruar t\u00eb 4.9 milion\u00eb lek\u00ebve nga BKT te kompania e nd\u00ebrtimit \u201cLugano\u201d n\u00eb Durr\u00ebs dhe m\u00eb pas mbrapsht n\u00eb llogarin\u00eb e t\u00eb atit, gjyqtari Metalla e shpjegoi me faktin se kjo shum\u00eb kishte destinacion t\u00eb dyfisht\u00eb; edhe p\u00ebr financimin e apartamentit edhe likujditet vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, zgjidhja e kontrat\u00ebs me kompanin\u00eb Lugano dhe lidhja e kontrat\u00ebs me kompanin\u00eb Kamberi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrmbyll transaksionet e tij, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se deklaroi vet\u00ebm kontrat\u00ebn p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>E pyetur nga relatorja Pine se cila kishte qen\u00eb arsyeja e p\u00ebrdorimit t\u00eb llogaris\u00eb s\u00eb babait p\u00ebr transfert\u00ebn e parave, Metalla u p\u00ebrgjigj se ishin dy.<\/p>\n<p>\u201cI depozitova p\u00ebrkoh\u00ebsisht, pasi i druhesha faktit se BKT mund t\u00eb m\u00eb prishte kontrat\u00ebn dhe se isha i paqart\u00eb se si do t\u2019i deklaroja. Gjith\u00e7ka u regullua n\u00eb vitin 2012: arsyet jan\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm teknike\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtari u ndal gjat\u00eb edhe te k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr ta p\u00ebrjashtuar nga barra e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb e t\u00eb v\u00ebllait, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk kishte asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje apo dhurimi me t\u00eb apo ndonj\u00eb lidhje me pasurin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>\u201cKam bler\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb prej tij, nuk ma ka falur. Ai e ka bler\u00eb 15 mij\u00eb euro dhe ma ka shitur 1.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkakun e thjesht\u00eb t\u00eb amortizimit\u2026,\u201d tha Metalla.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb s\u2019kam asnj\u00eb lidhje me pasurit\u00eb e v\u00ebllait\u00a0 tim. Ai ka 10 vjet biznes privat, ka galeri arti dhe bar kafe. K\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb mos e konsideroni person t\u00eb lidhur me mua dhe mos m\u00eb kaloni barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb,\u201d shtoi ai. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai sqaroi se kishte nj\u00eb prokur\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi p\u00ebr familjen e tij n\u00eb Strasburg, por nuk kishte qen\u00eb n\u00eb asnj\u00eb sall\u00eb gjyqi, n\u00eb asnj\u00eb proces gjyq\u00ebsor dhe se nuk kishte kryer asnj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 asaj t\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>Sqarimet e komplikuara t\u00eb Metall\u00ebs t\u00ebrhoq\u00ebn edhe v\u00ebmendjen e gjyqtares Etleda \u00c7iftja dhe v\u00ebzhgueses s\u00eb ONM-s\u00eb, Mia Roessingh Bakels, t\u00eb cilat i drejtuan pyetje. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre, gjyqtari Metalla tha se \u201capartamenti n\u00eb Tiran\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Eduart Halimit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, gjyqtari Metalla e cil\u00ebsoi procesin e rivler\u00ebsimit nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb sakt\u00eb, por k\u00ebrkoi nga an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs gjykuese \u201cnj\u00eb vler\u00ebsim me inteligjenc\u00eb dhe urt\u00ebsi\u201d p\u00ebr rastin e tij.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr fatin e gjyqtarit Ervin Metalla do t\u00eb shpallet m\u00eb 23 korrik.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti nj\u00eb seri transaksionesh fiktive t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ervin Metalla me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e padrejt\u00eb t\u00eb nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb. Gjyqtari refuzoi gjithashtu t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllan\u00eb-i cili zot\u00ebron dy apartamente dhe 101 mij\u00eb euro bono thesari.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69732,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Metalla-480x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50754"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50754"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50754\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62514,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50754\/revisions\/62514"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69732"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50754"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50754"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50754"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}