{"id":50760,"date":"2018-07-18T19:51:04","date_gmt":"2018-07-18T17:51:04","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=50760"},"modified":"2019-04-23T22:01:27","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:27","slug":"fshehja-e-pasurise-i-rrezikon-karrieren-prokurorit-arben-nela","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/fshehja-e-pasurise-i-rrezikon-karrieren-prokurorit-arben-nela\/2018\/07\/18\/","title":{"rendered":"Fshehja e pasuris\u00eb i rrezikon karrier\u00ebn prokurorit Arben Nela"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb gjat\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb mbajtuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Arben Nela, u akzua p\u00ebr deklarim jo t\u00eb sakt\u00eb dhe fshehje pasurie, si dhe munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr asetet e paluajtshme t\u00eb blera nga subjekti dhe personat e lidhur.<!--more--><figure id=\"attachment_50763\" aria-describedby=\"caption-attachment-50763\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180718_162355_IMG_8843-1_lATMSyS.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-50763 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180718_162355_IMG_8843-1_lATMSyS-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"50763\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50763\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb Arben Nela duke dal\u00eb nga seanca e KPK-s\u00eb | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>Arben Nela, prokuror dhe z\u00ebvend\u00ebs drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb maraton\u00eb me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut.Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb q\u00eb mori n\u00eb shqyrtimi karrier\u00ebn e prokurorit Nela, p\u00ebrb\u00ebhej nga kryesuesja Xhensila Pine, relatorja Etleda \u00c7iftja dhe Valbona Sanxhaktari si an\u00ebtare. Prokurori Nela ishte prezent dhe u p\u00ebrfaq\u00ebsua vet\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.Arben Nela e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1998 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier dhe n\u00eb vitin 2006 ai \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Durr\u00ebs, ku ka sh\u00ebrbyer deri n\u00eb vitin 2008. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit Nela \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Si pjese e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, relatorja Etleda \u00c7iftja shpjegoi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj se KPK kishte administruar raportin e Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, sipas t\u00eb cilit Nela ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta, nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare dhe ka fshehje pasurie.Si pjes\u00eb e hetimit administrativ, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar t\u00eb subjektit, ku p\u00ebrfshihen nj\u00eb apartament 99.4 m2 n\u00eb rrug\u00ebn Frederik Shiroka n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tre kat\u00ebsh\u00eb n\u00eb Lanabregas me truall 1090 m2 kur prokurori zot\u00ebrn nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 136 m2, si dhe nj\u00eb apartament prej 67 m2 i bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja Brunilda Nela n\u00eb vitin 2012.Sipas relatores \u00e7iftja p\u00ebr sa i p\u00ebrket apartamentit 99.4 m2 n\u00eb rrug\u00ebn Frederik Shiroka n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 41,251 euro, prokurori Nela dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb deklaruar si burim financiar t\u00eb ardhurat e tyre nga paga nga vitet 1998 deri n\u00eb vitin 2006, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes Brunilda Nela nga licenca e projektimit, si dhe nj\u00eb hua prej 25,000 euro nga personi i lidhur P.H \u2013 e motra e Brunilda Nel\u00ebs. Sipas KPK-s\u00eb, deklarimet e subjektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme kan\u00eb mosp\u00ebrputhje p\u00ebr sa i p\u00ebrket koh\u00ebs kur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesat n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit midis deklarat\u00ebs veting t\u00eb vitit 2017 dhe deklaratave periodike t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb vitet 2004, 2005 dhe 2006. KPK shtoi se p\u00ebr huan\u00eb e marr\u00eb prej 25,000 euro nga personi i lidhur nuk ka dokumente p\u00ebr kalimin dhe shlyerjen e saj. Apartamenti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb porositur n\u00eb vitin 2004 \u2013 kur kan\u00eb filluar dhe pagesat e k\u00ebsteve, por kontrata \u00ebsht\u00eb deklaruar ne ILDPKI n\u00eb deklariamin periodik t\u00eb vitit 2006.P\u00ebr sa i p\u00ebrket sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Lanabregas, t\u00eb nd\u00ebrtuar nga prind\u00ebrit dhe v\u00ebllez\u00ebrit e prokurorit n\u00eb vitet 1999-2001 &#8211; ku ai zot\u00ebron nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 93 m 2 me truall 1090 m2, KPK shprehet se ka mosp\u00ebrputhje midis deklaratave t\u00eb b\u00ebra nga Prokurori n\u00eb vitin 2005 si pjes\u00eb e procesit t\u00eb legalizimit dhe deklarat\u00ebs periodike n\u00eb vitin 2010. N\u00eb vitin 2005 \u00ebsht\u00eb pretenduar se trualli \u00ebsht\u00eb tok\u00eb publike, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2010 subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga i at Rami Nela. Sipas KPK personi i lidhur ka munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr truallin. Gjithashtu Komisioni shprehet se subjekti nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri dhe ka mosp\u00ebrputhje midis deklarat\u00ebs veting dhe deklaratave periodike vjetore t\u00eb viteve 2003-2009. Prind\u00ebrit e prokurorit gjithashtu kan\u00eb munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Lanabregas. Sipas KPK-s\u00eb vlera e deklaruar nga subjekti e k\u00ebtij aseti prej 500 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb e rreme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kosto e nd\u00ebrtimit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb 3.4 milion\u00eb lek\u00eb.Nj\u00eb tjet\u00ebr aset problematik p\u00ebr subjektin rezulton dhe nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 67m2 i bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 nga bashk\u00ebshortja Brunilda Nela me vler\u00eb 52,677 euro, me burim t\u00eb ardhurat nga paga dhe kursimet, si dhe nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb nga e motra, fillimisht p\u00ebr trajtim mjeksor n\u00eb Itali me vler\u00eb 40,000 euro. Sipas KPK-s\u00eb subjekti kishte munges\u00eb burimesh n\u00eb vler\u00eb 12,500 euro p\u00ebr blerjen e apartamentit, si dhe mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarat\u00ebs veting dhe deklaratave t\u00eb subjektit n\u00eb KPK me deklarimet periodike vjetore p\u00ebr huan\u00eb prej 40,000 euro.Gjithashtu gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj relatorja Etleda \u00c7iftja u shpreh se bashk\u00ebshortja e subjektit nuk justikonte t\u00eb ardhurat n\u00eb vler\u00eb 3.87 milion\u00eb lek\u00eb nga licenca e projektimit, pasi p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk ishte paguar tatimi n\u00eb burim dhe nuk mund t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme. \u00c7iftja e p\u00ebrfundoi fjal\u00ebn e saj duke n\u00ebnvizuar se subjekti kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunes gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ dhe ky fakt do t\u00eb merrej parasysh nga Komisioni gjat\u00eb vendimit.N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb detajuar me referenca t\u00eb shumta dhe arsyetim ligjor, prokurori Arben Nela i kund\u00ebrshtoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjetjeve t\u00eb KPK-s\u00eb, kurse p\u00ebr disa t\u00eb tjera u justifikua se ishin lapsuse t\u00eb paq\u00ebllimshme. Ai e kund\u00ebrshtoi raportin negativ t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb dhe n\u00ebnvizoi se n\u00eb opinion e tij, ai i kishte deklaruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht pasurin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera e aseteve ishte e justifikuar plot\u00ebsisht me t\u00eb ardhurat. Prokurori u shpreh se raporti i p\u00ebrpiluar nga ILDKPKI p\u00ebr at\u00eb si subjekt vetingu ishte \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e rivler\u00ebsimit kalimtar, nuk kishte indetifikuar pasuri t\u00eb fshehura, bazohet n\u00eb fakte shtremb\u00ebruara dhe p\u00ebrb\u00ebhet nga interpretime t\u00eb pabaza mbi huamarrjet.\u201dProkurori u shpreh se n\u00eb vitin 2009, i kishte r\u00ebn\u00eb shorti p\u00ebr hetim t\u00eb thelluar nga ILDKPKI, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e kishte nxjerr\u00eb pasurin\u00eb e tij t\u00eb past\u00ebr dhe pa probleme. Por ky institucion sot nuk e disponon dosjen e k\u00ebtij hetimi t\u00eb thelluar administrativ.M\u00eb tej Nela ndali p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb shpjegimin e mosp\u00ebrputhjeve t\u00eb konstatuara nga KPK p\u00ebr sa i p\u00ebrket apartamentit prej 99.4 m2 n\u00eb rrug\u00ebn Frederik Shiroka, duke e justifikuar mosdeklarimin e tij gjat\u00eb viteve 2004 dhe 2005, me faktin se ai nuk e kishte marr\u00eb n\u00eb posedim sepse ishte akoma n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr nga firma. Prokurori m\u00eb pas u ndal n\u00eb dokumentimin e pagesave t\u00eb b\u00ebra n\u00eb favor t\u00eb firm\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit GV Konstruksion \u2013 e cila m\u00eb von\u00eb ishte p\u00ebrthithur nga kompania Alba Konstruksion.Ai u shpreh se burimi i t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamentin kishte qen\u00eb paga dhe kursimet e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, nd\u00ebrsa pagesat i ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb favor t\u00eb firm\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vitet 2004-2006 n\u00eb cash, dhe kjo e fundit m\u00eb von\u00eb i kishte depozituar ne bank\u00eb si pages\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij pa dijenin\u00eb e tyre. Nela u shpreh se personi i lidhur PH \u2013 motra e subjektit q\u00eb jetonte n\u00eb Itali, kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kredin\u00eb 25,000 euro. Sipas Nel\u00ebs parat\u00eb p\u00ebr huan\u00eb ishin trasnferuar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb cash dhe pjes\u00eb-pjes\u00eb. Prokurori pranoi se gjat\u00eb viteve 2003-2006, n\u00eb deklaratat periodike nuk kishte paraqitur gjendjen cash, por n\u00ebnvizoi se k\u00ebto kursime kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ligjshme.P\u00ebr sa i p\u00ebrket banes\u00ebs n\u00eb Lanabregas t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 199-2001 dhe legalizuar n\u00eb vitin 2011, Nela u shpreh se trualli nuk ishte \u2018bler\u00eb\u2019 por marr\u00eb n\u00eb posedim nga nj\u00eb shtetas nga babai Rami Nela, kundrejt nj\u00eb vshume prej 30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 1994, shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i ati kishte burim t\u00eb ligjsh\u00ebm rrog\u00ebn si m\u00ebsues. P\u00ebr sa i p\u00ebrket mosp\u00ebrputhjes s\u00eb deklaratave p\u00ebr sai p\u00ebrket truallit, i shtyr\u00eb t\u00eb shpjegohet nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb n\u00eb seanc\u00eb, Nela u shpreh se ishte nje \u2018lapsus\u2019.\u201cNuk ka b\u00ebr\u00eb gabim n\u00eb vitin 2010, kam b\u00ebr\u00eb lapsus, kam p\u00ebrdorur fjal\u00ebn gabim\u201d tha ai n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Operacionit t\u00eb Monitorimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Hans Kiljstra.Ai insistoi se prind\u00ebrit kishin pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb par\u00eb t\u00eb banes\u00ebs, pasi e \u00ebma kishte punuar n\u00eb nj\u00eb akitivitet privat, por fatkeqsisht ky i fundit nuk i kishte paguar kontributet shoq\u00ebrore. Ai e kund\u00ebrshtoi vler\u00ebsimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb par\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb me vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb, duke insistuar se ajo kishte kushtar vet\u00ebm 508 mij\u00eb lek\u00eb \u2013 sa kosto e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, pasi prind\u00ebrit e kishin nd\u00ebrtuar vet\u00eb banes\u00ebn. Persa i p\u00ebrket dy kateve t\u00eb tjera t\u00eb nd\u00ebrtuara nga v\u00ebllez\u00ebrit, ai k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundi t\u00eb mos konsideroheshin persona te lidhur dhe t\u00eb mos kishin barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb.Duke u ndalur te ligjshm\u00ebria e burimeve financiare t\u00eb apartamentit t\u00eb tret\u00eb prej 67m2, Nela insistoi se personi i lidhur P.H. kishte mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ardhura p\u00ebr huan\u00eb prej 40,000 euro q\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb financuar blerjen e apartamentit. Ai shpjegoi se ndryshimi i destinacionit t\u00eb huase kishte qen\u00eb nj\u00eb vendim i marr\u00eb nga e shoqja, por hasi n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb shpjegonte pse nj\u00eb pages\u00eb e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb vitin 2012 n\u00eb vler\u00eb 20,000 euro, ishte deklaruar n\u00eb vitin 2013.Gjat\u00eb seanc\u00ebs kryesuesja Xhensila Pine insistoi disa her\u00eb q\u00eb Nela t\u00eb ishte sa m\u00eb konciz n\u00eb deklarimet e tij t\u00eb zgjatura dhe t\u00eb detajuara. N\u00eb p\u00ebrfundim ai i k\u00ebrkoi trup\u00ebs gjykuese konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.\u201cMe provat e paraqitura provohet t\u00ebr\u00ebsisht se subjekti dhe pesonat e lidhur kan\u00eb burime t\u00eb ligjshme pasurie,\u201d tha Nela. \u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj seance d\u00ebgjimore k\u00ebrkoj konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb,\u201d shtoi ai.Vendimi p\u00ebr prokurorin Arben Nela do te jepet nga KPK me dat\u00eb 23 korrik or 14:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb gjat\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb mbajtuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Arben Nela, u akzua p\u00ebr deklarim jo t\u00eb sakt\u00eb dhe fshehje pasurie, si dhe munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr asetet e paluajtshme t\u00eb blera nga subjekti dhe personat e lidhur.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":50763,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180718_162355_IMG_8843-1_lATMSyS-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50760"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50760"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50760\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61917,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50760\/revisions\/61917"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50763"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50760"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50760"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50760"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}