{"id":50807,"date":"2018-07-20T17:35:21","date_gmt":"2018-07-20T15:35:21","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=50807"},"modified":"2019-04-23T22:01:27","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:27","slug":"prokurorja-e-proceduar-penalisht-u-perpoq-pa-sukses-te-zvarriste-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-e-proceduar-penalisht-u-perpoq-pa-sukses-te-zvarriste-vetingun\/2018\/07\/20\/","title":{"rendered":"Prokurorja e proceduar penalisht u p\u00ebrpoq pa sukses t\u00eb zvarriste vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Rovena Gashi i drejtoi 14 k\u00ebrkesa procedurale Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nj\u00eb ONM-s\u00eb dhe nj\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb zvarritur procesin e vetingut, i cili i zbuloi pasuri t\u00eb fshehura, munges\u00eb burimesh financiare dhe deklarime t\u00eb rreme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50808\" aria-describedby=\"caption-attachment-50808\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180720_104242_200718001-1_1ztvGu6.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-50808 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180720_104242_200718001-1_1ztvGu6-600x387.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"387\" data-id=\"50808\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50808\" class=\"wp-caption-text\">Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja Rovena Gashi nuk ishte prezent t\u00eb premten n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb seanc\u00ebn e saj d\u00ebgjimore t\u00eb mbajtur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si pjes\u00eb s\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. Megjithat\u00eb, mungesa n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Gashi ka qen\u00eb pasive n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, pasi ka tentuar pa sukses ta pezulloj\u00eb ose t\u00eb zvarris\u00eb vetingun pas p\u00ebrzgjedhjes n\u00eb n\u00ebntor si pjese e list\u00ebs prioritare.<\/p>\n<p>Pas fillimit t\u00eb hetimit administrativ Gashi ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 15 k\u00ebkesa procedurale, ku p\u00ebrfshihen dhe 4 k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trupit gjykues, t\u00eb cilat sipas KPK-s\u00eb kan\u00eb pasur q\u00ebllimin \u2018zvarritjen\u2019 e procesit t\u00eb vetingut. P\u00ebrve\u00e7 ankesave n\u00eb KPK p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trupit gjykuese, Gashi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e\u00a0 Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit \u00a0dhe nj\u00eb apelim n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasbug.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrpjekjet e prokurores s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme nuk ka dh\u00ebn\u00eb rezultatin e k\u00ebrkuar, pasi KPK ka vazhduar me procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb duke zbuluar pasuri t\u00eb fshehura, deklarimeve t\u00eb rreme dhe munges\u00eb burimesh financiare nga Gashi dhe personat e lidhur.<\/p>\n<p>Rovena Gashi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb Prokurori n\u00eb vitin 2004. Ajo ka punuar si prokurore n\u00eb Tiran\u00eb nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2013, kur u em\u00ebrua n\u00eb krye t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Juridiksionale me Jasht\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. Gashi e mbajti k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 2017, kur kryeprokurorja e re Arta Marku e uli n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb maj 2018, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj saj dhe bashk\u00ebshortit Dritan Gina, t\u00eb cil\u00ebt po hetohen p\u00ebr pasurin\u00eb e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Marku i pezulloi t\u00eb dy nga detyra. \u00c7ifti i prokuror\u00ebve Gashi-Gina iu drejtuan Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit p\u00ebr t\u00eb kontestuar vendimin e pezullimit t\u00eb tyre nga kryeprokurorja e p\u00ebrkohshme, Marku, por kjo k\u00ebrkes\u00eb u rr\u00ebzua nga Kolegji.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb q\u00eb nd\u00ebrmori procesin administrativ ndaj Rovena Gashit p\u00ebrb\u00ebhej nga kryesuesja Genta Tafa Bungo, an\u00ebtarja Pemela Qirko dhe relatori Lulzim Hamitaj. K\u00ebrkesa e fundit procedurale e prokurores, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 27 faqe, i drejtua KPK-s\u00eb m\u00ebngjesin e s\u00eb premtes, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ajo shyprehej se rezultatet e hetimit ishin paragjykuar por megjithat\u00eb ajo k\u00ebrkonte konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo trup\u00eb gjykuese e ka marr\u00eb vendimin n\u00eb 30 n\u00ebntor 2017, data e shortit p\u00ebr list\u00ebn prioritare,\u201d shprehej Gashi n\u00eb deklarat\u00ebn e saj t\u00eb shkruar q\u00eb u lexua n\u00eb s\u00ebanc\u00eb nga kryesuesja Genta Tafa Bungo. \u201cGjith\u00ebsesi k\u00ebrkon konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb,\u201d shtoi Tafa Bungo.<\/p>\n<p>Mungesa e Gashit apo e nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor n\u00eb seanc\u00eb nuk ndikoi mbar\u00ebvajtjen e procesit, i cili vazhdoi me leximin e relacionit t\u00eb hetimit administrativ nga relatori Lulzim Hamitaj. Ky i fundit shpjegoi se fillimisht relator i \u00e7\u00ebshtjes kishte qen\u00eb Suela Zhegu, por kjo e fundi ishte dor\u00ebhequr n\u00eb fillim t\u00eb procesit pas nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Gashi u b\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare t\u00eb vetingut p\u00ebrpara regjistrimit t\u00eb procedimit penal, p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb saj p\u00ebr K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e hetimit administrativ t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjetit, KPK ka administruar raportin e Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr Deklarimin dhe Kontrollin e Pasuris\u00eb dhe Konfiltit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, sipas t\u00eb cilit deklarimi i pasuris\u00eb s\u00eb subjektit nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb, ka munges\u00eb burimesh financiare, ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, por nuk ka fshehje pasurie apo konflikt interesi.<\/p>\n<p>Pasi ka administruar raportin e ILDKPKI, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur p\u00ebr pasurin\u00eb, t\u00eb ardhura dhe shpenzimet e subjektit dhe personave t\u00eb lidhur \u2013 bashk\u00ebshortit Dritan Gina dhe t\u00eb atit Nuredin Gashi. KPK ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim nj\u00eb apartament 105 m2 n\u00eb plazhin e Shk\u00ebmbit t\u00eb Kavaj\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb bler\u00eb nga kompania Balkan Investment Group Sh.a [BIG], nj\u00eb apartament 137.5 m2 n\u00eb rrug\u00ebn Qemal Stafa n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga ENI Sh.p.k, analiz\u00ebn financiare t\u00eb subjektit, si dhe pasurit\u00eb e paluajtshme dhe t\u00eb ardhurat dhe investimet e personit t\u00eb lidhur Nuredin Gashi.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb n\u00eb vitin 2011, \u00e7ifti Gina dhe Gashi ka deklaruar blerjen e nj\u00eb apartamentit tek Shk\u00ebmbi i Kavaj\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 105 m2 dhe vler\u00eb 80,000 euro. Sipas kontrat\u00ebs t\u00eb lidhur me kompanin\u00eb Balkan Investiment Group m\u00eb dat\u00eb 30 n\u00ebntor 2011, apartamenti do t\u00eb paguhej me 2 k\u00ebste &#8211; 30,000 euro dhe 50,000 euro. Sipas deklarimeve t\u00eb dh\u00ebna nga \u00e7ifti Gina dhe Gashi n\u00eb KPK, burimi i t\u00eb ardhurave p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit ka qen\u00eb nj\u00eb kredi prej 45,000 euro nga Raiffeisen Bank dhe trajtimi preferencial me faljen e 35,000 eurove nga Oliver Ushina \u2013 aksioner i kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe nj\u00ebherazi kunat i subjektit. Nga hetimi i KPK-s\u00eb ka rezultuar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament subjekti ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb posedimit dhe pagesave, ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr dy k\u00ebstet 30,000 euro dhe 50,000 sipas deklarat\u00ebs noteriale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka mosp\u00ebrputhje midis deklarimeve t\u00eb Znj. Gashi dhe personit t\u00eb lidhur Oliver Ushina. Gjithashtu, sipas KPK-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarata noteriale fiktive dhe ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pasakta n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>M\u00eb tej relatori Luan Hamiti u ndal tek nj\u00eb tjet\u00ebr pron\u00eb e familjes Gashi \u2013 Gina, nj\u00eb apartament 137 m2 n\u00eb rrug\u00ebn Qemal Stafa n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2013, si dhurat\u00eb nga personi i lidhur Nuredin Gashi. KPK ka zbuluar nj\u00eb kontrat\u00eb shitje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament midis investitorit dhe \u00e7ifti Gina-Gashi me vler\u00eb 38,800 USD, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb akti noterial me personin e lidhur Nuredin Gashi nuk p\u00ebrb\u00ebnte kontrat\u00eb dhurimi por heqje dor\u00eb nga ky i fundit nga e drejta p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb lidhur m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb njejtin apartament. Subjekti Rovena Gashi ka pranuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting se ka jetuar n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb nga vitit 2006 n\u00eb apartamentin n\u00eb rrug\u00ebn Q.Stafa, por KPK pretendon se efektivisht ka jetur tek kjo adres\u00eb q\u00eb nga viti 2004 \u2013 nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb ILDKPKI. N\u00eb p\u00ebrfundim mbi k\u00ebt\u00eb pron\u00eb KPK konstaton se subjekti nu e ka deklaruar n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitet 2005-2013 k\u00ebt\u00eb pron\u00eb dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr posedimin\/p\u00ebrdorimin e apartamentit. Si \u00e7ifti Gina- Gashi dhe personi i lidhur Nuredin Gashi kan\u00eb pasur munges\u00eb burimesh financiare n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Relatori Luan Hamiti \u00ebsht\u00eb ndaluur edhe tek analiza financiare e shp\u00ebnzimeve dhe t\u00eb ardhura t\u00eb subjektit, duke zbuluar vlera negative n\u00eb vitet 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2015 q\u00eb variojn\u00eb nga 103 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2012 e deri n\u00eb 4.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2011 , p\u00ebr nj\u00eb total munges\u00eb burimesh financiare prej 7.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitiet e sip\u00ebrcituara familja Gashi \u2013Gina ka psur munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr shpenzimet jetike dhe investimet n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme,\u201d deklaroi relatori.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ i KPK \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb gjitashtu te personi i lidhur Nuredin Gashi p\u00ebr t\u00eb cilin KPK ka nd\u00ebrmarre nj\u00eb analiz\u00eb financiare dhe ka zbuluar se ka nj\u00eb vler\u00eb negative p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet n\u00eb periudh\u00ebn 1990-2004, dhe nuk justifikon dot blerjen e apartamentit ne Tirane prej 38,800 USD. Gjithashtu sipas KPK-s\u00eb ne vitet 2004- 2016, Nuredin Gashi ka investuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme 8 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ka pasur t\u00eb ardhura. Blianci negativ financiar i tij p\u00ebr vitet 1990-2016 kap vler\u00ebn 85 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket personit t\u00eb lidhur Nuredin Gashi, KPK ka zbuluar dhe 15 kontrata me OSHEE, Subjekti ka kthyer p\u00ebrgjigje se n\u00eb fakt jan\u00eb 16 kontrata t\u00eb lidhura nga Gashi me OSHEE-n\u00eb. Nga t\u00eb cilat 2 kontrata i p\u00ebrkasin nj\u00eb magazine dhe nj\u00eb banese n\u00eb Durr\u00ebs, 2 kontrata i p\u00ebrkasin 2 apartamenteve t\u00eb blera nga BIG Sh.a, dhe 12 apartamente jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb BIG Sh.a. Gashi e ka shpjeguar lidhjen e kontratave t\u00eb OSHEE-s\u00eb p\u00ebr apartamentet e BIG Sh.a me pun\u00ebn e tij si administrator i pallatit ku ato ndodhen. Edhe pse u shpreh se ka dyshime t\u00eb arsyeshme mbim lidhjen e subjektit me k\u00ebto prona, Komisioni nuk ka qen\u00eb i aft\u00eb t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb nj\u00eb konkluzion mbi ato.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb relacionit, Hamiti u shpreh se sjellja e subjektit nuk kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunuese dhe madje n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebrkesave t\u00eb shumta p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trupit gjykues ose pezullimin e vetingut, ajo kishte qen\u00eb \u2018tendencioze.\u2019<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb seanc\u00ebs kryesuesja Genta Tafa Bungo, njoftoi se vendimi p\u00ebr prokuroren Rovena Gashin do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 25 korrik 2018 n\u00eb or\u00ebn 9:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rovena Gashi i drejtoi 14 k\u00ebrkesa procedurale Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nj\u00eb ONM-s\u00eb dhe nj\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb zvarritur procesin e vetingut, i cili i zbuloi pasuri t\u00eb fshehura, munges\u00eb burimesh financiare dhe deklarime t\u00eb rreme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":50808,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180720_104242_200718001-1_1ztvGu6-600x387.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50807"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50807"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50807\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61911,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50807\/revisions\/61911"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50808"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50807"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50807"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50807"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}