{"id":50834,"date":"2018-07-20T20:41:53","date_gmt":"2018-07-20T18:41:53","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=50834"},"modified":"2019-05-06T23:34:58","modified_gmt":"2019-05-06T23:34:58","slug":"karriera-e-kryetarit-te-gjykates-se-larte-plasaritet-nga-problemet-me-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/karriera-e-kryetarit-te-gjykates-se-larte-plasaritet-nga-problemet-me-pasurine\/2018\/07\/20\/","title":{"rendered":"Karriera e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb plasaritet nga problemet me pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Xhezair Zaganjori u p\u00ebrball me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb problemesh me pasurin\u00eb, t\u00eb cilat hodh\u00ebn dyshime p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta, kontrata fiktive me q\u00ebllim shmangien e taksave dhe burime t\u00eb pamjaftueshme. Ai shpjegoi origjin\u00ebn familjare t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme: \u201cNd\u00ebrgjegjen e kam t\u00eb past\u00ebr dhe pasurin\u00eb t\u00eb ligjshme\u201d. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50835\" aria-describedby=\"caption-attachment-50835\" style=\"width: 530px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180720_173801_200718_1_013-3_MdFIWtc.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50835\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180720_173801_200718_1_013-3_MdFIWtc-530x400.jpg\" alt=\"\" width=\"530\" height=\"400\" data-id=\"50835\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50835\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori, duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto:LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Karriera 40-vje\u00e7are e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori u plasarit mesdit\u00ebn e s\u00eb premtes, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me 20 probleme t\u00eb evidentuara n\u00eb pasurin\u00eb e tij; q\u00eb nga deklarimet e pasakta e deri te shmangia e taksave apo mungesa e t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u2019i justifikuar ato.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy or\u00eb, gjyqtari Zaganjori hodhi posht\u00eb disa nga gjetjet dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb e tij, ndon\u00ebse pranoi se kishte hasur v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin e nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Zaganjori \u00ebsht\u00eb i pesti n\u00eb list\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb p\u00ebrballet me vetingun; nj\u00eb proces ky q\u00eb ka rr\u00ebzuar deri m\u00eb tani tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb u krye nga trupi gjykues i drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Pamela Qirko dhe an\u00ebtar Roland Ilia. Zaganjori preferoi t\u00eb paraqitej p\u00ebrball\u00eb Komisionit pa avokat, pasi si\u00e7 tha ai \u201cishte njeri i ligjit dhe duhej t\u00eb jepte shembullin personal\u201d.<\/p>\n<p>Pjesa kryesore e debatit u p\u00ebrqendrua te pasurit\u00eb e paluajtshme t\u00eb familjes Zaganjori; nj\u00eb apartament 293 metra katror\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDed\u00eb Gjo Luli\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb dyqan i deklaruar si bibliotek\u00eb, nj\u00eb bodrum 65 metra katror\u00eb dhe nj\u00eb zyr\u00eb prej 15 metrash katror\u00eb, t\u00eb cilat ndodhen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn godin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi tok\u00ebn e gjyshit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas relatores Pamela Qirko, gjyqtari Zaganjori kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr secil\u00ebn prej k\u00ebtyre pasurive, kishte b\u00ebr\u00eb kontrata fiktive me q\u00ebllim shmangien e detyrimeve n\u00eb buxhetin e shtetit dhe kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, apartamenti me sip\u00ebrfaqe 293 metra katror\u00eb ishte deklaruar n\u00eb vler\u00ebn 7.4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 dhe 5.8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas deklarat\u00ebs noteriale q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr regjistrimin e saj n\u00eb ZVRPP, kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhje t\u00eb ngjashme kishin edhe tre pronat e tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deklaratat noteriale t\u00eb blerjes prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh ishin b\u00ebr\u00eb sipas relatores, me q\u00ebllimin e shmangies s\u00eb taksave.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Komisioni i gjeti t\u00eb pasakta edhe deklarimet mbi burimet financiare p\u00ebr k\u00ebto prona. P\u00ebr apartamentin, gjyqtari Zaganjori deklaronte si burim shitjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme dhe t\u00eb ardhurat nga qerat\u00eb; nd\u00ebrsa p\u00ebr pasurin\u00eb bodrum kishte sh\u00ebrbyer si burim qeraja e p\u00ebrfituar nga biblioteka.<\/p>\n<p>\u201cKy deklarim nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb, pasi t\u00eb dyja pasurit\u00eb jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb,\u201d tha relatorja Qirko. \u201cSubjekti nuk ka pasur pasuri para vitit 2001 p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb me qera,\u201d shtoi m\u00eb tej ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem i dyt\u00eb, i ndar\u00eb n\u00eb disa pika n\u00eb relatimin e Qirkos ishin edhe qerat\u00eb e konsiderueshme t\u00eb p\u00ebrfituara nga pronat e m\u00ebsip\u00ebrme. Sipas saj, gjat\u00eb viteve 1999-2001, ambientet jan\u00eb l\u00ebshuar me qera nga nj\u00eb shtetase me inicialet M.H. Nd\u00ebrsa gjat\u00eb viteve 2005-2007, Zaganjori ka deklaruar se ka p\u00ebrfituar rreth 7500 dollar\u00eb dhe 742 mij\u00eb lek\u00eb nga dh\u00ebnia me qera e nj\u00ebsis\u00eb bodrum+zyr\u00eb te kompania \u201cM&amp;D\u201d, por nuk kishte paraqitur as kontrat\u00eb qeraje dhe as v\u00ebrtetim t\u00eb tatimit t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb burim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr qerat\u00eb e p\u00ebrfituara n\u00eb vitet 2007-2009, subjekti ka paraqitur kontrat\u00ebn me nj\u00eb kompani private n\u00eb vler\u00ebn 300 euro n\u00eb muaj, por kishte s\u00ebrish shmangie nga tatimet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e diskutueshme ishte nj\u00eb pages\u00eb e kryer n\u00eb vitin 2008 prej 35 mij\u00eb dollar\u00ebsh dhe 1.2 milion\u00eb lek\u00ebsh me sh\u00ebnimin \u201cinvestim\u201d te kompania 2E Construction. Zaganjori ka pretenduar para Komisionit se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr investim, por p\u00ebr nj\u00eb apartament, por \u201cnuk ka dokumentacion q\u00eb v\u00ebrteton lidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb apo q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr apartament\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni gjeti diferenca t\u00eb konsiderueshme n\u00eb deklarimin e shpenzimeve p\u00ebr shkollimin e nj\u00ebrit djal\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr dhe djalit tjet\u00ebr n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>\u201cShpenzimet e kryera p\u00ebr tarif\u00ebn e shkollimit dhe pages\u00ebn e qeras\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta sesa shuma e deklaruar. Diferenca mes vler\u00ebs s\u00eb deklaruar dhe asaj t\u00eb shpenzuar \u00ebsht\u00eb 12 mij\u00eb paund,\u201d shtoi m\u00eb tej relatorja.<\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur gjithashtu n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb justifikuar me dokumentacion t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara para vitit 2003 si dhe ato t\u00eb deklaruara si kursime n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb deklarimit. P\u00ebr pretendimin e p\u00ebrfitimit t\u00eb 94 mij\u00eb markave gjermane nga Instituti Max-Planck n\u00eb Gjermani p\u00ebr vitet 1998-1999, Komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka paraqitur dokumente p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb burse por nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se si parat\u00eb kan\u00eb ardhur nga Gjermania n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb shpenzoi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e gjetjeve t\u00eb KPK-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte dor\u00ebzuar m\u00eb par\u00eb edhe 40 faqe material me objeksionet e tij. Q\u00eb n\u00eb fillim, Zaganjori shpjegoi at\u00eb q\u00eb ai e quajti \u201ckeqkuptim t\u00eb duksh\u00ebm\u201d dhe q\u00eb lidhet me pasurit\u00eb e tij t\u00eb paluajtshme n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDed\u00eb Gjo Luli\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se apartamenti, biblioteka dhe bodrumi gjendeshin n\u00eb nj\u00eb pallat t\u00eb nd\u00ebrtuar q\u00eb prej vitit 1997 mbi tok\u00ebn e gjyshit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij me kontributin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebve. Ai shtoi se nuk i kishte bler\u00eb k\u00ebto prona, por shumat e deklaruara p\u00ebrfaq\u00ebsonin shpenzimet e kryera p\u00ebr to dhe n\u00eb vitin 2001, secili prej familjar\u00ebve i ishte drejtuar Zyr\u00ebs s\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive p\u00ebr t\u00eb formalizuar titullin e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Zaganjori pranoi se kontratat mes gjyshit dhe mbes\u00ebs ishin fiktive, por mohoi q\u00eb ato t\u00eb ishin antiligjore.<\/p>\n<p>\u201cFitimi i pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb, q\u00eb n\u00eb vitin 1997 me krijimin e sendit. N\u00eb vitin 2001 u b\u00eb formalizimi p\u00ebr t\u2019i futur k\u00ebto prona n\u00eb qarkullimin civil,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cKontratat nuk jan\u00eb antiligjore, mund t\u00eb b\u00ebheshin me dhurim, mund t\u00eb pritej vdekja e gjyshit\u2026 Pyetja kryesore; kontrata \u00ebsht\u00eb formale, fiktive, por jo antiligjore,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Zaganjori shpjegoi gjithashtu mosp\u00ebrputhjet mes deklaratave me llogarit\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb fillim; 5.8 milion\u00eb lek\u00eb kosto e nd\u00ebrtimit dhe 1.6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb shpenzuara p\u00ebr mobilim.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb ku u ndal gjat\u00eb kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ishin t\u00eb ardhurat nd\u00ebr vite. Ai pranoi se kishte pasur v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb dhe se fundi kishte shkuar vet\u00eb n\u00eb Gjermani p\u00ebr t\u2019i gjetur ato, por renditi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb funksionesh q\u00eb sipas tij i kan\u00eb sjell\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb po i llogaris q\u00eb nga viti 1987, q\u00eb kemi shitur sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb \u201898 kam qen\u00eb n\u00eb institutin Max-Planck, nga i cili kam marr\u00eb 8 mij\u00eb\u2026 N\u00eb \u201999 kam marr\u00eb 9 mij\u00eb marka p\u00ebr 3 muaj. Bashk\u00ebshortja ka qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb, un\u00eb kam qen\u00eb ambasador,\u201d shpjegoi Zaganjori.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm p\u00ebr vitet \u201998-\u201999 kam marr\u00eb gjithsej 94 mij\u00eb e 600 marka,\u201d shtoi m\u00eb tej ai.<\/p>\n<p>Zaganjori shtoi se e kishte p\u00ebrjetuar me shqet\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb faktin se Instituti n\u00eb Gjermani, p\u00ebr shkak t\u00eb politikave t\u00eb veta t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb nuk pranonte t\u00eb komunikonte me KPK-n\u00eb dhe se pas 10 vitesh i zhduknin dokumentet. Ndaj ai ishte detyruar t\u00eb shkonte vet\u00eb atje, t\u00eb k\u00ebrkonte n\u00eb arkiva dhe t\u00eb sillte t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb mjaftueshme q\u00eb v\u00ebrtetonin pretendimet e tij.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se pse kam fshehur veprimtarin\u00eb time n\u00eb Max-Planck? Jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019e kam fshehur, por t\u00eb punosh p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb nder dhe krenari p\u00ebr mua,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket gjetjes p\u00ebr shmangien nga Tatimet, Zaganjori preferoi t\u00eb mos p\u00ebrmendte rastin e kontratave 500 mij\u00eb lek\u00ebshe p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme, por tha se n\u00eb rastin e qerave, detyrimin p\u00ebr t\u2019i shlyer ato e kishin kompanit\u00eb qeramarr\u00ebse, q\u00eb sipas tij kishin paguar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr hije dyshimi q\u00eb lidhej me investimin e tij n\u00eb nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi n\u00eb Shkod\u00ebr u shpjegua nga Zaganjori me q\u00ebllimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e tij t\u00eb lindjes, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb n\u00ebn\u00ebs se tij q\u00eb rrinte vazhdimisht te t\u00eb af\u00ebrmit atje. Ai shtoi se kompania ishte e dy shok\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb gjimnazit, t\u00eb cil\u00ebve nuk u shkuan pun\u00ebt mir\u00eb dhe nuk kishin mund\u00ebsi q\u00eb t\u2019i kthenin parat\u00eb mbrapsht.<\/p>\n<p>\u201cSi mund t\u00eb jem aksioner me vet\u00ebm 35 mij\u00eb dollar\u00eb? Gjykoj se ky shpjegim \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm. Ata m\u00eb than\u00eb pallati do t\u00eb mbaroj\u00eb shpejt. N\u00eb 2014 m\u00eb vdiq n\u00ebna dhe un\u00eb e humba interesin p\u00ebr apartamentin dhe kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb m\u00eb kthehej shuma,\u201d shtoi Zaganjori.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ai pranoi mosp\u00ebrputhjet e shpenzimeve p\u00ebr shkollimin e djemve jasht\u00eb shtetit, por e shpjegoi k\u00ebt\u00eb me munges\u00ebn e nj\u00eb metodologjie t\u00eb qart\u00eb t\u00eb ILDKPKI si dhe shtoi se i kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion KPK-s\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat bankare.<\/p>\n<p>\u201cJu kam sjell\u00eb t\u00eb gjith\u00eb \u00e7ar\u00e7af\u00ebt e bank\u00ebs, i kam n\u00ebnvizuar q\u00eb t\u00eb kuptohet pagesat e b\u00ebra p\u00ebr arsyet e shkollimit. Absolutisht mbulohen me t\u00eb ardhurat e mia,\u201d shtoi Zaganjori.<\/p>\n<p>Me k\u00ebmb\u00ebnguljen se t\u00eb ardhurat e tij mbulonin t\u00eb gjitha shpenzimet dhe se t\u00eb gjitha bilancet i dilnin pozitive, Zaganjori vuri n\u00eb dyshim llogaritjet e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cErdha k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari p\u00ebr t\u00eb tria kriteret. Kam punuar prej 40 vitesh, kam kaluar me mij\u00ebra student\u00eb, kam dh\u00ebn\u00eb me mij\u00ebra vendime. Nd\u00ebrgjegjen e kam t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebr sepse nuk kam p\u00ebrfituar asgj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues dhe v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk replikuan n\u00eb sall\u00eb me kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, duke pohuar se \u201cgjat\u00eb hetimit administrativ ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha pyetjet dhe ishin dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjet\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, vendimi p\u00ebr Zaganjorin u caktua t\u00eb shpallej m\u00eb 24 korrik.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhezair Zaganjori u p\u00ebrball me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb problemesh me pasurin\u00eb, t\u00eb cilat hodh\u00ebn dyshime p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta, kontrata fiktive me q\u00ebllim shmangien e taksave dhe burime t\u00eb pamjaftueshme. Ai shpjegoi origjin\u00ebn familjare t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme: \u201cNd\u00ebrgjegjen e kam t\u00eb past\u00ebr dhe pasurin\u00eb t\u00eb ligjshme\u201d. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69730,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180720_173801_200718_1_013-3_MdFIWtc-530x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50834"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50834"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50834\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62510,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50834\/revisions\/62510"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}