{"id":50838,"date":"2018-07-21T12:17:40","date_gmt":"2018-07-21T10:17:40","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=50838"},"modified":"2019-04-23T22:01:27","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:27","slug":"kpk-permbysi-kembenguljen-e-dsik-se-per-papershtatshmeri-te-ilir-toskes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-permbysi-kembenguljen-e-dsik-se-per-papershtatshmeri-te-ilir-toskes\/2018\/07\/21\/","title":{"rendered":"KPK p\u00ebrmbysi k\u00ebmb\u00ebnguljen e DSIK-s\u00eb p\u00ebr \u201cpap\u00ebrshtatshm\u00ebri\u201d t\u00eb Ilir Tosk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se, me gjith\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar se gjykat\u00ebsi Ilir Toska ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, KPK arriti t\u00eb dokumentonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, nd\u00ebrsa vendosi ta konfirmonte Tosk\u00ebn n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50839\" aria-describedby=\"caption-attachment-50839\" style=\"width: 554px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180620_125437_200618006-1_90KGqkL.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-50839 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180620_125437_200618006-1_90KGqkL-554x400.jpg\" alt=\"\" width=\"554\" height=\"400\" data-id=\"50839\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50839\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ilir Toska gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nd\u00ebrsa kaloi pa probleme verifikimin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, gjykat\u00ebsit t\u00eb Apelit Ilir Toska, iu desh m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb t\u00eb rr\u00ebzonte nj\u00eb pretendim t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK),\u00a0 p\u00ebr \u201cpap\u00ebrshtatshm\u00ebri\u201d pasi dyshohej si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb korruptive n\u00eb vitin 2004. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi Tosk\u00ebn n\u00eb detyr\u00eb, pasi doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se p\u00ebrkund\u00ebr pretendimit t\u00eb DSIK-s\u00eb, nuk kishte arsye p\u00ebr t\u00eb dyshuar te gjykat\u00ebsi dhe se n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb ai nuk kishte pasur asnj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti q\u00eb n\u00eb hetimin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit trupa gjykuese e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me an\u00ebtare Xhensila Pinen dhe relatore Valbona Sanxhaktarin nuk kishte gjetur probleme p\u00ebr Tosk\u00ebn, procesi i rivler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit u fokusua n\u00eb provimin ose jo t\u00eb dyshimeve t\u00eb ngritura nga DSIK-ja. \u2013 e cila bashk\u00eb me Inspektoratin\u00a0 e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave (ILDKPKI) konsiderohen institucione ndihm\u00ebse t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e Tosk\u00ebs KPK i rr\u00ebzoi gjetjet e DSIK-s\u00eb, deri tani n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 5 raste shkarkimi \u00ebsht\u00eb vendosur edhe bazuar mbi past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs nga t\u00eb dh\u00ebnat e DSIK-s\u00eb, Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit dhe nga hetimet e vet\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Ilir Toska, gjyqtar i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs prej 11 vitesh \u00ebsht\u00eb edhe kandidat p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Ai ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor, ku ka punuar si gjyqtar i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb si dhe kryeinspektor i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb prill t\u00eb vitit 2007, Toska \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, ku edhe ushtron aktualisht detyr\u00ebn. N\u00eb vitin 2012, Ilir Toska ka kryer gjithashtu detyr\u00ebn e an\u00ebtarit t\u00eb Kolegjit Zgjedhor.<\/p>\n<p><strong>Roli i DSIK-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>DSIK, cil\u00ebsohet si organ ndihm\u00ebs i Komisionit t\u00eb Pavaruar t\u00eb Kualifikimit n\u00eb procesing e vetingut dhe mban korrespondec\u00eb me KPK-n\u00eb, nd\u00ebrsa informacionet mblidhen dhe verifikohen nga nj\u00eb grup i p\u00ebrbashk\u00ebt pune, q\u00eb p\u00ebrfshin Sh\u00ebrbimin Informativ Shtet\u00ebror dhe Sh\u00ebrbimi\u00a0 i\u00a0 Kontrollit\u00a0 t\u00eb\u00a0 \u00c7\u00ebshtjeve\u00a0 t\u00eb\u00a0 Brendshme\u00a0 dhe\u00a0 Ankesave\u00a0 (SHK\u00c7BA) pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme.<\/p>\n<p>DSIK duhet t\u00eb verifikoj\u00eb n\u00ebse subjekti i rivler\u00ebsimit ka lidhje me persona t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, n\u00ebse ka marr\u00eb dhurata prej k\u00ebtyre personave, n\u00ebse ka t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim dhe a mban kontakt me ta, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion, ka fshehur d\u00ebnime penale, e \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Grupi i pun\u00ebs q\u00eb ngrihet pran\u00eb DSIK-s\u00eb i p\u00ebrcjell Komisionit t\u00eb dh\u00ebnat rreth subjektit dhe n\u00ebse e konsideron apo jo at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm. P\u00ebrfshirja e DSIK-s\u00eb &#8211; nj\u00eb institucion i ngritur pran\u00eb kryeministrit, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me debate se mund t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb ndikuar politikisht procesin e vetingut. Megjithat\u00eb, ligji parashikoi se n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb KPK q\u00eb b\u00ebn vler\u00ebsimin e t\u00eb dh\u00ebnave dhe po ashtu edhe hetim t\u00eb pavarur dhe vendos n\u00ebse kushtet e pap\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb p\u00ebrmbushen apo jo.<\/p>\n<p>Subjekti n\u00eb k\u00ebto raste mund t\u00eb shfaj\u00ebsohet n\u00ebse provon q\u00eb kontaktet, t\u00eb cilat DSIK duhet t\u2019i dokumentoj\u00eb me foto, biseda telefonik e t\u00eb tjera, kan\u00eb qen\u00eb rast\u00ebsore, apo n\u00ebse ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar transparent dhe i ka denoncuar ato.<\/p>\n<p>Deri tani n\u00eb pap\u00ebrshtatshm\u00ebri p\u00ebr k\u00ebto shkaqe jan\u00eb gjetur sipas KPK-s\u00eb gjykat\u00ebsit Gani Dizdari, Tom Ndreca, Admir Thanza, Artan Zeneli dhe prokurori Adriatik Cama. Nd\u00ebrkoh\u00eb s\u00ebfundmi DSIK, pas nj\u00eb vendimi detyrues t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative n\u00eb favor t\u00eb Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit b\u00ebri publike se nga 800 subjekte t\u00eb vler\u00ebsuar <a href=\"\/vetingu\/?p=50802\">200 prej tyre kishin rezultuar t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm<\/a> p\u00ebr shkak t\u00eb lidhje me krimin, korrupsionin dhe probleme t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebmb\u00ebngulja e DSIK-s\u00eb p\u00ebr Tosk\u00ebn <\/strong><\/p>\n<p>Ilir Toksa u p\u00ebrfshi n\u00eb list\u00ebn prioritare tw procesit tw vetingut si kandidat p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, pasi KPK-ja i k\u00ebrkoi informacion DSIK i d\u00ebrgoi Komisionit nj\u00eb raport ku thuhej se kishte gjetur probleme n\u00eb figur\u00ebn e gjykat\u00ebsit Ilir Toska.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, z. Ilir Toska, administrohen informacione nga t\u00eb cilat mund t\u00eb ngrihen dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar ose me persona t\u00eb dyshuar t\u00eb krimit t\u00eb organizuar\u201d, thuhet n\u00eb raportin e DSIK-sw dwrguar KPK-sw. DSIK kishte njoftuar se ndaj Ilir Tosk\u00ebs, \u201cdisponohen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb vitit 2004, nga t\u00eb cilat ngrihen dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion pasiv\u201d.<\/p>\n<p>DSIK-ja shkruante nw raportin e saj se subjekti i rivler\u00ebsimit, kur ishte kryetar i inspektimit n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb \u00a0dyshohet se kishte marr\u00eb rryshfet bashk\u00eb me nj\u00eb inspektor tjet\u00ebr nga nj\u00eb gjyqtar.<\/p>\n<p>\u201cMita u dha me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Rendit Publik. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, inspektor\u00ebt e KLD-s\u00eb ishin t\u00eb ngarkuar p\u00ebr kontrollin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje civile t\u00eb gjykuar nga gjyqtari mit\u00ebdh\u00ebn\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb raportin e zbardhur n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nisur nga ky fakt DSIK-ja doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cIlir Toska, rezulton individ i mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00ebn presion nga struktura kriminale\u201d. Por sipas KPK-s\u00eb informacioni i dhwnw nga DSIK-ja nuk ishte i plot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga relatori u krye verifikimi i informacionit q\u00eb kishte mbledhur DSIK-ja p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e k\u00ebtij raporti dhe rezultoi se ai vinte vet\u00ebm nga nj\u00eb burim dhe referonte se ngrihen dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion pasiv t\u00eb gjyqtarit n\u00eb vitin 2004\u201d, thuhet n\u00eb\u00a0 vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se informacioni nuk p\u00ebrmbante m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb burim dhe nuk kishte as prova materiale q\u00eb k\u00ebrkohen nga ligji, i cili thot\u00eb se kontakti duhet t\u00eb jet\u00eb i dokumentuar me fotografi, biseda telefonike d\u00ebshmi e t\u00eb ngjashme, KPK e cil\u00ebsoi at\u00eb fillimisht t\u00eb paplot\u00eb. Komisioni k\u00ebrkoi q\u00eb procesi t\u00eb ishte konkret dhe i mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ia ktheu pas raportin DSIK-s\u00eb duke k\u00ebrkuar plot\u00ebsime.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebsaj analize, u d\u00ebrgua nj\u00eb shkres\u00eb pran\u00eb DSIK-s\u00eb me shpjegimet dhe argumentet e dh\u00ebna edhe m\u00eb lart, ku k\u00ebrkohet q\u00eb ajo t\u00eb shikoj\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb raportin e saj, n\u00eb frym\u00ebn e ligjit dhe t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendim. Po ashtu KPK iu drejtua ve\u00e7ant\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror\u00eb \u201cme k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr informacion t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm lidhur me k\u00ebt\u00eb rast\u201d. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn dwrguar dy institucioneve iu k\u00ebrkuan prova dhe fakte.<\/p>\n<p>Sipas vendimit DSIK ktheu p\u00ebrgjigje n\u00eb 10 prill, ku k\u00ebmb\u00ebnguli se edhe \u201cnga verifikimi i kryer pas k\u00ebrkes\u00ebs son\u00eb (KPK-s\u00eb) p\u00ebr rishikimin e raportit, pas verifikimit shtes\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb, rikonfirmon konstatimin p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr subjektin\u201d.<\/p>\n<p><strong>Hetimi dhe vendimi i KPK-s\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj KPK-ja vendosi t\u00eb kryente vet\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb verifikimit t\u00eb situat\u00ebs. N\u00eb vendim del se Komisioni nuk qe i bindur nga hetimi i DSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cInformacioni ishte i vitit 2004, nuk kishte shum\u00eb detaje, por as nuk mund t\u00eb konfirmohej se ai ishte nga burime t\u00eb besueshme dhe me akses\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>KPK fillimisht i k\u00ebrkoi Tosk\u00ebs t\u00eb jepte shpjegime dhe sillte dokumente p\u00ebr t\u00eb provuar n\u00ebse DSIK kishte apo jo t\u00eb drejt\u00eb. N\u00eb shpjegimet e tij gjykat\u00ebsi parashtron nj\u00eb pamje krejt tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Ai i shkroi KPK-s\u00eb se p\u00ebrndryshe nga pretendimi i DSIK-s\u00eb se ai kishte marr\u00eb rryshfet nga gjykat\u00ebsi ndaj t\u00eb cilit po b\u00ebhej inspektim, q\u00ebndrimi i tij si kryeinspektor kishte qen\u00eb q\u00eb gjykat\u00ebsi n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkohej me \u201cshkarkim nga detyra\u201d<\/p>\n<p>Toska sqaroi se p\u00ebr materialin kund\u00ebr tij (nj\u00eb p\u00ebrgjim) kishte m\u00ebsuar dy dit\u00eb pasi ai i kishte rekomanduar z\u00ebvend\u00ebs kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ku punonte si kryeinspektor dhe Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, shkarkimin e gjykat\u00ebsit q\u00eb supozohet se i kishte dh\u00ebn\u00eb atij dhe inspektorit rryshfet.<\/p>\n<p>Toska sipas KPK-s\u00eb paraqiti raportet e mbajtura dhe shk\u00ebmbimet zyrtare. Ai i tha KPK-s\u00eb se vet\u00eb nuk e kishte par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjimin n\u00eb fjal\u00eb, por dinte q\u00eb ai ishte shqyrtuar nga Presidenti i Republik\u00ebs, Ministria e Brendshme e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Po ashtu ai i b\u00ebri me dije KPK-s\u00eb se nuk kishte pasu kontakt me asnj\u00eb nga personat e p\u00ebrmendur dhe se ai kishte mbrojtur q\u00ebndrimin p\u00ebr shkarkimin e gjykat\u00ebsit i cili supozohet se e kishte paguar edhe disa vite m\u00eb von\u00eb, kur \u00e7\u00ebshtja shkoi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb e cila rr\u00ebzoi vendimin p\u00ebr shkarkim nga KLD-ja.<\/p>\n<p>Nga ana e saj KPK thot\u00eb se administroi praktikat e verifikimit t\u00eb tri ankesave, \u201cp\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb zotit E. M., t\u00eb Ministrit t\u00eb Rendit Publik, si dhe \u00a0shtetasit F.S. dhe B. S., materialet e ILDKPKI-s\u00eb s\u00eb vitit 2004, si dhe materialet nga procedimi disiplinor\u201d. Komisioni thot\u00eb se nga shqyrtimi i k\u00ebtyre materialeve \u201carrihet leht\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Ilir Toska, nuk ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e parashikuara n\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>KPK vendosi se nuk provohet q\u00eb ka pasur lidhje mes Tosk\u00ebs dhe personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe sipas saj nuk u konstatua ndonj\u00eb \u201ckontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d. Madje p\u00ebrndryshe KPK thot\u00eb se gjeti \u201cleht\u00ebsisht se kan\u00eb qen\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb tentuar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu ajo shfaj\u00ebsoi Tosk\u00ebn nga \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai \u201cn\u00eb asnj\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb ndryshoj\u00eb apo t\u00eb modifikoj\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e materialit\/relacionit t\u00eb paraqitur, p\u00ebrkundrazi, ai ka kryer me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe korrektes\u00eb pun\u00ebn e tij dhe konform ligjit\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim KPK pati dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme e t\u00eb mjaftueshme. \u201cPasuria e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe e personave t\u00eb lidhur rezulton t\u00eb jet\u00eb e ligjshme, nuk ka deklarim t\u00eb rrem\u00eb apo t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Subjekti nuk gjendet n\u00eb situat\u00eb konflikti interesi\u201d, thuhet n\u00eb vendim. Po ashtu ata e cil\u00ebsuan Tosk\u00ebn bashk\u00ebpunues, nd\u00ebrsa gjet\u00ebn se ai p\u00ebrmbushte edhe kriterin profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb 6 ankesat kund\u00ebr tij KPK gjeti se n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn prej tyre nuk kishte indicie p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit. N\u00eb nj\u00eb rast ankesa ishte b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb person q\u00eb nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtje me gjykat\u00ebsin n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr q\u00eb pretendonte se \u201c220 gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, pasi kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendime n\u00eb disfavorin e tij\u201d. Po ashtu n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr u gjet se pretendimi ishte i pabaz\u00eb pasi Toska kishte qen\u00eb n\u00eb pakic\u00eb n\u00eb vendimin e marr\u00eb nga trupin gjykues, q\u00eb sipas KPK e b\u00ebnte t\u00eb paqart\u00eb ankes\u00ebn ndaj tij. Ankesat e tjera u rr\u00ebzuan p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash dhe indiciesh p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se, me gjith\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar se gjykat\u00ebsi Ilir Toska ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, KPK arriti t\u00eb dokumentonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, nd\u00ebrsa vendosi ta konfirmonte Tosk\u00ebn n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":50839,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180620_125437_200618006-1_90KGqkL-554x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50838"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50838"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50838\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61907,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50838\/revisions\/61907"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50839"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}