{"id":50876,"date":"2018-07-23T12:17:22","date_gmt":"2018-07-23T10:17:22","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=50876"},"modified":"2019-05-06T23:34:58","modified_gmt":"2019-05-06T23:34:58","slug":"dosjet-me-hetime-te-paplota-dhe-kontratat-fiktive-me-pasurine-penalizuan-trenoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dosjet-me-hetime-te-paplota-dhe-kontratat-fiktive-me-pasurine-penalizuan-trenoven\/2018\/07\/23\/","title":{"rendered":"Dosjet me hetime t\u00eb paplota dhe kontratat fiktive me pasurin\u00eb penalizuan Trenov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se dy raste hetimesh t\u00eb paplota-nj\u00ebra prej t\u00eb cilave ndaj nj\u00eb prokurori t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion dhe deklarimet e rreme dhe fiktive t\u00eb pasuris\u00eb jan\u00eb arsyet e shkakimit t\u00eb prokurorit Gentian Trenova nga detyra.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_49952\" aria-describedby=\"caption-attachment-49952\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-Gentian-Trenova.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-49952\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-Gentian-Trenova-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"49952\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-49952\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Apelit, Gentian Trenova dhe avokati i tij para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: L.\u00c7ela<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme d\u00ebrgoi n\u00eb fillim t\u00eb janarit n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit vler\u00ebsimin profesional t\u00eb prokurorit Gentian Trenova, duke vler\u00ebsuar at\u00eb \u201cShum\u00eb mir\u00eb\u201d n\u00eb t\u00eb gjitha kategorit\u00eb. Por Komisioni, pasi shqyrtoi dy dosje t\u00eb zgjedhura me short t\u00eb hetuara nga Trenova e gjeti at\u00eb t\u00eb \u201cpap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d, duke konstatuar se i vler\u00ebson cil\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb papranueshme n\u00eb pun\u00eb, nj\u00eb gjykim t\u00eb dob\u00ebt, dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pune q\u00eb nuk pajtohet me pozicionin e tij.<\/p>\n<p>Trenova \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb paktat raste shkarkimi, kur hetimet e KPK kan\u00eb shkuar deri n\u00eb vler\u00ebsimin profesional, pasi pjesa m\u00eb e madhe e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb larguar e kan\u00eb p\u00ebsuar kryesisht nga pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb dhe p\u00ebr disa prej tyre jan\u00eb gjetur \u201ckontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme\u201d.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb KPK, i publikuar s\u00eb fundmi, Trenova \u00ebsht\u00eb penaliziuar nga pushimi i hetimeve p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar p\u00ebr pasuri t\u00eb paligjshme n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe pushimin e hetimeve p\u00ebr nj\u00eb koleg prokuror, t\u00eb dyshuar p\u00ebr marrje rryshfeti. KPK thot\u00eb se gjeti n\u00eb t\u00eb dyja rastet se Trenova nuk kishte kryer hetime t\u00eb plota. Trenova u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb rastin e par\u00eb, kall\u00ebzimi nga policia nuk kishte qen\u00eb i plot\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e dyt\u00eb, \u201chetimet e kryera n\u00eb momentin e marrjes s\u00eb vendimit t\u00eb pushimit kishin qen\u00eb t\u00eb plota\u201d.<\/p>\n<p>Trenova po ashtu u mbrojt se vendimet e tij ishin miratuar nga drejtuesi i prokuroris\u00eb, por n\u00eb t\u00eb dyja rastet, KPK e gjeti k\u00ebt\u00eb arsyetim t\u00eb pabaz\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr hetimet i takonin prokurorit q\u00eb i kryente ato dhe se q\u00ebndrimi i drejtuesit ishte i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Prokurori sidoqoft\u00eb u gjet me nj\u00eb mori problemesh edhe n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb. N\u00eb vendimin e zbardhur, KPK shprehet se ai nuk kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb justifikonte pasurit\u00eb, kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb, kishte nd\u00ebrmarr\u00eb veprime fiktive, kishte pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb ardhurash p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, munges\u00eb burimi t\u00eb ardhurash n\u00eb vitin 2007, kishte mosdeklarim t\u00eb gjendjes s\u00eb parave kesh e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Trenova hasi v\u00ebshtir\u00ebsi t\u2019i justifikonte veprimet e tij gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, nd\u00ebrsa u vendos n\u00eb pozit\u00eb <a href=\"\/?p=49951\">kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Theo Jacobs<\/a> e pyetin n\u00ebse kishte fshehur pasuri. \u201cJu duhet t\u00eb zgjidhni,\u00a0 ose keni b\u00ebr\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb ose keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb rreme. Dhe kjo tregon se ligjshm\u00ebria dhe kredibiliteti juaj \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt,\u201d deklaroi\u00a0 Jacobs.<\/p>\n<p>Trenova u b\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare t\u00eb vetingut, p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjes s\u00eb tij si an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi. Ai mbaroi Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2002 dhe n\u00eb vitin 2005 u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Tiran\u00eb e m\u00eb pas n\u00eb Apel.<\/p>\n<p><strong>Dosjet e pushuara <\/strong><\/p>\n<p>Pasi fillimisht konfirmoi raportin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSiK) sipas t\u00eb cilit Trenova nuk kishte kontaktet t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, KPK i k\u00ebrkoi Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme vler\u00ebsim p\u00ebr profesionalizmin e prokurorit. Raporti i Prokuroris\u00eb ishte me nota shum\u00eb pozitive. Aty thuhet se n\u00eb vitet 2014, 2015 dhe 2016 Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm kishte vler\u00ebsuar subjektin me not\u00ebn \u201cshum\u00eb mir\u00eb\u201d. Po ashtu, edhe pas shqyrtimit t\u00eb pes\u00eb dosjeve t\u00eb zgjedhura me short ai u vler\u00ebsua shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr njohurit\u00eb ligjore, arsyetimi ligjor, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar ngarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kryer procedurat hetimore, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb administruar dosjet e t\u00eb ngjashme, po ashtu u vler\u00ebsua shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb etik\u00eb, integritet, paan\u00ebsi dhe p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e aft\u00ebsi t\u00eb tjera profesionale.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Trenova kishte marr\u00eb gjithmon\u00eb vler\u00ebsimin \u201cshum\u00eb mir\u00eb\u201d edhe n\u00eb vler\u00ebsimet e m\u00ebparshme t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. \u201cDosjet e prokurorit Trenova rezultojn\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb gjitha aktet e hetimeve paraprake\u201d, thuhet n\u00eb raportin e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat dosje t\u00eb p\u00ebrzgjedhura me short, p\u00ebr t\u00eb cilat Prokuroria e P\u00ebrgjithshme vler\u00ebsoi shum\u00eb mir\u00eb, hetimi i pavarur i KPK gjeti dy me probleme. Nj\u00eb prej tyre kishte t\u00eb b\u00ebnte me hetimin e nj\u00eb kolegu prokuror me inicialet A.K pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, i cili ishte kall\u00ebzuar p\u00ebr korrupsion dhe rezultoi n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjim t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb hetuar p\u00ebr trafikim qeniesh njer\u00ebzore se kishte marr\u00eb para p\u00ebr t\u00eb mbyllur \u00e7\u00ebshtjen ndaj nj\u00eb personi t\u00eb akuzuar p\u00ebr dy aksidente n\u00eb t\u00eb cilat ai kishte p\u00ebrplasur k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, nd\u00ebrsa prokuroria po p\u00ebrgjonte nj\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafik personash, ky i fundit kishte marr\u00eb nj\u00eb mesazh nga nj\u00eb person i dyt\u00eb i cili thoshte se edhe pse kishte paguar 4500 euro, \u00e7\u00ebshtja ndaj tij mund t\u00eb rihapej nga nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cBetohem q\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb prokurorit 4.500 euro n\u00eb dor\u00eb dhe q\u00eb ai e kishte mbyllur \u00e7\u00ebshtjen, por nj\u00eb tjet\u00ebr e kish rihapur at\u00eb, meqen\u00ebse personi q\u00eb godita k\u00ebrkoi p\u00ebr nj\u00eb rihapje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes&#8230;\u201d, thuhet n\u00eb SMS e p\u00ebrgjuar.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, prokurorja M. K., vendosi t\u00eb niste hetimet p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKorrupsionit aktiv dhe pasiv\u201d me t\u00eb dyshuar nj\u00eb t\u00eb ri t\u00eb akuzuar p\u00ebr aksidentet dhe nj\u00eb prokuror t\u00eb panjohur. Ajo e mbajti dosjen p\u00ebr nj\u00eb vit dhe m\u00eb pas u z\u00ebvend\u00ebsua nga prokurorja E. M., t\u00eb cil\u00ebn drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda e z\u00ebvend\u00ebsoi me Gentian Trenov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky i fundit, si\u00e7 del nga vendimi i zbardhur, fillimisht k\u00ebrkoi zgjatje t\u00eb hetimeve p\u00ebr dy muaj dhe pastaj vendosi mbylljen e hetimit \u201cduke argumentuar se n\u00eb rastin konkret nuk ekzistojn\u00eb elemente t\u00eb veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb regjistruar ky procedim penal\u201d.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se vendimi i pushimit u mor se edhe pse gjat\u00eb marrje n\u00eb pyetje, i dyshuari p\u00ebr aksidentet dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e rryshfetit kishte pranuar se kishte b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn n\u00eb prani t\u00eb t\u00eb atit. Babai i tij e mohoi k\u00ebt\u00eb dhe i dyshuari ndryshoi q\u00ebndrim m\u00eb von\u00eb. Prokuroria nga ana tjet\u00ebr duhej t\u00eb v\u00ebrtetonte n\u00ebse kishte pasur apo jo kontakt mes prokurorit dhe t\u00eb hetuarve. Por p\u00ebr dy vjet, nd\u00ebrsa verifikuan dhe kontrolluan telefonin e t\u00eb riut t\u00eb dyshuar, prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes nuk verifikuan n\u00ebse kolegu i tyre kishte pasur kontakte me baban\u00eb e t\u00eb dyshuarit.<\/p>\n<p>Trenova ishte sidoqoft\u00eb ai q\u00eb mbylli dosjen duke i quajtur hetimet t\u00eb p\u00ebrfunduara. KPK thot\u00eb se ky vendim nuk ishte i drejt\u00eb. \u201cDuhet t\u00eb ishin verifikuar m\u00eb tej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohej kontakti i mundsh\u00ebm midis personit n\u00ebn hetim dhe secilit prej prokuror\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjet kund\u00ebr shtetasit\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p>KPK gjeti se prokurorja para Trenov\u00ebs kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb list\u00eb detyrash, t\u00eb cilat trupi gjykues thot\u00eb se ai nuk i ka kryer. Aty k\u00ebrkohej t\u00eb merrej n\u00eb pyetje prokurori i p\u00ebrmendur, t\u00eb hetoheshin numrat telefonik\u00eb t\u00eb tij dhe babait t\u00eb t\u00eb riut, t\u00eb verifikohej deklarimi i personit n\u00ebn hetim n\u00eb lidhje me autovetur\u00ebn, e cila ishte n\u00eb p\u00ebrdorim nga prokurori i dyshuar p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se n\u00eb dosje nuk u evidentua q\u00eb k\u00ebto veprime ishin kryer. \u201cPo k\u00ebshtu, n\u00eb fashikullin e akteve t\u00eb dosjes s\u00eb procedimit penal mungonte t\u00ebr\u00ebsisht \u00e7do lloj veprimi procedural p\u00ebr t\u00eb kaluar prokurorin A. K., si person n\u00ebn hetim pasuror, me q\u00ebllim q\u00eb ndaj tij dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb (A. L. dhe A.L.\/babai) t\u00eb kryhej hetim pasuror (me p\u00ebrjashtim t\u00eb verifikimit nga regjistri i automjeteve)\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Aty theksohet se megjith\u00ebse n\u00eb dosje dilte q\u00eb prokurori kishte pasur komunikim me baban\u00eb e personit n\u00ebn hetim, telefoni i k\u00ebtij t\u00eb fundit nuk ishte verifikuar.\u00a0 \u201cTrupi gjykues konkludoi se nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit ishte kryer nj\u00eb hetimi i paplot\u00eb, si dhe nuk ishin mbledhur t\u00eb gjitha provat e k\u00ebrkuara, p\u00ebr qart\u00ebsimin e rrethanave t\u00eb aktit korruptiv\u201d, vendosi KPK.<\/p>\n<p>Trenova u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se hetimi kishte qen\u00eb i plot\u00eb dhe se kishte zgjatur nj\u00eb vit e gjys\u00ebm, se ishin marr\u00eb parasysh veprimet hetimore t\u00eb kryera deri n\u00eb at\u00eb faz\u00eb. \u201cHetimi ka qen\u00eb i shtrir\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb koh\u00eb, por edhe n\u00eb dinamik\u00ebn e mjeteve dhe metodave t\u00eb hetimit n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb vet\u00ebm\u201d, i shkroi Trenova KPK-s\u00eb. Sipas tij, vendimi i\u00a0 pushimit ishte marr\u00eb pasi oficeri i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, i ngarkuar me hetimin, kishte relatuar se hetimet ishin t\u00eb plota dhe ndaj hetimet duhen pushuar. Ai kund\u00ebrshtoi gjetjen e KPK-s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se ishin verifikuar tabulatet e komunikimeve t\u00eb babait t\u00eb t\u00eb dyshuarit dhe se po ashtu \u201ckur ishte ngarkuar p\u00ebr hetimin e \u00e7\u00ebshtjes, ishin pothuaj realizuar veprimet hetimore q\u00eb mund t\u00eb realizoheshin\u201d.<\/p>\n<p>Por duke iu referuar k\u00ebsaj dosje, KPK i rr\u00ebzoi pretendimet e tij duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se kur pushoi hetimet ai nuk kishte kryer as veprimet hetimore q\u00eb i kishte caktuar vetes, kur vendosi t\u2019i shtynte ato me disa muaj.<\/p>\n<p>Dosja e dyt\u00eb tek e cila KPK gjeti probleme Trenov\u00ebs ishte vendimi p\u00ebr t\u00eb mos filluar hetimin pasuror p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb kapur me 100 kilogram\u00eb hashash dhe nj\u00eb pistolet\u00eb pa leje n\u00eb Greqi. Trenova kishte arsyetuar se pasuria ishte vendosur para koh\u00ebs s\u00eb ndalimit t\u00eb tij si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitet kriminal dhe konsideroi at\u00eb jo domedh\u00ebn\u00ebse. \u201cNga shqyrtimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura, nuk kishte rezultuar q\u00eb shtetasi V. L., ose personi i lidhur me t\u00eb, t\u00eb ket\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi ndonj\u00eb pasuri t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pajustifikuar, e cila mund t\u00eb konsiderohet si e ardhur nga veprimtari t\u00eb paligjshme\u201d, citohet vendimi i Trenov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por KPK, duke u nisur nga kall\u00ebzimi i policis\u00eb e cila pretendonte se kishte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr prona t\u00eb parregjistruara dhe llogari bankare, gjeti gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb dosjes se hetimet e prokurorit nuk kishin qen\u00eb t\u00eb plota. KPK thot\u00eb se n\u00eb dosjen penale mungonte \u201cverifikimi i plot\u00eb i pasurive, aseteve dhe likuiditeteve n\u00eb bank\u00eb t\u00eb shtetasit n\u00eb hetim\u201d. Po ashtu ne dosje mungonte verifikimi i historikut tregtar apo aksioneve e transaksioneve t\u00eb ngjashme dhe mungon hetimi i veprimeve noteriale p\u00ebr investime n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme. \u201c Nuk rezulton arsyetimi i plot\u00eb, analitik dhe logjik n\u00eb vendim i t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb rezultuan nga veprimet procedurale t\u00eb hetimit pasuror paraprak nga Drejtoria e Policis\u00eb s\u00eb Qarkut Gjirokast\u00ebr\u201d, thot\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Trenova \u00ebsht\u00eb mbrojtur duke th\u00ebn\u00eb se referimi i policis\u00eb nuk ishte plot\u00eb pasi t\u00eb dh\u00ebnat kishin ardhur vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vog\u00ebl me vler\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, se procedurat e fillimit t\u00eb hetimit pasuror nuk ishin parashikuar qart\u00eb. Ai thot\u00eb se ligji \u201ck\u00ebrkonte q\u00eb hetimi t\u00eb bazohej edhe kur nga hetimet e b\u00ebra kishte dyshime t\u00eb besueshme dhe jo supozime, p\u00ebr pasuri t\u00eb vendosura gjat\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale\u201d. Duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mungesa e t\u00eb dh\u00ebnave do t\u00eb \u00e7onte vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb hetim formal.\u00a0 Ai po ashtu tha se \u201cedhe nga drejtuesi i Prokuroris\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar rregullsi n\u00eb vendimmarrje\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb KPK nuk i gjeti t\u00eb plota arsyetimet. Pretendimi se raporti i policis\u00eb nuk kishte pasur prova dhe ishte i bazuar mbi supozime, KPK tha se nuk q\u00ebndron duke theksuar se ishte prokurori q\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte hetimet vet\u00eb ose p\u00ebrmes policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Aty po ashtu thuhet se policia kishte referuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb pasuri si\u00e7 pretendoi prokurori. Ata than\u00eb se Trenova kishte pretenduar paqart\u00ebsi proceduriale t\u00eb ligjit, por sipas KPK ai ishte shum\u00eb i qart\u00eb. KPK thot\u00eb m\u00eb tej se Trenova nuk ka sqaruar n\u00eb vendim pse nuk ka b\u00ebr\u00eb verifikim t\u00eb pasurive t\u00eb referuara nga policia dhe as e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK vler\u00ebsoi se pretendimet e Trenov\u00ebs se vendimet e tij ishin miratuar nga drejtuesit e Prokuroris\u00eb nuk sh\u00ebrbenin si justifikim, pasi \u201cKomisioni \u00e7mon se aft\u00ebsia profesionale e prokurorit nuk lidhet me miratimin ose jo t\u00eb vendimeve t\u00eb tij nga drejtuesi i Prokuroris\u00eb\u201d. N\u00eb fund KPK gjeti se\u00a0 Trenova ishte i \u201cpap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb etik\u00ebs dhe profesionalizmit dhe \u201cnj\u00eb subjekt i cili nuk arrin nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Problemet e pasuris\u00eb s\u00eb Trenov\u00ebs u konstatuan fillimisht nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb interesave (ILDKPKI), i cili sipas vendimit t\u00eb zbardhur i d\u00ebrgoi KPK-s\u00eb raport negativ p\u00ebr Trenov\u00ebn. ILDKPKI konstatoi se ai kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme, kishte kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>KPK konstatoi se blerja e nj\u00eb apartament p\u00ebr 1.9 milion lek\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2007, i trasferuar m\u00eb pas me kontrat\u00eb dhurimi t\u00eb tret\u00ebve, ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ardhurash t\u00eb ligjshme dhe po ashtu deklarim t\u00eb rrem\u00eb e veprime fiktive.<\/p>\n<p>KPK gjeti se apartamenti ishte deklaruar i bler\u00eb p\u00ebr 1.9 milion\u00eb, por n\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes ai del i bler\u00eb p\u00ebr 40 mij\u00eb euro.\u00a0 Komisioni tha se Trenova nuk v\u00ebrtetonte dot zot\u00ebrimin e nj\u00eb shume prej 12 mij\u00eb eurosh, e cila ishte marr\u00eb sipas tij nga kursimet n\u00eb bank\u00eb dhe nga gjendja kesh e p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin, por q\u00eb sipas KPK n\u00eb baz\u00eb t\u00eb deklarimeve ai nuk mund t\u00eb justifikonte gati gjysm\u00ebn e k\u00ebsaj shume.\u00a0 \u00a0KPK thot\u00eb se Trenova kishte deklaruar m\u00eb her\u00ebt se e kishte prishur gjendjen kesh prej 800 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr dasm\u00ebn, nd\u00ebrsa prokurori pretendon se dasma kishte qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga shpenzimet e b\u00ebra me k\u00ebto kursime.<\/p>\n<p>Trenova u mbrojt duke pranuar se kishte b\u00ebr\u00eb deklarim fiktiv t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie 28 mij\u00eb euro, prej t\u00eb cil\u00ebs nj\u00eb pjes\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb paguar diferenc\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit dhe nj\u00eb shum\u00eb prej 12 mij\u00eb eurosh ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr mobilim dhe shpenzime t\u00eb tjera.\u00a0 Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur t\u00eb ardhura nga paga dhe kursimet p\u00ebr t\u00eb paguar 12 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin dhe pasi ishte marr\u00eb kredia duke p\u00ebrdorur p\u00ebr vler\u00eb t\u00eb apartamentit shifr\u00ebn 40 mij\u00eb euro, shit\u00ebsi ia kishte kthyer k\u00ebt\u00eb sasi pas duke mbajtur vet\u00ebm diferenc\u00ebn q\u00eb i ishte dashur p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Por KPK p\u00ebrve\u00e7 se i cil\u00ebsoi jobind\u00ebse shpjegimet, i b\u00ebri me dije Trenov\u00ebs se nd\u00ebrmarrja e veprimeve fiktive prej tij, nj\u00eb kontrat\u00eb e dyt\u00eb shit-blerje me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb cenonte \u201cr\u00ebnd\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb magjistratit\u201d. KPK thot\u00eb se kjo kontrat\u00eb e dyt\u00eb sidoqoft\u00eb nuk vlente p\u00ebr vetingun dhe se n\u00eb fund Trenova nuk justifikonte, ve\u00e7 mang\u00ebsive t\u00eb tjera, 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK thot\u00eb se subjekti nuk kishte provuar nga t\u00eb ardhurat e tij shpenzimet \u201cprej 13 mij\u00eb eurosh, p\u00ebr ristrukturim e mobilim t\u00eb apartamentit\u201d. \u00a0Nd\u00ebrsa p\u00ebrpjekja e Trenov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shpjeguar k\u00ebt\u00eb sasi parash si t\u00eb marr\u00eb nga kredia, u cil\u00ebsua si \u201cmosdeklarim likuiditeti t\u00eb gjendjes cash\u201d.<\/p>\n<p>KPK po ashtu gjeti se Trenova kishte probleme edhe me shtes\u00ebn q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij apartamenti, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb dupleks. Problemet ishin gjetur edhe nga ILDKPKI, e cila njoftoi Komisionin se kishte marr\u00eb nj\u00eb denocim anonim q\u00eb prokurori ishte angazhuar n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Trenova pretendoi fillimisht se pasuria i ishte kaluar vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs dhe se ai jetonte aty p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira me ta. Ai tha se kishte kaluar apartamentin prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mund t\u00eb merrnin nj\u00eb kredi. Prokurori paraqiti nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb tyre ku pranonin t\u00eb kishin marr\u00eb n\u00eb dhurim apartamentin dhe gjithashtu i pyetur nga KPK p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb apartamentin si \u201cn\u00eb p\u00ebrdorim\u201d ai tha se deklarimin e adres\u00ebs s\u00eb banimit e konsideronte t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Hetimet e KPK-s\u00eb i rr\u00ebzuan k\u00ebto pretendime, pasi u m\u00ebsua se asnj\u00eb kredi nuk ishte marr\u00eb mbi apartamentin, dhurata realisht nuk ishte kaluar te prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kontrata e dhurimit nuk kishte vler\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet zbuluan se prokurori, i cili jo vet\u00ebm jetonte n\u00eb apartament, por edhe kishte shpenzuar n\u00eb mobilimin e tij, kishte b\u00ebr\u00eb dhurim fiktiv t\u00eb apartamentit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangte p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb ligjore q\u00eb vinin nga nd\u00ebrtimi i paligjsh\u00ebm. Ata po ashtu gjet\u00ebn s\u00eb nd\u00ebrtimi ishte b\u00ebr\u00eb pa mir\u00ebkuptimin e banor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pallatit, nd\u00ebrsa gjet\u00ebn se kishte mosp\u00ebrputhje p\u00ebr koh\u00ebn kur ai ishte nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>KPK\u00a0 cil\u00ebsoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishim t\u00eb b\u00ebnim me \u201cdh\u00ebnie t\u00eb imazhit t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb zhveshjes nga pron\u00ebsia e p\u00ebr pasoj\u00eb, shkarkimin nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb veprimeve t\u00eb m\u00ebtejshme, pasi nga provat dhe faktet rezulton se ka qen\u00eb e vijon t\u00eb jet\u00eb i vetmi posedues efektiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri. Veprimet e tij cenojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe etik\u00ebs s\u00eb magjistratit\u201d. KPK gjeti probleme edhe me disa dhurime dhe hua t\u00eb marra nga subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb fund duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe pretendimet e Trenov\u00ebs, KPK vendosi q\u00eb ai nuk e kalonte kriterin e pasuris\u00eb. P\u00ebrfundimisht Trenova u shkarkua p\u00ebr mosp\u00ebrmbushjen e dy kritereve nga tre q\u00eb rivler\u00ebsohen nga KPK.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se dy raste hetimesh t\u00eb paplota-nj\u00ebra prej t\u00eb cilave ndaj nj\u00eb prokurori t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion dhe deklarimet e rreme dhe fiktive t\u00eb pasuris\u00eb jan\u00eb arsyet e shkakimit t\u00eb prokurorit Gentian Trenova nga detyra.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69728,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-Gentian-Trenova-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50876"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50876"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50876\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62506,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50876\/revisions\/62506"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69728"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}