{"id":50948,"date":"2018-07-24T19:33:48","date_gmt":"2018-07-24T17:33:48","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=50948"},"modified":"2019-05-06T23:34:57","modified_gmt":"2019-05-06T23:34:57","slug":"kpk-ngre-pikepyetje-mbi-profesionalizmin-dhe-pasurine-e-prokurorit-nga-korca","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-pikepyetje-mbi-profesionalizmin-dhe-pasurine-e-prokurorit-nga-korca\/2018\/07\/24\/","title":{"rendered":"KPK ngre pik\u00ebpyetje mbi profesionalizmin dhe pasurin\u00eb e prokurorit nga Kor\u00e7a"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb vetingut p\u00ebr prokurorin Elsion Sadiku, nj\u00ebherazi kandidat p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimi ka konstatuar probleme p\u00ebr kriterin e rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe profesionalizmit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50949\" aria-describedby=\"caption-attachment-50949\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-sadiku.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50949\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-sadiku-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"50949\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50949\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore e KPK ndaj prokurorit Elsion Sadiku | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Elsion Sadiku, me detyr\u00eb zv.kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb, u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn me trup\u00ebn gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga kryesuesja Brunilda Bekteshi, relatori Olsi Komici dhe me an\u00ebtar Luan Hamiti.<\/p>\n<p>Sadiku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur si pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare t\u00eb vetingut si kandidat p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. KPK-ja e ka realizuar procesin e rivler\u00ebsismit p\u00ebr subjektin p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Prokurori Elsion Sadiku ishte prezent gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe relatori Olsi Komici n\u00ebnvizoi se ai kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunues p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e hetimti administrativ t\u00eb pasuris\u00eb, KPK ka administruar raportin e Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konflikit t\u00eb Interesit, i cili ka konstatuar se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb, ka burime t\u00eb mjaftueshme financiare, s&#8217;ka deklarim t\u00eb rrem\u00eb, ska fshehje pasurie dhe as konflikt interesi.<\/p>\n<p>KPK gjithashtu ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur administrativ mbi pasurin\u00eb e deklaruar t\u00eb prokurorit Sadiku, duke verifikuar deklaratat dhe burimet financiare p\u00ebr asetet dhe investimet e tij familjare, ku p\u00ebrfshihet nj\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore e p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 1992 me sip\u00ebrfaqe 16500 m2 &#8211; ku prokurori zot\u00ebron 1\/5, pajisje dentare t\u00eb p\u00ebrdorura me vler\u00eb 7500 euro, nj\u00eb apartament 108 m2 me vler\u00eb 34,000 euro \u2013 ku mbeten p\u00ebr t&#8217;u paguar dhe 3800 euro, 900,000 lek\u00eb shpenzime mobilimi p\u00ebr apartamentin dhe nj\u00eb makin\u00eb Peugeot 307 e vitit 2002 me vler\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas deklaratave periodoke t\u00eb subjektit pajisjet dentare t\u00eb blera me nj\u00eb vler\u00eb 7500 euro, jan\u00eb mbuluar me kursimet e bashk\u00ebshortes deri n\u00eb vitin 2008 t\u00eb deklaruara n\u00eb 1 milion\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb dhurat\u00eb prej 500,000 lek\u00eb nga vjehrri. Sipas KPK-s\u00eb nga dokumentet e mbledhura nga institucionet prublike, bashk\u00ebshortja e subjektit nuk rezulton e pun\u00ebsuar ligj\u00ebrisht para vitit 2009 dhe si rrjedhim subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset dhe ka munges\u00eb burimesh financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 108 m2, subjekti ka lidhur n\u00eb vitin 2013 nj\u00eb kontrat\u00eb kapari me vler\u00eb 27,200 euro, e cila \u00ebsht\u00eb mbuluar nga 13,000 euro t\u00eb marr\u00eb mbrapsh nga anulimi i nj\u00eb kontrate t\u00eb m\u00ebparshme, nj\u00eb hua 1 milion\u00eb lek\u00eb nga vjehrri, kursimet e vitit 2012-2013, si dhe nj\u00eb pjes\u00eb e shum\u00ebs s\u00eb lek\u00ebve t\u00eb mbetura bashk\u00ebshortes nga blerja e pajisjeve dentare. N\u00eb vitin 2016 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb jan\u00eb paguar dhe 3000 euro me burim nj\u00eb overdraft bankar dhe kursimet e atij viti. Sipas KPK-s\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset prokurori ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe ka munges\u00eb burimesh financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket automjetit Peugeot 307, relatori Olsi Komici u shpreh se subjekti kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb deklarimin periodik 2009 pran\u00eb ILDKPKI. Sipas KPK-s\u00eb n\u00eb deklrarimin periodik t\u00eb subjektit p\u00ebr vitin 2006, t\u00eb ardhurat nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs jan\u00eb llogaritur dy her\u00eb &#8211; nj\u00eb her\u00eb si pjese e totalit 2004-2006 me vler\u00eb 928 mij\u00eb lek\u00eb dhe gjithashtu si t\u00eb ardhura p\u00ebr vitin 2006 n\u00eb vler\u00eb 354 mij\u00eb lek\u00eb. Kjo sipas Komisionit p\u00ebrb\u00ebn deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb ardhurash.<\/p>\n<p>Analiza financiare e KPK-s\u00eb gjithashtu ka nxjerr\u00eb dy vite ku prokurori Elsion Sadiku ka nj\u00eb balanc\u00eb negative financiare, 279,630 lek\u00eb n\u00eb vitin 2011 dhe 317,328 lek\u00eb n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket past\u00ebritis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, n\u00eb raportin e saj Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, e ka konsideruar prokurorin Sadiku si t\u00eb \u201cp\u00ebrshtatsh\u00ebm\u2019 p\u00ebr ushtrimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport pozitiv p\u00ebr profesionalzimin e subjektit ka dh\u00ebn\u00eb dhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, duke e cil\u00ebsuar si t\u00eb aft\u00eb profesionalisht. Megjithat\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket aspektit t\u00eb profesionalizmit KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb dy procedime penale.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga procedimet lidhej me nj\u00eb denoncim t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb emisionin investigativ \u2018Stop\u2019 n\u00eb Klan TV, n\u00eb lidhje me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e diplom\u00ebs master t\u00eb dekanit t\u00eb Fakultetit Ekonomik Universitet t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Frederik \u00c7u\u00e7llari, dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij Mirela \u00c7u\u00e7llari, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb diplomuar me master n\u00eb South-Western University \u201cNeofit Rilski\u201c , n\u00eb Bllagoevgrad, Bullgari, pa ditur gjuh\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn jepeshin leksionet. Prokurori Sadiku ka vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, me argumentin se nuk plot\u00ebsohen element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb falsfikimit t\u00eb dokumente shkollore dhe t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. Sipas KPK-s\u00eb prokurori Sadiku ka b\u00ebr\u00eb hetim t\u00eb paplot\u00eb sepse nuk ka p\u00ebrcaktuar se si \u00e7ifti kishte ndjekur leksionet n\u00eb bullgarisht ose anglisht, pa ditur asnj\u00ebr\u00ebn nga k\u00ebto dy gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe duke depozituar si prov\u00eb vet\u00ebm dy certikata \u2013 nj\u00ebra p\u00ebr njohuri t\u00eb italishtes dhe tjetra t\u00eb rusishtes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e shqyrtuar nga KPK kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb denoncim t\u00eb ardhur ndaj subjektit p\u00ebr pushim t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb nj\u00eb kallzimi penal t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj dy ekspert\u00ebve p\u00ebr falsifikim aktesh. Prokuori Sadiku ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Vendimi i tij \u00ebsht\u00eb hedhur poshte nga Gjykata e Kor\u00e7\u00ebs dhe nga Gjykata e Apelit Kor\u00e7\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb subjekti nuk ka kryer asnj\u00eb akt p\u00ebr hetimin e indicjeve n\u00eb kall\u00ebzimin kundrejt ekspert\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb gjetjeve t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr mosjutifikim t\u00eb burimeve financiare nga bashk\u00ebshortja p\u00ebr blerjen e pajisjeve t\u00eb klinik\u00ebs dentare, n\u00eb nj\u00eb argument t\u00eb gjat\u00eb prokurori Sadiku u shpreh se e shoqja kishte punuar q\u00eb nga viti 2007 e deri n\u00eb vitin 2009 n\u00eb t\u00eb zez\u00eb pran\u00eb nj\u00eb klinike dentare me rroge 450 mij\u00eb lek\u00eb dhe se prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishte sjell\u00eb bllokun e pacient\u00ebve t\u00eb klinik\u00ebs dhe deklaratat e disa prej tyre. Sipas subjektit, edhe pas vitit 2009 t\u00eb ardhurat e deklaruara t\u00eb bashk\u00ebshortes nuk ishin deklaruar t\u00eb plota nga dentisti ku punonte.<\/p>\n<p>Prokurori gjithashtu deklaroi se n\u00eb vitet 2007-2011 kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb sepse nuk kishte deklaruar shtimin e likuditieve cash n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb ILDKPKI, pasi nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb kuptonte sakt\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si plot\u00ebsohet formulari.<\/p>\n<p>Ai argumentoi se p\u00ebr sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb diplom\u00ebs s\u00eb dekanit t\u00eb Universitetit Kor\u00e7\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb hetuar edhe nga dy prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, let\u00ebrporosia e drejtuar autoriteteve Bullgare nuk kishte sjell\u00eb prova q\u00eb diplomat t\u00eb ishin falsifikuar, duke insistuar se ai nuk mund t\u00eb b\u00ebnte objekt hetimi procedurat e universitetit Bullgar. Prokurori gjithashtu insistoi se i qendronte argumenteve t\u00eb tij p\u00ebr mosfillimin e \u00e7\u00ebshtjes penale ndaj dy ekspert\u00ebve, pasi aktet e tyre ishin pranuar n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Kor\u00e7\u00eb dhe ai nuk e kishte tagrin t\u00eb vinte n\u00eb diskutim vendimmarjen e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr prokurorin Sadiku do t\u00eb jepet nga KPK me 27 korrik ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb vetingut p\u00ebr prokurorin Elsion Sadiku, nj\u00ebherazi kandidat p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimi ka konstatuar probleme p\u00ebr kriterin e rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe profesionalizmit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69723,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-sadiku-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50948"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50948"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50948\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62498,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50948\/revisions\/62498"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69723"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}