{"id":51061,"date":"2018-07-27T16:28:18","date_gmt":"2018-07-27T14:28:18","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=51061"},"modified":"2019-05-06T23:34:57","modified_gmt":"2019-05-06T23:34:57","slug":"dyshimet-per-konflikt-interesi-dhe-pasuri-te-pajustifikuara-rendojne-gjyqtarin-artan-broci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dyshimet-per-konflikt-interesi-dhe-pasuri-te-pajustifikuara-rendojne-gjyqtarin-artan-broci\/2018\/07\/27\/","title":{"rendered":"Dyshimet p\u00ebr konflikt interesi dhe pasuri t\u00eb pajustifikuara r\u00ebndojn\u00eb Gjyqtarin Artan Broci"},"content":{"rendered":"<p>Broci, gjyqtar q\u00eb nga viti 1996, mori raporte t\u00eb mira nga ILDKPKI, DISK dhe KLD por hetimi administrativ i vetingut zbuloi disa raste t\u00eb dyshuara konflikti interesi si dhe ngriti dyshime p\u00ebr pasurin\u00eb e tij me vler\u00eb 44 milion\u00eb lek\u00eb krahas dyshimeve p\u00ebr nj\u00eb pasuri t\u00eb fshehur n\u00eb Rrug\u00ebn e Dibr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51062\" aria-describedby=\"caption-attachment-51062\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Broci.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51062\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Broci-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"51062\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51062\" class=\"wp-caption-text\">Artan Broci pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimeve n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 27 korrik 2017. Foto: BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Artan Broci u p\u00ebrball me nj\u00eb raport negativ nga hetimi administrativ i kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u ngrit\u00ebn pik\u00ebpyetje mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ai <a href=\"\/?p=51036\">akumuloi pasurin\u00eb<\/a> e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga disa apartamente e zyra dhe asete financiare me vler\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb investuara n\u00eb bono thesari.<\/p>\n<p>Mbi Brocin, 45 vje\u00e7, r\u00ebnduan dyshime edhe p\u00ebr disa raste gjykimi n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, raste kur ai gjykoi mosmarr\u00ebveshje civile t\u00eb kompanive me t\u00eb cilat kishte pasur m\u00eb par\u00eb apo pati m\u00eb pas gjykimit marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi dhe dhurimesh.<\/p>\n<p>Broci i hodhi posht\u00eb dyshimet e ngritura duke argumentuar se pasuria e tij ishte e ligjshme dhe se ai kishte paguar t\u00eb gjitha detyrimet fiskale, por theksoi se ai nuk besonte se ishte detyr\u00eb e tij t\u00eb ruante fatura t\u00eb vjetra t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb taksave nd\u00ebrsa shtoi se administrata tatimore kishte refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr informacion mbi tatimet e paguara n\u00eb burim nga qiramarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Broci hodhi posht\u00eb dyshimet mbi konflikt interesi n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore duke argumentuar se mes vendimit t\u00eb tij dhe marr\u00ebdh\u00ebnies me pal\u00ebt n\u00ebn gjykim kishte diferenc\u00eb kohore, gj\u00eb q\u00eb sipas tij, e zhb\u00ebnte argumentin e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Raporti mbi pronat e Brocit dhe familjes s\u00eb tij vuri n\u00eb pah se gjyqtari kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje n\u00eb vitin 1997 n\u00eb pallatin ku banonte n\u00eb rrug\u00ebn Don Bosko n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin deklaroi se kishte paguar 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shtes\u00ebn me sip\u00ebrfaqe 65.7 metra katror\u00eb. Komisioni i vetingut deklaroi se kostot e nd\u00ebrtimit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb sugjeronin se ky nd\u00ebrtim pa leje i legalizuar m\u00eb von\u00eb, mund t\u00eb kushtonte rreth 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 500 mij\u00eb lek\u00eb. Po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb, Broci rezultoi se bleu nj\u00eb apartament t\u00eb dyt\u00eb prej 160 metrash katror\u00eb, ku 67 metra ishin shtes\u00eb pa leje.<\/p>\n<p>Komisioni deklaroi se shihte munges\u00eb justifikimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, por problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Brocit lidhen me nj\u00eb apartament papafingo t\u00eb bler\u00eb prej tij n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2006, t\u00eb cilin ai ka deklaruar se e ka bler\u00eb p\u00ebr 47 mij\u00eb euro dhe e ka shitur p\u00ebr 102 mij\u00eb euro kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb n\u00eb vitin 2010. Komisioni v\u00ebren se nd\u00ebrsa kontrata e shit-blerjes mes Brocit dhe shtetasit F.Gj., p\u00ebrshkruan shitjen e apartamentit nga Broci, paralelisht me t\u00eb ekziston nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, personi me inicialet F.Gj., rezulton se e ka bler\u00eb apartamentin drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga kompania e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs Broci b\u00ebri t\u00eb ditur se shtetasi F.Gj., \u00ebsht\u00eb Frrok Gjini, ish deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr nj\u00eb transaksion t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb justifikuar para me burime t\u00eb panjohura. Broci e hodhi posht\u00eb k\u00ebt\u00eb dyshim duke argumentuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, si shit\u00ebsi, ashtu edhe bler\u00ebsi, ishin Persona t\u00eb Ekspozuar Politikisht dhe se sipas tij, transaksionet e k\u00ebtyre personave jan\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e Agjencis\u00eb Kund\u00ebr Pastrimit t\u00eb Parave dhe n\u00ebse do t\u00eb ishte rast pastrimi parash, ai do t\u00eb ishte dalluar nga ky institucion. Broci argumentoi m\u00eb tej v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e transaksionit duke argumentuar se ai kishte banuar n\u00eb at\u00eb pallat dhe kishte paguar drita e uj\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kontrata e shit-blerjes mes tij dhe Gjinit ishte e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Por Komisioni zbuloi gjithashtu se disa vite m\u00eb von\u00eb, kompania q\u00eb i shiti fillimisht apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs, pati nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile me pal\u00eb t\u00eb treta, ku pala e tret\u00eb kishte nj\u00eb pretendim n\u00eb vler\u00ebn e 300 mij\u00eb eurove ndaj k\u00ebsaj kompanie. Sipas komisionit, n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, Broci i dha t\u00eb drejt\u00eb kompanis\u00eb dhe rr\u00ebzoi pretendimin e pal\u00ebs tjet\u00ebr. Broci deklaroi se marr\u00ebdh\u00ebnia e tij me kompanin\u00eb ishte e vitit 2006 dhe se vite m\u00eb von\u00eb, nuk ishte m\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. P\u00ebr t\u00eb theksuar situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit, komisioni v\u00ebrejti se gjat\u00eb p\u00ebrballjeve me subjektin Broci n\u00eb lidhje me historin\u00eb e blerjes s\u00eb pron\u00ebs n\u00eb plazh, Broci kishte deklaruar se e kishte paguar me k\u00ebste, nd\u00ebrsa kompania i kishte b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb n\u00eb fund t\u00eb zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs nj\u00eb ulje prej 5100 eurosh.<\/p>\n<p>Broci u p\u00ebrball me dyshime edhe p\u00ebr dy raste t\u00eb tjera konflikti interesi, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn, kur nj\u00eb kompani tjet\u00ebr nd\u00ebrtimi i dha gjyqtarit materjale nd\u00ebrtimi dhurat\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Shkod\u00ebr nd\u00ebrsa n\u00eb tjetr\u00ebn, kur ai gjykoi dy her\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, nj\u00eb her\u00eb si gjyqtar apeli dhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Edhe p\u00ebr k\u00ebto dy raste, Broci u mbrojt duke argumentuar se marr\u00ebdh\u00ebnia me kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit q\u00eb jep materjale nd\u00ebrtimi dhurat\u00eb \u00ebsht\u00eb disa vite m\u00eb e von\u00eb nga vendimi i tij mbi mosmarr\u00ebveshjet civile t\u00eb k\u00ebsaj kompanie nd\u00ebrsa citoi nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut q\u00eb sipas tij, i jep t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb dy her\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Komisioni deklaroi gjithashtu se nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb zbuluar se n\u00ebn emrin e Brocit gjenden kontratat e energjis\u00eb elektrike dhe ujit p\u00ebr nj\u00eb pallat n\u00eb kompleksin Halili n\u00eb Rrug\u00ebn e Dibr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt Broci nuk e ka deklaruar kurr\u00eb. Ky i fundit deklaroi se nuk kishte dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt dhe sugjeroi se mund t\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rast t\u00eb vjedhjes s\u00eb identitetit.<\/p>\n<p>&#8220;As un\u00eb dhe as nj\u00eb person i lidhur me mua nuk ka banuar kurr\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi,&#8217; tha Broci, i cili k\u00ebrkoi rikonfirmimin n\u00eb detyr\u00eb duke argumentuar se i ka pasurit\u00eb e ligjshme, ka paguar taksat dhe ka statur\u00eb profesionale, s\u00eb fundmi, duke fituar edhe grad\u00ebn Doktor nga Universiteti i Tiran\u00ebs. Ai shtoi se n\u00eb banes\u00ebn e tij n\u00eb katin e par\u00eb ishte detyruar n\u00eb vitin 1997 t\u00eb b\u00ebnte rrethim me kangjella p\u00ebr efekte sigurie p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb r\u00ebnda penale q\u00eb ai shqyrtonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Broci u p\u00ebrball edhe me 34 denoncime nga publiku, nj\u00eb num\u00ebr ve\u00e7an\u00ebrisht i lart\u00eb n\u00eb krahasim me ankesat ndaj subjekteve t\u00eb tjera q\u00eb i jan\u00eb n\u00ebnshtruar vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb ankes\u00ebn e nj\u00eb personi t\u00eb panjohur p\u00ebr t\u00eb cilin Broci tha se gjendet aktualisht n\u00eb k\u00ebrkim policor. Broci i hodhi posht\u00eb ankesat e publikut si pal\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqura nga vendimet gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Broci \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb nga viti 2013 nd\u00ebrsa ai iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut me prioritet p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, institucionit q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb renditjen paraprake t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb posteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb sistemin e ardhsh\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe kandidat\u00ebve p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb rastin e Brocit p\u00ebrb\u00ebhej nga relatorja Valbona Sanxhaktari, kryesuesja Xhensila Pine dhe an\u00ebtarja Etleda \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr Brocin pritet t\u00eb jepet m\u00eb 31 korrik ora 14.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Broci, gjyqtar q\u00eb nga viti 1996, mori raporte t\u00eb mira nga ILDKPKI, DISK dhe KLD por hetimi administrativ i vetingut zbuloi disa raste t\u00eb dyshuara konflikti interesi si dhe ngriti dyshime p\u00ebr pasurin\u00eb e tij me vler\u00eb 44 milion\u00eb lek\u00eb krahas dyshimeve p\u00ebr nj\u00eb pasuri t\u00eb fshehur n\u00eb Rrug\u00ebn e Dibr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":69719,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Broci-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51061"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51061"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51061\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62490,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51061\/revisions\/62490"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69719"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}