{"id":51067,"date":"2018-07-27T19:55:24","date_gmt":"2018-07-27T17:55:24","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=51067"},"modified":"2019-05-06T23:34:57","modified_gmt":"2019-05-06T23:34:57","slug":"prokurori-rreshka-akuzon-ildkpki-per-manipulim-te-raportit-te-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-rreshka-akuzon-ildkpki-per-manipulim-te-raportit-te-vetingut\/2018\/07\/27\/","title":{"rendered":"Prokurori Rreshka akuzon ILDKPKI p\u00ebr manipulim t\u00eb raportit t\u00eb vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb vetingut, prokurori Dritan Rreshka akuzoi ILDKPKI-n\u00eb se kishte fshehur prova dhe fakte n\u00eb raportin e p\u00ebrgatitur p\u00ebr Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pas nj\u00eb rezumeje t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs dhe jet\u00ebs s\u00eb tij ai i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb rikonfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51068\" aria-describedby=\"caption-attachment-51068\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Rreshka.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51068\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Rreshka-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"51068\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51068\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiranes, Dritan Rreshka, duke dale nga nj\u00eb seanc\u00eb e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kreu i komanduar i prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Dritan Rreshka u p\u00ebrball t\u00eb premten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrballja me trup\u00ebn e KPK-s\u00eb, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Etleda \u00c7iftja relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare, nuk ishte e leht\u00eb p\u00ebr prokurorin Rreshka p\u00ebr shkak se Inspektorati i Lart\u00eb i Kontrollit dhe Deklarimit t\u00eb Pasurive dhe Konflikt t\u00eb Interesit kishte d\u00ebrguar n\u00eb KPK nj\u00eb raport negativ p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p>Sipas ILDKPKI subjekti nuk kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb, kishte munges\u00eb burimesh financiare, kishte b\u00ebr\u00eb fshehje pasurie dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Indicjet e prodhuara nga raporti i ILDKPKI, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e hetimit administrativ t\u00eb KPK-s\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi kat\u00ebrkat\u00ebshe &#8211; t\u00eb p\u00ebrfunduar pjes\u00ebrisht, q\u00eb prokurori kishte ngritur sip\u00ebr Qytetit Studenti n\u00eb Tiran\u00eb me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb e tij duke filluar nga vitet 2003-2004. Ai disponon edhe nj\u00eb investim n\u00eb bono thesari me vler\u00eb 7.9 milion\u00eb lek\u00eb nd\u00ebrsa KPK argumentoi se ai kishte nj\u00eb munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me vler\u00eb 1.25 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011, nd\u00ebrsa ka pik\u00ebpyetje mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave nga qiraja n\u00eb vitet 2009-2016 dhe t\u00eb ardhurave nga emigracioni n\u00eb vler\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK gjithashtu i ka ngarkuar barr\u00ebn e prov\u00ebs personave t\u00eb lidhur t\u00eb prokurorit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb te ve\u00e7ant\u00eb v\u00ebllait dhe kunat\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb kredi 46.9 milion\u00eb lek\u00eb dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb \u2018Il bano\u2019 dhe mamas\u00eb s\u00eb subjektit p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb me vler\u00eb 3.8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb Raiffeisen Bank.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb ngritur n\u00eb vitet 2003-2004 tek Qyteti Studenti n\u00eb Tiran\u00eb, ku prokurori zot\u00ebron 2 kate me sip\u00ebrfaqe 134 m2 dhe 166 m2 secili, subjekti ka deklaruar se ka investuar fillimit 2.5 milion\u00eb lek\u00eb me burim t\u00eb ardhura nge emigracioni n\u00eb Greqi dhe organizat\u00ebn CRS Albania, si dhe ka investuar prej 600,000 lek\u00eb p\u00ebr katin karabina n\u00eb vitin 2009. Sipas KPK-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset ka mosp\u00ebrputhje p\u00ebr vitin e nd\u00ebrtimit, vler\u00ebn dhe koston e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, deklaratave periodike dhe t\u00eb legalizimit, numrit t\u00eb kateve t\u00eb deklaruara dhe ka munges\u00eb burimesh financiare.<\/p>\n<p>KPK gjithashtu deklaroi se subjekti ka munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr investimet n\u00eb bono thesari n\u00eb vler\u00eb 7.9 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2015 dhe 2016. Relatorja \u00c7iftja gjithashtu shtoi se kishte mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklaratat p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb dhe munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr apartamentin e porositur ne vitin 2011 n\u00eb vler\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs NBG. Ajo shtoi se kishte munges\u00eb dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb dhe t\u00eb emigracionit, si dhe personat e lidhur nuk i justifikonin likuiditet e krijuara.<\/p>\n<p>Prokurori Rreshka ishte prezent gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe gjithashtu asistohej nga avokati Arben Rakipi, nj\u00ebherazi ish Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe nj\u00eb nga autor\u00ebt e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Rreshka e filloi mbrojtjen e tij duke u shprehur se ishte n\u00eb \u2018konflikt interesi\u2019 me ILDKPKI dhe se raporti i p\u00ebrgatitur mbi t\u00eb nga Inspektorati arrinte n\u00eb konkluzione t\u00eb \u201cpabaza dhe t\u00eb nj\u00ebanshme.\u201d Duke e konsideruar q\u00eb n\u00eb momentin e marrjes s\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs k\u00ebt\u00eb raport si t\u00eb pabaz\u00eb, subjekti i ka k\u00ebrkuar KPK-s\u00eb q\u00eb mos ta marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb, por me nj\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm k\u00ebrkesa e tij procedurale \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb.<\/p>\n<p>Ne fjal\u00ebn e tij t\u00eb gjat\u00eb para Komisionit prokurori Rreshka tregoi se kishte filluar t\u00eb punonte n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb njom\u00eb- q\u00eb nga vitet 1994-1995 n\u00eb Greqi gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs p\u00ebr periudha t\u00eb shkurtra dhe p\u00ebr arsye ekonomike ishte shk\u00ebputur nga universiteti ne periudh\u00ebn mars 1997 deri n\u00eb tetor 1998 p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb shtetin helen. I ndihmuar dhe nga njohurit\u00eb e gjuh\u00ebs angleze dhe greke kishte punuar n\u00eb zon\u00ebn ishullore t\u00eb \u2018Naxos\u2019 n\u00eb industrin\u00eb e turizmit dhe deri n\u00eb vitin 1998 ka kursyer 2.8 milion\u00eb lek\u00eb. Prokurori tha se ndryshe nga se pretendon ILDKPKI ai i kishte t\u00eb dokumentuara k\u00ebto t\u00eb ardhura, prova q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe n\u00eb dosjen e Inspektoriatit. Rreshka deklaroi se n\u00eb 23.10.1998 kishte t\u00eb dokumentuar nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb Raiffeisen Bank me vler\u00eb 1.6 milion\u00eb, e cila kishte akumuluar interes 350 mij\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb dhjetor 2000, koh\u00eb kur ka bler\u00eb dhe truallin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Qytetin Studenti.<\/p>\n<p>Gjithashtu ai shtoi se dokumentet e depozituara te sigurimeve shoq\u00ebrore, tregonin pun\u00ebn e tij n\u00eb shoqat\u00ebn amerikane Christian Relief Services Albania nga qershori 1999 deri n\u00eb vitin 2003, nga t\u00eb cilat kishte 1.7 milion\u00eb t\u00eb ardhura. T\u00eb gjitha k\u00ebto prova insistoi prokurori kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb depozituara pran\u00eb ILDKPKI, por nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh nga Inspektorati. Gjithashtu ai shtoi se edhe pagesat e tatimit n\u00eb burim p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb ishin t\u00eb depozituara, duke cituara faqet specifike t\u00eb CD-s\u00eb s\u00eb depozituar me deklarat\u00ebn veting n\u00eb ILDKPKI. Pagesa e tatimit n\u00eb burim \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe me shkres\u00eb t\u00eb Tatimeve p\u00ebr KPK-n\u00eb.<\/p>\n<p>Shpjegimi i nd\u00ebrtimit kat\u00ebrkat\u00ebsh t\u00eb pap\u00ebrfunduar te Qytetit Studenti mori nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Prokurori shpjegoi se n\u00eb vitin 2000 me kursimet nga emigracioni &#8211; kur ishte akoma student, kishte bler\u00eb nj\u00eb truall 293 m2, mbi godin\u00ebn nr 19 me vler\u00eb 800,000 lek\u00eb. M\u00eb tej nga tetori 2003 deri n\u00eb Janar 2004 ka filluar bashk\u00eb me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb nd\u00ebrtimin pa leje t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, nga e cila n\u00eb fillim jan\u00eb nd\u00ebrtuar tre kate &#8211; dy nga prokurori dhe nj\u00eb nga ai v\u00ebllai. Kosto e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij objekti ka qen\u00eb 2.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe burimi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat e lart\u00eb-p\u00ebrmendura nga emigracioni dhe CRS Albania. Sipas Rreshk\u00ebs i v\u00ebllai ka investuar diku midis 1.6 dhe 1.8 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vitin 2005, p\u00ebr shkak se trualli ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, ai ka aplikuar i vet\u00ebm p\u00ebr legalizim p\u00ebr t\u00eb tre katet, n\u00eb vitin 2009 kan\u00eb shtuar nj\u00eb kat tjet\u00ebr karabina me vler\u00eb 600 mij\u00eb lek\u00eb dhe vet\u00ebm kur prona \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2012 ai i ka dhuruar gjysm\u00ebn t\u00eb v\u00ebllait. Rreshka insistoi q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting, ku kishte shkruar se kishte ne pron\u00ebsi nj\u00eb kat 139m2, nj\u00eb kat 166m2 dhe katin e tret\u00eb karabina 166m2. Ai ia faturoi pasakt\u00ebsit\u00eb formale t\u00eb konstatuara nga KPK procesit t\u00eb komplikuar t\u00eb legalizimit dhe origjin\u00ebs informale t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, prokurori pranoi se kishte b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb gabim n\u00eb deklarimin fillestar t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb gjendjes <em>cash<\/em> n\u00eb vitin 2003, kjo p\u00ebr shkak se ai tha se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte akoma stazhier n\u00eb prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, dhe nuk e kishte akoma t\u00eb qart\u00eb plot\u00ebsimin e formularit t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, duke konsideruar q\u00eb ligji sapo kishte kaluar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e komplikuar q\u00eb prokurori sqaroi ishte dhe mungesa e burimeve financiare p\u00ebr apartamentin e porositur n\u00eb vitin 2011 n\u00eb vler\u00eb 62.5 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb financuar nga nj\u00eb kredi e but\u00eb me vler\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Rreshka tha se shuma prej 1.25 milion\u00eb lek\u00eb nuk ishte paguar n\u00eb vitin 2011, por gjat\u00eb 2014, 2015 dhe 2016-t\u00eb. Mbas gati 3 vite e gjysm\u00eb edhe kredia e but\u00eb i ishte kthyer bank\u00ebs p\u00ebr shkak se kontrata me rezerv\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb nuk ishte realizuar, pasi pallati n\u00eb Linz\u00eb nuk ishte nd\u00ebrtuar p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket kredis\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb \u2018Il bano,\u2019 t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai dhe kunata n\u00eb vitin 2014, Rreshka tregoi se kur t\u00eb dy personat e lidhur e kishin bler\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani ajo kishte shum\u00eb kreditor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb keqinterpretuar si kredi ndaj kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb lista e kreditor\u00ebve. Kjo kredi nuk ka ekzistuar kurr\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr llogarin\u00eb e s\u00eb \u00ebm\u00ebs me vler\u00eb 3.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb Bank\u00ebn Raiffeisen, prokurori u shpreh se e \u00ebma kishte punuar p\u00ebr 35 vjet si infermiere dhe kishte te ardhura mbi 5 milion\u00eb lek\u00eb. Ai shtoi se ky likuiditet bankar p\u00ebrfaq\u00ebsonte dhe t\u00eb ardhurat nga pensioni i t\u00eb atit si ushtarak n\u00eb vler\u00eb 2.4 milion\u00eb lek\u00eb si dhe t\u00eb ardhura nga puna e tij n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>\u201cKam dokumente origjinale q\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura mbi 8 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d u shpreh Rreshka.<\/p>\n<p>Pas fjal\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb prokurorit, toni i relatores \u00c7iftja ishte n\u00eb disonanc\u00eb me relacionin. Ajo u shpreh se ballafaqimi n\u00eb seanc\u00eb kishte qen\u00eb m\u00ebse i nevojsh\u00ebm, duke i th\u00ebn\u00eb prokurorit se n\u00ebse do kishte qen\u00eb n\u00eb pozicionin e trup\u00ebs, do ta kuptonte q\u00eb ata kishin nevoj\u00eb p\u00ebr sqarime, duke shtuar dhe nj\u00eb not\u00eb vler\u00ebsimi p\u00ebr kontributin e Rreshk\u00ebs p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cPatjet\u00ebr q\u00eb dosja kishte nevoj\u00eb p\u00ebr sqarime p\u00ebr shkak t\u00eb informalitetit,\u201d tha Rreshka.<\/p>\n<p>Pas fjal\u00ebs s\u00eb Rreshk\u00ebs, avokati Arben Rakipi k\u00ebrkoi q\u00eb kreu in prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs mos t\u00eb nd\u00ebshkohej p\u00ebr pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim, duke thurur nota pozitive p\u00ebr profesionalizmin e tij dhe duke u shprehur i bindur q\u00eb dy komponent\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit \u2013 figura dhe profesionalizmi, i m\u00ebshonin faktit q\u00eb k\u00ebto pasakt\u00ebsi nuk p\u00ebrb\u00ebnin korrupsion.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit prokurori Dritan Rreshka i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb vetingut, prokurori Dritan Rreshka akuzoi ILDKPKI-n\u00eb se kishte fshehur prova dhe fakte n\u00eb raportin e p\u00ebrgatitur p\u00ebr Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pas nj\u00eb rezumeje t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs dhe jet\u00ebs s\u00eb tij ai i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb rikonfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69718,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Rreshka-600x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51067"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51067"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51067\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62488,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51067\/revisions\/62488"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69718"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}