{"id":51155,"date":"2018-07-31T16:29:51","date_gmt":"2018-07-31T14:29:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=51155"},"modified":"2019-05-06T23:34:57","modified_gmt":"2019-05-06T23:34:57","slug":"pikepyetjet-e-panumerta-mbi-pronat-rrezikojne-poziten-e-gjyqtarit-artur-malaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pikepyetjet-e-panumerta-mbi-pronat-rrezikojne-poziten-e-gjyqtarit-artur-malaj\/2018\/07\/31\/","title":{"rendered":"Pik\u00ebpyetjet e panum\u00ebrta mbi pronat rrezikojn\u00eb pozit\u00ebn e gjyqtarit Artur Malaj"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, i cili ka punuar m\u00eb par\u00eb si kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs u p\u00ebrball me nj\u00eb pafund\u00ebsi pyetjesh mbi pronat e tij dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur me t\u00eb si dhe raportet e shumta t\u00eb dyshimeve p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrsa e deklaroi veten t\u00eb past\u00ebr dhe k\u00ebrkoi rikonfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51184\" aria-describedby=\"caption-attachment-51184\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-51184 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"51184\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51184\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ Tiran\u00eb, Artur Malaj | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Artur Malaj, gjyqtar me karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs dhe aktualisht n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Administrativ n\u00eb Tiran\u00eb, u bombardua me pyetje nga komisioner\u00ebt e vetingut dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit mbi mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklaratat e tij pasurore, dyshimet se zot\u00ebron nj\u00eb vil\u00eb trekat\u00ebshe n\u00eb Vlor\u00eb, dyshimet mbi pronat e m\u00ebdha t\u00eb kunatit dhe raportet e panum\u00ebrta t\u00eb agjencive ligjzbatuese p\u00ebr dyshimet p\u00ebr korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej seancave m\u00eb e gjata d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, \u00a0t\u00eb zhvilluar t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 31 korrik 2018.<\/p>\n<p>Malaj, 49 vje\u00e7, iu p\u00ebrgjigj n\u00eb detaje pik\u00ebpyetjeve t\u00eb ngritura duke hedhur posht\u00eb dyshimet e shumta dhe duke k\u00ebrkuar rikonfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Malaj iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut me p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb tij p\u00ebr postin e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, institucionit t\u00eb ardhsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb inspektoratin aktual t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb shkeljet e mundshme t\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimeve p\u00ebrb\u00ebhej nga Genta Tafa (Bungo) kryetare, Pamela Qirko, relatore dhe Suela Zhegu, an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Relatorja raportoi se Malaj ka marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit p\u00ebr pasurin\u00eb e tij familjare prej <a href=\"\/?p=51123\">rreth 35.5 milion\u00eb lek\u00ebsh<\/a>, por Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar e kishte vler\u00ebsuar at\u00eb &#8220;t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm&#8221; p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb lart\u00eb dyshimesh p\u00ebr korrupsion pasiv si dhe p\u00ebr &#8220;kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme&#8221; me element\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. Qirko shpjegoi n\u00eb detaje se si komisioni kishte pyetur disa her\u00eb, duke k\u00ebrkuar marrjen n\u00eb posedim t\u00eb dokumenteve t\u00eb klasifikuara \u201csekret\u201d nga DSIK p\u00ebr t\u00eb krijuar &#8220;bindjen e brendshme&#8221; dhe n\u00eb fund, kishte vendosur rr\u00ebzimin e raportit si t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht se raporti i DSIK u rr\u00ebzua, problemet e Malajt nuk u duk se u pak\u00ebsuan. Pasuria e tij familjare \u00ebsht\u00eb siguruar m\u00eb s\u00eb shumti nga puna e bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit si notere fillimisht n\u00eb Vlor\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Tiran\u00eb dhe ajo u vler\u00ebsua si e sakt\u00eb dhe e justifikuar me burime t\u00eb ligjshme. Por Malajt iu desh t\u00eb jepte llogari p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb si dhe p\u00ebr raporte nga &#8220;agjenci ligjzbatuese&#8221;, t\u00eb cilat flisnin p\u00ebr posedimin nga ai t\u00eb nj\u00eb vile trekat\u00ebshe n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, pik\u00ebpyetjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha u ngrit\u00ebn mbi pasuri t\u00eb shumta q\u00eb gjenden n\u00ebn emrat e personave t\u00eb lidhur, konkretisht kunatit t\u00eb gjyqtarit. K\u00ebto prona p\u00ebrb\u00ebhen nga disa apartamente n\u00eb Vlor\u00eb dhe tet\u00eb parcela toke me sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej 51 mij\u00eb metrash katror\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja shpjegoi se &#8220;kishte indicie t\u00eb shumta&#8221; se nj\u00eb vil\u00eb trekat\u00ebshe pran\u00eb shkoll\u00ebs \u201cHalim Xhelo\u201d n\u00eb Vlor\u00eb i p\u00ebrkiste gjyqtarit. Indiciet p\u00ebrfshijn\u00eb raportet e &#8220;agjencive ligjzbatuese&#8221;, t\u00eb cilat nuk u than\u00eb se cilat ishin, fakti q\u00eb gjyqtari e ka sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi si adres\u00ebn e vet zyrtare n\u00eb deklaratat vjetore t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite si dhe raportime t\u00eb shumta qytetar\u00ebsh. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, komisioni vuri n\u00eb pah edhe faktin q\u00eb Zyra e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Vlor\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb KPK p\u00ebr informacion mbi k\u00ebt\u00eb pron\u00eb dhe mbi pronar\u00ebt e saj, nd\u00ebrsa nj\u00eb nga bashk\u00ebpronaret e intervistuara nga komisioni kishte dh\u00ebn\u00eb &#8220;deklarata kontradiktore&#8221; dhe kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se nuk ishte e lidhur fizikisht me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb dhe nuk banonte aty.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia gjendet e regjistruar n\u00ebn emrat e pasardh\u00ebsve t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb p\u00ebrshkruar nga Malaj si ish-kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs para vitit 1991 dhe avokat n\u00eb Vlor\u00eb deri n\u00eb ndarjen e tij nga jeta n\u00eb vitin 2007, me inicialet A.S. Komisioni ngriti pik\u00ebpyetje se si ishte p\u00ebrfituar kjo pron\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi gjykate nga A.S.<\/p>\n<p>Malaj iu p\u00ebrgjigj k\u00ebtyre dyshimeve duke i marr\u00eb indiciet nj\u00eb nga nj\u00eb. Ai deklaroi se nuk kishte banuar kurr\u00eb n\u00eb at\u00eb pron\u00eb dhe se ai e kishte deklaruar si adres\u00eb zyrtare p\u00ebr shkak se besonte se ILKPDKI k\u00ebrkonte adres\u00ebn ku gjendej Gjendja e tij Civile.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi m\u00eb tutje se gjendja civile familjare e tij gjendet n\u00eb adres\u00ebn e vil\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rast\u00ebsore, pasi n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi ka banuar me qira p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe v\u00ebllai dhe n\u00ebna e tij. Ai shpjegoi se n\u00eb periudh\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb ka jetuar me tezen e tij t\u00eb paralizuar n\u00eb nj\u00eb adres\u00eb tjet\u00ebr, duke u kujdesur bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten p\u00ebr tezen, nd\u00ebrsa mes viteve 2008 dhe 2011 ka jetuar n\u00eb nj\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb v\u00ebllait. Ai shtoi se si kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, nuk kishte pasur rol n\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor q\u00eb i dha k\u00ebt\u00eb pron\u00eb avokatit t\u00eb ndar\u00eb nga jeta, vendim gjyq\u00ebsor q\u00eb kishte pik\u00ebpyetje mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrsa argumentoi se avokati q\u00eb ishte pronar i saj kishte karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pune dhe rrjedhimisht, burime ekonomike p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb till\u00eb (krahas dy pronave t\u00eb tjera).<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesja e ONM-s\u00eb pyeti se si shpjegohej q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se Malaj kishte sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb vil\u00eb si adres\u00eb zyrtare p\u00ebr disa vite me radh\u00eb megjith\u00ebse nuk banonte aty, ai kishte sh\u00ebnuar gjithashtu nj\u00eb num\u00ebr telefoni fiks, i cili \u00ebsht\u00eb i identifikuar nga hetimi administrativ me adres\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vil\u00eb. Malaj vijoi t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb se vila nuk i p\u00ebrkiste atij dhe se nuk kishte banuar n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kredi e but\u00eb p\u00ebr apartament n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklaratat e tij t\u00eb pasuris\u00eb, Malaj rezulton se disponon nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 106 metra katror\u00eb si dhe dy sip\u00ebrfaqe toke bujq\u00ebsore n\u00eb fshatin Llakatund t\u00eb Vlor\u00ebs t\u00eb marra me ligjin 7501. Por apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb ngriti pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebdha. Malaj e pati deklaruar fillimisht apartamentin si t\u00eb &#8220;porositur&#8221; n\u00eb vitin 2004 dhe t\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore 2005, me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt 55 mij\u00eb euro nga t\u00eb cilat jan\u00eb paguar 5 milion\u00eb lek\u00eb nga nj\u00eb kredi bankare. N\u00eb vitin 2005, Malaj ishte kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs por deklaroi para komisionit se vendosi ta blej\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn interesat subvencionohen nga taksapaguesit, sepse ai shpresonte q\u00eb t\u00eb transferohej n\u00eb Tiran\u00eb bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>KPK e hetoi n\u00eb thell\u00ebsi k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale dhe nxori nga dosja e kredis\u00eb bankare kontrat\u00ebn e porosis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruhej se Malaj kishte paguar &#8220;k\u00ebstin e par\u00eb&#8221; n\u00eb mas\u00ebn 20 mij\u00eb euro nd\u00ebrsa vlera e apartamentit ishte 61 mij\u00eb euro. KPK konkludoi se Malaj n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk i kishte 20 mij\u00eb euro t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e par\u00eb. Gjyqtari iu p\u00ebrgjigj duke deklaruar se kontrata e porositjes prej tij e majit t\u00eb vitit 2004 ishte anuluar dy muaj m\u00eb von\u00eb p\u00ebr shkak se ai nuk kishte pasur parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e par\u00eb. Ai dor\u00ebzoi edhe dokumentin e revokimit. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e OMN ngriti disa dhjet\u00ebra pyetje mbi k\u00ebt\u00eb problem, p\u00ebrfshir\u00eb pyetjen se, p\u00ebr shkak se n\u00eb kontrat\u00ebn e porositjes shkruhej fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb: &#8220;k\u00ebsti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar&#8221;, si shpjegohej q\u00eb Malaj, si gjyqtar, kishte pranuar t\u00eb n\u00ebnshkruante nj\u00eb dokument noterial q\u00eb mbarte t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta. Malaj pranoi se fakti i paraqitur n\u00eb kontrat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb. Malaj u pyet gjithashtu se si shpjegohej q\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e anuluar u paraqit prej tij disa muaj m\u00eb von\u00eb n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb si gjyqtar i pastreh\u00eb, pavar\u00ebsisht se ajo ishte e anuluar. Gjyqtari tha se kjo ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e par\u00ebnd\u00ebsishme, sepse ai do ta merrte kredin\u00eb edhe po t\u00eb mos kishte d\u00ebrguar asnj\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja e radh\u00ebs kishte t\u00eb b\u00ebnte me faktin se kredit\u00eb e buta u jepen gjyqtar\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb banes\u00eb n\u00eb vendin e pun\u00ebs dhe rrjedhimisht ai duhej ta blinte at\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb. Kjo ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb <a href=\"\/?p=50881\">solli shkarkimin<\/a> jav\u00ebn e kaluar t\u00eb gjyqtarit Ervin Metalla, i cili u akuzua se kishte p\u00ebrfituar kredi t\u00eb but\u00eb padrejt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Malaj tha se blerja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb lidhej me d\u00ebshir\u00ebn dhe pritshm\u00ebrin\u00eb e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb kryeqytet, d\u00ebshir\u00eb q\u00eb iu plot\u00ebsua n\u00eb vitin 2013 me em\u00ebrimin e tij si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit. Ai u pyet gjithashtu se si shpjegohej q\u00eb, ndon\u00ebse kredin\u00eb e kishte marr\u00eb n\u00eb vitin 2005, ai e kishte paguar at\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb vite para se t\u00eb fillonte ta p\u00ebrdorte pron\u00ebn pas vitit 2011. Malaj tha se firma e nd\u00ebrtimit ia kishte l\u00ebn\u00eb punimet pas dore dhe se ai nuk kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje ta ndiqte n\u00eb vijim\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb distanc\u00ebs nga Vlora n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>KPK shprehu dyshime p\u00ebr vler\u00eb fiktive t\u00eb deklaruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi afro 117 metra katror\u00eb dhe sip\u00ebrfaqe t\u00eb brendshme 107 metra katror\u00eb, shoq\u00ebruar me nj\u00eb parking t\u00eb cilin gjyqtari e ka deklaruar t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 500 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, (rruga Irfan Tomini), \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb blesh nj\u00eb apartament me \u00e7mim rreth 300 euro p\u00ebr met\u00ebr katror. Malaj tha se apartamenti i bler\u00eb prej tij ishte n\u00eb gjendje t\u00eb pap\u00ebrfunduar, pa pllaka si dhe tregoi nj\u00eb kontrat\u00eb blerjeje nga fqinji i tij me \u00e7mim t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sidoqoft\u00eb u ngrit\u00ebn mbi pronat e poseduara nga persona t\u00eb lidhur, konkretisht motra dhe kunati. Sipas raportit t\u00eb hetimit administrativ, personat e lidhur familjarisht me gjyqtarin disponojn\u00eb kat\u00ebr apartamente n\u00eb Vlor\u00eb dhe tet\u00eb parcela toke me sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej 51 mij\u00eb metrash katror\u00eb. Malaj i p\u00ebrshkroi pronat si &#8220;pyje dhe kullota&#8221; t\u00eb cilat mundet ose jo t\u00eb ken\u00eb shansin t\u00eb zhvillohen, nd\u00ebrsa mohoi t\u00eb kishte kontribuar n\u00eb blerjen e k\u00ebtyre pronave dhe deklaroi se kunati i tij i disponon ato familjarisht bashk\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit e prind\u00ebrit e vet. Malaj i p\u00ebrshkroi familjar\u00ebt e kunatit si njer\u00ebz pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb emigrim. Ai arsyetoi se familja e kunatit i kishte burimet ekonomike p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pronat n\u00eb fjal\u00eb, nd\u00ebrsa theksoi se pronat i p\u00ebrkisnin t\u00eb gjith\u00eb familjes pavar\u00ebsisht se gjendeshin vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kunatit. Por p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e OMN ngriti pik\u00ebpyetjen tjet\u00ebr se si shpjegohet q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto prona jan\u00eb bler\u00eb nga i nj\u00ebjti person, nj\u00eb person i prezantuar n\u00eb seanc\u00eb me inicialet A.S.<\/p>\n<p>Malaj tha se nuk mund t\u00eb jepte llogari se nga kush i kishte bler\u00eb pronat familja e kunatit, nd\u00ebrsa tha se kishte paraqitur si prov\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e past\u00ebr t\u00eb penalitetit t\u00eb subjektit A.S. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e OMN ngriti pik\u00ebpyetjen se si shpjegohet q\u00eb gjyqtari Malaj kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb merrte d\u00ebshmin\u00eb e penalitetit t\u00eb nj\u00eb personi tjet\u00ebr si dhe shpjegoi se A.S &#8220;p\u00ebr shkak se jeton n\u00eb SHBA, e kryen biznesin e tij n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi me inicialet P.P. i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr falsifikim dokumentesh&#8221;.<\/p>\n<p>Malaj k\u00ebmb\u00ebnguli se ai \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr, pa pasuri t\u00eb paligjshme dhe k\u00ebrkoi rikonfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi p\u00ebr t\u00eb pritet t\u00eb jepet m\u00eb 3 gusht 2018.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, i cili ka punuar m\u00eb par\u00eb si kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs u p\u00ebrball me nj\u00eb pafund\u00ebsi pyetjesh mbi pronat e tij dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur me t\u00eb si dhe raportet e shumta t\u00eb dyshimeve p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrsa e deklaroi veten t\u00eb past\u00ebr dhe k\u00ebrkoi rikonfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":69706,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180731_175807_310818031-1_JELUXvb-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51155"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51155"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51155\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62466,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51155\/revisions\/62466"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51155"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51155"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51155"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}