{"id":51194,"date":"2018-08-01T10:56:30","date_gmt":"2018-08-01T08:56:30","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=51194"},"modified":"2019-05-06T23:31:59","modified_gmt":"2019-05-06T23:31:59","slug":"gjyqtarja-alma-brati-kaloi-vetingun-me-aftesi-minimale-profesionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-alma-brati-kaloi-vetingun-me-aftesi-minimale-profesionale\/2018\/08\/01\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Alma Brati kaloi vetingun me aft\u00ebsi &#8220;minimale&#8221; profesionale"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit v\u00ebrejti se deklarata e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtares Brati ishte me pasakt\u00ebsi q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnin indicie p\u00ebr dyshime, nd\u00ebrsa vendimet e saj gjyq\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb mbushura me gabime drejtshkrimore dhe me raste u mungon qart\u00ebsia, duke e klasifikuar at\u00eb profesionalisht t\u00eb aft\u00eb por &#8220;me nivel minimal kualifikues&#8221;.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50350\" aria-describedby=\"caption-attachment-50350\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-alma-brati.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-50350 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-alma-brati-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"50350\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50350\" class=\"wp-caption-text\">Seanca e KPK-s\u00eb ku u lexua vendimi p\u00ebr gjyqtaren Alma Brati | Foto nga : Aleksandra Bogdani<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Alma Brati e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb arriti t\u00eb kaloj\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar, t\u00eb njohur si veting, por vendimi i arsyetuar i Komisionit, i publikuar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb KPK, v\u00ebrejti pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb saj si dhe probleme t\u00eb karakterit formal n\u00eb shqyrtimin e aft\u00ebsive t\u00eb saj profesionale.<\/p>\n<p>Deklarimi i pasuris\u00eb nd\u00ebr vite i znj. Brati, e cila ka punuar n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb nga viti 1992, nuk ka qen\u00eb i sakt\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr vitet 2009 dhe 2012, por ajo u konsiderua se ka qen\u00eb e sakt\u00eb n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb para procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb njohur si &#8220;deklarimi veting&#8221; nd\u00ebrsa pasakt\u00ebsit\u00eb e m\u00ebparshme nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb tilla sa t\u00eb ngrinin dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb rastin e Znj. Brati, ashtu si edhe n\u00eb rastin e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Bashkim Dedja, Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK) iu desh t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb interpretim kushtetues, sipas t\u00eb cilit, t\u00eb ardhurat e krijuara nga pensioni ushqimor, a mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb paligjshme n\u00ebse nuk provohen me dokumente fiskale apo jo. P\u00ebrgjigjja q\u00eb dha KPK n\u00eb k\u00ebr\u00eb rast ishte &#8216;jo&#8217;, nuk duhet t\u00eb konsiderohen t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Sipas anekseve kushtetuese t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme n\u00eb rastin e zyrtar\u00ebve t\u00eb gjyq\u00ebsorit konsiderohen vet\u00ebm ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb justifikuara me dokumente mbi burime t\u00eb ligjshme dhe p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar taksat. N\u00eb rast se t\u00eb ardhurat jan\u00eb borxh, apo dhurat\u00eb nga nj\u00eb person i tret\u00eb, personit t\u00eb tret\u00eb i bie barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave dhe dokumentacionin fiskal t\u00eb taksave t\u00eb paguara. N\u00eb rastin e gjyqtarit Dedja, pyetja e ngritur ishte n\u00ebse v\u00ebllai dhe kunati i tij, t\u00eb dy emigrant\u00eb n\u00eb Greqi dhe Itali, duhej t\u00eb ngarkoheshin me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumente fiskale p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tyre nga puna n\u00eb k\u00ebto vende dhe p\u00ebrgjigjja q\u00eb dha KPK ishte &#8216;jo&#8217;, nd\u00ebrsa nj\u00eb nga tre an\u00ebtar\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes Dedja mendonte &#8216;po&#8217; dhe Instituti i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb e apeloi <a href=\"\/?p=51042\">vendimin e konfirmimit t\u00eb tij<\/a>.<\/p>\n<p>Rasti Brati ishte i ngjash\u00ebm n\u00eb nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr. Gjyqtarja ka deklaruar si t\u00eb ardhura pagesat e ish-bashk\u00ebshortit p\u00ebr &#8220;pension ushqimor&#8221; p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. K\u00ebto t\u00eb ardhura kan\u00eb mbuluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shpenzimeve t\u00eb saj nd\u00ebrsa ka nj\u00eb mosp\u00ebrputhje mes deklarat\u00ebs periodike vjetore t\u00eb pasuris\u00eb dhe deklarat\u00ebs veting n\u00eb mas\u00ebn e k\u00ebtij pensioni ushqimor. N\u00eb deklarat\u00ebn veting, Brati ka deklaruar si t\u00eb ardhura nga pensioni ushqimor n\u00eb mas\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb shuma e nxjerr\u00eb nga deklarimet vjetore ishte n\u00eb mas\u00ebn 2.9 milion\u00eb lek\u00eb. Brati deklaroi se kishte r\u00ebn\u00eb dakord me ish-bashk\u00ebshortin p\u00ebr rritjen e pensionit ushqimor p\u00ebr shkak se f\u00ebmij\u00ebt ishin rritur n\u00eb mosh\u00eb, por kishte deklaruar vet\u00ebm p\u00ebrcaktimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb gjykata n\u00eb gjyqin e divorcit. Problemi, p\u00ebrve\u00e7 mosp\u00ebrputhjes, ishte q\u00eb Komisioni i Pavarur i Kualifikimit verifikoi gjendjen financiare t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit, i cili rezultoi i papun\u00eb. Ish-bashk\u00ebshorti deklaroi se i kishte marr\u00eb parat\u00eb hua nga shoq\u00ebria p\u00ebr t\u00eb paguar pensionin ushqimor. KPK arsyetoi se nuk ishte e mundur, n\u00eb kuptim t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoheshin dokumente verifikuese p\u00ebr pensionin ushqimor, i cili, p\u00ebr nga lloji, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete nj\u00eb e ardhur e gjykat\u00ebses por e f\u00ebmij\u00ebve. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb Brati nuk u penalizua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Pensioni ushqimor nuk \u00ebsht\u00eb e ardhur e tatueshme n\u00eb baz\u00eb t\u00eb legjislacionit financiar. P\u00ebr sa i p\u00ebrket burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit, \u00e7mohet se subjekti nuk ka patur as detyrimin dhe as mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb p\u00ebrfituar nga f\u00ebmij\u00ebt e saj,&#8221; shkruhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>&#8220;Komisioni vler\u00ebson se, pavar\u00ebsisht se nuk u v\u00ebrtetua me dokumentacion aft\u00ebsia paguese e ish-bashk\u00ebshortit p\u00ebr pensionin ushqimor, kjo barr\u00eb nuk mund t\u2019i ngarkohet subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit,&#8221; vijon m\u00eb tej arsyetimi i KPK.<\/p>\n<p>Bratit iu desh t\u00eb jap\u00eb llogari p\u00ebr pronat e saj dhe t\u00eb familjes s\u00eb saj, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave rezultonte e pambuluar me burime t\u00eb ligjshme, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb dhurate nga mamaja n\u00eb mas\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb. Pyetur p\u00ebr gjendjen financiare t\u00eb mamas\u00eb, Brati dor\u00ebzoi nj\u00eb dokument huamarrjeje t\u00eb mamas\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Komisioni vler\u00ebson se nuk v\u00ebrtetohet me dokumenta burimi i ligjsh\u00ebm p\u00ebr shum\u00ebn prej 4 000 000 lek\u00ebsh, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb F. dhe E.B., pavar\u00ebsisht deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb n\u00ebnshkruar nga zoti H.B.&#8221;, shkruhet n\u00eb vendim. E pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem, subjekti ka deklaruar: \u201cPrind\u00ebrit e mi kan\u00eb punuar: n\u00ebna ime E.B. 34 vjet pun\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat merr pension, nd\u00ebrsa babai im F.B. ka pasur, 27 vjet pun\u00eb si prokuror dhe 1994-2005 si avokat, vite t\u00eb cilat kan\u00eb grumbulluar edhe t\u00eb ardhura, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb dokumentohen t\u00ebr\u00ebsisht, p\u00ebr shkak se jan\u00eb djegur n\u00eb trazirat e vitit 1997.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, Komisioni vler\u00ebsoi se mamaja e gjyqtares ka pasur burime t\u00eb ligjshme af\u00ebrsisht p\u00ebr shum\u00ebn e dhurat\u00ebs prej 1.8 milion\u00eb lek\u00ebsh nd\u00ebrsa ajo nuk mund t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr munges\u00ebn e dokumenteve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Probleme me vendimet gjyq\u00ebsore<\/strong><\/p>\n<p>Zonja Brati ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb vitin 1992. Ajo ka punuar gjyqtare n\u00eb Shkod\u00ebr deri n\u00eb vitin 2001, kur ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen me d\u00ebshir\u00eb t\u00eb saj nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2007 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Inspektore n\u00eb Inspektoratin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Ajo ka punuar gjyqtare n\u00eb Durr\u00ebs dhe Tiran\u00eb q\u00eb nga viti 2010.<\/p>\n<p>Hetimi i KPK sipas procedur\u00ebs standarde studioi disa dosje gjyq\u00ebsore t\u00eb Bratit dhe pati disa komente t\u00eb pak\u00ebndshme. Sipas komisionit, ndon\u00ebse vendimet p\u00ebrfundimtare t\u00eb arsyetuara t\u00eb Bratit &#8220;p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb qarta dhe t\u00eb kuptueshme&#8221; ka raste kur atyre &#8220;iu mungon qart\u00ebsia&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Struktura e vendimeve t\u00eb saj nuk \u00ebsht\u00eb e standardizuar,&#8221; shkruhet n\u00eb vendim. &#8220;&#8230;ajo nuk respekton t\u00ebr\u00ebsisht rregullat e drejtshkrimit dhe nuk p\u00ebrdor rregullisht t\u00eb gjitha karakteret e gjuh\u00ebs shqipe. Nuk mungojn\u00eb rastet, kur fjalit\u00eb kan\u00eb gabime gjuh\u00ebsore&#8221;.<\/p>\n<p>Gjithsesi, sipas vler\u00ebsimit, &#8220;niveli i arsyetimit t\u00eb vendimeve t\u00eb v\u00ebzhguara nuk c\u00ebnon standardin e procesit t\u00eb rregullt ligjor&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, KPK &#8220;konstaton se subjekti ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, si dhe nj\u00eb nivel minimal kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale&#8221;.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit v\u00ebrejti se deklarata e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtares Brati ishte me pasakt\u00ebsi q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnin indicie p\u00ebr dyshime, nd\u00ebrsa vendimet e saj gjyq\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb mbushura me gabime drejtshkrimore dhe me raste u mungon qart\u00ebsia, duke e klasifikuar at\u00eb profesionalisht t\u00eb aft\u00eb por &#8220;me nivel minimal kualifikues&#8221;.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":69702,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-alma-brati-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51194"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51194"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51194\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62458,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51194\/revisions\/62458"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}