{"id":51202,"date":"2018-08-01T14:59:37","date_gmt":"2018-08-01T12:59:37","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=51202"},"modified":"2019-05-06T23:31:59","modified_gmt":"2019-05-06T23:31:59","slug":"gjyqtarja-e-dosjes-karaburuni-kaloi-ne-veting-me-note-minimale-per-aftesite-profesionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-dosjes-karaburuni-kaloi-ne-veting-me-note-minimale-per-aftesite-profesionale\/2018\/08\/01\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja e dosjes \u201cKaraburuni\u201d kaloi n\u00eb veting me not\u00eb minimale p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr gjyqtaren e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Brikena Ukperaj evidenton probleme me shkeljen e afatit ligjor n\u00eb arsyetimin e vendimit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tokave n\u00eb Karaburun, por arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ato nuk jan\u00eb n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa ta shpallin at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme profesionalisht.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50119\" aria-describedby=\"caption-attachment-50119\" style=\"width: 532px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Brikena-Ukperaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-50119 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Brikena-Ukperaj-532x400.jpg\" alt=\"\" width=\"532\" height=\"400\" data-id=\"50119\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50119\" class=\"wp-caption-text\">An\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Brikena Ukperaj, duke dal\u00eb nga nj\u00eb seance\u00eb e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Brikena Ukperaj mori drit\u00ebn jeshile p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs m\u00eb 25 qershor 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Megjithat\u00eb, vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb\u00a0 tregon se kriteri i aft\u00ebsive profesionale ishte pika e dob\u00ebt e gjyqtares Ukperaj- e cila mori n\u00eb fund nj\u00eb not\u00eb minimale kualifikuese.<\/p>\n<p>Brikena Ukperaj \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb vitin 2004 nga fakulteti i Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 2007, ajo ka marr\u00eb titullin \u201cmagjistrat gjyqtar\u201d nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs. N\u00eb n\u00ebntor 2007, ajo ka filluar pun\u00ebn si gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lushnjes, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka kryer deri n\u00eb vitin 2016, kur u em\u00ebrua gjyqtare e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Ukperaj u krye nga trupi gjykues i drejtuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtare Xhensila Pine.<\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, KPK analizoi burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 106 m2 n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 44 877 euro, i bler\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb kredie bankare dhe 9 mij\u00eb eurove hua nga prind\u00ebrit, nj\u00eb makin\u00eb \u201cMercedes Benz\u201d me vler\u00eb 7500 euro, nj\u00eb motor dhe nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb BKT p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e mitur. Gjithashtu, Komisioni hetoi edhe nj\u00eb kontrat\u00eb porosie t\u00eb vitit 2006 t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb-kontrat\u00eb kjo q\u00eb u shpjegua se ishte n\u00ebnshkruar p\u00ebr llogari t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshorit para se ky i fundit t\u00eb martohej me subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e plot\u00eb, trupi gjykues ndalet te huaja prej 9 mij\u00eb eurosh q\u00eb Ukperaj ka marr\u00eb nga familjar\u00ebt e saj. Nga hetimi i bazuar te dokumentet provuese t\u00eb d\u00ebrguara nga shteti grek rezultoi se prind\u00ebrit e subjektit kishin t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr huan\u00eb. Komisioni hetoi gjithashtu mbi koh\u00ebn e t\u00ebrheqjes s\u00eb shum\u00ebs 8500 euro nga nj\u00eb bank\u00eb greke, e cila nuk p\u00ebrputhej me dat\u00ebn e kontrat\u00ebs s\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit. Por gjyqtarja Ukperaj ka sqaruar se shuma prej 8970 eurosh u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb shit\u00ebsve nj\u00eb muaj pas lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs, bazuar n\u00eb kushtet e mir\u00ebbesimit dhe lidhjes gjinore, pasi nj\u00ebri prej dy shit\u00ebsve ishte daja i saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, Komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit, Brikena Ukperaj arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, pasi ajo shpjegoi bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb saj. Gjyqtarja Ukperaj ka kaluar gjithashtu me leht\u00ebsi vler\u00ebsimin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, pasi si DSIK ashtu edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se ajo nuk ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p><strong>Shkelja e afatit p\u00ebr vendimin e Karaburunit <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale, trupi gjykues \u00ebsht\u00eb ndalur fillimisht n\u00eb faktin se ndaj gjyqtares Ukperaj ishte depozituar vet\u00ebm nj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb vitin 2016 n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb-ankes\u00eb e arkivuar me arsyetimin se \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb zgjidhej p\u00ebrmes apelit gjyq\u00ebsor. Por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i k\u00ebrkoi Inspektoriatit t\u00eb KLD-s\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim shtes\u00eb p\u00ebr subjektin, lidhur me 3 vendime t\u00eb tjera t\u00eb saj q\u00eb ishin evidentuar gjat\u00eb hedhjes s\u00eb shortit.<\/p>\n<p>Tri vendimet e analizuara gjyq\u00ebsore lidhen me veprimtarin\u00eb e saj si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e rrethit gjyq\u00ebsor Lushnje. \u00c7\u00ebshtja e par\u00eb e analizuar lidhej me nj\u00eb vendim t\u00eb majit 2012 p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb falsifikimit t\u00eb dokumenteve, vendimi i dyt\u00eb lidhej me nj\u00eb konflikt gjyq\u00ebsor p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb trualli 230 m2 dhe vendimi i tret\u00eb me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore p\u00ebr pjestim pasurie.<\/p>\n<p>Sipas hetimit t\u00eb kryer nga Inspektoriati i KLD, vendimi i par\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykatat m\u00eb t\u00eb larta, n\u00eb pozita m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00eb pandehurin me arsyetimin se \u2018fakti nuk ekziston\u201d, nd\u00ebrsa dy vendimet e tjera nuk rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ankimuar.<\/p>\n<p>\u201c\u2026pas nj\u00eb analize t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nr. 84\/2016 \u201cP\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d dhe kreun II t\u00eb ligjit nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, nuk gjeti indice apo elemente q\u00eb mund t\u00eb ngrinin dyshime p\u00ebr paaft\u00ebsi profesionale apo cil\u00ebsi q\u00eb cenojn\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit, n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa ta konsideronte subjektin e rivler\u00ebsimit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nga ana profesionale,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, denoncimet nga publiku z\u00ebn\u00eb nj\u00eb kapitull m\u00eb vete n\u00eb vendimin p\u00ebr gjyqtaren Ukpreaj. Sipas vendimit, p\u00ebr gjyqtaren e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs ishin depozituar 10 denoncime nga publiku pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe p\u00ebr 6 prej tyre, trupi gjykues arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201czgjidhen m\u00eb an\u00eb t\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor mbi apelimin gjyq\u00ebsor t\u00eb pal\u00ebs n\u00eb gjykatat m\u00eb t\u00eb larta\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi shqyrton me detaje edhe denoncimin e shtetasve Malo dhe Isuf Bodo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tjet\u00ebrsimit t\u00eb tokave n\u00eb Karaburun, ku gjyqtarja Ukperaj ishte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryesueses s\u00eb trupit gjykues n\u00eb Apelin e Vlor\u00ebs. Familjar\u00ebt Bodo shpreh\u00ebn publikisht zhg\u00ebnjimin e tyre me procesin e vetingut pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb gjyqtares Ukperaj, duke th\u00ebn\u00eb se denoncimi i tyre ishte injoruar nga KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit \u00ebsht\u00eb ndalur gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb denoncim, por ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se problemet nuk jan\u00eb n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa t\u2019i japin not\u00eb ngel\u00ebse p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale gjyqtares Ukperaj.<\/p>\n<p>\u201cRezultoi se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb objekt gjykimi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk mund t\u00eb shprehet lidhur me bindjen e brendshme t\u00eb gjykat\u00ebs. N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 72, pika 4 t\u00eb ligjit nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, aft\u00ebsit\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb gjyqtarit \u00e7mohen pa gjykuar korrekt\u00ebsin\u00eb e vendimit dhe themelin e \u00e7\u00ebshtjes, si dhe pa z\u00ebvend\u00ebsuar interpretimin ose logjik\u00ebn e gjyqtarit q\u00eb vler\u00ebsohet,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur n\u00eb vendim vonesat e shkaktuara nga gjyqtarja Ukperaj dhe dor\u00ebzimin prej saj t\u00eb vendimit t\u00eb arsyetuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 1 muaj e tre dit\u00ebsh, nga t\u00eb cilat dy dit\u00eb gjyqtarja i kishte t\u00eb mbuluara nga nj\u00eb raport mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cZbardhja e vendimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb afat \u00ebsht\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb afatit procedural t\u00eb parashikuar nga neni 308 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile (23 dit\u00eb tej afatit), si dhe t\u00eb afatit p\u00ebr ushtrimin e rekursit t\u00eb parashikuar nga neni 443\/2 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile (3 dit\u00eb tej afatit),\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar gjithashtu edhe dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera gjyq\u00ebsore, t\u00eb zgjatura p\u00ebrtej afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre konstatimeve, trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk ka indicie apo element\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ngrinin dyshime p\u00ebr paaft\u00ebsi profesionale apo cil\u00ebsi q\u00eb cenojn\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb, sa ta konsideronte subjektin e rivler\u00ebsimit t\u00eb pap\u00ebrshtatshme nga ana profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vendimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka vendosur not\u00ebn minimale kualifikuese gjyqtares Ukperaj n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr gjyqtaren e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Brikena Ukperaj evidenton probleme me shkeljen e afatit ligjor n\u00eb arsyetimin e vendimit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tokave n\u00eb Karaburun, por arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ato nuk jan\u00eb n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa ta shpallin at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme profesionalisht.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69699,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Brikena-Ukperaj-532x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51202"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51202"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51202\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62452,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51202\/revisions\/62452"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69699"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}