{"id":51576,"date":"2018-08-14T18:44:51","date_gmt":"2018-08-14T16:44:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=51576"},"modified":"2019-05-06T23:31:59","modified_gmt":"2019-05-06T23:31:59","slug":"kerkesa-per-inspektim-e-mase-disiplinore-ndaj-prokurorit-beluri-ndau-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kerkesa-per-inspektim-e-mase-disiplinore-ndaj-prokurorit-beluri-ndau-kpk\/2018\/08\/14\/","title":{"rendered":"K\u00ebrkesa p\u00ebr inspektim e mas\u00eb disiplinore ndaj prokurorit Beluri, \u201cndau\u201d KPK"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb shpjegon se megjith\u00ebse unanime n\u00eb konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Kostaq Beluri, trupa gjykuese u nda p\u00ebr pjes\u00ebn e vendimit q\u00eb e \u00e7on prokurorin p\u00ebr inspektim dhe mas\u00eb disiplinore. Shumica e KPK-s\u00eb cil\u00ebsoi t\u00eb paplot\u00eb hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku i dyshuar ishte gjykat\u00ebsi i shkarkuar Admir Thanza. <!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50501\" aria-describedby=\"caption-attachment-50501\" style=\"width: 538px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\" wp-image-50501\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Beluri-foto-300x229.jpg\" alt=\"\" width=\"538\" height=\"410\" data-id=\"50501\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-50501\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Kostaq Beluri n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nd\u00ebrsa ka pasur pak pun\u00eb me verifikimin e pasurive dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs t\u00eb prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithsme Kostaq Beluri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ndal m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb shqyrtimin e aft\u00ebsive profesionale t\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i publikuar t\u00eb mart\u00ebn nga KPK, zbulon se nd\u00ebrsa qe unanim n\u00eb konfirmimin e Belurit p\u00ebr kriteret e pasuris\u00eb dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, treshja gjykuese u nda sa i p\u00ebrket q\u00ebndrimit p\u00ebr kriterin e fundit.<\/p>\n<p>Shumica, relatorja Brunilda Bekteshi dhe an\u00ebtari Luzim Hamitaj, votoi q\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kishte hetuar Beluri t\u00eb shkonte p\u00ebr inspektim nd\u00ebrsa i dha atij vet\u00ebm vler\u00ebsim minimal p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale, nd\u00ebrsa kryesuesi i trup\u00ebs Olsi Komici nd\u00ebrsa e quajti formimin profesional t\u00eb Belurit t\u00eb mjaftuesh\u00ebm tha se \u00e7\u00ebshtja nuk duhej t\u00eb ishte d\u00ebrguar p\u00ebr inspektim.<\/p>\n<p>Vendimi ndaj Belurit \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb nd\u00ebrsa i jep konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrcjell edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr inspektim q\u00eb mund t\u00eb pasohet me mas\u00eb disiplinore ndaj prokurorit.<\/p>\n<p>Prokurori Kostaq Beluri ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Prokurori dhe n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, ku ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb reputacion me hetimin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me krimin e organizuar. Ai ka mbajtur postet e zv.drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, drejtorit t\u00eb Luft\u00ebs Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit n\u00eb vitet 2004-2007 dhe zv.prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Prej vitit 2014, ai punon n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe aktualisht kryen funksionin si prokuror i sektorit t\u00eb Verifikimit t\u00eb Integritetit.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Beluri u mbajt p\u00ebrgjegj\u00ebs se nuk kishte realizuar mir\u00eb hetimet kishte t\u00eb b\u00ebnte me hetimet p\u00ebr nj\u00eb dosje korrupsioni e cila p\u00ebrfshinte gjykat\u00ebsin Admir Thanza, <a href=\"\/?p=50689\">i cili u shkarkua nga KPK. <\/a><\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb hetimet kishin nisur nga Prokuroria e Shkodr\u00ebs e cila akuzonte p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cshp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d dhe \u201ckall\u00ebzimit t\u00eb rrem\u00eb\u201d drejtorin e Zyr\u00ebs s\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Shkod\u00ebr.\u00a0 Bashk\u00ebshortja e k\u00ebtij t\u00eb fundit, noterja me inicialet L.H sipas KPK shfryt\u00ebzoi lidhjet e saj me njer\u00ebz t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur arrestimin e t\u00eb shoqit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr Belurin, relatorja Bekteshi shpjegoi se noterja ishte mbajtur n\u00ebn v\u00ebzhgim dhe filmuar nga Forca Operacionale e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit teksa takohej me shtetasin G.B dhe gjyqtarin Admir Thanza. Sipas saj po ashtu n\u00eb t\u00eb dyja rastet, noterja \u00ebsht\u00eb par\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbej\u00eb para.\u00a0 Prokuroria e Shkodr\u00ebs \u00a0kishte p\u00ebrgjuar gjithashtu nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb telefonike pas takimit t\u00eb noteres me gjyqtarin Thanza.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se Thanza ishte an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe dyshohej p\u00ebr korrupsion, Prokuroria e Shkodr\u00ebs shpalli moskompetenc\u00ebn dhe ia kaloi dosjen p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme. Prokurori Beluri e regjistroi procedimin nr.3 m\u00eb 3 mars 2016 dhe pas disa veprimesh hetimore vendosi pushimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht\u00a0 ky vendim ishte ai q\u00eb u debatuar gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb Belurit, nd\u00ebrsa an\u00ebtar\u00ebt e KPK-s\u00eb vun\u00eb n\u00eb dyshim vendimin e prokurorit dhe i k\u00ebrkuan atij informacion p\u00ebr veprimet hetimore t\u00eb nd\u00ebrmarra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, ku ndryshe nga vendime t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb KPK-s\u00eb, mungojn\u00eb arsyetimet apo mbrojtja vet\u00eb Belurit apo q\u00ebndrimet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb ONM-s\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, thuhet se KPK nuk qe dakord me q\u00ebndrimin e Grupit t\u00eb Pun\u00ebs pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjitshme, q\u00eb nuk kishte gjetur probleme n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Sipas KPK Grupi i Pun\u00ebs n\u00eb PP kishte par\u00eb vet\u00ebm veprimet e kryera nga ana e prokurorit, \u201cpa analizuar mang\u00ebsit\u00eb e k\u00ebsaj dosjeje, sikurse jan\u00eb konstatuar nga hetimi i Komisionit\u201d. Ky i fundit thot\u00eb se gjeti q\u00eb Beluri nuk kishte ndjekur \u201clogjik\u00ebn p\u00ebr shtrirjen e hetimit edhe n\u00eb drejtime t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr mang\u00ebsit\u00eb e v\u00ebrejtura KPK renditi \u00a0nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh sipas saj t\u00eb pakryera prej Belurit. \u201cMosp\u00ebrfundimi i veprimeve hetimore, moszgjerimi i rrethit t\u00eb personave q\u00eb kishin dijeni mbi rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes, t\u00eb atyre t\u00eb dyshuar se mund te kishin kryer vepr\u00ebn penale, si dhe mosanalizimi i deklarimeve q\u00eb ndodhen n\u00eb dosje, duke evidentuar: &#8211; munges\u00ebn e hetimit t\u00eb thelluar mbi nj\u00eb num\u00ebr telefonik, mos\u00e7muarjen e p\u00ebrgjimeve\u00a0 telefonike t\u00eb personave n\u00ebn hetim me persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb lidhen me ta,\u00a0 mosb\u00ebrjen e ballafaqimit, si dhe mosk\u00ebrkimin e sqarimeve nga personi n\u00ebn hetim (L.H.) dhe as nga persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kishin\u00a0 dijeni mbi rrethana t\u00eb dobishme mbi kuptimin e bisedave t\u00eb kriptuara, mosb\u00ebrjen e hetimit\/analiz\u00eb pasurore\/financiare e pasurive dhe llogarive t\u00eb personave n\u00ebn hetim\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu aty vler\u00ebsohet se Beluri nuk kishte kryer hetim proaktiv dhe nuk kishte shfryt\u00ebzuar sh\u00ebrbimet e specializuara t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb zbuluar fakte q\u00eb nuk mund t\u00eb realizoheshin me mjete t\u00eb zakonshme t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fund trupi gjykues tha se k\u00ebto probleme nuk \u00e7onin n\u00eb shkarkimin e Belurit. N\u00eb arsyetim thuhet se \u201cTrupi gjykues \u00e7mon se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb prej dosjeve t\u00eb hetuara nga subjekti, jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u2019i \u00e7muar ato si cil\u00ebsi t\u00eb papranueshme n\u00eb pune, gjykim t\u00eb dob\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur v\u00eb n\u00eb dukje se dosjet e tjera t\u00eb hetuara nga prokurori kishin qen\u00eb pa probleme. N\u00eb vendim thuhet se nuk rezultuan elemente \u201cq\u00eb ta identifikonin at\u00eb me t\u00eb meta apo probleme n\u00eb gjykimin e rasteve t\u00eb tjera individuale, t\u00eb tilla si mosrespektim i afateve ligjore, referenca t\u00eb gabuara ligjore, dosje \u00a0t\u00eb paplota, nuk i rezultuan t\u00eb dh\u00ebna apo gjetje negative nga regjistri i ankesave dhe procedimeve disiplinor\u201d.<\/p>\n<p>Duke arsyetuar pas k\u00ebtyre gjetjeve trupi gjykues vler\u00ebsoi se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast \u201cnuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb vler\u00ebsimin e tij\u00a0 \u201cme mang\u00ebsi\u201d ose si \u00a0\u201ci pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb dy nga an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues vendos\u00ebn se kjo \u00e7\u00ebshtje duhej t\u00eb \u00a0d\u00ebrgohej \u201cp\u00ebr inspektim\u00a0 t\u00eb shkaqeve q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje disiplinore\u201d. Kryesuesi i trup\u00ebs Olsi Komici nuk qe dakord me k\u00ebt\u00eb vendim. N\u00eb arsyetimin e pakic\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Komici thot\u00eb se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara nga shumica jan\u00eb shpjeguar nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb sqarimet e tij dhe se ai nuk mund t\u00eb kryente m\u00eb hetim proaktiv p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kishte kaluar. \u201cMang\u00ebsit\u00eb e konstatuara nga Komisioni jan\u00eb veprime q\u00eb lidhen me hetimin proaktiv, i cili \u00ebsht\u00eb kryer nga Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Shkod\u00ebr\u201d, thot\u00eb Komici.<\/p>\n<p>Ai po ashtu argumenton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kishte prova p\u00ebr shkelje disiplinore. \u201cVler\u00ebsimi i fakteve dhe provave n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e hetuar nga subjekti i rivler\u00ebsimit mendoj se nuk jan\u00eb objekt i procedimeve disiplinore\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>Beluri <a href=\"\/?p=50500\">gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore<\/a> i tha KPK-s\u00eb se dosjen e kishte marr\u00eb dy muaj pas ndjekjes s\u00eb t\u00eb dyshuarve n\u00eb terren dhe se hetimet ishin kryer n\u00eb shumic\u00ebn e tyre nga Prokuroria e Shkodr\u00ebs. Ai shtoi se kishte qen\u00eb n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb hetimeve proaktive dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsoi provat q\u00eb ndodheshin n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Beluri u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs edhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar se pse nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebrgjime telefonike apo v\u00ebzhgime n\u00eb terren p\u00ebr rastin. Ai u p\u00ebrgjigj se dy muaj pas episodit kjo ishte\u00a0 gjykuar e panevojshme, pasi nuk kishte m\u00eb pritshm\u00ebri p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>N\u00eb verifikimin e pasuris\u00eb, sipas vendimit t\u00eb zbardhur KPK gjeti nga hetimi i saj problem pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb shume prej 259 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr periudh\u00ebn 1988-1997. Beluri e justifikoi k\u00ebt\u00eb pamjaftueshm\u00ebri me ndryshimet n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit t\u00eb dollarit, monedh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai tha se kishte mbajtur kursimet. KPK \u00a0pranoi se nuk kishte referenca p\u00ebr t\u00eb llogaritur shpenzimet jetike n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe as referenc\u00eb p\u00ebr kursin e k\u00ebmbimit prej vitit 1990 deri n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>KPK gjeti po ashtu pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e Belurit, por ato u sqaruan prej k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe kishin t\u00eb b\u00ebnin me llogarin\u00eb e pag\u00ebs dhe interesat e p\u00ebrfituara prej k\u00ebsaj. N\u00eb fund KPK vendosi se \u201cBeluri ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb shpjegon se megjith\u00ebse unanime n\u00eb konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Kostaq Beluri, trupa gjykuese u nda p\u00ebr pjes\u00ebn e vendimit q\u00eb e \u00e7on prokurorin p\u00ebr inspektim dhe mas\u00eb disiplinore. Shumica e KPK-s\u00eb cil\u00ebsoi t\u00eb paplot\u00eb hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku i dyshuar ishte gjykat\u00ebsi i shkarkuar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69688,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Beluri-foto-300x229.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51576"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51576"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51576\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62430,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51576\/revisions\/62430"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69688"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}