{"id":51597,"date":"2018-08-15T19:56:09","date_gmt":"2018-08-15T17:56:09","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=51597"},"modified":"2019-05-06T23:31:59","modified_gmt":"2019-05-06T23:31:59","slug":"gjyqtari-faqolli-u-konfirmua-ne-detyre-pasi-raporti-i-dsik-u-rrezua-si-i-pasakte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-faqolli-u-konfirmua-ne-detyre-pasi-raporti-i-dsik-u-rrezua-si-i-pasakte\/2018\/08\/15\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Faqolli u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb pasi raporti i DSIK u rr\u00ebzua si \u201ci pasakt\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Astrit Faqolli arriti t\u00eb shpjegonte pasurin\u00eb e tij dhe po ashtu u gjet i aft\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nd\u00ebrsa raporti i DSIK q\u00eb k\u00ebrkonte shkarkimin e tij duke e shpallur t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm u rr\u00ebzua nga KPK p\u00ebr munges\u00eb provash.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50953\" aria-describedby=\"caption-attachment-50953\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/faqolli2.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-50953 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/faqolli2-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"50953\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50953\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Astrit Faqolli gjat\u00eb nj\u00eb seance gjyq\u00ebsore.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Astrit Faqolli tregon se k\u00ebtij t\u00eb fundit iu k\u00ebrkuan nga Komisioni shpjegime p\u00ebr burimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij dhe po ashtu, vet\u00eb treshja gjykuese kreu hetim t\u00eb zgjeruar mbi nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb Librazhd, q\u00eb n\u00eb fund rezultuan t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa gjyqtari qe n\u00eb gjendje t\u00eb dokumentonte pasurin\u00eb e tij dhe shpjegonte disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb interesave, p\u00ebrfshi ngat\u00ebrresa me lek\u00eb t\u00eb vjetra e lek\u00eb t\u00eb reja, ishte raporti i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK), q\u00eb u duk se mund t\u00eb c\u00ebnonte karrier\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur s\u00eb fundmi shpjegon se gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Astrit Faqolli, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur si pjes\u00eb e list\u00ebs prioriate t\u00eb vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb tij n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ishte konsideruar i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nga DSIK me pretendimin e \u201cp\u00ebrfshirjes n\u00eb korrupsion pasiv\u201d.<\/p>\n<p>Por treshja gjykuese e KPK-s\u00eb, e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtar Roland Ilia e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb pretendim, duke vendosur se informacioni i DSIK ishte i pabazuar n\u00eb prova dhe fakte dhe se ai i p\u00ebrkiste periudh\u00ebs para asaj q\u00eb ishte caktuar nga ligji si koh\u00eb p\u00ebr verifikimin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Rasti i gjyqtarit Faqolli p\u00ebrb\u00ebn her\u00ebn e dyt\u00eb q\u00eb <a href=\"\/?p=50838\">KPK p\u00ebrmbys nj\u00eb raport t\u00eb DSIK si t\u00eb pabazuar n\u00eb prova<\/a>, pas atij t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs,Ilir Toska. M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informim prej Komitetit Shqiptar\u00eb t\u00eb Helsinkit, DSIK q\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00eb me Inspektoratin\u00a0 e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave (ILDKPKI), institucion ndihm\u00ebs i vetingut, njoftoi se nga 800 subjekte gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb<a href=\"\/?p=50802\">, 200 rezultonin me probleme.<\/a><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb KPK ka treguar se vendimet e saj pak ndikohen nga raportet e institucioneve ndihm\u00ebse, nd\u00ebrsa shpesh vendimi p\u00ebr shkarkim ose konfirmim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pas verifikimeve dhe hetimeve t\u00eb vet\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, DSIK konstatoi se gjykat\u00ebsi ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. KPK nuk jep detaje t\u00eb raportit n\u00eb vendimin e zbardhur. Megjithat\u00eb, DSIK pretendonte se informacioni q\u00eb ajo i referoi KPK-s\u00eb ishte para janarit 2012, koh\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebs ligji p\u00ebr vetingun ka k\u00ebrkuar verifikimin e k\u00ebtyre kontakteve, por k\u00ebmb\u00ebngulte se gjykat\u00ebsi duhej t\u00eb shpallej i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Raporti i Grupit t\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb DSIK-s\u00eb (informacioni q\u00eb p\u00ebrmbante) iu n\u00ebnshtrua sipas vendimit t\u00eb zbardhur nj\u00eb hetimi administrativ t\u00eb thelluar, \u201ci cili konsistonte n\u00eb verifikimin e rrethanave q\u00eb merren parasysh n\u00eb konstatim, si dhe rrethanave leht\u00ebsuese, t\u00eb rrjedhura nga informacioni q\u00eb kishte marr\u00eb Grupi i Pun\u00ebs dhe kishin \u00e7uar n\u00eb konstatimin e pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, si dhe v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb ngjarjes konkrete, me q\u00ebllim gjetjen e provave, p\u00ebr realizimin e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor\u201d.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se pas k\u00ebtij hetimi gjeti se informacioni ishte i paplot\u00eb dhe nuk p\u00ebrmbante elementet e k\u00ebrkuara nga ligji, i cili k\u00ebrkon nj\u00eb verifikim t\u00eb plot\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u201cGrupi i Pun\u00ebs nuk ka kryer verifikime t\u00eb m\u00ebtejshme, duke arritur n\u00eb konkluzion vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e informacionit t\u00eb paverifikuar\u201d.\u00a0 Po ashtu, KPK theksoi se duke qen\u00eb se verifikimi i figur\u00ebs kryhet p\u00ebr periudh\u00ebn pas 1 janarit 2012 n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast informacioni nuk i p\u00ebrmbahej as k\u00ebtij p\u00ebrcaktimi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb KPK vendosi t\u00eb shqyrtonte procesin p\u00ebr t\u00eb cilin Faqolli dyshohej. T\u00eb dh\u00ebnat rreth k\u00ebtij procesi jan\u00eb censuruar n\u00eb vendimin e zbardhur. KPK thot\u00eb megjithat\u00eb se pasi analizoi edhe k\u00ebt\u00eb dosje gjeti se t\u00eb dh\u00ebnat e referuar nga DSIK nuk ishin t\u00eb sakta. \u201cN\u00eb k\u00ebto kushte, duke analizuar raportin e ardhur nga DSIK-ja dhe organet ligjzbatuese, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb thelluar t\u00eb tyre, duke administruar provat e tjera n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen, Komisioni \u00e7mon se informacioni mbi t\u00eb cilin ka ardhur rekomandimi i DSIK-s\u00eb rezulton i pasakt\u00eb dhe i pabazuar n\u00eb prova dhe fakte, p\u00ebr pasoj\u00eb subjekti Astrit Faqolli konsiderohet i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs\u201d, konkludoi KPK.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se pas nj\u00eb hetimi t\u00eb thelluar, nuk gjeti m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb deklarimin e vitit 2006 nga gjyqtari Faqolli dhe \u00a0deklarimin n\u00eb \u201clek\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr\u201d n\u00eb vitet 2004 dhe 2005 t\u00eb kursimeve cash.<\/p>\n<p>Por sipas vendimit t\u00eb zbardhur, Komisioni nuk gjeti \u201cprova apo indice q\u00eb k\u00ebto pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim fshehjen e burimit, t\u00eb ardhurave apo pasuris\u00eb\u201d.\u00a0 N\u00eb vendimin e zbardhur theksohet se k\u00ebto pasakt\u00ebsi nuk ndikonin n\u00eb vler\u00ebsimin e plot\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjektit dha as mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit apo besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni vler\u00ebson se subjekti nuk ka n\u00eb pron\u00ebsi ose n\u00eb p\u00ebrdorim pasuri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga sa mund t\u00eb justifikoj\u00eb ligj\u00ebrisht, si dhe i ka deklaruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht pasurit\u00eb e tij dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb, ashtu si\u00e7 parashikohet n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb nenit D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur. \u00a0Nd\u00ebrsa po aty shohet se Faqolli \u201cka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Faqolli ishte gjyqtar i aft\u00eb. Komisioni vler\u00ebsoi se nuk kishte \u201cindice apo elemente q\u00eb mund t\u00eb ngren\u00eb dyshime p\u00ebr paaft\u00ebsi profesionale apo cil\u00ebsi q\u00eb cenojn\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit\u201d, nd\u00ebrsa vler\u00ebsoi se nuk kishte pasur ankesa ndaj tij.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Astrit Faqolli arriti t\u00eb shpjegonte pasurin\u00eb e tij dhe po ashtu u gjet i aft\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nd\u00ebrsa raporti i DSIK q\u00eb k\u00ebrkonte shkarkimin e tij duke e shpallur t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm u rr\u00ebzua nga KPK p\u00ebr munges\u00eb provash.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69687,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/faqolli2-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51597"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51597"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51597\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62428,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51597\/revisions\/62428"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}