{"id":51641,"date":"2018-08-17T16:16:03","date_gmt":"2018-08-17T14:16:03","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=51641"},"modified":"2019-05-06T23:31:59","modified_gmt":"2019-05-06T23:31:59","slug":"shkarkimi-i-tom-ndreces-per-pasurite-e-padeklaruara-dhe-fshehjen-e-hetimit-te-kunatit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-tom-ndreces-per-pasurite-e-padeklaruara-dhe-fshehjen-e-hetimit-te-kunatit\/2018\/08\/17\/","title":{"rendered":"Shkarkimi i Tom Ndrec\u00ebs, p\u00ebr pasurit\u00eb e padeklaruara dhe fshehjen e hetimit t\u00eb kunatit"},"content":{"rendered":"<p>Dy raportet pozitive t\u00eb ILDKPKI dhe DSIK p\u00ebr an\u00ebtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb u p\u00ebrmbys\u00ebn nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili vendosi shkarkimin e Ndrec\u00ebs p\u00ebr deklarime t\u00eb pamjaftueshme dhe t\u00eb pasakta t\u00eb pasuris\u00eb dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50687\" aria-describedby=\"caption-attachment-50687\" style=\"width: 513px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180713_182238_IMG_6516-5_uTRP24k.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-50687 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180713_182238_IMG_6516-5_uTRP24k-513x400.jpg\" alt=\"\" width=\"513\" height=\"400\" data-id=\"50687\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50687\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Tom Ndreca, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Tom Ndreca, nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb diskutuarit e sistemit gjyq\u00ebsor p\u00ebr vendimet e tij u rr\u00ebzua n\u00eb veting p\u00ebr dy kriteret e tjera; deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e argumentuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton gjithashtu se an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk justifikoi nj\u00eb vler\u00eb prej 1.3 milion\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e fshehjes s\u00eb procedimit t\u00eb kunatit t\u00eb tij p\u00ebr \u201cprodhim dhe shitje narkotik\u00ebsh\u201d-vep\u00ebr penale kjo q\u00eb klasifikohet si krim i organizuar.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb karrier\u00eb q\u00eb daton nga viti 1991 si prokuror dhe gjyqtar, Ndreca i kaloi me sukses filtrat e dy institucioneve ndihm\u00ebse, ILDKPKI dhe DSIK dhe u konsiderua i p\u00ebrshtatsh\u00ebm prej tyre. Por trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli p\u00ebrmbysi raportet e k\u00ebtyre institucioneve dhe vendosi m\u00eb 17 korrik shkarkimin e gjyqtarit nga detyra.<\/p>\n<p>Hetimi mbi pasurin\u00eb e familjes s\u00eb Tom Ndrec\u00ebs ndjek kronologjin\u00eb e vendosjes s\u00eb saj p\u00ebrgjat\u00eb viteve dhe p\u00ebrfshin tre apartamente, dy prej t\u00eb cilave n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb Golem. Hetimi p\u00ebrfshiu gjithashtu kursime n\u00eb vler\u00ebn e 1.5 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb deklaruara n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016, nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb padeklaruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit t\u00eb tij si dhe llogari bankare t\u00eb zot\u00ebruara ve\u00e7mas nga bashk\u00ebshortja dhe djemt\u00eb, edhe k\u00ebto t\u00eb padeklaruara.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pasurive t\u00eb paluajtshme, KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari Ndreca dhe familjar\u00ebt e tij kishin t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e tyre. Megjithat\u00eb, Komisioni u ndal n\u00eb nj\u00eb aplikim t\u00eb kundraligjsh\u00ebm p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb q\u00eb gjyqtari kishte b\u00ebr\u00eb, duke e konsideruar at\u00eb \u201ccenim t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb korrespondenc\u00ebn me KPK-n\u00eb, gjyqtari Ndreca ka pretenduar se ka aplikuar p\u00ebr zgjerim t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb banimit p\u00ebr shkak se ka dy djem t\u00eb rritur, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve donte t\u00eb martohej. Komisioni e ka hedhur posht\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni vler\u00ebson se nevojat e subjektit p\u00ebr strehim p\u00ebr shkaqet q\u00eb paraqet, nuk mund ta legjitimonin at\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb kredi leht\u00ebsuese, n\u00eb kushtet kur nuk i p\u00ebrmbushte kriteret ligjore p\u00ebr p\u00ebrfitimin e saj,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Paralelisht me hetimin e Komisionit, gjyqtari Ndreca ka dor\u00ebzuar nj\u00eb analiz\u00eb financiare e cila rezulton me burime t\u00eb mjaftueshme si dhe ka pretenduar se diferencat nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dyfishin e pasuris\u00eb s\u00eb ligjshme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka argumentuar se \u201ckriteri i dyfishit t\u00eb pasuris\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebri prej shkaqeve q\u00eb \u00e7on n\u00eb shkarkim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, Komisioni konstaton se gjyqtari Ndreca ka deklarime t\u00eb pamjaftueshme, t\u00eb pasakta dhe n\u00eb mosp\u00ebrputhje me deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d p\u00ebrgjat\u00eb viteve, mosdeklarim t\u00eb pasurive ve\u00e7mas t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe f\u00ebmij\u00ebve, munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn e 1.3 milion\u00eb lek\u00ebve, deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb garazhi si dhe fshehjen e nj\u00eb makine n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues \u00ebsht\u00eb ndalur gjithashtu gjat\u00eb n\u00eb arsyetimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb kunatit t\u00eb gjyqtarit Ndreca, duke e cil\u00ebsuar mosdeklarimin prej tij t\u00eb k\u00ebtij fakti si \u201cfshehje dhe plot\u00ebsim t\u00eb pasakt\u00eb dhe jo me v\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb formularit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kunati i gjyqtarit me inicialet N.G u arrestua m\u00eb 9 n\u00ebntor 2011 dhe u lirua m\u00eb 5 dhjetor 2011. M\u00eb mars t\u00eb vitit 2012, Prokuroria e Shkodr\u00ebs pushoi hetimin e nisur ndaj tij p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cprodhimit dhe shitjes s\u00eb narkotik\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb korrespondenc\u00ebn me KPK-n\u00eb dhe n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, Ndreca nuk e mohoi dijenin\u00eb mbi arrestimin e kunatit t\u00eb tij n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011. Ai u justifikua megjithat\u00eb me argumentin se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb rrethanave proceduriale dhe vendimit q\u00eb kishte marr\u00eb m\u00eb pas organi procedues.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb mohoj aspak se un\u00eb nuk kam qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit t\u00eb arestimit te shtetasit N.GJ., kunatit tim, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011, p\u00ebr shkak se atij i ishte gjetur me vete nj\u00eb sasi l\u00ebnd\u00ebsh narkotike p\u00ebr p\u00ebrdorim vetjak\u2026 nuk ka qen\u00eb q\u00ebllim fshehja e k\u00ebtij fakti&#8230;,\u201d m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Ndreca.<\/p>\n<p>KPK argumenton se gjyqtari Ndreca ka pasur detyrimin t\u00eb plot\u00ebsonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar deklarat\u00ebn e figur\u00ebs s\u00eb tij, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb pjesa e pest\u00eb e k\u00ebsaj deklarate k\u00ebrkon posa\u00e7\u00ebrisht q\u00eb subjekti t\u00eb deklaroj\u00eb n\u00ebse nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e familjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>KPK rr\u00ebzon gjithashtu pretendimin e gjyqtarit se e kishte p\u00ebrjashtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike vepr\u00ebn e mbajtjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike nga kategoria e veprave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb pika 15 e nenit 3 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, e cila jep p\u00ebrkufizimin e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, dhe konsideron si t\u00eb till\u00eb \u00e7do person t\u00eb d\u00ebnuar ose proceduar penalisht p\u00ebr veprat penale t\u00eb parashikuara nga pika 1 e nenit 3 t\u00eb ligjit nr. 10192 dat\u00eb 03.12.2009. Kjo dispozit\u00eb ligjore p\u00ebrmban nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe vepr\u00ebn penale t\u00eb prodhimit dhe shitjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike (neni 283 i K. Penal),\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi gjykues e pranon pretendimin e subjektit se mbajtja e sasive t\u00eb vogla p\u00ebr p\u00ebrdorim vetjak p\u00ebrjashtohet nga d\u00ebnimi, por shton se kunati i tij nuk \u00ebsht\u00eb proceduar vet\u00ebm p\u00ebr sasin\u00eb 0.4 gram, por edhe p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb sasie prej 6 kg e 134 gram t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 pretendimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, gjyqtari Ndreca ka pretenduar se marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me kunatin jan\u00eb t\u00eb larg\u00ebta dhe takimet t\u00eb rralla. Por Komisioni ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje kontradit\u00ebn me argumentet e paraqitura prej tij p\u00ebr nj\u00eb borxh q\u00eb kishte nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat e tij; marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb cilat ai i quante \u201ct\u00eb posa\u00e7me dhe tejskajshm\u00ebrisht t\u00eb mira\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNga parashtrimet e subjektit gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, por edhe n\u00eb seanc\u00eb, ai nuk paraqiti fakte e rrethana q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet midis tij dhe shtetasit N. G., t\u00eb jen\u00eb t\u00eb larg\u00ebta dhe t\u00eb rralla. P\u00ebrkundrazi, gjat\u00eb hetimit administrativ, ka rezultuar se n\u00eb dat\u00ebn 11.07.2012, rreth kat\u00ebr muaj nga dita q\u00eb jan\u00eb pushuar hetimet n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit N. G., ky i fundit ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb shitje automjeti me motr\u00ebn e tij dhe bashk\u00ebshorten e subjektit\u2026,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrshtypjen se subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebpunim, por nuk ka mbajtur q\u00ebndrim reflektues ndaj gjetjeve, Komisioni vendosi shkarkimin e gjyqtarit Tom Ndreca nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare, trupi gjykues sqaron se shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim u b\u00ebn\u00eb deklarimet e pasakta, burimet e pamjaftueshme dhe deklarimet e rreme t\u00eb pasuris\u00eb si dhe deklarimi i pamjaftuesh\u00ebm dhe pasakt\u00ebsia n\u00eb formularin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy raportet pozitive t\u00eb ILDKPKI dhe DSIK p\u00ebr an\u00ebtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb u p\u00ebrmbys\u00ebn nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili vendosi shkarkimin e Ndrec\u00ebs p\u00ebr deklarime t\u00eb pamjaftueshme dhe t\u00eb pasakta t\u00eb pasuris\u00eb dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69686,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180713_182238_IMG_6516-5_uTRP24k-513x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51641"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51641"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51641\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62426,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51641\/revisions\/62426"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69686"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51641"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51641"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51641"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}