{"id":51929,"date":"2018-08-28T17:44:35","date_gmt":"2018-08-28T15:44:35","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=51929"},"modified":"2019-04-23T22:01:26","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:26","slug":"komisioneri-publik-kerkon-ne-apel-shkarkimin-e-gjyqtarit-faqolli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-ne-apel-shkarkimin-e-gjyqtarit-faqolli\/2018\/08\/28\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik k\u00ebrkon n\u00eb Apel shkarkimin e gjyqtarit Faqolli"},"content":{"rendered":"<p>Dy jav\u00eb pas zbardhjes s\u00eb vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirminin e gjykat\u00ebsit Astrit Faqolli, Komisioneri Publik Florian Ballhysa njoftoi ankimin n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit duke k\u00ebrkuar shkarkimin e gjykat\u00ebsit i cili sipas tij ka b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50953\" aria-describedby=\"caption-attachment-50953\" style=\"width: 462px\" class=\"wp-caption alignright\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\" wp-image-50953\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/faqolli2-300x169.jpg\" alt=\"\" width=\"462\" height=\"260\" data-id=\"50953\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-50953\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Astrit Faqolli gjat\u00eb nj\u00eb seance gjyq\u00ebsore.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nd\u00ebrsa vler\u00ebson si t\u00eb bazuar n\u00eb prova vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr kriteret e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit, Komisioneri Publik pretendon se gjyqtari i Tiran\u00ebs Astrit Faqolli nuk duhej konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr mosp\u00ebrmbushje t\u00eb kriterit t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb i b\u00ebn Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Komisioneri Florian Ballhysa, thot\u00eb se Faqolli nuk arrinte nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb.\u00a0 \u201cKomisioneri Publik, \u00e7mon se mb\u00ebshtetur n\u00eb provat e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ, vendimi nr.47, dat\u00eb 25.07.2018 duhet t\u00eb ndryshohet, duke u vendosur shkarkimi nga detyra t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit z. Astrit Faqolli, p\u00ebr shkak t\u00eb deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr apelim.<\/p>\n<p>Komisioneri argumenton se sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb \u201cvendimi i Komisionit nuk gjen mb\u00ebshtetje n\u00eb aktet dhe provat e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ\u201d.\u00a0 \u00a0Sipas Komisionerit p\u00ebrfundimet e treshes q\u00eb gjykoi Faqollin e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtar Roland Ilia ishin \u201ct\u00eb gabuara p\u00ebrsa i takon vler\u00ebsimit t\u00eb pasurive\u201d, nd\u00ebrsa bazuar n\u00eb dosjen q\u00eb ka pasur n\u00eb shqyrtim edhe KPK ai arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjykat\u00ebsi duhej shkarkuar.<\/p>\n<p>Apelimi i konfirmimit t\u00eb gjykat\u00ebsit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb i kat\u00ebrtii k\u00ebrkuar nga Komisioneri Publik, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr tre institucionet e rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ka p\u00ebr detyr\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e interesit publik gjat\u00eb kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb vetingut. M\u00eb her\u00ebt ai ka apeluar vendimet e KPK-s\u00eb p\u00ebr an\u00ebtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Edmond Islamajn dhe kreun e Gjykat\u00ebs Kushtetuese Bashkim Dedja dhe gjykat\u00ebsen Alma Brati.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu ka b\u00ebr\u00eb publike se Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit (ONM), i cili v\u00ebzhgon procesin, i ka k\u00ebrkuar t\u00eb apeloj\u00eb vendimet e KPK-s\u00eb p\u00ebr gjykat\u00ebsit Xhezair Zaganjori, Artur Malaj e Gentian Medja dhe prokurorin Gentjan Osmani.<\/p>\n<p>N\u00eb apelimin e gjykat\u00ebsit Faqolli Komisioneri thot\u00eb se gjen t\u00eb pa provuar arsyetimin e KPK sa i p\u00ebrket kursimeve t\u00eb Faqollit dhe po ashtu nuk bie dakord me vendimin e KPK p\u00ebr t\u2019i konsideruar si t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb gjykat\u00ebsit.<\/p>\n<p>Nga analiza q\u00eb b\u00ebn Komisioneri, rezulton se p\u00ebr t\u00eb justifikuar 5 milion lek\u00eb kursime prej vitit 1997 deri n\u00eb vitin 2003, KPK ka pranuar t\u00eb rris\u00eb me 5 p\u00ebr qind marzhin e fitimit t\u00eb farmacis\u00eb q\u00eb zot\u00ebronte bashk\u00ebshortja e gjykat\u00ebsit. Por Komisioneri thot\u00eb se KPK nuk kishte prova p\u00ebr t\u00eb rritur k\u00ebt\u00eb marzh fitimi, nd\u00ebrsa thot\u00eb se marzhi maksimal p\u00ebr periudh\u00ebn ishit 35 p\u00ebr qind dhe se bazuar mbi k\u00ebt\u00eb fitim Faqolli dhe bashk\u00ebshortja nuk mund t\u00eb kursenin sasin\u00eb e pretenduar. Komisioneri thot\u00eb se mbi k\u00ebto llogari bashk\u00ebshort\u00ebt duhej t\u00eb kishin kursyer p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 7 vje\u00e7are m\u00eb shum\u00eb se 80% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu p\u00ebrndryshe nga KPK, Komisioneri thot\u00eb se pretendimi i Faqollit se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb duke deklaruar n\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra kursimet n\u00eb vitet 2004 dhe 2005, nuk duhej t\u00eb ishte vler\u00ebsuar si jo-shkarkues nga KPK.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se deklarimet e b\u00ebra m\u00eb par\u00eb tek ILDKPKI kishin vler\u00ebn e prov\u00ebs dhe se arsyetimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos i marr\u00eb ato parasysh krahasimisht me deklarat\u00ebn e plot\u00ebsuar p\u00ebr efekt t\u00eb vetingut ishte problematik. \u00a0\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin e Komisionerit Publik, nj\u00eb interpretim i till\u00eb, q\u00eb po p\u00ebrs\u00ebrtitet n\u00eb rrethana t\u00eb ngjashme nga ana e Komisionit, n\u00eb disa vendimeve radhazi, ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur trajtim shterues, me q\u00ebllim shmangien e praktikave t\u00eb ndryshme\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e apelimit.<\/p>\n<p>Konkretisht p\u00ebr rastin Faqolli Komisioneri thot\u00eb se argumenti q\u00eb p\u00ebrdor KPK, duke i cil\u00ebsuar pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet p\u00ebr kursime n\u00eb vitet 2004-2005 si jo t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, \u201c\u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt dhe joligjor\u201d. Sipas Komisionerit Ballhysa p\u00ebrfundimi i arritur nga KPK rr\u00ebzohej edhe \u201cp\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se subjekti n\u00eb deklarimin fillestar periodik vjetor t\u00eb vitit 2003, nuk ka pasur \u201cgabime t\u00eb tilla\u201d duke deklaruar sakt\u00eb vet\u00ebm monedh\u00ebn zyrtare\u00a0 \u201clek\u00eb t\u00eb rinj\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri thot\u00eb se shpjegimet e dh\u00ebna nga gjykat\u00ebsi nuk q\u00ebndrojn\u00eb llogjikisht dhe se brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs deklarat\u00eb \u201c(ai) Gabon vet\u00ebm n\u00eb deklarimin e kursimeve n\u00eb \u201clek\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr\u201d nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat i deklaron drejt\u00eb, n\u00eb \u201clek\u00eb t\u00eb rinj\u201d. Nga sa m\u00eb sip\u00ebr bindsh\u00ebm v\u00ebrtetohet q\u00eb deklarimi i subjektit p\u00ebr kursimet 2004 -2005 \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr apel.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri thot\u00eb se KPK nuk ka vler\u00ebsuar si duhet nj\u00eb deklarim t\u00eb vitit 2006 t\u00eb subjektit. Sipas tij n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore Faqolli ka b\u00ebr\u00eb me dije ulje t\u00eb kursimeve Cash n\u00eb vler\u00ebn 2.3 milion lek\u00eb, por n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe n\u00eb pyet\u00ebsorin e b\u00ebr\u00eb prej KPK thot\u00eb se ky ka qen\u00eb deklarim i gabuar dhe se n\u00eb fakt ai kishte shpenzuar n\u00eb vitin 2006 t\u00eb gjitha kursimet n\u00eb vler\u00ebn 5.1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK pavar\u00ebsisht se e ka gjetur t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb deklarim t\u00eb vitit 2006, nuk i ka dh\u00ebn\u00eb atij r\u00ebnd\u00ebsi duke e konsideruar po ashtu nj\u00eb gabim, por Komisioneri thot\u00eb se deklarimi \u00ebsh\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb dhe vler\u00ebson se p\u00ebr mes k\u00ebtij deklarimi \u201cSubjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb dhe paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri duke u bazuar n\u00eb nj\u00eb llogaritje t\u00eb vet\u00ebn ku merr n\u00eb konsiderat\u00eb si marzh fitimi p\u00ebr farmacin\u00eb 35 p\u00ebr qind t\u00eb xhiros thot\u00eb se Faqollit i mungonin rreth\u00a0 1.1 milion lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer blerjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Komisioneri gjithashtu pretendon se KPK duhej t\u00eb kishte hetuar m\u00eb shum\u00eb sa i p\u00ebrket burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb kunatit t\u00eb gjyqtarit, i cili i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit nj\u00eb hua prej 10 mij\u00eb eurosh. Sipas Ballhys\u00ebs KPK \u00ebsht\u00eb mjaftuar t\u00eb konstatoj\u00eb se kunati i Faqollit kishte mund\u00ebsi financiare t\u00eb jepte huan\u00eb, por nuk kishte hetuar n\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni duhet t\u00eb dilte n\u00eb p\u00ebrfundimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr ligjshmerin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur, vet\u00ebm pasi t\u00eb krijonte bindjen se ato (t\u00eb ardhurat) ekzistonin n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2000 dhe se ekzistenca e tyre justifikohej nga burime t\u00eb ligjshme\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr KPA.<\/p>\n<p>Komisioneri ka gjetur se KPK nuk kishte hetuar mjaftuesh\u00ebm transaksionet mbi nj\u00eb makin\u00eb. Sipas Komisionerit nuk \u00ebsht\u00eb depozituar asnj\u00eb kongtrat\u00eb noteriale apo dokument q\u00eb do t\u00eb v\u00ebrtetonte k\u00ebt\u00eb transaksion.<\/p>\n<p>Ai po ashtu ka gjetur mag\u00ebsi n\u00eb hetimin e KPK p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb godine tre kat\u00ebshe n\u00eb Librazhd. Sipas Komisionerit KPK nuk ka hetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00ebse nj\u00eb person i deklaruar si huadh\u00ebn\u00ebs kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme. Komisioneri thot\u00eb se p\u00ebrndryshe nga KPK atij i rezulton bazuar n\u00eb nj\u00eb dokument nga administrata tatimore, se personi q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb huan nuk kishte t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu ka gjetur probleme n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb n\u00eb vitet 2014 dhe 2015 dhe kontradikta n\u00eb disa prej deklarimeve t\u00eb Faqollit, nd\u00ebrsa nuk bie dakord me arsyetimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqena justifikimit e gjykat\u00ebsit. Sipas tij ndryshe nga sa arrin n\u00eb p\u00ebrfundim KPK subjekti nuk ka pasur t\u00eb ardhura n\u00eb k\u00ebto vite p\u00ebr t\u00eb shlyer huat\u00eb e marra m\u00eb her\u00ebt dhe se deklarimet kontradiktore duhej t\u00eb r\u00ebndonin pozit\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrsa m\u00eb sip\u00ebr, konkludojm\u00eb se deklarimet kontradiktore t\u00eb subjektit kan\u00eb pasur q\u00ebllim justifikimin e shpenzimeve dhe kursimeve t\u00eb deklaruara, dhe subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm edhe p\u00ebrsa i takon likuiditeve t\u00eb tij\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Faqollit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy jav\u00eb pas zbardhjes s\u00eb vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirminin e gjykat\u00ebsit Astrit Faqolli, Komisioneri Publik Florian Ballhysa njoftoi ankimin n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit duke k\u00ebrkuar shkarkimin e gjykat\u00ebsit i cili sipas tij ka b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69525,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[7,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/faqolli2-300x169.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51929"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51929"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51929\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61852,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51929\/revisions\/61852"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69525"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}