{"id":51934,"date":"2018-08-29T20:02:53","date_gmt":"2018-08-29T18:02:53","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=51934"},"modified":"2019-04-23T22:01:25","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:25","slug":"komisioneri-apelon-vendimin-e-kpk-per-antoneta-sevdarin-ka-mangesi-ne-hetim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-apelon-vendimin-e-kpk-per-antoneta-sevdarin-ka-mangesi-ne-hetim\/2018\/08\/29\/","title":{"rendered":"Komisioneri apelon vendimin e KPK p\u00ebr Antoneta Sevdarin: \u201cKa mang\u00ebsi n\u00eb hetim\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik pretendon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka kryer hetime t\u00eb plota p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Sevdari, ka mang\u00ebsi n\u00eb hetim sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale dhe se nuk ka hetuar denoncimet ndaj saj. Ai i k\u00ebrkon Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb rishqyrtoj\u00eb dosjen p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebse prokurorja duhet t\u00eb konfirmohet.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50711\" aria-describedby=\"caption-attachment-50711\" style=\"width: 537px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\" wp-image-50711\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sevdari-2-300x225.jpg\" alt=\"\" width=\"537\" height=\"403\" data-id=\"50711\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-50711\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Antoneta Sevdari n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik njoftoi apelimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr prokuroren Antoneta Sevdari, pasi sipas tij trupa e KPK q\u00eb vendosi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk ka kryer hetim t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb disa raste nuk ka administruar dokumente p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasuris\u00eb. Apelimi i Komisionerit Darjel Sina bazohet kryesisht n\u00eb munges\u00ebn e dokumentave p\u00ebr pasurin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kandidate p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb hetim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb denoncimeve t\u00eb b\u00ebra ndaj saj.<\/p>\n<p>Apelimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Sevdarit \u00ebsht\u00eb i pesti i b\u00ebr\u00eb nga Komisioneri Publik. M\u00eb her\u00ebt Komisioneri, institucion i cili p\u00ebrfaq\u00ebson interesin publik n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, apeloi kund\u00ebr vendimeve t\u00eb KPK p\u00ebr konfirmimin e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Edmond Islamajn, kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Bashkim Dedja dhe gjykat\u00ebsit Alma Brati e Astrit Faqolli.<\/p>\n<p>Komisioneri po ashtu ka b\u00ebr\u00eb publike se Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit (ONM), i cili v\u00ebzhgon procesin e vetingut, i ka k\u00ebrkuar t\u00eb apeloj\u00eb vendimet e KPK-s\u00eb p\u00ebr gjykat\u00ebsit Xhezair Zaganjori, Artur Malaj e Gentian Medja dhe prokurorin Gentjan Osmani.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr KPA komisioneri thot\u00eb se trupa e rivler\u00ebsimit pran\u00eb KPK, e kryesuar nga Firdes Shuli me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Roland Ilia, nuk ka kryer hetim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb Sevdarit. Sipas Komisionerit nuk ishin kryer verifikimet p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e 3 milion lek\u00ebve t\u00eb deklaruar si t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortit nga emigracioni deri n\u00eb vitin 2003, rreth 20 mij\u00eb dollar\u00ebve t\u00eb deklaruara si t\u00eb ardhura n\u00eb vitin 2006, v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimit p\u00ebr vitin 2010 dhe pages\u00ebn e tatimeve p\u00ebr 3.1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2010 dhe p\u00ebr 3.2 milion lek\u00eb t\u00eb ardhura n\u00eb vitin 2016. \u00a0T\u00eb gjitha shumat e m\u00ebsip\u00ebrme ishin deklaruar si t\u00eb ardhura nga puna e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioneri thot\u00eb se kishte gjetur \u201cMang\u00ebsi n\u00eb hetimin e Komisionit, edhe n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kriter, Komisioni nuk ka hetuar dhe vler\u00ebsuar t\u00eb gjitha denoncimet nga publiku, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb indicie t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb kund\u00ebrt\u201d.<\/p>\n<p>Konkretisht Komisioneri ka k\u00ebrkuar hetim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb llogaritura 3 milion lek\u00eb q\u00eb i kishin sh\u00ebrbyer \u00e7iftit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pjes\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi private t\u00eb nd\u00ebrtuar s\u00ebbashku me prind\u00ebrit, v\u00ebllain dhe motr\u00ebn e bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores.<\/p>\n<p>KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast sipas Komisionerit \u00ebsht\u00eb mjaftuar me v\u00ebrtetimin e vet\u00ebm tre muajve t\u00eb pun\u00ebsimit jasht\u00eb vendit n\u00eb vitin 1998 t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Sevdarit dhe nuk ka kryher hetime p\u00ebr pun\u00ebsimin e tij gjat\u00eb gjith\u00eb tre viteve. \u201cKomisioni nuk ka hetuar dhe analizuar asnj\u00eb fakt tjet\u00ebr p\u00ebr periudh\u00ebn 3 vje\u00e7are t\u00eb pretenduar t\u00eb pun\u00ebsimit si emigrant n\u00eb shtetin *** (1997-2000), si psh. pun\u00ebn e kryer, shpenzimet e jetes\u00ebs dhe pagimin e detyrimeve tatimore me q\u00ebllim arritjen e konkluzionit n\u00ebse t\u00eb ardhurat e siguruara gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe do t\u00eb konsiderohen t\u00eb ligjshme\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr KPA.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pik\u00eb Komisioneri ngre dyshime edhe p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb 12 mij\u00eb dollar\u00eb q\u00eb sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb KPK ishte marr\u00eb nga nj\u00eb kompani n\u00eb Arabin\u00eb Saudite. Komisioneri thot\u00eb se KPK ishte mjaftuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me nj\u00eb dokument t\u00eb l\u00ebshuar nga kompania n\u00eb vitin 2017, por nuk ka hetuar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes s\u00eb pages\u00ebs apo n\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb ishin shlyer detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Sina hedh dyshime edhe p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb shum\u00eb rreth 20 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vitin 2006. Sipas Komisionerit KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb mjaftuar me verifikimin e trasfert\u00ebs bankare dhe personit q\u00eb e ka kryer at\u00eb, por nuk ka kryer verifikime p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave. \u201cN\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb Komisionerit Publik, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave nuk mjafton vet\u00ebm deklarimi i tyre dhe fakti se konfirmohet urdh\u00ebruesi i transfert\u00ebs, pasi referuar k\u00ebrkesave t\u00eb nenit D pika 3 e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, subjekti duhet t\u00eb provonte dhe Komisioni duhet t\u00eb administronte dokumentacion q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb paguar detyrimet tatimore\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr apel drejtuar KPA. K\u00ebtu Komisoneri p\u00ebrmend edhe faktin se ILDKPKI ia kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje Komisionit se p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk kishte \u201cdokumentacion justifikues\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit hetimi ka qen\u00eb i paplot\u00eb edhe p\u00ebr vitin 2010. Ai thot\u00eb se KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka hetuar p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebse bashk\u00ebshorti i Sevdarit kishte paguar tatimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat n\u00eb shum\u00eb 3.1 milion lek\u00eb. Komisioneri thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe t\u00eb dh\u00ebnat nga Drejtoria Rajonale Tatimore kishin qen\u00eb kondratiktore dhe se KPK duhej t\u00eb kishte hetuar m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjtin argument, por p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb 3.2 milion lek\u00eb Komisioneri k\u00ebrkon thellim t\u00eb hetimeve n\u00eb t\u00eb ardhurat e vitit 2016. Sipas tij KPK duhet t\u00eb k\u00ebrkonte m\u00eb shum\u00eb informacion nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve pasi informacioni i ardhur prej saj ishte edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kontradiktor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAshtu sikurse trajtuam p\u00ebr vitin 2010, edhe p\u00ebr vitin 2016 ndodhemi p\u00ebrpara faktit se p\u00ebrgjigjet nga ana e administrat\u00ebs tatimore kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe mbetet i paqart\u00eb fakti n\u00ebse jan\u00eb paguar detyrimet tatimore me q\u00ebllim legjitimimin e tyre n\u00eb kuptim t\u00eb nenit D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb ankimin e Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>KPK sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb shprehet n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar se nuk kishte gjetur asnj\u00eb problem. \u201cNga kontrolli i pasuris\u00eb ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit u konstatua se deklarimet e saj jan\u00eb bind\u00ebse, t\u00eb sakta\u00a0 dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. Pasuria e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe e personave t\u00eb lidhur rezulton t\u00eb\u00a0 jet\u00eb\u00a0 e\u00a0 ligjshme, nuk ka deklarim t\u00eb rrem\u00eb apo fshehje\u00a0 t\u00eb \u00a0pasuris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Nga ana e tij Komisioneri thot\u00eb se KPK nuk ka b\u00ebr\u00eb as hetim t\u00eb plot\u00eb sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale p\u00ebr Antoneta Sevdarin. Duke iu referuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb u p\u00ebrmend <a href=\"\/vetingu\/?p=50710\">edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore<\/a>, ku Sevdarit iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr mos apelimin e nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ndaj nj\u00eb zyrtari t\u00eb paditur p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, Komisioneri thot\u00eb se prokurorja me shpjegimin e saj kishte pranuar mosnjohje t\u00eb praktik\u00ebs gjyq\u00ebsore. \u201cKjo p\u00ebrgjigje e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ku pranon se nuk njeh mjaftuesh\u00ebm praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore n\u00eb lidhje me trajtimin ligjor t\u00eb rastit fator, ngre dyshime p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb profesionale t\u00eb subjektit, n\u00eb kontrast kjo edhe me vler\u00ebsimin \u201ce aft\u00eb\u201d nga ana e Komisionit\u201d, thuhet n\u00eb ankimin e Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Po aty Komisioneri k\u00ebmb\u00ebngul se KPK duhej t\u00eb kishte hetuar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr kriterin profesional p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb ankesave. Ai thot\u00eb se nga 10 denoncimet Komisioni kishte hetuar vet\u00ebm kat\u00ebr dhe k\u00ebto jo plot\u00ebsisht, nd\u00ebrsa sipas tij ishin neglizhuar denoncime q\u00eb ngrinin dyshime mbi aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb Sevdarit. \u201cN\u00eb k\u00ebto kushte gjykojm\u00eb se Komisioni duhet t\u00eb hetonte 10 denoncimet nga ana e publikut, ku disa prej tyre ngren\u00eb pretendime t\u00eb cilat kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr trajtim dhe p\u00ebrgjigje. Komisioni pa asnj\u00eb hetim dhe trajtim nuk i ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ato, megjith\u00ebse shqyrtimi t\u00ebr\u00ebsor i tyre mund t\u00eb drejtonin n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb kund\u00ebrt p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Komisioneri rendit disa denoncime ndaj prokurores, p\u00ebrgshi marrje t\u00eb provave jasht\u00eb avateve ligjore, ndryshim t\u00eb cil\u00ebsimit t\u00eb vepr\u00ebs penale, mos kryerjen e hetimeve apo procedurave p\u00ebr 6 muaj e t\u00eb ngjashme, nd\u00ebrsa thot\u00eb se \u201chetimi i Komisionit p\u00ebr disa prej tyre ka munguar plot\u00ebsisht\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim ashtu si p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb Komisioneri Publik k\u00ebrkon rihetim t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb Sevdarit, pasi sipas tij \u201crezulton se hetimi i Komisionit ka qen\u00eb i mang\u00ebt dhe n\u00eb disa raste ka munguar plot\u00ebsisht\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik pretendon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka kryer hetime t\u00eb plota p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Sevdari, ka mang\u00ebsi n\u00eb hetim sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale dhe se nuk ka hetuar denoncimet ndaj saj. Ai i k\u00ebrkon Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb rishqyrtoj\u00eb dosjen p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69524,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[7,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sevdari-2-300x225.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51934"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51934"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51934\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61850,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51934\/revisions\/61850"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69524"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}