{"id":52006,"date":"2018-09-04T20:00:30","date_gmt":"2018-09-04T18:00:30","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52006"},"modified":"2019-04-23T22:01:25","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:25","slug":"ardian-dvorani-nuk-kishte-qellim-fshehjen-e-llogarive-bankare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ardian-dvorani-nuk-kishte-qellim-fshehjen-e-llogarive-bankare\/2018\/09\/04\/","title":{"rendered":"Ardian Dvorani nuk kishte \u2018q\u00ebllim\u2019 fshehjen e llogarive bankare"},"content":{"rendered":"<p>Edhe pse an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ka neglizhuar t\u00eb deklaroj\u00eb gati 10 milion\u00eb lek\u00eb likuiditete n\u00eb deklarat\u00ebn veting, n\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb KPK shprehet se gjyqtari nuk ka pasur q\u00ebllim fshehjen e tyre.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50898\" aria-describedby=\"caption-attachment-50898\" style=\"width: 516px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180723_152000_230718002-2_WPSOoXi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50898\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180723_152000_230718002-2_WPSOoXi-516x400.jpg\" alt=\"\" width=\"516\" height=\"400\" data-id=\"50898\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50898\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Ardian Dvorani, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit te Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, &#8221; Foto nga :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Me 25 korrik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Roland Ilia kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Etleda \u00c7iftja si an\u00ebtare, konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb an\u00ebtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Ardian Dvorani.<\/p>\n<p>Edhe pse Inspektoriati i Lart\u00eb p\u00ebr Deklarimin dhe Kontrollin e Pasuris\u00eb, ILDKPKI, n\u00eb raportin e d\u00ebrguar n\u00eb KPK ka konkluduar se deklarimi i subjektit ka qen\u00eb i pasakt\u00eb, jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe ka fshehje pasurie; Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet e gjyqtarit ka qen\u00eb t\u00eb pa q\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, ka konstatuar se subjekti nuk ka pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt nuk jan\u00eb konstatuar probleme as nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr gjyqtarin ka dh\u00ebn\u00eb dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD, p\u00ebr sa i p\u00ebrket aft\u00ebsive profesionale, etik\u00ebs dhe integritetit. KPK ka shqyrtuar gjithashtu 8 denoncime t\u00eb marra nga publiku n\u00eb lidhje me subjektin n\u00eb t\u00eb cilat nuk jan\u00eb konstatuar fakte p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Gjitashtu Komisioni ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim akuzat p\u00ebr konflikt interesi n\u00eb media n\u00eb lidhje me nj\u00eb takim t\u00eb subjektit me drejtorin e nj\u00eb televizioni komb\u00ebtar t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjyqtari ka hequr dor\u00eb nga gjykimi.<\/p>\n<p><strong>Lexo m\u00eb shum\u00eb:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><strong><a href=\"\/vetingu\/?p=51221\">Rr\u00ebzimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/a><\/strong><\/li>\n<li><strong><a href=\"\/vetingu\/?p=50897\">PD dhe qeveria p\u00ebrplasen p\u00ebr gjyqtarin Ardian Dvorani<\/a><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Dvorani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb i mbijetoi procesit t\u00eb vetingut, i cili shkarkoi nga detyra 5 gjyqtar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr po aq i madh gjyqtar\u00ebsh dhan\u00eb dor\u00ebheqjen n\u00eb prag t\u00eb fillimit t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Konfirmimi i tij n\u00eb detyr\u00eb ka sjell\u00eb akuza ta nd\u00ebrsjellta midis Partis\u00eb Demokratike dhe qeveris\u00eb. PD e sulmoi procesin e vetingut t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve si t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm duke e konsideruar rastin e gjyqtarit Ardian Dvorani si shembull t\u00eb &#8220;standardeve t\u00eb dyfishta&#8221;, nd\u00ebrsa kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se &#8220;vetingu po vepron me pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Mosdeklarimi i llogarive bankare<\/strong><\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjytar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut bazohet n\u00eb tre shtylla kryesore; n\u00eb kontrollin e pasuris\u00eb, n\u00eb kontrollin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe n\u00eb profesionalizmin e subjektit.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Ardian Dvorani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka administruar raportin e ILDKPKI-s\u00eb dhe ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar dhe t\u00eb pavarur administrativ, i cili ka pasur si q\u00ebllim verifikimin e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklarimeve n\u00eb lidhje me gjendjen pasurore t\u00eb subjektit dhe personave t\u00eb lidhur, verifikimin e burimeve financiare, evidentimin e rasteve t\u00eb fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb deklarimit t\u00eb rrem\u00eb dhe konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>ILDKPKI ka kryer kontrollin e plot\u00eb t\u00eb deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe aktin e dor\u00ebzuar n\u00eb KPK me dat\u00eb 17 n\u00ebntor 2017, ka konkluduar se deklarimi i gjyqtarit Dvorani nuk \u00ebsht\u00eb \u2018i sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, subjekti ka kryer fshehje pasurie dhe nuk gjendet n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit. ILDKPKI nd\u00ebrkoh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00ebse subjekti ka ose je munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Pas administrimit t\u00eb aktit t\u00eb vler\u00ebsimit nga ILDKPKI, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur mbi konkluzionet e p\u00ebrcjella nga Inspektoriati, si dhe faktet dhe informacionet e nxjerra nga subjekti.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e hetimit administrativ ILDKPKI ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim nj\u00eb apartament banimi n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 103.4 m2, i bler\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb vitin 1993, ku subjketi zot\u00ebron 1\/6. Apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 76.8 m2, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit. Apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 120 m2, i bler\u00eb n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr 34410 USD.\u00a0 Nj\u00eb automjet Skoda Octavia me \u00e7mim 19.500 euro dhe likuditet bankare t\u00eb padeklaruara nga subjekti dhe personat e lidhur n\u00eb vler\u00eb 9.97 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<ul>\n<li><strong><a href=\"\/vetingu\/?p=50863\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Ardian Dvorani-an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb<\/a><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>\u201cRezulton se totali i gjith\u00eb likuiditeteve t\u00eb padeklaruara n\u00eb Deklarat\u00ebn &#8211; Vetting \u00ebsht\u00eb 9,980,990 lek\u00eb. (7,882,353 lek\u00eb likuiditete t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe 2,098,637 lek\u00eb likuiditete t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij),\u201d shprehet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb vendimin e shpallur.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e nd\u00ebrmarr\u00eb nga KPK p\u00ebr subjektin, bashk\u00ebshorten dhe djalin e tyre, e cila \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting, si dhe dokumentacionin e administruar nga ILDKPKI dhe Komisioni, rezultoi se subjekti i rivler\u00ebsimit ka burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me mosdeklarimin e likuditeteve bankare nga hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka rezultuar se edhe pse k\u00ebto llogari jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjketit ato nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb tij. N\u00eb parashtrimet e tij n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, subjekti e ka pranuuar k\u00ebt\u00eb pasakt\u00ebsi t\u00eb dukshme n\u00eb deklarat\u00ebn veting, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk gjenden fizikisht kat\u00ebr faqe me deklarimin e likuditetve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas KPK-s\u00eb fakti q\u00eb subjekti nuk ka deklaruar likuditetet n\u00eb shum\u00ebn 9.9 milion\u00eb lek\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn fshehje pasurie bazuar n\u00eb ligj dhe provat e administruara, pasi llogarit\u00eb e subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes q\u00eb nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat periodike, nd\u00ebrsa llogarit\u00eb e prind\u00ebrve nuk kan\u00eb qen\u00eb detyrim p\u00ebr tu deklaruar n\u00eb deklaratat periodike. KPK n\u00ebnvizon q\u00eb deklarat periodike nd\u00ebr vite jan\u00eb marr\u00eb si prov\u00eb q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka pasur q\u00ebllim fshehjen e likuiditeteve.<\/p>\n<p>KPK ka konkluduar se edhe pse ka pasur deklarim t\u00eb pasakt\u00eb nga ana e gjyqtarit, nuk ka pasur fshehje pasurie dhe ai nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i figur\u00ebs dhe profesionalzimit <\/strong><\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e procesit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb gjyqtarit Ardian Dvorani, Komisioni i Pavarur i kualifikimit ka administruar raportet e p\u00ebrpiluara DSIK dhe KLD.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar ka kryer kontrollin e figur\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, me an\u00eb t\u00eb verifikimit t\u00eb deklarimeve dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tjera, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb identifikonte n\u00ebse subjekti ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, Komisionit i rezulton se p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, z. Ardian Dvorani, nga verifikimet e kryera nuk rezultoi t\u00eb ket\u00eb kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme,\u201d shkruhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, Komisioni ka administruar raportin e p\u00ebrpiluar nga Inspektoriati i KLD-s\u00eb t\u00eb bazuar tek formulari i vet\u00ebdeklarimit, 3 dokumente ligjore t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga vet\u00eb subjekti, t\u00eb dh\u00ebnat nga burimet arkivore t\u00eb KLD-s\u00eb, si dhe 5 dosje gjyq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrzgjedhura me short.<\/p>\n<p>Analiza e Inspektoriatit t\u00eb KLD-s\u00eb mbi dokumentet e paraqitura nga gjyqtari, ato t\u00eb siguruara nga arkiva e KLD-s\u00eb, si dhe dosjet e marra me short dhe t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga subjekti, \u00ebsht\u00eb konstatuar se gjyqtari ka aft\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb interpretimit dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, identifikon norm\u00ebn ligjore t\u00eb zbatueshme, jep arsye p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e zbatimit t\u00eb saj, i kushton v\u00ebmendje dhe respektimit ose jo t\u00eb dispozitave procedurale nga gjykatat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. P\u00ebr arsyetimin ligjor \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka aft\u00ebsi n\u00eb arsyetimin ligjor dhe del n\u00eb vendime p\u00ebrfundimtare t\u00eb arsyetuara qart\u00ebsisht dhe t\u00eb kuptueshme. Gjyqtari Dvorani ka nj\u00eb rendiment t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb 71.9 % dhe n\u00eb disa raste koh\u00ebzgjatja e gjykimit ka qen\u00eb jasht\u00eb afatit ligjor.<\/p>\n<p>Nisur nga parregullsit\u00eb e konstatuara KLD ka konkluduar se n\u00eb efektivitetin dhe eficienc\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ka ndikuar ngarkesa e lart\u00eb sasiore n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ka treguar integritet dhe etik\u00eb. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka treguar paan\u00ebsi n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve, si dhe nuk ka c\u00ebnuar interesat dhe t\u00eb drejtat e grupeve n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb gjyqtarit, KPK ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim 8 denoncime nga publiku dhe ka hetur nj\u00eb rast t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik n\u00eb media.<\/p>\n<p>Nga denoncimet e ardhura n\u00eb KPK nuk jan\u00eb konstatuar fakte ose t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb mund t\u00eb ngren\u00eb dyshime p\u00ebr paaft\u00ebsi profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, apo cil\u00ebsi q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr akuz\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit, Komisioni \u00ebsht\u00eb njohur nga mediat audiovizive mbi nj\u00eb regjistrim nga i cili ngriheshin dyshime p\u00ebr nje konflikt interesi t\u00eb mundsh\u00ebm, pasi subjekti ka pir\u00eb kafe me drejtorin e televizionit Top Channel Ben Blushi. Ky takim dyshohej se mund t\u00eb ishte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb mbi pron\u00ebsin\u00eb e aksioneve t\u00eb televizionit Top Channel.<\/p>\n<p><strong>Lexo m\u00eb shum\u00eb:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><strong><a href=\"\/vetingu\/?p=49862\">Beteja p\u00ebr Top Channel; an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb jep dor\u00ebheqjen<\/a><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>Pas publikimit t\u00eb videos n\u00eb media, KPK ka k\u00ebrkuar informacion mbi \u00e7\u00ebshtjen nga subjekti i rivler\u00ebsimit. Nga vler\u00ebsimi i fakteve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ka rrjedhur se se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ishte n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit apo ndikimit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, bazuar n\u00eb faktet dhe provat KPK ka vler\u00ebsuar se subjekti ka aft\u00ebsi t\u00eb larta profesionale, organizative si dhe etik\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ka neglizhuar t\u00eb deklaroj\u00eb gati 10 milion\u00eb lek\u00eb likuiditete n\u00eb deklarat\u00ebn veting, n\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb KPK shprehet se gjyqtari nuk ka pasur q\u00ebllim fshehjen e tyre.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69522,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180723_152000_230718002-2_WPSOoXi-516x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52006"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52006"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52006\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61846,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52006\/revisions\/61846"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52006"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52006"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52006"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}