{"id":52008,"date":"2018-09-05T11:59:29","date_gmt":"2018-09-05T09:59:29","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52008"},"modified":"2019-04-23T22:01:25","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:25","slug":"te-metat-profesionale-ndane-anetaret-e-kpk-per-gjyqtarin-gentian-medja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/te-metat-profesionale-ndane-anetaret-e-kpk-per-gjyqtarin-gentian-medja\/2018\/09\/05\/","title":{"rendered":"\u201cT\u00eb metat profesionale\u201d ndan\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KPK p\u00ebr gjyqtarin Gentian Medja"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb metat profesionale q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb dosjet e shqyrtuara nga gjykat\u00ebsi Gentian Medja e ndan\u00eb KPK-n\u00eb. Shumica vendosi konfirmimin e tij, por nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e cil\u00ebsoi at\u00eb \u201ct\u00eb dob\u00ebt\u201d dhe k\u00ebrkoi shkarkimin. Edhe ONM ka k\u00ebrkuar apelim t\u00eb vendimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51117\" aria-describedby=\"caption-attachment-51117\" style=\"width: 552px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gentian-Medja-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-51117\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gentian-Medja-1-552x400.jpg\" alt=\"\" width=\"552\" height=\"400\" data-id=\"51117\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-51117\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Gentian Medja n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 30 korrik 2018. Foto: Gent Shkullaku\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Vet\u00ebm 8 dit\u00eb pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumic\u00eb votash konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Gentian Medjas, gjyqtar pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, Komisioneri Publik njoftoi se kishte marr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit (ONM) q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb apelohej n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur s\u00eb fundmi i KPK-s\u00eb tregon se ve\u00e7 p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb ONM-s\u00eb, z. Hans Kijlstra, kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Medjas ka qen\u00eb edhe an\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese, Xhensila Pine. Vendimi i cili konfirmoi Medjan u mor me votat e kryesuesit Roland Ilia dhe relatore Firdes Shuli.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim e zbardhur del se Medja nuk ka pasur asnj\u00eb problem me pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Megjithat\u00eb, gjyqtarit i jan\u00eb gjetur mang\u00ebsi profesionale, t\u00eb cilat u justifikuan me ngarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja n\u00eb pakic\u00eb, Xhensila Pine argumenton m\u00eb vete se Medja kishte \u201cnj\u00eb model pune dhe gjykim t\u00eb dob\u00ebt\u201d, nuk respektonte t\u00eb drejtat e pal\u00ebve dhe nuk ishte efektiv. Pine arsyetoi edhe q\u00eb trajnimi p\u00ebr nj\u00eb vit, si\u00e7 parashikohet n\u00eb ligj, nuk ishte i mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gentian Medja ka filluar pun\u00ebn si gjykat\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr nga viti 2004 dhe punoi aty edhe si kryetar gjykate deri n\u00eb vitin 2013, nd\u00ebrsa aktualisht \u00ebsht\u00eb gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Lexo m\u00eb shum\u00eb: <\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=51427\">ONM kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr gjyqtarin Gentian Medja<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=51204\">Konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative Gentian Medja<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=51075\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar \u2013 Gentian Medja \u2013 gjyqtar i Gjykat\u00ebs Administrative Tiran\u00eb<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Rivler\u00ebsimi i pasuris\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb rezulton se i vetmi problem n\u00eb pasurin\u00eb e Medjas u gjet n\u00eb llogarin\u00eb e pag\u00ebs, q\u00eb ai kishte marr\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte gjykat\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr. Diferenca sidoqoft\u00eb u sqarua pasi Medja solli dokumente se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn llogari ishin hedhur edhe dietat. KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se diferenca ishte e vog\u00ebl dhe se justifikohej nga gjykat\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po ashtu, Medja rezultoi se nuk kishte pasuri t\u00eb paluajtshme. KPK verifikoi pasurin\u00eb e prind\u00ebrve, nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Shkod\u00ebr dhe 0.032 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve n\u00eb nj\u00eb kompani t\u00eb p\u00ebrfituara nga bonot e privatizimit. T\u00eb dyja rezultuan pa probleme. N\u00eb vendim sqarohet se ishte verifikuar edhe kontrata e qiras\u00eb e banes\u00ebs n\u00eb Tiran\u00ebs, e cila n\u00eb total ishte 18.500 lek\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjykat\u00ebsi paguante 9.250 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb, Medja ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursej\u00eb rreth 1.4 milion n\u00eb cash s\u00eb bashku me prind\u00ebrit. Analiza financiare nxorri se ai kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet.<\/p>\n<p>Pa probleme rezultoi edhe hetimi p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs. Pas verifikimit t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tjera q\u00eb u mblodh\u00ebn KPK-s\u00eb i rezultoi se Medja ishte \u201ci p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs\u201d. N\u00eb vendimin e zbardhur thuhet se \u201cGjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nuk ka pasur t\u00eb dh\u00ebna, si dhe nuk jan\u00eb krijuar dyshime nga Komisioni p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb subjektit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi profesional<\/strong><\/p>\n<p>Por ndryshe nga pasuria dhe past\u00ebrtia e figur\u00ebs, gjat\u00eb vler\u00ebsimit profesional t\u00eb gjykat\u00ebsit dol\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh. Fillimisht, KPK vuri re se K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb kryen edhe nj\u00eb vler\u00ebsim paraprak t\u00eb pun\u00ebs, kishte sjell\u00eb statistika t\u00eb pasakta.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim rezulton se n\u00eb tre raporte t\u00eb k\u00ebrkuara nga KPK, KLD kishte dh\u00ebn\u00eb statistika t\u00eb ndryshme p\u00ebr numrin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb Medja kishte mbyllur gjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit. N\u00eb vendim del se Gjykata Administrative e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb kishte raportuar numra t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe KLD t\u00eb ndrysh\u00ebm. Fillimisht ata i than\u00eb KPK-s\u00eb se Medja kishte p\u00ebrfunduar 1829 \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb numri u b\u00eb 1852 dhe n\u00eb nj\u00eb statistik\u00eb t\u00eb tret\u00eb t\u00eb KLD-s\u00eb rezultoi se ai kishte p\u00ebrfunduar gjithsej 1864 \u00e7\u00ebshtje. Pasakt\u00ebsit\u00eb u sqaruan nga kancelari i gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, si n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve KLD raportoi se nuk kishte prova n\u00eb ankesat e b\u00ebra ndaj gjykat\u00ebsit. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga vendimi i zbardhur rezulton se nj\u00eb prej ankesave ishte b\u00ebr\u00eb nga ish-gjykat\u00ebsi Guximtar Bo\u00e7i, i cili u shkarkuar nga KLD n\u00eb tetor 2016 pasi u p\u00ebrgjua <a href=\"\/vetingu\/?p=35636\">duke k\u00ebrkuar favore seksuale prej nj\u00eb gruaje e cila kishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore<\/a> n\u00eb gjykat\u00ebn e Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Medja kishte pranuar nj\u00eb nga k\u00ebrkesat e Bo\u00e7it, duke i dh\u00ebn\u00eb atij t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb paguhet si gjykat\u00ebs prej dat\u00ebs s\u00eb shkarkimit deri n\u00eb momentin e marrjes s\u00eb nj\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar ndaj tij.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb rikthehej n\u00eb detyr\u00eb dhe ka apeluar \u00e7\u00ebshtjen, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb ankuar ndaj ish-kolegut. KPK nuk gjeti shkelje n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe vler\u00ebsoi se \u201cnuk ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb cenojn\u00eb etik\u00ebn n\u00eb pun\u00eb apo aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, raporti i KLD n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe pozitiv p\u00ebr gjykat\u00ebsin, evidentoi edhe disa mang\u00ebsi n\u00eb pun\u00ebn e tij. K\u00ebshtu del se nga pes\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuar 2 prej tyre kishin tejkaluar afatet e gjykimit. Pas k\u00ebsaj KPK vendosi t\u00eb thelloj\u00eb hetimin, nd\u00ebrsa hodhi n\u00eb short pes\u00eb dosje t\u00eb tjera shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit, pas analizimit t\u00eb 13 \u00e7\u00ebshtjeve u gjet\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh si; mosrespektim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i afateve n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve, mungesa e vendimeve t\u00eb nd\u00ebrmjetme, mungesa e procesverbaleve t\u00eb mbajtura nga sekretaria gjyq\u00ebsore, parregullsi gjat\u00eb veprimeve p\u00ebrgatitore dhe se n\u00eb disa raste ishte \u00a0sh\u00ebnuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb referenca e dispozitave ligjore.<\/p>\n<p>I v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebtyre kostatimeve, gjyqtari Gentian Medja u mbrojt duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje ngarkes\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb. \u201cNuk duhet harruar edhe elementi subjektiv q\u00eb gjyqtari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie njer\u00ebzore, i cili ka nevojat veta bazike\u201d, tha ai n\u00eb parashtrimet p\u00ebr KPK. Kjo e fundit pranoi se ai ishte nj\u00eb nga gjykat\u00ebsit me ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Faktit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Medja po ashtu argumentoi se megjith\u00ebse nuk kishte l\u00ebshuar vendime t\u00eb nd\u00ebrmjetme, ato ndodheshin t\u00eb pasqyruar n\u00eb procesverbalin e seancave p\u00ebrgatitore. Ai po ashtu pranoi disa nga gabimet n\u00eb referenca ligjore t\u00eb cilat kryesisht iu faturuan sekretares gjyq\u00ebsore, nd\u00ebrsa u justifikuan me ngarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb disa raste, Medja pranoi se kishte ndryshuar vet\u00eb baz\u00ebn ligjore nisur nga nj\u00eb vendim unifikues i Kolegjeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Ai tha se nj\u00eb pjes\u00eb e vendimeve ku u gjet\u00ebn probleme ishin konfirmuar n\u00eb Apel.<\/p>\n<p><strong>Argumentet pro dhe kund\u00ebr <\/strong><\/p>\n<p>Dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, kryesuesi dhe relatorja, pranuan shumic\u00ebn e arsyetimeve t\u00eb Medjas. Megjith\u00ebse vun\u00eb n\u00eb dukje se vonesat n\u00eb gjykim mund t\u00eb konsideroheshin si t\u00eb \u00a0barazvlefshme me nj\u00eb \u201cmosdh\u00ebnie drejt\u00ebsie\u201d, shumica e justifikoi Medjan duke iu referuar munges\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpos k\u00ebsaj, \u201cMosdh\u00ebnia e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit do t\u00eb kishte reflektuar sadopak n\u00eb vler\u00ebn pasurore t\u00eb aseteve t\u00eb tij, apo n\u00eb etik\u00ebn dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk kan\u00eb rezultuar ankesa apo t\u00eb dh\u00ebna negative nga burime t\u00eb \u00e7do lloji qofshin\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs ai \u201cka pasur nj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb (sa trefishi i ngarkes\u00ebs mesatare p\u00ebr nj\u00eb gjyqtar t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb), gj\u00eb q\u00eb u v\u00ebrtetua me t\u00eb dh\u00ebnat statistikore t\u00eb KLD-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, shumica pranoi se megjith\u00ebse nuk ishin b\u00ebr\u00eb vendime t\u00eb nd\u00ebrmjetme prania e tyre n\u00eb procesverbalet e mbajtura gjat\u00eb seancave ishte e mjaftueshme. Sipas shumic\u00ebs, gjykat\u00ebsi \u201crr\u00ebzoi disa nga parregullsit\u00eb proceduriale t\u00eb konstatuara gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit profesional, t\u00eb p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ata dol\u00ebn me mendimin se \u201cMang\u00ebsit\u00eb ekzistente, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, nuk v\u00ebrtetonin q\u00eb subjekti \u201ckishte njohuri, aft\u00ebsi n\u00eb gjykim, q\u00ebndrime ose modele pune aq t\u00eb dob\u00ebta, sa t\u00eb ken\u00eb rrezikuar dhe c\u00ebnuar t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Shumica n\u00eb fund vendosi se ai kishte \u201carritur nivel kualifikues n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr shumic\u00ebs, Xhensila Pine n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs thot\u00eb se Medjas i ishin gjetur t\u00eb meta n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve si nga KLD ashtu edhe nga trupi gjykues.<\/p>\n<p>Ajo v\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebrndryshe nga shumica q\u00eb i ka par\u00eb t\u00eb metat si \u00e7\u00ebshtje rrethanash, p\u00ebrfshi ngarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb, problemet p\u00ebrs\u00ebriteshin. \u201cK\u00ebto t\u00eb meta p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet, ose t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb shumic\u00ebn e tyre. Duke marr\u00eb parasysh se 10 nga 13 \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur me short, rezulton se ka nj\u00eb model t\u00eb metash, i cili nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb meta rast\u00ebsore\u201d, argumenton Pine.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se argumentet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit si dhe arsyetimi i shumic\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duket se nuk mbajn\u00eb parasysh parashikimet e ligjit p\u00ebr Gjykatat Administrative\u201d, thot\u00eb Pine n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs, nd\u00ebrsa sqaron se procesverbalet gjyq\u00ebsore nuk ishin \u201cz\u00ebvend\u00ebsues t\u00eb veprimtaris\u00eb gjyq\u00ebsore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb konsiderohen vendimet e nd\u00ebrmjetme dhe urdhrat gjyq\u00ebsore si \u201ct\u00eb panevojsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Ajo gjithashtu thot\u00eb se gabimet n\u00eb referim t\u00eb baz\u00ebs ligjore jan\u00eb problematike dhe se shumica nuk kishte mbajtur parasysh \u201cmosp\u00ebrputhjet e konstatuara n\u00eb pjes\u00ebn hyr\u00ebse t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor (jo t\u00eb padis\u00eb) me pjes\u00ebn arsyetuese t\u00eb vendimit, dhe baz\u00ebs ligjore n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vendim\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica, Pine argumenton se formimi profesional i gjyqtarit ishte i dob\u00ebt, aq sa nuk mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej edhe n\u00ebse n\u00eb vend t\u00eb shkarkimit i jepej mund\u00ebsi at\u00eb riaft\u00ebsohej p\u00ebr nj\u00eb vit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistur\u00ebs. Ajo thot\u00eb se shumica \u201cduhej te vendoste shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb metat profesionale q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb dosjet e shqyrtuara nga gjykat\u00ebsi Gentian Medja e ndan\u00eb KPK-n\u00eb. Shumica vendosi konfirmimin e tij, por nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e cil\u00ebsoi at\u00eb \u201ct\u00eb dob\u00ebt\u201d dhe k\u00ebrkoi shkarkimin. Edhe ONM ka k\u00ebrkuar apelim t\u00eb vendimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69521,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gentian-Medja-1-552x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52008"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52008"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52008\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61844,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52008\/revisions\/61844"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69521"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}