{"id":52028,"date":"2018-09-05T20:18:20","date_gmt":"2018-09-05T18:18:20","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52028"},"modified":"2019-04-23T22:01:25","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:25","slug":"dokumentet-sekrete-per-miqesi-me-krimin-cuan-ne-shkarkimin-e-shkelzen-selimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dokumentet-sekrete-per-miqesi-me-krimin-cuan-ne-shkarkimin-e-shkelzen-selimit\/2018\/09\/05\/","title":{"rendered":"Dokumentet sekrete p\u00ebr \u201cmiq\u00ebsi\u201d me krimin \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e Shk\u00eblzen Selimit"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi iu provuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontaktesh me persona t\u00eb proceduar dhe t\u00eb d\u00ebnuar si pjes\u00eb e trafikut t\u00eb narkotik\u00ebve dhe krimit t\u00eb organizuar. Selimi u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr akuzat ndaj t\u00eb njohurve t\u00eb tij dhe se nuk i\u00a0 kishte par\u00eb ata si \u201ckontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme\u201d.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_51054\" aria-describedby=\"caption-attachment-51054\" style=\"width: 526px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-51054 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180727_131337_270718005-1_uDDrNUX-526x400.jpg\" alt=\"\" width=\"526\" height=\"400\" data-id=\"51054\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-51054\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK | LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb informacion i klasifikuar si \u201csekret\u201d, i cili iu vu n\u00eb dispozicion Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK) nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit (ONM) u kthye n\u00eb shkakun kryesor t\u00eb shkarkimit nga detyra t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, KPK e konsideron gjyqtarin Selimi si i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb kontakteve me disa persona t\u00eb d\u00ebnuar dhe t\u00eb dyshuar si pjes\u00eb e krimit t\u00eb organizuar, nd\u00ebrsa shton se k\u00ebto prova i ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga ONM.<\/p>\n<p>Informacioni e implikonte ish-gjykat\u00ebsin n\u00eb p\u00ebrfshirjen e tij p\u00ebr mosekstradimin n\u00eb Itali t\u00eb Arben Isufajt, vend ku ky i fundit \u00ebsht\u00eb gjykuar dhe d\u00ebnuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh. Sipas informacionit t\u00eb ONM-s\u00eb, Selimi kishte ushtruar ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb penguar ekstradimin. Po ashtu, Selimi kishte p\u00ebrdorur m\u00eb her\u00ebt makin\u00ebn e shoferit t\u00eb Isufajt, i njohur edhe si Ben Qimja, nd\u00ebrsa kishte pasur kontakte me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Gjyqtari Shk\u00eblzen Selimi braktisi n\u00eb <a href=\"\/vetingu\/?p=51053\">m\u00ebnyr\u00eb demostrative seanc\u00ebn d\u00ebgjimore<\/a> duke pretenduar se i ishte c\u00ebnuar e drejta p\u00ebr \u201cgjykim t\u00eb drejt\u00eb\u201d, por n\u00eb korrespondec\u00ebn e mbajtur me KPK gjat\u00eb hetimeve Selimi mohoi t\u00eb kishte ndikuar n\u00eb vendimin e mosekstradimit t\u00eb Arben Isufajt. Ai ankohet se nuk i ishte b\u00ebr\u00eb me dije i gjith\u00eb informacioni dhe provat q\u00eb kishte KPK, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebngul se nd\u00ebrsa kishte gjykuar nj\u00eb mas\u00eb sigurie ndaj k\u00ebtij personi, nuk kishte marr\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb Isufajt dhe nuk kishte ndikuar n\u00eb favor t\u00eb tij as n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, KPK thot\u00eb se vendimi p\u00ebr shkarkimin e Selimit bazuar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e \u201cpast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs\u201d, duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb kriteret e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit, u bazua ve\u00e7 raportit nga ONM edhe n\u00eb raportet e DSIK-s\u00eb (Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar) dhe informacionet e mbledhura nga hetimi i vet\u00eb Komisionit, nga ku dalin edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb lidhjesh t\u00eb tjera problematike. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb argumentimin ligjor t\u00eb shkarkimit, KPK i referohet pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 61 t\u00eb ligjit p\u00ebr \u201crivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb gjykat\u00ebsve\u201d. Sipas k\u00ebsaj Selimi \u00ebsht\u00eb shkarkuar p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Shk\u00eblzen Selimi ishte an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb nga viti 2011. Ai \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2000. N\u00eb tetor 1999 deri n\u00eb shtator 2000, Z. Selimi ka ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtarit pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kruj\u00eb dhe gjat\u00eb periudh\u00ebs 2000-2011 ka ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtarit pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Lexo m\u00eb shum\u00eb: <\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=51053\">Gjyqtari Shk\u00eblzen Selimi fundoset nga lidhjet me krimin e organizuar<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50993\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Shk\u00eblzen Selimi-an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=51104\">Shkarkohet Shk\u00eblzen Selimi, u gjet me lidhje me krimin e organizuar<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>P\u00ebrplasja n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me kryesuese Etleda \u00c7iftja, relatore Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtare Xhensila Pine, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues nd\u00ebrkomb\u00ebtar Z. John Leonard, mbajti seanc\u00ebn d\u00ebgjimore publike m\u00eb 27 korrik, pasi kishte pranuar dy her\u00eb shtyrje t\u00eb k\u00ebrkuara nga gjykat\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs, Selimi i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb pezullimin e saj. Si argument ai paraqiti faktin s\u00eb nj\u00eb dit\u00eb para seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, <a href=\"https:\/\/youtu.be\/xsmdGfBBk8M\">n\u00eb televizioni \u201cTop Channel\u201d<\/a> \u201cishin shfaqur publikisht disa informacione lidhur me komponentin e figur\u00ebs p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit\u201d. Selimi tha se k\u00ebrkonte pezullimin e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, pasi do t\u2019i drejtohej \u201cOperacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit dhe Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb procedur\u00eb hetimore, ndaj Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit\u201d.<\/p>\n<p>Selimi pretendoi se ishin nxjerr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konfidenciale, t\u00eb cilat ishin p\u00ebrdorur dhe mbledhur kund\u00ebr tij dhe\u00a0 \u201cse ky material nuk i ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion as atij vet\u00eb\u201d.\u00a0 Por trupi gjykues pasi u mblodh n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, vendosi t\u00eb mos e pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn dhe p\u00ebr vijimin e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, e cila sipas k\u00ebtij vendimi t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm \u201cnuk pengonte t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar hetimi disiplinor sipas k\u00ebrkes\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb vendimin e zbardhur, KPK b\u00ebn me dije se materiali q\u00eb u publikua nga Top-Channel, edhe pse flet p\u00ebr kontaktet e gjykat\u00ebsit me dy persona t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e hetimit nga KPK, nuk \u201cishte pjes\u00eb e hetimit administrativ t\u00eb zhvilluar p\u00ebr rivler\u00ebsimin e tij\u201d dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishte ndikuar n\u00eb gjykimin si\u00e7 pretendonte gjykat\u00ebsi. \u00a0Menj\u00ebher\u00eb pasi u njoh me k\u00ebt\u00eb vendim, Selimi vendosi t\u00eb braktis\u00eb seanc\u00ebn, e cila u zhvillua m\u00eb pas pas pranin\u00eb e tij dhe pa pranin\u00eb e nj\u00eb avokati mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kontakti i pap\u00ebrshatsh\u00ebm me Isufajn <\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00eb tjet\u00ebr debati mes gjykat\u00ebsit dhe KPK-s\u00eb ishte m\u00ebnyra se si kjo e fundit vendosi t\u00eb administronte informacionin e ONM-s\u00eb rreth kontakteve me Arben Isufajn. KPK thot\u00eb n\u00eb vendimin e zbardhur se gjat\u00eb komunikimit elektronik gjykat\u00ebsi kishte k\u00ebrkuar t\u00eb shihte t\u00eb gjitha provat kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb gjetje p\u00ebrmenden disa burimeve konfidenciale, t\u00eb cilat pretendohen se kan\u00eb prova, por q\u00eb nuk m\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga ana e Komisionit.\u00a0 Ashtu si\u00e7 e kam p\u00ebrmendur n\u00eb emailet dat\u00eb 9 dhe 10 korrik kam k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb respektim t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor sipas nenit 6 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb dhe Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0 t\u00eb ballafaqohem jo vet\u00ebm me faktet n\u00eb ngarkimin tim, por edhe me prova, qofshin k\u00ebto edhe t\u00eb dh\u00ebna nga burime sekret\u201d, i shkroi ai gjat\u00eb korrespondec\u00ebs Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Ai argumentoi se njohja me provat b\u00ebhej edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ai po gjykohej vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e \u201cpast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs\u201d dhe nd\u00ebrkoh\u00eb kishte barr\u00ebn e prov\u00ebs. Por KPK refuzoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, Komisioni argumentoi se bazuar n\u00eb vendimin\u00a0 e Gjykat\u00ebs Eruopiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (\u201c\u00c7\u00ebshtja Regner, kund\u00ebr Republik\u00ebs \u00c7eke\u201d), nj\u00eb trup gjykues n\u00eb nj\u00eb vendim administrativ kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ruante fakte apo prova q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin sekret. \u201cMos zbulimi i informacionit t\u00eb klasifikuar, n\u00ebse ai rrezikon sigurin\u00eb e burimit, ose p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kushti t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga qeveria e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr, gjat\u00eb nj\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, apo n\u00eb procedurat administrative, nuk p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb vetvete nj\u00eb shkelje t\u00eb s\u00eb drejtave themelore t\u00eb personit, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konsensus i gjith\u00ebpranuar\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK thot\u00eb se pavar\u00ebsisht se provat dhe faktet e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga ONM u p\u00ebrdor\u00ebn n\u00eb gjykim, ato nuk ishin t\u00eb vetmet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e gjykat\u00ebsit. \u201cP\u00ebrfundimet e nxjerra nuk i referohen k\u00ebtij informacioni specifik, por konkluzioneve t\u00eb nxjerra nga rezultatet e hetimit administrativ, gjykimit t\u00eb fakteve relevante t\u00eb paraqitura n\u00eb dosje dhe shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna nga subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>M\u00eb lart n\u00eb vendimin e zbardhur, KPK thot\u00eb se sipas k\u00ebtij informacioni Selimi kishte njohje jo rast\u00ebsore me Arben Isufajn, i cili n\u00eb vendimin e zbardhur identifikohet me inicialet \u201cA.I\u201d. Aty thuhet po ashtu se ky kontakt i gjykat\u00ebsit ishte \u201ci njohur publikisht si person i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, por edhe i provuar si i till\u00eb\u201d.\u00a0 Aty thuhet se gjykat\u00ebsi e ka ndihmuar at\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb \u201cp\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme, shfaqur n\u00eb form\u00ebn e korrupsionit pasiv t\u00eb gjyqtarit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si dhe ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK thot\u00eb se i konfirmoi k\u00ebto kontakte me burim t\u00eb dyt\u00eb, pasi gjeti p\u00ebrmes k\u00ebqyrjes s\u00eb policave t\u00eb sigurimit se Selimi kishte p\u00ebrdorur nga 2010 deri n\u00eb 2012 makin\u00ebn e nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr \u201cp\u00ebr kund\u00ebrshtim t\u00eb forcave t\u00eb rendit publik\u201d dhe q\u00eb njihej \u201cbot\u00ebrisht\u201d si shoferi i shtetasit A. I\u201d.<\/p>\n<p>KPK sqaron po ashtu se kund\u00ebr Selimit ka punuar edhe fakti q\u00eb ai nuk e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb kontakt dhe p\u00ebrdorimin e makin\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij personi dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur, pjes\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb, vet\u00ebm pasi ishte pyetur nga Komisioni. N\u00eb vendimin e zbardhur thuhet se Selimi nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes direkte n\u00ebse kishte pasur kontakt jo rast\u00ebsor me \u201cA.I\u201d.<\/p>\n<p>Selimi u mbrojt duke refuzuar akuz\u00ebn. Ai i tha KPK-s\u00eb gjat\u00eb korrespondec\u00ebs me t\u00eb se nuk kishte ndikuar n\u00eb vendimin p\u00ebr ekstradimin. Gjykat\u00ebsi thot\u00eb n\u00eb mbrojtje se kishin qen\u00eb disa trupa gjykues q\u00eb kishin shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen dhe se ai nuk kishte pushtet p\u00ebr t\u00eb ndikuar kaq shum\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se gjykata e Faktit Fier dhe Apelit Vlor\u00eb, kishin vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur kund\u00ebr ekstradimit, pasi m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Torino kishte shfaj\u00ebsuar \u201cA.I\u201d nga akuza p\u00ebr \u201ckrijim organizate kriminale\u201d, duke i l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm akuz\u00ebn \u201ctrafikut t\u00eb narkotik\u00ebve\u201d. Sipas Selimit, q\u00eb thot\u00eb se ka analizuar vendimet e dy trupave gjykese, vendimi kund\u00ebr ekstradimit ishte marr\u00eb edhe p\u00ebr \u201cmunges\u00eb interesi\u201d nga pala italiane. \u00a0\u201cSi\u00e7 konstatohet me leht\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i madh gjyqtar\u00ebsh, \u00e7ka t\u00eb shpie n\u00eb konkluzionin logjik se un\u00eb nuk kam mund\u00ebsi dhe as pushtet q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku p\u00ebrfshihen edhe autoritete t\u00eb huaja t\u00eb nd\u00ebrhyrjet prej meje\u201d, i shkroi ai KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Selimi u p\u00ebrfshi vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ekstradimit t\u00eb Isufajt, kur nj\u00eb trup\u00eb gjykuese n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb vendosi se gjykata e Faktit dhe Apelit n\u00eb Tiran\u00eb nuk kishin kompetenc\u00eb territoriale p\u00ebr t\u00eb caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb ndaj Isufajt, i cili ishte arrestuar n\u00eb Tiran\u00eb, dhe se rasti i tij duhej t\u00eb gjykohej n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Trasferimi i procesit n\u00eb Fier, i k\u00ebrkuar nga avokati i Isufajt si\u00e7 del n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, rezultoi fillimisht me heqjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb arrest me burg ndaj Isufajt dhe m\u00eb pas refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ekstradim.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb vendimet gjyq\u00ebsore q\u00eb u mor\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, rezultoi se fillimisht nj\u00eb gjykat\u00ebse e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Fier la n\u00eb fuqi vendimin e koleg\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb, por pasi mbrojtja k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e saj si e nj\u00ebanshme, ajo dha dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtja. Nj\u00eb gjykat\u00ebs i dyt\u00eb po ashtu dha dor\u00ebheqjen p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, nd\u00ebrsa n\u00eb vendimin e tret\u00eb vet\u00ebm pes\u00eb dit\u00eb pas t\u00eb parit i cili kishte konfirmuar mas\u00ebn e arrestit, gjykata vendosi t\u00eb zbuste mas\u00ebn me \u201carrest sht\u00ebpie\u201d. Vendimi <a href=\"http:\/\/pp.gov.al\/web\/Prokuroria_e_Pergjithshme_kerkon_vleresimin_e_procedurave_te_vendimmarrjes_per_disa_gjyqtare_691_1.php#.W4_6MpOxWUk\">solli reagim nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme<\/a> e cila k\u00ebrkoi prej KLD-s\u00eb dhe Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb hetim p\u00ebr disa vendime gjyq\u00ebsore p\u00ebrfshi mas\u00ebn e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga pes\u00ebshja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb vendosi trasferimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Fier, Aleksand\u00ebr Muskaj i cili ishte kryesues u t\u00ebrhoq pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit si Gjykat\u00ebs i Lart\u00eb. <a href=\"\/vetingu\/?p=50742\">Artan Zeneli<\/a>, <a href=\"\/vetingu\/?p=51641\">Tom Ndreca<\/a> dhe Shk\u00eblzen Selimi u shkarkuan nga KPK i fundit edhe p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve me Isufajn, nd\u00ebrsa i vetmi i konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb \u00ebsht\u00eb Edmond Islamaj, <a href=\"\/vetingu\/?p=50588\">ndaj t\u00eb cilit ka nj\u00eb apelim prej Komisionerit Publik<\/a> q\u00eb e cil\u00ebsoi hetimin ndaj tij t\u00eb paplot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lexo edhe:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><strong><a href=\"\/vetingu\/?p=51221\">Rr\u00ebzimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/a><\/strong><\/li>\n<li><strong><a href=\"\/vetingu\/?p=15434\">Bos\u00ebt e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri i shp\u00ebtojn\u00eb ekstradimit<\/a><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Kontaktet me persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>KPK b\u00ebn me dije n\u00eb vendimin e zbardhur edhe disa fakte t\u00eb tjera, q\u00eb sipas saj \u00e7uan n\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb mos hetuar kriterin e pasuris\u00eb apo at\u00eb t\u00eb profesionalizmit dhe dal\u00eb n\u00eb vendim ndaj Shk\u00eblzen Selimit vet\u00ebm bazuar n\u00eb kriterin e \u201cpast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs\u201d.\u00a0 \u201cRezultatet e hetimit p\u00ebr komponentin e figur\u00ebs arrinin n\u00eb p\u00ebrfundimin se provat kan\u00eb nivelin e provueshm\u00ebris\u00eb sipas ligjit nr. 84\/2016 dhe se subjekti i rivler\u00ebsimit me shpjegimet dhe provat e paraqitura nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb, e cila po ashtu b\u00ebn me dije se n\u00eb \u00e7do koh\u00eb gjykat\u00ebsi mund t\u00eb hetohej edhe p\u00ebr dy komponent\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shmangien e \u00e7do keqinterpretimi, marrja e vendimit mbi p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr z. Shk\u00eblzen Selimi, vet\u00ebm mbi kriterin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs,\u00a0 nuk p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb asnj\u00eb rast gj\u00eb t\u00eb gjykuar (res judicata) p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit profesional\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas vendimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, KPK arriti t\u00eb identifikoj\u00eb tre kontakte t\u00eb tjera t\u00eb cilat i cil\u00ebsoi t\u00eb papap\u00ebrshtatshme. Ajo tha se Selimi kishte kontakt, i pranuar edhe nga vet\u00eb gjykat\u00ebsi n\u00eb korrespondenc\u00eb si lidhje mjaft miq\u00ebsore me hyrje dalje, udh\u00ebtime familjare dhe vizita n\u00eb rast dit\u00eblindjesh me nj\u00eb person t\u00eb identifikuar si F.D. Ky person u identifikua nga Top Channel si Fero Dervishaj.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi u mbrojt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duke th\u00ebn\u00eb se ai nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr dyshimet ndaj k\u00ebtij personi, i cili rezultonte i d\u00ebnuar p\u00ebr \u201carm\u00ebmbajtje pa leje\u201d dhe \u201ckund\u00ebrshtim t\u00eb forcave t\u00eb rendit\u201d, nd\u00ebrsa ishte n\u00eb hetim prej vitit 2013 p\u00ebr \u201ctrafik narkotik\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur se pse nuk kishte deklaruar kontaktin dhe lidhjen me k\u00ebt\u00eb person, Selimi u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se ai ishte marr\u00eb n\u00eb hetim p\u00ebr trafikun e narkotik\u00ebve vet\u00ebm n\u00eb vitin 2018, nj\u00eb vit pasi ai kishte plot\u00ebsuar formularin e vet\u00ebdeklarimit.<\/p>\n<p>KPK pranoi k\u00ebt\u00eb argument t\u00eb Selimit, por arsyetoi se pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj kontakti i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm mbetej. \u201cKontrolli i figur\u00ebs nuk limitohet vet\u00ebm tek deklarimi i kontakteve t\u00eb mundshme, por n\u00eb thelb ka p\u00ebr q\u00ebllim konstatimin n\u00ebse subjekti i rivler\u00ebsimit ka kontakte t\u00eb tilla t\u00eb pap\u00ebrshtatshme\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast sipas KPK vet\u00eb gjykat\u00ebsi kishte pranuar kontaktet e shpeshta me personin n\u00eb fjal\u00eb q\u00eb\u00a0 \u201c\u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb person i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar\u201d.\u00a0 N\u00eb vendim thuhet se p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj personi kishte qen\u00eb me probleme p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb vazhdimisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vendim del se situata e Selimit \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar pas KPK thot\u00eb se \u201cN\u00eb disa nga sqarimet e tij subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka deklaruar me sakt\u00ebsi dhe v\u00ebrtet\u00ebsi informacion e k\u00ebrkuar\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit, KPK cil\u00ebsoi si t\u00eb pap\u00ebrshtatshme njohjen dhe komunikimet me\u00a0 \u201cshtetasin E. A., pasi rezulton e provuar se ata kan\u00eb pasur komunikime telefonike jo rast\u00ebsore s\u00eb bashku dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhduar\u201d. Pik\u00ebrisht pjes\u00eb nga bisedat me E.A dhe F.D u publikuan n\u00eb kronik\u00ebn e Top-Channel, i cili pati publikuar edhe m\u00eb her\u00ebt materiale kund\u00ebr Selimit, si pjes\u00eb e betej\u00ebs ligjore p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr lexo:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><strong><a href=\"\/vetingu\/?p=49862\">Beteja p\u00ebr Top Channel; an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb jep dor\u00ebheqjen<\/a><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>KPK n\u00eb vendimin e zbardhur nuk iu referohet bisedave t\u00eb publikuara, t\u00eb cilat sipas kronik\u00ebs televizive jo vet\u00ebm d\u00ebshmonin lidhjen, por e implikonin gjykat\u00ebsin n\u00eb lirimin e k\u00ebtyre personave pasi u kap\u00ebn me arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb tutje, KPK thot\u00eb se Selimi kishte \u201clidhje t\u00eb ngushta miq\u00ebsore me shtetasin I. \u00c7\u201d, i cili rezultonte i skeduar nga policia. \u201cAi figuron i regjistruar n\u00eb vitin 1996 si person me precedent kriminal. N\u00eb vitin 2015, ai merret n\u00eb procedim policor p\u00ebr tendenc\u00eb vrasjeje\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioner\u00ebt i konsideruan si lidhje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme edhe kontaktin me nj\u00eb avokat t\u00eb identifikuar si A.D dhe q\u00eb ishte n\u00eb hetim p\u00ebr mashtrim, nd\u00ebrsa sipas KPK-s\u00eb kishte edhe kontakte me persona t\u00eb d\u00ebnuar apo hetuar si pjes\u00eb e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha rastet e p\u00ebrmendura, Selimi u mbrojt kryesisht duke i th\u00ebn\u00eb KPK-s\u00eb se i pranonte njohjet me personat dhe miq\u00ebsin\u00eb me ta, por se ai nuk kishte dijeni p\u00ebr aktivitetin e tyre. N\u00eb nj\u00eb rast, gjykat\u00ebsi ia trasmetoi informacionin konfidencial t\u00eb marr\u00eb nga KPK prej policis\u00eb,\u00a0 personit t\u00eb identifikuar si \u201cI.\u00c7\u201d, i cili ishte n\u00eb procedim nga policia.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komunikim elektronik thot\u00eb se ky i fundit i ishte drejtuar policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sqarime rreth raportit, por Drejtoria e Policis\u00eb Vlor\u00eb nuk kishte kthyer p\u00ebrgjigje. \u201cPra si mund t\u00eb jem un\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb nj\u00eb fakti p\u00ebr nj\u00eb person tjet\u00ebr, kur fakti i mbahet i fsheht\u00eb dhe vet\u00eb personit t\u00eb interesuar\u201d, i shkroi ai KPK-s\u00eb, duke iu referuar raportit kofidencial t\u00eb policis\u00eb q\u00eb po hetonte personin n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr \u201ctendenc\u00eb vrasje\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha po ashtu se akuzat n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ishin serioze sa koh\u00eb ato nuk i ishin d\u00ebrguar prokuroris\u00eb. Mbrojtje t\u00eb ngjashme gjykat\u00ebsi p\u00ebrdori edhe p\u00ebr rastet e tjera. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb provat q\u00eb ai i solli KPK-s\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe \u201cKarakteristika familjare\u201d t\u00eb l\u00ebshuara nga bashkia Vlor\u00eb p\u00ebr personat e p\u00ebrmendur n\u00eb hetimin ndaj tij t\u00eb cil\u00ebt konsiderohen nga policia apo prokuroria si t\u00eb lidhur me krimin e organizuar. N\u00eb nj\u00eb rast, nj\u00eb dokument i cil\u00ebsuar si \u201cLet\u00ebrmir\u00ebsjellje\u201d ishte l\u00ebshuar nga nj\u00eb nj\u00ebsi administrative n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>KPK megjithat\u00eb \u201carriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebj deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb fsheh kontakte me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ajo rr\u00ebzoi pretendimet e Selimit, nd\u00ebrsa tha n\u00eb arsyetim se ai \u201cnuk ka mundur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn me shpjegimet dhe provat e paraqitura prej tij dhe t\u00eb bind\u00eb trupin gjykues mbi pav\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e rezultateve t\u00eb hetimit\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi iu provuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontaktesh me persona t\u00eb proceduar dhe t\u00eb d\u00ebnuar si pjes\u00eb e trafikut t\u00eb narkotik\u00ebve dhe krimit t\u00eb organizuar. Selimi u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr akuzat ndaj t\u00eb njohurve t\u00eb tij [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69520,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180727_131337_270718005-1_uDDrNUX-526x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52028"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52028"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52028\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61840,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52028\/revisions\/61840"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69520"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52028"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}