{"id":52058,"date":"2018-09-06T20:13:59","date_gmt":"2018-09-06T18:13:59","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52058"},"modified":"2019-04-23T22:01:25","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:25","slug":"onm-sfidon-prokurorin-bujar-hoti-ka-ardhur-koha-te-tregosh-te-verteten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/onm-sfidon-prokurorin-bujar-hoti-ka-ardhur-koha-te-tregosh-te-verteten\/2018\/09\/06\/","title":{"rendered":"ONM sfidon prokurorin Bujar Hoti: Ka ardhur koha t\u00eb tregosh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb, Theo Jacobs i k\u00ebrkoi t\u00eb enjten gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb vetingut prokurorit Bujar Hoti t\u00eb tregonte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, duke i cil\u00ebsuar p\u00ebrgjigjet e tij mbi dyshimet e ngritura nga KPK p\u00ebr pasurin\u00eb familjare si t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe t\u00eb \u00e7uditshme.\u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52056\" aria-describedby=\"caption-attachment-52056\" style=\"width: 577px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-kpk.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-52056 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-kpk-577x400.jpg\" alt=\"\" width=\"577\" height=\"400\" data-id=\"52056\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-52056\" class=\"wp-caption-text\">Seanca e prokurorit Bujar Hoti n\u00eb KPK | Foto nga : Besar Likmeta<\/figcaption><\/figure>\n<p>T\u00eb enjten, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i udh\u00ebhequr nga Luan Hamiti si kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici an\u00ebtar, mbajti seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Bujar Hoti.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit n\u00eb seanc\u00eb ishte Theo Jacobs, nj\u00eb prokuror belg me eksperienc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, i cili e vler\u00ebsoi hetimin administrativ t\u00eb KPK-s\u00eb si t\u00eb thelluar dhe p\u00ebrgjigjet e Hotit si t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>\u201cJu ia keni dal\u00eb t\u00eb konvertoni aktivitete ekonomike t\u00eb thjeshta n\u00eb procedura shum\u00eb t\u00eb komplikuara,\u201d tha Jacobs, duke iu referuar transaksioneve dhe kontratave t\u00eb shumta t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb blerjen e disa aseteve nga Hoti dhe bashk\u00ebshortja e tij notere. \u201cA nuk ka ardhur koha t\u00eb filloni t\u00eb tregoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn?\u201d e sfidoi ai prokurorin.<\/p>\n<p>Prokurori Bujar Hoti i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb vetingut me precedenc\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb tij n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Procesi i rivler\u00ebsimit ndaj tij ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb tre kriteret e vetingut; pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Brunilda Bekteshi n\u00ebnvizoi se si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, KPK kishte administruar raportet mbi prokurorin Hoti nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konflikit t\u00eb Interesit, Drejtoria e Informacionit t\u00eb Klasifikuar dhe grupi i pun\u00ebs n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs, Hoti \u00ebsht\u00eb asistuar nga avokati Julian M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Raporti i ILDKPKI p\u00ebr prokurorin Bujar Hoti shkruan se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe sipas ligjit, nuk ka b\u00ebr\u00eb fshehje pasurie, ka burime t\u00eb ligjshme dhe nuk ka konflikt interesi. Raporti DSIK-s\u00eb shprehet se prokurori nuk ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, nd\u00ebrsa grupi i pun\u00ebs n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme shprehet se ai \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb profesionalisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr asetesh t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme t\u00eb blera gjat\u00eb viteve nga subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij me profesion notere n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=52018\"><strong>Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Bujar Hoti-prokuror i Apelit n\u00eb Durr\u00ebs<\/strong><\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p>Sipas relatores Bekteshi, KPK ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim pasurit\u00eb e deklaruara n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, ku p\u00ebrfshihen nj\u00eb apartament 157 m2, me nj\u00eb shtes\u00eb prej 30 m2 dhe vler\u00eb t\u00eb deklaruar 4.4 milion\u00eb lek\u00eb; nj\u00eb automjet Audi A4 me vler\u00eb 585 mij\u00eb lek\u00eb, me burim shitjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm; tok\u00eb bujq\u00ebsore me sip\u00ebrfaqe 4 mij\u00eb metra katror\u00eb n\u00eb fshatin Fllak\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit 7501; zyr\u00eb noterie me sip\u00ebrfaqe 41 m2, plus shtes\u00eb 37 m2 me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu u mor n\u00eb shqyrtim apartamenti me sip\u00ebrfaqe 85.4 m2 n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit me vler\u00eb 93,940 euro, financuar me kredi bankare 70 mij\u00eb euro dhe shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2005 me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve 2003 -2016, prokurori Bujar Hoti ka pasur t\u00eb ardhura 22 milion\u00eb lek\u00eb dhe bashk\u00ebshortja e tij t\u00eb ardhura 44 milion\u00eb lek\u00eb. Ata aktualisht kan\u00eb nj\u00eb kredi overdraft prej 770 mij\u00eb lek\u00ebsh nga Banka Raiffeisen dhe nj\u00eb kredi 9.1 milion\u00eb lek\u00eb nga banka Intesa San Paolo.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb deklarimit nga viti 2003 deri n\u00eb vitin 2016, subjekti ka deklaruar shpenzime shkollimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb kolegjin Turgut Ozal me vler\u00eb 3.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe shpenzime shkollim n\u00eb Oxford, Angli me vler\u00eb 13700 puand p\u00ebr vitin 2015 dhe vitin 2016.<\/p>\n<p>Sipas relatores Bekteshi, sa i p\u00ebrket apartamentit me sip\u00ebrfaqe 157 m2 + 30 m2 shtes\u00eb, subjekti ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2004 se ky apartament \u00ebsht\u00eb me vler\u00eb 70 mij\u00eb euro. Kontrata e lidhur me kompanin\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament sqaron se marr\u00ebveshja p\u00ebrfshin nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 157 m2 dhe nj\u00eb garazh dhe k\u00ebstet p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb pages\u00eb cash me vler\u00eb 20 mij\u00eb euro dhe dy pagesa me bank\u00eb me vler\u00eb respektive 40 mij\u00eb euro dhe 8 mij\u00eb euro. \u00a0N\u00eb total, k\u00ebto k\u00ebste b\u00ebjn\u00eb 68 mij\u00eb euro. Subjekti ka deklaruar se ka paguar dhe nj\u00eb kapar prej 2 mij\u00eb eurosh, por p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka dokumentacion t\u00eb ligjsh\u00ebm. Sa i p\u00ebrket shtes\u00ebs prej 30 m2 ai pretendon se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2007 kundrejt nj\u00eb kostoje prej 1.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, hetimi administrativ i thelluar ka zbuluar se \u00e7mimi i deklaruar i blerjes s\u00eb apartamentit 157m2 n\u00eb qytetin Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb fiktiv. Subjekti nuk provon me dokumente ligjore pages\u00ebn e b\u00ebr\u00eb prej 1.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shtes\u00ebn 30 m2 dhe gjithashtu ai nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr k\u00ebstin e paguar cash prej 20 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2004. N\u00eb p\u00ebrgjigjet e tij p\u00ebr KPK, prokurori Hoti \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk e ka b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 20 mij\u00eb euro sipas kontrat\u00ebs. Noterja q\u00eb ka noterizuar kontrat\u00ebn, n\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr KPK e ka konfirmuar pages\u00ebn prej 20 mij\u00eb, por 8 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale p\u00ebr subjektin \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk e mban mend pages\u00ebn cash prej 20 mij\u00eb eurosh n\u00eb favor t\u00eb firm\u00ebs nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket tok\u00ebs bujq\u00ebsore me sip\u00ebrfaqe 4 mij\u00eb m2 t\u00eb p\u00ebrfituar sipas ligji 7501, KPK shprehet se subjekti nuk i plot\u00ebson kushtet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar tok\u00eb bujq\u00ebsore, pasi q\u00eb nga viti 1986 ka punuar n\u00eb qytetin e Lushnjes si hetues dhe jo n\u00eb fshat, si dhe nuk ka punuar kurr\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrje bujq\u00ebsore \u2013 dy kushtet p\u00ebr p\u00ebrfitimin e tok\u00ebs sipas ligjit 7501. N\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij p\u00ebr KPK, subjekti shprehet se ka jetuar \u201cde facto\u201d deri n\u00eb vitin 1991 n\u00eb fshatin Qerret dhe pretendon se ka b\u00ebr\u00eb stazhin universitar n\u00eb vitin 1981 n\u00eb nd\u00ebrmarrjen bujq\u00ebsore t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007, personi i lidhur- bashk\u00ebshortja Albana Hoti ka deklaruar blerjen e nj\u00eb apartamenti 1 +1 me sip\u00ebrfaqe 41 m2 me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb konvertuar n\u00eb zyr\u00eb pasi i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb prej nj\u00eb dhome dhe nj\u00eb banjoje me vler\u00eb 775 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, p\u00ebr shtes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb apartament, personi i lidhur ka marr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb leje p\u00ebr ndryshim destinacioni n\u00eb zyr\u00eb nga bashkia e Durr\u00ebsit dhe n\u00eb vitin 2015 ka aplikuar p\u00ebr legalizim pran\u00eb ALUIZN-it. Shtesa e apartamentit nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2008. P\u00ebr blerjen e apartamentit, bashk\u00ebshortja e subjektit nuk ka paguar pronar\u00ebt e apartamentit t\u00eb konvertuar n\u00eb zyr\u00eb, por nj\u00eb firm\u00eb nd\u00ebrtimi ku pretendon se i ka porositur nj\u00eb prej pronar\u00ebve nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 119 m2 me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, ka fiktivitet n\u00eb shlyerjen e vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij apartamenti dhe shtes\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK ka ngritur pik\u00ebpyetje dhe p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 85.4 m2 n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit me vler\u00eb 93.940 euro dhe kosto 1100 euro p\u00ebr met\u00ebr katror. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, subjekti ka deklaruar se ka b\u00ebr\u00eb 2 pagesa n\u00eb vitin 2007, nj\u00eb pjes\u00eb cash me vler\u00eb 23 940 euro dhe nj\u00eb pages\u00eb me bank\u00eb prej 70 mij\u00eb euro \u2013 kjo e fundit e siguruar me kredi nga NBG Bank. T\u00eb dh\u00ebnat e sigurura nga KPK tregojn\u00eb q\u00eb kontrata me NGB Bank \u00ebsht\u00eb lidhur p\u00ebr dy apartamente dhe jo p\u00ebr nj\u00eb apartament. Pagesa prej 23940 euro supozohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me kursimet nga nj\u00eb apartamenti i shitur n\u00eb vitin 2005 me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr nga kursime. Sipas KPK-s\u00eb, gjendja cash nga viti 2005 nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb viti 2005. P\u00ebr sa i p\u00ebrket ndryshimit t\u00eb numrit t\u00eb apartamenteve n\u00eb kontrata, subjekti ka deklaruar se ka qen\u00eb nj\u00eb lapsus i bank\u00ebs. Pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kredia me vler\u00eb 68.750 euro nga banka NBG, ajo \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb llogarin\u00eb personale t\u00eb shtetasit S.H, q\u00eb ishte aksioner i kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese t\u00eb apartamentit nga ku \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr cash. N\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion, KPK ka identifikuar \u00e7mime dhe veprime fiktive nga subjekti. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimi i blerjes s\u00eb apartamentit rezulton sa dyfishi i \u00a0vler\u00ebs s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve ka rezultuar se subjekti ka nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vitin 2007 n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00ebve. Nga analiza financiare gjithashtu ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative p\u00ebr vitin 2010 n\u00eb vler\u00ebn 294 mij\u00eb lek\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb balanc\u00eb p\u00ebrfshihen 2 udh\u00ebtime t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb SHBA dhe Austri, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo \u00ebsht\u00eb shprehur se jan\u00eb paguar respektivisht nga e motra dhe Dhoma e Noteris\u00eb, pretendime p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka paraqitur dokumente.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb vitin 2012, bashk\u00ebshortja e subjektit ka bler\u00eb nj\u00eb automjet tip \u201cNissan Juke\u201d me vler\u00eb 16 900 euro, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar nj\u00eb pages\u00eb prej 6900 eurosh e b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2013. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin 2007, \u00ebsht\u00eb deklaruar shitja e nj\u00eb autoveture \u201cOpel Astra\u201d me vler\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb e cila nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb automjet, subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe shitur p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb n\u00eb vitin 2007. Ai ka shtuar se ky aset nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2005 p\u00ebr shkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs, por nuk ka pasur q\u00ebllim fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Pas paraqitjes s\u00eb nj\u00eb tabloje t\u00eb gjat\u00eb shkeljesh t\u00eb konstatuara nga subjekti, relatorja u shpreh se KPK i kishte kaluar prokurorit Hoti barr\u00ebn e prov\u00ebs. Mbrojtja e prokurorit n\u00eb seanc\u00eb u b\u00eb nga avokati Julian M\u00ebrtiri. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, avokati M\u00ebrtiri u shpreh se pagesa cash prej 20 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentit 157 m2 n\u00eb Durr\u00ebs nuk ishte realizuar, p\u00ebr shkak se nga kontrata ishte hequr porosia e nj\u00eb garazhi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb apartamenti ishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim karabina. M\u00ebrtiri deklaroi se edhe pse ka pasur mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb viteve 2004, 2005, 2006, 2007 dhe deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, k\u00ebto mosp\u00ebrputhje nuk p\u00ebrb\u00ebnin fshehje pasurie por kishin ardhur nga natyra e vendosjes s\u00eb k\u00ebtij aseti, dmth si pasoj\u00eb e marrjes s\u00eb tij n\u00eb dor\u00ebzim karabina. Ai insistoi se burimet financiare p\u00ebr banes\u00ebn dhe shtes\u00ebn prej 30 m2 n\u00eb Durr\u00ebs ishin t\u00eb ligjshme. Avokati gjithashtu tha se mosdeklarimi i automjetit tip Opel Astra n\u00eb vitin 2005 ishte shkak i nxitimit n\u00eb plot\u00ebsimin e\u00a0 deklarat\u00ebs periodike. Ai shtoi se sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga subjekti, ai ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pasurit\u00eb e vendosura dhe shpenzimet n\u00eb vitet 2004, 2007 dhe 2010. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb insistoi se marrja e tok\u00ebs bujq\u00ebsore prej 4 mij\u00eb metrash katror\u00eb bazuar n\u00eb ligjin 7501 ishte e ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse burimi i aseteve \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm, ai prevalon mbi pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarim sepse nuk ka q\u00ebllim kriminal,\u201d tha M\u00ebrtiri. \u201cN\u00eb t\u00eb gjitha parashtrimet \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb burimi i t\u00eb ardhurave ka qen\u00eb i ligjsh\u00ebm,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Ky pretendim i avokatit u vu n\u00eb diskutim nga pyetjet e b\u00ebra nga relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Brunilda Bekteshi, kryesuesi i seanc\u00ebs, Luan Hamitaj dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ONM-s\u00eb, Theo Jacobs. Ky fundit ishte dhe m\u00eb i ashp\u00ebr ndaj prokurorit, duke e akuzuar drejt\u00ebp\u00ebrdrejt se po g\u00ebnjente. Jacobs shtoi se justifikimet e prokurorit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes \u2013 t\u00eb dy jurist\u00eb me eksperienc\u00eb, se tre kontrata t\u00eb ndryshme t\u00eb n\u00ebnshkruara brenda 1 dite ishin t\u00eb tilla si rrjedhoj\u00eb e lapsuseve, nuk i ting\u00ebllonin t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>\u201cJam un\u00eb i vetmi q\u00eb e gjej k\u00ebt\u00eb fakt t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm?\u201d pyeti Jacobs. \u201cKa ardhur koha t\u00eb thuash t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn,\u201d p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb ai.<\/p>\n<p>Prokurori Hoti dhe avokati M\u00ebrtiri u munduan t\u00eb p\u00ebrgjigjen. M\u00ebrtiri n\u00ebnvizoi se p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb duhej t\u00eb kuptonte se ato q\u00eb atij i dukeshin \u00e7udira, ishin pjes\u00eb t\u00eb realitetit shqiptar. Megjithat\u00eb, p\u00ebrgjigja e avokatit dhe e subjektit nuk e bindi prokurorin belg.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesi Luan Hamitaj i dha fjal\u00ebn subjektit i cili k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam 32 vjet q\u00eb punoj si prokuror dhe gjat\u00eb gjith\u00eb e jet\u00ebs e kam b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn me p\u00ebrkushtim, kam p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrethet e vendit dhe nuk kam pasur asnj\u00eb v\u00ebrejtje,\u201d tha Hoti. \u201cK\u00ebrkoj konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr prokurorin Bujar Hoti do t\u00eb jepet me dat\u00eb 10 shtator, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM-s\u00eb, Theo Jacobs i k\u00ebrkoi t\u00eb enjten gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb vetingut prokurorit Bujar Hoti t\u00eb tregonte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, duke i cil\u00ebsuar p\u00ebrgjigjet e tij mbi dyshimet e ngritura nga KPK p\u00ebr pasurin\u00eb familjare si t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe t\u00eb \u00e7uditshme.\u00a0\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":52056,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/seanca-kpk-577x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52058"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52058"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52058\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61838,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52058\/revisions\/61838"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52056"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52058"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52058"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52058"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}