{"id":52143,"date":"2018-09-11T19:17:59","date_gmt":"2018-09-11T17:17:59","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52143"},"modified":"2019-04-23T22:01:25","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:25","slug":"rovena-gashi-u-shkarkua-per-pergjigje-te-paverteta-dhe-deklarim-te-pamjaftueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/rovena-gashi-u-shkarkua-per-pergjigje-te-paverteta-dhe-deklarim-te-pamjaftueshem\/2018\/09\/11\/","title":{"rendered":"Rovena Gashi u shkarkua p\u00ebr \u201cp\u00ebrgjigje t\u00eb pav\u00ebrteta dhe deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ekspozon nj\u00eb mori k\u00ebrkesash t\u00eb prokurores Rovena Gashi gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb cilat u konsideruan si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb penguar vetingun. Vendimi p\u00ebr shkarkimin e prokurores u bazua te kontradiktat mes kontratave noteriale dhe deklarimeve t\u00eb saj p\u00ebr dy apartamentet n\u00eb pron\u00ebsi.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50808\" aria-describedby=\"caption-attachment-50808\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180720_104242_200718001-1_1ztvGu6.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-50808 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180720_104242_200718001-1_1ztvGu6-600x387.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"387\" data-id=\"50808\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50808\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtar\u00ebt Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, prokurorja Rovena Gashi i d\u00ebrgoi Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit 13 k\u00ebrkesa; nj\u00ebra prej t\u00eb cilave k\u00ebrkonte q\u00eb dokumentet n\u00eb dosjen e saj t\u2019i rid\u00ebrgoheshin pasi ishin \u201ct\u00eb skanuara me kok\u00eb posht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb thuhet se prokurorja, e cila mbante m\u00eb par\u00eb postin e Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Juridiksionale me Jasht\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme k\u00ebrkoi kat\u00ebr her\u00eb p\u00ebrjashtimin e trupit gjykues, dy her\u00eb pushimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe nj\u00eb her\u00eb rihapje t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 25 korrik shkarkimin e Gashit, me argumentet se nuk mundi t\u00eb justifikoj\u00eb pasurin\u00eb dhe se kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pav\u00ebrteta dhe t\u00eb pasakta.<\/p>\n<p>\u201cI ka dh\u00ebn\u00eb Komisionit p\u00ebrgjigje t\u00eb pav\u00ebrteta, t\u00eb ndryshme dhe kontradiktore me realitetin e fakteve t\u00eb v\u00ebrtetuara nga dokumentet dhe kontratat e n\u00ebnshkruara prej saj,\u201d thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb b\u00ebri rivler\u00ebsimin e Gashit u kryesua nga Genta Tafa (Bungo), me relator Lulzim\u00a0 Hamitaj dhe an\u00ebtare Pamela Qirko, nd\u00ebrsa Mia Roessingh ishte v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e procesit.\u00a0 M\u00eb her\u00ebt, m\u00eb 15 mars, komisionerja Suela Zhegu u t\u00ebrhoq nga shqyrtimi i rastit. Motivet e t\u00ebrheqjes nuk b\u00ebhen t\u00eb ditura n\u00eb vendim. \u00a0Ndaj Zhegut pati m\u00eb pas akuza n\u00eb media p\u00ebr rrjedhje t\u00eb informacionit dhe konflikt interesi sa i p\u00ebrket k\u00ebtij hetimi.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, prokurorja Gashi dhe bashk\u00ebshorti i saj gjithashtu prokuror, Dritan Gina nuk kishin burime p\u00ebr t\u00eb justifikuar nj\u00eb apartament 80 mij\u00eb euro n\u00eb bregdet dhe nj\u00eb tjet\u00ebr me vler\u00eb 38 mij\u00eb euro n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gashi dhe Gina jan\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb prej muajit maj n\u00ebn hetim p\u00ebr\u00a0 \u201cfshehje t\u00eb pasuris\u00eb\u201d dhe ishin pezulluar me urdh\u00ebr t\u00eb Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb P\u00ebrkohshme, Arta Marku. \u00c7ifti i cil\u00ebsoi akuzat si hakmarrje personale t\u00eb Markut, pas padive q\u00eb ata b\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt kund\u00ebr saj.<\/p>\n<p>Rovena Gashi dhe Dritan Gina mbanin poste drejtuese n\u00eb organin e akuz\u00ebs, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ky institucion drejtohej nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Ulja e tyre n\u00eb detyr\u00eb ishte nd\u00ebr aktet e para t\u00eb nd\u00ebrmarra nga kryeprokurorja Arta Marku, pas zgjedhjes s\u00eb saj n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb n\u00eb dhjetor 2017.<\/p>\n<p>Pas uljes n\u00eb detyr\u00eb, Gashi dhe Gina i kund\u00ebrshtuan vendimet e Markut n\u00eb gjykat\u00eb, duke i cil\u00ebsuar ato t\u00eb kundraligjshme. Pretendimet e tyre u rr\u00ebzuan respektivisht nga Gjykata e Durr\u00ebsit dhe Gjykata Administrative e Tiran\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimet e kryeprokurores. Po ashtu Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, <a href=\"\/vetingu\/?p=50374\">rr\u00ebzoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb \u00e7iftit kund\u00ebr vendimit<\/a> p\u00ebr pezullimin e tyre.<\/p>\n<p>Caktimi i Gashit si p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2017, sh\u00ebrbeu si shk\u00ebndinj\u00eb e p\u00ebrplasjes publike mes ish-Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Adriatik Llalla dhe ambasadorit t\u00eb SHBA n\u00eb Tiran\u00eb Donald Lu.\u00a0 Gashi ashtu si Llalla dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb funksionar\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ishin mes atyre t\u00eb cil\u00ebve ambasada e SHBA-ve u njoftoi <a href=\"\/vetingu\/?p=39220\">heqjen e vizave<\/a>. Ish- prokurorja madje u ankua p\u00ebr heqjen e\u00a0 viz\u00ebs n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr publike.<\/p>\n<p><strong>Lexo m\u00eb shum\u00eb:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=49440\">Pas ish-kryeprokurorit Llalla, edhe Gashi e Gina n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr fshehje pasurie<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50955\">Prokurorja Rovena Gashi d\u00ebshton n\u00eb testin e vetingut<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50797\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Rovena Gashi- prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=39586\">Kuvendi p\u00ebrdori dy standarde p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Ankesa dhe k\u00ebrkesa<\/strong><\/p>\n<p>Rovena Gashi u b\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs prioritare t\u00eb vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjes s\u00eb saj si an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb, kur hetimi ndaj saj po shkonte drejt fundit, Gashi k\u00ebrkoi q\u00eb procesi t\u00eb pushohej. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e par\u00eb d\u00ebrguar KPK-s\u00eb m\u00eb 18 qershor ajo i k\u00ebrkonte Komisionit \u201cp\u00ebrjashtimin e saj nga lista e subjekteve p\u00ebr t\u2019u rivler\u00ebsuar me prioritet, p\u00ebr arsye se ajo tashm\u00eb ishte e pezulluar nga detyra\u201d.<\/p>\n<p>Por KPK e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Treshja q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen e njoftoi Gashin se \u201cp\u00ebrtej legjitimitetit, nuk konsiderohej n\u00eb interes t\u00eb ekonomis\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr sa koh\u00eb hetimi administrativ ndaj saj ishte n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare\u201d<strong>. <\/strong>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, KPK e njoftoi Gashin se kishte vendosur t\u00eb mbyllte hetimin administrativ ndaj saj vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb kriterin profesional dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasi i nisi KPK-s\u00eb shpjegimet e saj rreth rezultateve t\u00eb hetimit dhe dokumentet q\u00eb iu k\u00ebrkuan nga Komisioni, Gashi depozitoi nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash. N\u00eb fund t\u00eb qeshorit ajo k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtim t\u00eb trupit gjykues. \u201cKjo k\u00ebrkes\u00eb u shqyrtua nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup gjykues, i shortuar sipas rregullores s\u00eb Komisionit, e cila vendosi rr\u00ebzimin e saj\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Por pes\u00eb dit\u00eb pas k\u00ebsaj k\u00ebrkese dhe para se t\u00eb merrte p\u00ebrgjigje p\u00ebr t\u00eb, Gashi i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb t\u2019i riniste 34 dokumente \u201ct\u00eb cilat ishin skanuar me p\u00ebrmbajtje mbrapsht\u201d, duke preteduar se nuk mund t\u2019i lexonte. K\u00ebrkesa u pranua nga KPK e cila e ftoi Gashin t\u00eb merrte nj\u00eb kopje fizike t\u00eb dokumenteve.<\/p>\n<p>Gashi po ashtu i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb shpjegime \u201cmbi ndryshimet e trupit gjykues nga momenti i shortimit e n\u00eb vijim\u201d. \u00a0Nga vendimi i zbardhur del se relatorja e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen, Suela Zhegu kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtja dhe m\u00eb pas KPK caktoi si relator Hamitajn. KPK thot\u00eb se sqaroi Gashin p\u00ebr ndryshimet. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb bazuar te k\u00ebto ndryshime, Gashi k\u00ebrkoi q\u00eb hetimet t\u00eb rib\u00ebheshin, pasi ato ishin b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebrisht nga relatori i par\u00eb.<\/p>\n<p>KPK e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb pasi si\u00e7 shpjegohet n\u00eb vendim \u201ce gjeti t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb fakte, dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e ekonomis\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d. \u00a0N\u00eb vendim thuhet se aktiviteti hetimor ishte verifikuar dhe zhvilluar nga relatori z\u00ebvend\u00ebsues \u201cduke pasur ai t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb dhe koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb konfirmuar apo modifikuar &#8211; n\u00ebse do t\u00eb ishte rasti &#8211; \u00e7far\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb nga relatori i z\u00ebvend\u00ebsuar\u201d.<\/p>\n<p>Sipas vendimit del se Gashi k\u00ebrkoi edhe 3 her\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs q\u00eb po kryente rivler\u00ebsimin. T\u00eb treja k\u00ebrkesat u rr\u00ebzuan, nd\u00ebrsa e fundit u konsiderua e q\u00ebllimt\u00eb p\u00ebr t\u00eb vonuar procesin.<\/p>\n<p>Gashi k\u00ebrkoi gjithashtu q\u00eb hetimi t\u00eb shtrihej edhe n\u00eb dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se prokurores n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion materialet e institucioneve ndihm\u00ebse n\u00eb lidhje me k\u00ebto dy kritere, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht i ishte b\u00ebr\u00eb me dije se KPK nuk e shihte t\u00eb nevojsh\u00ebm vijimin e hetimit administrativ ndaj saj. \u201cKomisioni e risqaroi se hetimi ishte mbyllur vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb 7 korrikut, <strong>\u00a0<\/strong>Gashi paraqiti nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr identifikimin e provave dhe pyetjen e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb listuar nga ana e saj, por KPK e refuzoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb pasi vendosi se ajo nuk kishte lidhje me \u00e7\u00ebshtjen dhe se ishte \u201cgjithashtu e par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendimmarrjen\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb sqarimit mbi ankesat e Gashit, KPK b\u00ebn me dije se ajo nuk kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunuese me Komisionin, \u201cpasi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb qasje p\u00ebr t\u00eb zvarritur procesin e rivler\u00ebsimit, n\u00ebp\u00ebrmjet paraqitjes s\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb lart\u00eb k\u00ebrkesash, shpesh t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe t\u00eb pabazuara n\u00eb ligj dhe fakte\u201d.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Praktikisht gjith\u00eb hetimi i KPK-s\u00eb rreth pasurive t\u00eb Gashit \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb dy apartamente, pasi m\u00eb her\u00ebt Inspektoriati i Lart\u00eb i Kontrollit dhe Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb e Konfliktit t\u00eb Interesit, pati dor\u00ebzuar nj\u00eb raport n\u00eb t\u00eb cilin akuzonte Gashin p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, munges\u00eb burimesh financiare dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>KPK b\u00ebn me dije se hetimet u zhvilluan nisur nga ky raport. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur Gashi s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin Gina kishin bler\u00eb fillimisht nj\u00eb apartament t\u00eb deklaruar me vler\u00eb 80 mij\u00eb euro n\u00eb Durr\u00ebs.\u00a0 Bazuar n\u00eb kontratat noteriale q\u00eb KPK mori n\u00eb dor\u00ebzim, rezultoi se \u00e7ifti kishte n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen me kompanin\u00eb \u201cBalkan Investiment Group\u201d (emri i anonimizuar n\u00eb vendimin e zbardhur u p\u00ebrmend n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore) p\u00ebr ta paguar apartamentin n\u00eb dy k\u00ebste 30,000 euro dhe 50,000 euro.<\/p>\n<p>Kur KPK nisur nga k\u00ebto deklarata noteriale i k\u00ebrkoi shpjegim Gashit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe burimin e parave me t\u00eb cil\u00ebn ishte b\u00ebr\u00eb pagesa, ajo e fundit i paraqiti KPK-s\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb nga nd\u00ebrtuesi Oliver Ushina, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kunati i saj, sipas t\u00eb cil\u00ebs ata kishin pasur marr\u00ebveshje preferenciale dhe se kishin paguar vet\u00ebm 45 mij\u00eb euro p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb t\u00eb cilat ishin marr\u00eb kredi.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se u gjend para dy deklarimeve t\u00eb ndryshme. N\u00eb nj\u00eb an\u00ebn ishin deklaratat noteriale t\u00eb n\u00ebnshkruara nga Gashi e Gina me kompanin\u00eb dhe me bank\u00ebn, ku nj\u00ebkoh\u00ebsisht b\u00ebhej me dije se ishin kryer pagesat e dy k\u00ebsteve 30 dhe 50 mij\u00eb euro dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ishte q\u00ebndrimi i Gashit dhe nd\u00ebrtuesit se kishin paguar vet\u00ebm 45 mij\u00eb euro t\u00eb marra kredi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK vendosi t\u00eb marr\u00eb parasysh deklarata noteriale dhe vendosi se Gashi kishte b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me \u00e7mimin e blerjes s\u00eb apartamentit\u201d, ka b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarime t\u00eb pasakta dhe me p\u00ebrmbajtje t\u00eb ndryshme nga sa rezulton nga t\u00eb dh\u00ebnat e kontratave t\u00eb n\u00ebnshkruara prej saj\u201d dhe \u201ci ka dh\u00ebn\u00eb Komisionit p\u00ebrgjigje t\u00eb pav\u00ebrteta\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebsoi si\u00e7 del n\u00eb vendimin e zbardhur se kontratat noteriale kishin p\u00ebrpar\u00ebsi nga deklarimet e m\u00ebpasme t\u00eb pal\u00ebve \u201cq\u00eb pasi kan\u00eb firmosur p\u00ebrpara noterit nj\u00eb kontrat\u00eb apo deklarat\u00eb, pohojn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ndryshme dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me vet\u00eb aktet noteriale\u201d. KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se bazuar n\u00eb k\u00ebto dokumente, \u00a0ishte provuar \u201cdeklarimi i pamjaftuesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Probleme t\u00eb ngjashme KPK gjeti edhe sa i p\u00ebrket apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 121 metra. N\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb rezulton se Gashi ka pretenduar q\u00eb apartamenti i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga babai dhe ka depozituar po ashtu nj\u00eb akt noterial t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb vitin 2013 n\u00eb t\u00eb cilin pretendohet dhurimi.<\/p>\n<p>Por KPK thot\u00eb se regjistrimi i k\u00ebsaj prone n\u00eb vitin 2013 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb kontrate me kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit, ku pagues t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit 38 mij\u00eb euro jan\u00eb Gashi dhe Gina. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, KPK thot\u00eb se p\u00ebrtej pretendimit t\u00eb prokurores, babai nuk mund t\u2019ia dhuronte apartamentin, p\u00ebr sa koh\u00eb ai nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb pron\u00ebsi mbi apartament dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, \u00a0kontrata noteriale e tij nuk kishte fuqi ligjore. \u201cN\u00eb rastin konkret mungonte titulli i pron\u00ebsis\u00eb mbi sendin, nga ana e\u00a0 N. G., q\u00eb pretendohet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb dhuruar, pra ai nuk kishte legjitimim p\u00ebr t\u00eb dhuruar apartamentin p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk ishte pronari i tij,\u201d thuhet n\u00eb sh\u00ebnimin sqarues q\u00eb shoq\u00ebron vendimin.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK thot\u00eb se prokurorja nuk e kishte deklaruar n\u00eb vite faktin q\u00eb jetonte n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dikujt tjet\u00ebr, si\u00e7 ishte e detyruar nga ligji. KPK thot\u00eb se nga dokumentet rezultonte q\u00eb kontrata e energjis\u00eb dhe e ujit t\u00eb apartamentit ishin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Gashit, Dritan Gina, por kjo nuk ishte deklaruar m\u00eb her\u00ebt nga \u00e7ifti n\u00eb deklaratat periodike.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe nga pretendimi i Gashit p\u00ebr pasuri t\u00eb dhuruar nga babai, KPK-s\u00eb i rezulton n\u00eb dokumente se pasuria ishte paguar prej tyre dhe se ata nuk kishin mund\u00ebsi finaciare p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesat. \u201cVe\u00e7 t\u00eb tjerash, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb \u00e7on edhe fakti q\u00eb sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes s\u00eb dat\u00ebs 12 n\u00ebntor 2013, pagesa n\u00eb fjal\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2013 nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit dhe nga bashk\u00ebshorti i saj,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>KPK po ashtu b\u00ebri analiz\u00eb finaciare t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb subjektit dhe arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u00e7ifti nuk mund t\u00eb paguante blerjen e apartamenteve me burim t\u00eb ligjsh\u00ebm financiar. KPK thot\u00eb se edhe n\u00ebse nuk p\u00ebrfshiheshin apartamentet, \u00e7ifti kishte probleme me justifikimin e t\u00eb ardhurave, kursimeve\u00a0 dhe shpenzimeve n\u00eb vite.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimet e Gashit, Komisioni thot\u00eb se hetoi edhe mbi pasurin\u00eb e babait, nga e cila rezultoi se ai nuk e kishte pasur mund\u00ebsin\u00eb financiare q\u00eb t\u00eb blinte k\u00ebt\u00eb apartament apo ta paguante at\u00eb. Nga analiza financiare e aktivitetit tregtar t\u00eb babait t\u00eb Gashit, KPK thot\u00eb se prej vitit 1990 deri n\u00eb 2016 ai rezultonte me minus p\u00ebr 85.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe se nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb financonte apartamentin e t\u00eb bij\u00ebs.\u00a0 Po ashtu, KPK gjeti se ai kishte k\u00ebrkuar n\u00eb gjykat\u00eb mbyllje aktiviteti n\u00eb vitet 2005-2006 duke deklaruar se ishte \u201cjo rentab\u00ebl\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzion KPK thot\u00eb se bazuar n\u00eb pasurit\u00eb e ligjshme t\u00eb deklaruara p\u00ebr \u201cperiudh\u00ebn kohore, 2004 &#8211; 2016, (babai i Gashit) ka pasur nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb theksuar burimesh financiare \u00a0p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e kryera nd\u00ebr vite\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ekspozon nj\u00eb mori k\u00ebrkesash t\u00eb prokurores Rovena Gashi gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb cilat u konsideruan si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb penguar vetingun. Vendimi p\u00ebr shkarkimin e prokurores u bazua te kontradiktat mes kontratave noteriale dhe deklarimeve t\u00eb saj p\u00ebr dy apartamentet n\u00eb pron\u00ebsi.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69518,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180720_104242_200718001-1_1ztvGu6-600x387.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52143"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52143"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52143\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61834,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52143\/revisions\/61834"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69518"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52143"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52143"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52143"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}