{"id":52238,"date":"2018-09-16T17:47:46","date_gmt":"2018-09-16T15:47:46","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52238"},"modified":"2019-04-23T22:01:25","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:25","slug":"vendimi-i-zbardhur-i-kpk-mosdeklarimet-penalizuan-gjyqtarin-artan-zeneli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-zbardhur-i-kpk-mosdeklarimet-penalizuan-gjyqtarin-artan-zeneli\/2018\/09\/16\/","title":{"rendered":"Vendimi i zbardhur i KPK, mosdeklarimet penalizuan gjyqtarin Artan Zeneli"},"content":{"rendered":"<p>Mosdeklarimi i heqjes t\u00eb viz\u00ebs nga ambasada e SHBA, mosdeklarimi i huave nga persona t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe problemet me\u00a0 blerjet e pasurive t\u00eb paluajtshme, soll\u00ebn shkarkimin me shumic\u00eb nga KPK t\u00eb \u00a0an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Artan Zeneli. Nj\u00eb nga an\u00ebtaret e trup\u00ebs gjykuese u shpreh kund\u00ebr dhe k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr Zenelin t\u00eb shqyrtohej edhe kriteri profesional. <!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50677\" aria-describedby=\"caption-attachment-50677\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50677\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Etleda-Sanxhaktari-600x389.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"389\" data-id=\"50677\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-50677\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtaret Etleda \u00c7iftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari gjat\u00eb nj\u00eb seance d\u00ebgjimore. Foto:LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Artan Zeneli u gjet i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe po ashtu u rr\u00ebzua n\u00eb kriterin e justifikimit t\u00eb pasurive nga shumica e treshes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK) q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen e tij.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i publikuar s\u00ebfundmi, tregon se kryesuesja Etleda \u00c7iftja, dhe relatorja Xhensila Pine u shpreh\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Zenelit pas shqyrtimit t\u00eb dy kritereve dhe vendosi shkarkimin e tij p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Ata cil\u00ebsuan shkelje shkarkues mosdeklarimin e heqjes s\u00eb viz\u00ebs nga ambasada e SHBA, Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb arsyetuan se Zeneli \u201ckishte ndryshuar shpjegimet e tij, nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u00eb fshehur dhe paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb krahun tjet\u00ebr Valbona Sanxhaktari u shpreh n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs se Zeneli nuk kishte probleme me figur\u00ebn dhe p\u00ebrkund\u00ebr shumic\u00ebs tha se ai kishte shpjeguar besuesh\u00ebm pasurin\u00eb. Sanxhaktari k\u00ebrkoi q\u00eb Zeneli t\u00eb hetohej edhe n\u00eb kriterin e profesionalizmit, duke kund\u00ebrshtuar shkarkimin mbi dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit Zeneli i cil\u00ebsoi harresa dhe gabime disa nga problemet e gjetura nga KPK n\u00eb pasurin\u00eb e tij, nd\u00ebrsa justifikoi mosdeklarimin e heqjes s\u00eb viz\u00ebs turistike nga SHBA, me faktin se nuk e kishte konsideruar k\u00ebt\u00eb si ndalim hyrje, pasi kishte nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb viz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb u refuzua m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Zeneli u p\u00ebrfshi n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit si an\u00ebtar\u00eb i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Ai ishte rifutur n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si pjes\u00eb e k\u00ebsaj gjykate n\u00eb vitin 2009, nd\u00ebrsa kishte punuar si gjykat\u00ebs n\u00eb Kruj\u00eb deri n\u00eb vitin 1999 dhe m\u00eb pas si avokat. Zeneli nuk qe i vetmi an\u00ebtar i k\u00ebsaj gjykate i shkarkuar. Nga 9 gjykat\u00ebs t\u00eb lart\u00eb q\u00eb u p\u00ebrfshin n\u00eb proces 5 u shkarkuan, nd\u00ebrsa kat\u00ebr u konfirmuan, por nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces rishqyrtimi i ankuar nga Komisioneri Publik. Po ashtu Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit ka k\u00ebrkuar ankimim edhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb konfirmuar.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lexo m\u00eb shum\u00eb:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><strong><u><a href=\"\/vetingu\/?p=51221\"> Rr\u00ebzimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/a><\/u><\/strong><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50742\"><strong><u>An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Artan Zeneli ngel n\u00eb veting<\/u><\/strong><\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50676\"><strong><u>Revokimi i dy vizave amerikane shenjon vetingun e gjyqtarit Artan Zeneli<\/u><\/strong><\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50609\"><strong>Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Artan Zeneli-an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb<\/strong><\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Heqja e viz\u00ebs nga SHBA<\/strong><\/p>\n<p>Pak dit\u00eb pasi Gjykata Kushtetuese kishte konfirmuar ligjin 84\/2016 \u201cp\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve\u201d, konsullata pran\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, thirri nj\u00eb num\u00ebr gjykat\u00ebsish e prokuror\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebve u njoftoi heqje t\u00eb vizave t\u00eb udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin p\u00ebr shtyp q\u00eb shoq\u00ebroi k\u00ebt\u00eb heqje vizash ambasada b\u00ebri me dije se vendimi i marr\u00eb kishte lidhje me procesin e pag\u00ebzuar si veting. \u201cAmbasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara e ka nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim p\u00ebrpara procesit t\u00eb pritsh\u00ebm t\u00eb vetingut, i cili do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb lidhjet e zyrtar\u00ebve t\u00eb caktuar me korrupsionin\u201d, thuhet n\u00eb njoftim e 26 janarit 2017. N\u00eb list\u00ebn e atyre q\u00eb humb\u00ebn viz\u00ebn ishte nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb edhe ish-Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe t\u00eb atyre t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi Artan Zeneli, i cili si\u00e7 del nga vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb kishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment dy viza amerikane, nj\u00eb turistike dhe nj\u00eb tjet\u00ebr pun\u00eb, u thirr m\u00eb 26 janar n\u00eb konsullat\u00eb ku iu njoftua p\u00ebr revokimin e viz\u00ebs turistike.<\/p>\n<p>Zeneli nd\u00ebrkoh\u00eb kishte kandiduar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe duhej t\u00eb dor\u00ebzonte n\u00eb Drejtorin\u00eb e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK), formualrin e vet\u00ebdeklarimit mbi past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga vendimi i zbardhur rezulton se data e vendosur mbi vet\u00ebdeklarim \u00ebsht\u00eb 16 janar 2017, por data e dor\u00ebzimit t\u00eb cilin e ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb gjykat\u00ebsi \u00ebsht\u00eb 27 janar 2017. KPK n\u00eb shqyrtimin e kriterit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs gjeti se Zeneli nuk kishte vet\u00ebdeklaruar se nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb dor\u00ebzonte formualrin i ishte revokuar viza turistike nga SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb argumentim shumica arsyeton se Zeneli nuk mund ta kishte b\u00ebr\u00eb plot\u00ebsimin e formularit para vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb i hapte rrug\u00eb procesit dhe se ai mund ta kishte amenduar formularin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb heqjen e viz\u00ebs. Shumica arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb formualar dhe se ky ishte nj\u00eb veprim q\u00eb sillte shkarkimin. \u201cEvidentohet se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb plot\u00ebsimin e Deklarat\u00ebs p\u00ebr Kontrollin e Figur\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Zeneli deklaroi p\u00ebr KPK se \u201cnuk e \u00e7moi t\u00eb b\u00ebnte ndryshime n\u00eb formularin e deklarat\u00ebs p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs p\u00ebr arsye se ishte i bindur se nuk i ishte refuzuar hyrja, por thjesht ishte revokuar nj\u00ebra nga vizat\u201d. Por KPK e cila gjeti gjat\u00eb hetimit se po ashtu edhe viza e dyt\u00eb ishte hequr n\u00eb vitin 2018, arsyetoi se pavar\u00ebsisht interpretimit ai duhej t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb formular.<\/p>\n<p>Po ashtu duke iu referuar q\u00ebndrimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik nga amabasada dit\u00ebn e refuzimit KPK thot\u00eb se heqja e viz\u00ebs ishte ndalim hyrje dhe lidhej me procesin e vetingut, p\u00ebrndryshe nga sa pretendonte Zeneli se kishte arsyetuar q\u00eb heqja e nj\u00ebr\u00ebs viz\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohej ndalim hyrje.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb vendimin e zbardhur citohet edhe nj\u00eb deklarat\u00eb nga \u00a0Departamenti i Shtetit I SHBA, ku thuhet se ai \u201cKa nj\u00eb autoritet t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb mohuar dhe revokuar viza, bazuar n\u00eb informacione q\u00eb tregojn\u00eb se zot\u00ebruesi i viz\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb i papranuesh\u00ebm n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb autoritet p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar p\u00ebrpara p\u00ebrpjekjet kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d Sipas shumic\u00ebs Zeneli kishte shkelur ligjin duke mos deklaruar se kishte ndalim hyrje n\u00eb nj\u00eb nga vendet an\u00ebtare n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>N\u00eb mendimin e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Sanxhaktari n\u00eb pakci\u00eb arsyeton se shumica nuk kishte arsyetuar si duhej. \u201cShumica nuk ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar dhe t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr verifikimin e rrethanave q\u00eb merren parasysh n\u00eb konstatim, si dhe rrethanave leht\u00ebsuese\u201d, shkroi ajo.<\/p>\n<p>Sanxhaktari thot\u00eb se mosdeklarimi i heqjes s\u00eb viz\u00ebs nuk ishte i mjaftuesh\u00ebm si argument shkarkues. Nd\u00ebrsa thekson se shumica kishte b\u00ebr\u00eb edhe shkelje t\u00eb procedur\u00ebs. \u201cKonstatoj se as shumica dhe as DSIK-ja nuk kan\u00eb p\u00ebrmendur se cilat jan\u00eb: baza ligjore, afati, rrethanat dhe informacionet, mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rishikimi i raportit p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs. \u00a0\u00a0Sipas Sanxhaktarit \u201cnuk p\u00ebrmbushet asnj\u00eb kriter ligjor dhe kushtetues q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktonte pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shumica n\u00eb KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se Zeneli kishte probleme edhe n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. N\u00eb disa blerje t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme KPK thot\u00eb se hetimi gjeti disa mosdeklarime, nd\u00ebrsa arsyetoi se kishte p\u00ebrpjekje p\u00ebr fshehje pasurie dhe po ashtu pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb saj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu p\u00ebr blerjen e nj\u00eb vile 260 m\u00b2 me 300 m\u00b2 oborr me vler\u00eb 196.738 euro, KPK gjeti se Zeneli nuk kishte deklaruar marrjen e nj\u00eb huaje prej 150 mij\u00eb euro p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas e kishte paguar p\u00ebrmes nj\u00eb kredie me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb.<\/p>\n<p>KPK konsideroi shkelje faktin q\u00eb ky veprim nuk ishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00eb. Zeneli shpjegoi se ai nuk e kishte deklaruar huan, pasi deklarimi ishte b\u00ebr\u00eb disa vite m\u00eb von\u00eb dhe se marr\u00ebdh\u00ebnia konfirmohej me faktin q\u00eb kredia i ishte paguar personit q\u00eb ai kishte marr\u00eb huan\u00eb dhe me objekt blerjen e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu problem u gjet n\u00eb banes\u00ebn dykat\u00ebshe, me sip. 188 m\u00b2 dhe oborr me sip. 337.25 m\u00b2, e deklaruar si e krijuar nga t\u00eb ardhurat prej pag\u00ebs dhe t\u00eb prind\u00ebrve. KPK thot\u00eb se gjeti se ai kishte bler\u00eb po ashtu dy pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2016, por sipas KPK-s\u00eb shtesa e p\u00ebrfituar nuk ishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Zeneli pretendoi se ishte harres\u00eb, se shtesa e padeklaruar ishte vet\u00ebm 8.7 metra katror\u00eb dhe ishte paguar me 40 mij\u00eb lek\u00eb. Megjithat\u00eb KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se kishte pasur p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta fshehut k\u00ebt\u00eb pasuri dhe se t\u00eb dh\u00ebnat ishin paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket nj\u00eb apartamenti 117 m\u00b2, bler\u00eb 41.000 USD, KPK thot\u00eb se Zeneli nuk kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr ta paguar at\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh si\u00e7 dilte nga kontrata dhe se rezultonte n\u00eb pamjaftueshm\u00ebri burimesh t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Zeneli u justifikua duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrndryshe nga sa dilte n\u00eb deklarimin e par\u00eb ai e kishte paguar apartamentin n\u00eb disa k\u00ebste si\u00e7 kishte deklaruar n\u00eb \u201cDeklarat\u00ebn Veting\u201d, por ky ndryshim q\u00ebndrimesh u p\u00ebrdor kund\u00ebr tij nga shumica n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>KPK po ashtu rr\u00ebzoi auditimin e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr pasurit\u00eb e Zenelit. Shumica tha se \u201cP\u00ebr kryerjen e ekspertimit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur asnj\u00eb standard auditimi referues p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn dhe zhvillimin e ekspertimit; dhe jan\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebna referuese t\u00eb ndryshme p\u00ebr koh\u00ebn dhe vlerat e paguara\u201d.<\/p>\n<p>Shumica gjeti probleme edhe n\u00eb blerjen e dy apartamenteve me vler\u00eb totale 100 mij\u00eb euro. KPK shprehet n\u00eb vendim se gjeti se pa llogaritur shpenzimet Zenelit i mungonin 10.5 milion p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjykat\u00ebsi s\u00ebrish paraqiti si justifikim faktin se pagesat, edhe pse ishin deklaruara t\u00eb b\u00ebra nj\u00ebher\u00ebsh ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme me k\u00ebste.<\/p>\n<p>Por shumica nuk i gjeti t\u00eb mjaftueshme pretendimet e gjykat\u00ebsit dhe konsideroi se ai nuk e kalonte rivler\u00ebsimin edhe p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. \u201cN\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Artan Nuh Zeneli, nuk arrin nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb pasi: ka kryer deklarim\u00a0 t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb; nga kontrolli i pasuris\u00eb u evidentuan pasuri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga sa mund t\u00eb justifikohen ligj\u00ebrisht; u evidentua se ai ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u00eb fshehur, ose ka paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi, posedim ose p\u00ebrdorim t\u00eb tij\u201d, thuhet n\u00eb konkluzionet e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mendimi i pakic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mendimin e pakic\u00ebs an\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese Valbona Sanxhaktari thot\u00eb se p\u00ebrndryshe nga p\u00ebrfundmi i arritur nga dy koleg\u00ebt e saj, Zeneli kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb justifikimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari thot\u00eb se pasurit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar deklarim gjykat\u00ebsit dhe p\u00ebr t\u00eb cilat shumica kishte konstatuar mosdeklarim t\u00eb huave ishin v\u00ebn\u00eb para periudh\u00ebs q\u00eb ai punonte si gjykat\u00ebs dhe se ai nuk kishte detyrim q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb deklaronte huat\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb nga persona t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sanxhaktari arsyeton se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet gjykat\u00ebsi kishte paraqitur dokumente t\u00eb mjaftueshme. Ajo thot\u00eb se paqart\u00ebsit\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes s\u00eb pagesave vijn\u00eb p\u00ebr shkak se Zeneli ka deklaruar \u00ebto pasuri kur ka marr\u00eb detyr\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb vitin 2007 dhe ku nuk ka pasur detyrim t\u00eb shpjegonte m\u00ebnyr\u00ebn si ishin paguar. K\u00ebstet ai i ka deklaruar p\u00ebr KPK, kur kjo ka gjetur se ai nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb paguante.<\/p>\n<p>Pakica duke konsideruar se Zeneli e kalonte rivler\u00ebsimin p\u00ebr t\u00eb dy kriteret e para, thot\u00eb se KPK duhej t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb po ashtu edhe hetim t\u00eb aft\u00ebsive profesionale. \u201cN\u00eb\u00a0 vler\u00ebsim\u00a0 t\u00eb\u00a0 t\u00eb\u00a0 gjith\u00eb\u00a0 p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve\u00a0 t\u00eb vler\u00ebsimit, krijoj bindjen se shumica nuk duhet t\u00eb kishte disponuar shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti, por duhej t\u00eb kish vazhduar procedur\u00ebn edhe me p\u00ebrfshirjen e komponentit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, arsyeton an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mosdeklarimi i heqjes t\u00eb viz\u00ebs nga ambasada e SHBA, mosdeklarimi i huave nga persona t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe problemet me\u00a0 blerjet e pasurive t\u00eb paluajtshme, soll\u00ebn shkarkimin me shumic\u00eb nga KPK t\u00eb \u00a0an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Artan Zeneli. Nj\u00eb nga an\u00ebtaret e trup\u00ebs gjykuese u shpreh kund\u00ebr dhe k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr Zenelin t\u00eb shqyrtohej edhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69515,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Etleda-Sanxhaktari-600x389.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52238"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52238"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52238\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61828,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52238\/revisions\/61828"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69515"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52238"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52238"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52238"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}