{"id":52353,"date":"2018-09-19T17:58:16","date_gmt":"2018-09-19T15:58:16","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52353"},"modified":"2019-05-06T23:30:38","modified_gmt":"2019-05-06T23:30:38","slug":"denime-dhe-dhurata-te-padeklaruara-admir-thanza-u-rrezua-ne-te-tre-kriteret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/denime-dhe-dhurata-te-padeklaruara-admir-thanza-u-rrezua-ne-te-tre-kriteret\/2018\/09\/19\/","title":{"rendered":"D\u00ebnime dhe dhurata t\u00eb padeklaruara, Admir Thanza u rr\u00ebzua n\u00eb t\u00eb tre kriteret"},"content":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Admir Thanza b\u00ebri deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, b\u00ebri deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb formularin e dekriminalizimit, kishte kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe fshehu dhurata nga pal\u00eb t\u00eb cilat i kishte gjykuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50491\" aria-describedby=\"caption-attachment-50491\" style=\"width: 558px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180710_121431_10071801-1_U2Oc4gY.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50491\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180710_121431_10071801-1_U2Oc4gY-558x400.jpg\" alt=\"\" width=\"558\" height=\"400\" data-id=\"50491\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50491\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Admir Thanza, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se an\u00ebtari tashm\u00eb i shkarkuar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Admir Thanza kishte probleme me t\u00eb tria kriteret e rivler\u00ebsimit, ndon\u00ebse mosdeklarimi i nj\u00eb d\u00ebnimi penal n\u00eb Itali t\u00ebrhoqi m\u00eb s\u00eb shumti v\u00ebmendjen p\u00ebr shkak t\u00eb tonit melodramatik q\u00eb ai p\u00ebrdori p\u00ebr ta justifikuar.<\/p>\n<p>Treshja q\u00eb gjykoi Thanz\u00ebn, e kryesuar nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi nuk pati shum\u00eb dilema n\u00eb fund t\u00eb hetimit. Thanza rezulton sipas k\u00ebtij vendimi n\u00eb shkelje me tre pika t\u00eb nenit 61 t\u00eb ligjit 84\/2016. Ai u gjet se kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, rezultoi me probleme serioze nga kontrolli i figur\u00ebs dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Thanza u mbrojt duke pranuar disa nga shkeljet q\u00eb iu gjet\u00ebn, por duke u justifikuar se ato nuk nd\u00ebshkoheshin nga ligji. Ai justifikoi d\u00ebnimin n\u00eb Itali si nj\u00eb gjest p\u00ebr hir t\u00eb familjes dhe tha se nuk e kishte deklaruar, pasi d\u00ebnimi nuk ishte i nd\u00ebshkuesh\u00ebm nga ligji p\u00ebr dekriminalizimin. Nuk pranoi t\u00eb kishte kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, duke u justifikuar se \u00e7\u00ebshtja ndaj personave p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt aludohej ishte pushuar. Po ashtu, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se dhurata q\u00eb kishte marr\u00eb nga nj\u00eb kompani p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas kishte dh\u00ebn\u00eb gjykim nuk ishte dhurat\u00eb, por nj\u00eb kontrat\u00eb fiktive p\u00ebr nj\u00eb garazh t\u00eb bler\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Pas shkarkimit nga detyra, Admir Thanza u mor n\u00eb hetim nga prokuroria p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cfalsifikimit t\u00eb vulave, stampave apo formular\u00ebve\u201d, p\u00ebr shkak se nuk kishte deklaruar d\u00ebnimin n\u00eb Itali. Procesi ndaj tij \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb hetim.<\/p>\n<p><strong>Lexo edhe:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/?p=51221\">Rr\u00ebzimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/?p=50531\">Pas vetingut, gjyqtari Thanza n\u00ebn hetim p\u00ebr falsifikimin e formularit t\u00eb dekriminalizimit<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/?p=50490\">Vetingu zbulon d\u00ebnimin n\u00eb Itali t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI evidentoi probleme n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb nga ana e Thanz\u00ebs. N\u00eb vendimin e zbardhur thuhet se ILDKPKI e akuzoi Thanz\u00ebn p\u00ebr fshehje pasurie dhe mosdeklarim. KPK thot\u00eb se kjo u provua edhe n\u00eb hetimin e pavarur t\u00eb b\u00ebr\u00eb prej saj.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 2000 Thanza ishte investuar t\u00eb blinte nj\u00eb apartament 136 metra katror\u00eb. Vlera e apartamentit n\u00eb kontrat\u00ebn mes tij dhe kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese ishte 1.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK gjeti se n\u00eb dosjen e Thanz\u00ebs pran\u00eb ILDKPKI ishte shtuar nj\u00eb faqe- formular q\u00eb mbante dat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me pjes\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte deklaruar vlera 3 milion\u00eb lek\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb blerje dhe 1.8 milion\u00eb lek\u00eb rikonstruksion p\u00ebr apartamentin. KPK thot\u00eb se gjyqtari nuk kishte asnj\u00eb procesverbal p\u00ebr t\u00eb justifikuar shtes\u00ebn n\u00eb formular. Thanza vet\u00eb tha se nuk e mbante mend.<\/p>\n<p>N\u00eb shtes\u00eb deklarohej edhe nj\u00eb garazh 18 metra katror\u00eb. \u00a0Sipas KPK-s\u00eb, Thanza kishte \u201charruar\u201d t\u00eb deklaronte nj\u00eb garazh dhurat\u00eb nga nj\u00eb kompani-t\u00eb cil\u00ebn e kishte pasur pal\u00eb si relator i nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se pyeti Thanz\u00ebn p\u00ebr dhuratat m\u00eb 10 mars 2018. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, gjykat\u00ebsi i shkarkuar ka mohuar marrjen e ndonj\u00eb dhurate n\u00eb pyet\u00ebsor. Kur KPK i \u00ebsht\u00eb rikthyer duke e pyetur specifikisht p\u00ebr kompanin\u00eb, Thanza pretendoi se garazhi ishte bler\u00eb dhe se kontrata e dhurimit ishte fiktive.<\/p>\n<p>Trupi gjykues argumentoi se gjyqtari duhej t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtja.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrtej pasojave s\u00eb kontrat\u00ebs fiktive, mbetet i pashmangsh\u00ebm fakti i mohimit t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb nga ana e z. Admir Thanza t\u00eb ekzistenc\u00ebs (qoft\u00eb edhe vet\u00ebm formalisht) t\u00eb nj\u00eb kontrate dhurimi me \u201cC\u201d sh.p.k,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK ngriti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dyshimesh mbi k\u00ebto pasuri. Hetimi zbuloi se vlera prej 1.2 milion\u00ebsh e blerjes s\u00eb apartamentit ishte shum\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se sa mesatarja e \u00e7mimeve n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Madje sipas KPK-s\u00eb, edhe vlera prej 3 milion\u00eb lek\u00ebsh ishte sipas dokumenteve nga Zyra Vendore e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme (ZVRPP) sa gjysma e vler\u00ebs s\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nd\u00ebrsa \u00e7mimi i deklaruar prej 1.2 milion\u00eb sa nj\u00eb e pesta e vler\u00ebs n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Justifikimi i Thanz\u00ebs se e kishte bler\u00eb apartamentin n\u00eb karabina u gjet i paprovueshme nga KPK. Trupa gjykuese arsyetoi se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes nuk referohej di\u00e7ka e till\u00eb. Po ashtu, KPK e konsideroi kontradiktor justifikimin se nd\u00ebrtuesit b\u00ebnin kontrata me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shmangur tatimet. KPK argumentoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, di\u00e7ka e till\u00eb do ishte kund\u00ebrproduktive, pasi nd\u00ebrtuesi po shiste nj\u00eb apartament n\u00ebn \u00e7mimin e referenc\u00ebs mbi t\u00eb cilin do paguante taksat.<\/p>\n<p>KPK tha po ashtu se nuk kishte prova p\u00ebr t\u00eb dokumentuar shpenzimet e rregullimit prej 1.8 milion\u00eb lek\u00ebsh. Sipas saj, n\u00eb kontrat\u00eb apartamenti ishte bler\u00eb i ri dhe nd\u00ebrhyrjet ishin t\u00eb pajustifikueshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb burimi i t\u00eb ardhurave ishte i dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>Thanza u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se \u201capartamenti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb stadin karabina dhe me k\u00ebt\u00eb arsye, mund t\u00eb shpjegohej fakti q\u00eb pas blerjes ai ka shpenzuar, ve\u00e7 \u00e7mimit t\u00eb kontrat\u00ebs, edhe nj\u00eb shif\u00ebr prej 1.5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa vet\u00eb \u00e7mimi, p\u00ebr t\u00eb kryer punimet e nisura pas dat\u00ebs 16 n\u00ebntor 2000\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin arsyetim p\u00ebrdori Thanza edhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes. N\u00eb kontrat\u00eb, apartamenti\u00a0 rezulton i bler\u00eb p\u00ebr 1.9 milion\u00eb, por \u00ebsht\u00eb deklaruar nga Thanza si i bler\u00eb p\u00ebr 4 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb arsyetim, duke th\u00ebn\u00eb se nuk u soll asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr punimet e kryera.<\/p>\n<p>KPK po ashtu gjeti se nj\u00eb garazh i bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja e Thanz\u00ebs me vler\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb nuk ishte deklaruara asnj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb deklarat\u00ebn veting. ILDKPKI e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb \u201cfshehje pasurie\u201d, dhe Komisioni nuk e pranoi justifikimin se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb harres\u00eb.<\/p>\n<p>Thanza nuk doli mir\u00eb as n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Sipas KPK-s\u00eb, ai rezultoi me probleme edhe n\u00eb nj\u00eb audit t\u00eb porositur prej tij.<\/p>\n<p>\u201cPeriudha 1992 &#8211; 2003, sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb ka p\u00ebrcjell\u00eb te Komisioni vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit,\u00a0 n\u00ebp\u00ebrmjet analiz\u00ebs financiare q\u00eb kan\u00eb kryer ekspert\u00ebt ekonomik\u00eb, pra nga auditi i ngarkuar prej tij, rezulton me nj\u00eb bilanc negativ prej\u00a0 minus 2.7 milion lek\u00ebsh\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr vitet 2004 &#8211; 2016, ai\u00a0 del me minus\u00a0 4.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se Thanza kishte pretenduar se shpenzimet e kishin qen\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla, pasi nj\u00eb periudh\u00eb kohe kishte jetuar n\u00eb Shkod\u00ebr me kosto jetese t\u00eb ul\u00ebt, por KPK n\u00eb argumentim thot\u00eb se kjo ishte e pamundur, pasi referenca e marr\u00eb ishin shpenzimet minimale jetike n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb ishte e pamundur q\u00eb shpenzimet e gjykat\u00ebsit t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, pasi llogaria ishte b\u00ebr\u00eb duke konsideruar se p\u00ebr t\u00eb jetuar nj\u00eb person duheshin 440 lek\u00eb (prej vitit 2007 e deri n\u00eb vitin 2016) n\u00eb dit\u00eb, q\u00eb sipas Komisionit ishin shpenzime p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe p\u00ebr baz\u00eb ishin marr\u00eb familjet m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra n\u00eb vend.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se llogaria nuk merr n\u00eb konsiderat\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb familje t\u00eb shtres\u00ebs se mesme apo t\u00eb lart\u00eb dhe nuk llogariten p\u00ebrshembull \u201cfrekuentimi i restoranteve, bareve, hoteleve, udh\u00ebtimeve dhe pushimeve brenda vendit, palestra, sh\u00ebrbime p\u00ebr mir\u00ebmbajtje trupi\u201d e t\u00eb ngjashme \u201cq\u00eb do t\u00eb arrinim n\u00eb nj\u00eb shum\u00ebfish t\u00eb shum\u00ebs simbolike prej 3 eurosh n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr shpenzimet jetike\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kontrolli i figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Hetimi mbi figur\u00ebn dhe p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb po ashtu rezultoi negativ p\u00ebr Thanz\u00ebn, i cili u gjet nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar si i shantazhuesh\u00ebm nga krimi i organizuar p\u00ebr shkak t\u00eb kontakteve.<\/p>\n<p>KPK mbajti p\u00ebrgjegj\u00ebs Thanz\u00ebn p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb faktit q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb hetim p\u00ebr korrupsion pasiv. Gjykat\u00ebsi i shkarkuar u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se \u201cnga momenti q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb pushuar \u2013 pasi faktet e provuara nga hetimi nuk p\u00ebrmbushin elementet e vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte hetuar, \u2013 ajo nuk duhej t\u00eb ishte deklaruar\u201d.<\/p>\n<p>Ai arsyetoi se p\u00ebrkufizimi p\u00ebr \u201cpersonin e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar\u201d parashikon p\u00ebrjashtimin e rastit kur ai \u00ebsht\u00eb deklaruar i pafajsh\u00ebm me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.\u00a0 Ai po ashtu kund\u00ebrshtoi raportin e DSIK-s\u00eb, q\u00eb e cil\u00ebsonte \u201csi nj\u00eb individ q\u00eb mund t\u00eb vihet leht\u00ebsisht n\u00ebn presion nga strukturat kriminale\u201d duke th\u00ebn\u00eb se ishin t\u00eb gabuara pasi ato prezumonin faj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Por KPK thot\u00eb se interpretimet e tij ishin t\u00eb gabuara, se pushimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga prokuroria nuk konsiderohet i barabart\u00eb \u201cme nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor pafaj\u00ebsie t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb\u201d. \u00a0Sipas Komisionit, ligji e b\u00ebnte taksative se p\u00ebrjashtimi nga konsiderimi si an\u00ebtar i krimit t\u00eb organizuar b\u00ebhet vet\u00ebm kur ka vendim pafaj\u00ebsie t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit kishte detyrimin p\u00ebr t\u00eb deklaruar kontaktin e pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u00a0 dhe se deklarimi i tij ishte i pasakt\u00eb. Komisioni tha po ashtu se e besonte raportin se Thanza \u201cka tendenca n\u00eb p\u00ebrfshirjen n\u00eb veprimtari kriminale dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb individ q\u00eb mund t\u00eb vihet leht\u00ebsisht n\u00eb presion nga strukturat kriminale &#8230;\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kontrolli profesional<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb i raportoi KPK-s\u00eb disa parregullsi profesionale, por i dha not\u00eb pozitive gjyqtarin Thanza p\u00ebr kriterin e aft\u00ebsive profesionale. Sipas KLD-s\u00eb, Thanza kishte probleme n\u00eb administrimin e dosjeve, kishte relacione pa dat\u00eb dhe firm\u00eb dhe se n\u00eb 3 dosje mungonte procesverbali p\u00ebr seanc\u00ebn n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ai i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KLD-s\u00eb duke faj\u00ebsuar p\u00ebr mungesa ndihm\u00ebsit ligjor\u00eb dhe tha se problemet nuk ishin pjes\u00eb e kompetencave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioni n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale t\u00eb Thanz\u00ebs u fokusua n\u00eb etik\u00ebn dhe integritetin e tij si gjykat\u00ebs. N\u00eb vendimin e zbardhur thuhet se Thanza kishte deklaruar se nuk kishte marr\u00eb dhurat\u00eb mbi 500 euro dhe se po ashtu nuk kishte dh\u00ebn\u00eb vendime, ku pal\u00ebn ishin persona q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb dhurata. Por KPK gjeti nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb prillit 2017, sipas t\u00eb cil\u00ebs nj\u00eb shoq\u00ebri i kishte b\u00ebr\u00eb Thanz\u00ebs dhe disa personave t\u00eb tjer\u00eb \u201cnj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 18 m\u00b2 t\u00eb ndodhur n\u00eb Shkod\u00ebr\u201d. Sipas kontrat\u00ebs s\u00eb dhurimit, secilit pranues t\u00eb dhurat\u00ebs i p\u00ebrkiste \u00bc e garazhit, si pjes\u00eb takuese e pandar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK gjeti se kompania n\u00eb fjal\u00eb ishte pal\u00eb nd\u00ebrgjygj\u00ebsuese n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur rezultoi se n\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb regjistruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb po n\u00eb vitin 2017 Admir Thanza ishte relator. \u201cKjo \u00e7\u00ebshtje rezulton e p\u00ebrfunduar\/vendosur m\u00eb dat\u00eb 06.03.2018\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Vendimii zbardhur b\u00ebn me dije se Thanza kishte mohuar si marrjen e dhuratave, si faktin q\u00eb mund t\u00eb kishte gjykuar dik\u00eb q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb. KPK thot\u00eb se mohimi ishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm kat\u00ebr dit\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes me pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebsuese kompanin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Thanza u mbrojt se garazhi nuk ishte dhurat\u00eb. Ai pretendoi se e kishte bler\u00eb s\u00eb bashku me apartamentin n\u00eb vitin 2000, por \u201c\u00e7udit\u00ebrisht ishte regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese dhe jo t\u00eb bler\u00ebsve\u201d. Ai paraqiti po ashtu nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb nj\u00eb noteri, q\u00eb supozohej se u kishte sugjeruar pal\u00ebve t\u00eb firmosnin nj\u00eb kontrat\u00eb dhurimi fiktive.<\/p>\n<p>Komisioni arsyetoi se alibia e Thanz\u00ebs sa i p\u00ebrket garazhit nuk ishte bind\u00ebse. \u201cJemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kontrate t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhurimi, q\u00eb p\u00ebrmbush t\u00eb gjitha elementet formale dhe nuk mund t\u00eb pretendohet q\u00eb ajo t\u00eb mos prodhoj\u00eb efektet e veta juridike\u201d, argumentoi treshja e KPK-s\u00eb. Sipas Komisionit nj\u00eb gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb \u201cnuk mund t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb kontrata vet\u00ebm p\u00ebr faktin sepse ato sugjerohen nga ana e nj\u00eb noteri\u201d.<\/p>\n<p>Komisioneri thot\u00eb se Thanza mund t\u00eb kishte bindur me versionin e tij n\u00ebse \u201cn\u00ebse do t\u00eb kishte pohuar ekzistenc\u00ebn e kontrat\u00ebs s\u00eb dhurimit n\u00eb fjal\u00eb\u201d gjat\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vet\u00ebdeklarimi apo sqarimi gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin kishte qen\u00eb relator KPK thot\u00eb se i krijohen \u201cdyshime t\u00eb arsyeshme mbi tentativ\u00ebn e fshehjes t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>KPK gjeti se Thanza kishte marr\u00eb nj\u00eb mas\u00eb disiplinore \u201cV\u00ebrejtje me paralajm\u00ebrim\u201d nga KLD n\u00eb vitin 2000 \u201cP\u00ebr kryerjen e veprimeve q\u00eb sipas ligjit jan\u00eb t\u00eb papajtueshme me funksionin e gjyqtarit\u201d, q\u00eb iu shtua problemeve q\u00eb ai kishe me vet\u00eb Komisionin.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb po ashtu se m\u00ebsoi q\u00eb Thanza ishte d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb Itali, me 40 dit\u00eb burg dhe 100 mij\u00eb lireta gjob\u00eb, nd\u00ebrsa ky i fundit nuk e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb as n\u00eb formular dhe as kur u pyet specifikisht nga KPK n\u00ebse kishte d\u00ebnime.<\/p>\n<p>Thanza e pranoi faktin q\u00eb vendimi i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb\u00a0 ishte dh\u00ebn\u00eb ndaj tij n\u00eb Itali, por ai mohoi q\u00eb t\u00eb kishte kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte d\u00ebnuar. Ai tha se \u201ci detyruar nga rrethanat familjare, si dhe i shtyr\u00eb nga ndjenja humanitare\u201d kishte marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb penale t\u00eb dikujt tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa tha se nuk e kishte deklaruar d\u00ebnimin sepse vepra p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte d\u00ebnuar nuk ishte p\u00ebrjashtuese sa i p\u00ebrket ligjit p\u00ebr dekriminalizimin.<\/p>\n<p>KPK e rr\u00ebzoi pretendimet e gjykat\u00ebsit p\u00ebr mos deklarimin e d\u00ebnimit n\u00eb Itali. Komisioni arsyetoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte fakti q\u00eb gjyqtari nuk e kishte deklaruar at\u00eb dhe q\u00eb kishte g\u00ebnjyer po ashtu edhe n\u00eb pyet\u00ebsorin e KPK-s\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin i ishte p\u00ebrs\u00ebritur pyetja n\u00ebse ishte ndaluar apo d\u00ebnuar n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr. N\u00eb fund, KPK arsyetoi se k\u00ebto e b\u00ebnin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht Thanz\u00ebn dhe se veprimet e tij \u201cc\u00ebnonin besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Admir Thanza b\u00ebri deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, b\u00ebri deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb formularin e dekriminalizimit, kishte kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe fshehu dhurata nga pal\u00eb t\u00eb cilat i kishte gjykuar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69684,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180710_121431_10071801-1_U2Oc4gY-558x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52353"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52353"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52353\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62422,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52353\/revisions\/62422"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69684"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}