{"id":52570,"date":"2018-09-27T19:24:22","date_gmt":"2018-09-27T17:24:22","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52570"},"modified":"2019-04-23T22:01:25","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:25","slug":"kolegji-i-apelimit-shkarkimi-i-ish-gjykatesit-trezhnjeva-i-drejte-ne-thelb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-i-apelimit-shkarkimi-i-ish-gjykatesit-trezhnjeva-i-drejte-ne-thelb\/2018\/09\/27\/","title":{"rendered":"Kolegji i Apelimit: Shkarkimi i ish-gjykat\u00ebsit Trezhnjeva \u201ci drejt\u00eb n\u00eb thelb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Apelimit konfirmoi vendimin e KPK-s\u00eb kund\u00ebr\u00a0 ish-gjyqtarit Besim Trezhnjeva, duke u shprehur se faktet tregonin\u00a0 se pasuria e tij ishte duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb madhe se pasuria e ligjshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52573\" aria-describedby=\"caption-attachment-52573\" style=\"width: 526px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180411_195229_110418_1_02-2_1yUFPZD.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-52573\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180411_195229_110418_1_02-2_1yUFPZD-526x400.jpg\" alt=\"\" width=\"526\" height=\"400\" data-id=\"52573\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-52573\" class=\"wp-caption-text\">Komisionit i Pavarur i Kualifikimit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me gjyqtarin e Apelit n\u00eb Durr\u00ebs, Besim Trezhnjeva | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pretendimet e ish-gjykat\u00ebsit t\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit Besim Trezhnjeva se hetimi administrativ ndaj tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte shkelur parimin \u201ce gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar\u201d apo se KPK nuk duhej t\u00eb gjykonte mbi ligjsh\u00ebmrin\u00eb e nj\u00eb kontrate fiktive t\u00eb vet\u00ebdeklaruar, jan\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb Apel.<\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit konfirmoi vendimin e Komisionit p\u00ebr t\u00eb shkarkuar Trezhnjev\u00ebn. KPA arsyeton n\u00eb vendimin e zbardhur se pretendimet e gjykat\u00ebsit se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb respektuar parimi i barazis\u00eb para ligjit dhe parimi i ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb procesit\u201d apo se vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb \u201cn\u00eb interpretim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit\u201d, nuk q\u00ebndrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e kryesuar nga Ardian Hajdari me relator Luan Dacin dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Rezarta Schuetz e Sokol \u00c7omo, me v\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs, ishte unanime n\u00eb konfirmimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb kund\u00ebr Trezhnjev\u00ebs. N\u00eb vendim trupa gjykuese thot\u00eb se procesi kishte qen\u00eb i ligjsh\u00ebm, i drejt\u00eb dhe se ish-gjykat\u00ebsi nuk kishte sjell\u00eb prova t\u00eb besueshme p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb dy prej an\u00ebtareve t\u00eb saj, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz\u00a0 dhan\u00eb mendime paralele. Rama dhe Schuetz than\u00eb se Komisioni nuk duhej t\u00eb kishte cil\u00ebsuar si fshehje pasurie mosdeklarimin e llogaris\u00eb bankare t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebsit. Schuetz nd\u00ebrkoh\u00eb shtoi edhe se KPK duhej t\u00eb kishte sqaruar m\u00eb mir\u00eb n\u00eb vendim se p\u00ebrse kontrata fiktive e kredis\u00eb e vet\u00ebdeklaruar nga gjykat\u00ebsi, \u201cc\u00ebnonte besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d. Megjithat\u00eb t\u00eb dyja konfirmuan vendimin e marr\u00eb nga KPK. Trezhnjeva u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb proces nga avokati Fatmir Braka.<\/p>\n<p>Trezhnjeva \u00ebsht\u00eb gjykat\u00ebsi i dyt\u00eb q\u00eb u rr\u00ebzua n\u00eb Apelin e rivler\u00ebsimit. Para tij KPA rr\u00ebzoi ankimin e Fatos Lulos. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet KPA nuk i ka kaluar \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb seanc\u00eb publike, por ka vendosur n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi dhe ka shqyrtuar vet\u00ebm dokumentet q\u00eb ishin marr\u00eb m\u00eb her\u00ebt si prov\u00eb nga KPK.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Trezhnjev\u00ebs u mor m\u00eb 13 prill. Komisioni gjeti se ve\u00e7 problemeve me t\u00eb ardhurat, ish-gjykat\u00ebsi nuk justifikonte likuiditetet p\u00ebr disa vite dhe po ashtu nuk mund t\u00eb justifikonte blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie dhe nj\u00eb kredi 50 mij\u00eb euro. KPK shprehet n\u00eb vendim se Trezhnjeva ka pranuar se ka b\u00ebr\u00eb \u201cveprime fiktive p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar marrjen e kredis\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb\u201d. Sipas trup\u00ebs gjykuese, kjo e ka penalizuar gjyqtarin pasi veprimet bien \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me figur\u00ebn e nj\u00eb gjyqtari n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, gj\u00eb q\u00eb sjell c\u00ebnimin e besimit te publiku\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet e Trezhnjev\u00ebs n\u00eb ankim<\/strong><\/p>\n<p>Pasi u rr\u00ebzua n\u00eb KPK, Trezhnjeva ankimoi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Ai i k\u00ebrkoi q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb kalohet n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore dhe po ashtu \u201ct\u00eb ri\u00e7elet hetimi gjyq\u00ebsor, ku t\u00eb thirret nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh kontabilist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rivler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ri t\u00eb situat\u00ebs financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur me t\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e deklarimit\u201d, dhe n\u00eb fund konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPA thuhet se Trezhnjeva listoi disa pretendime kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se ai ishte \u201ckontradiktor n\u00eb p\u00ebrmbajtje, n\u00eb interpretim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit, n\u00eb deformim t\u00eb koncepteve bazike t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs civile, nuk \u00ebsht\u00eb respektuar parimi i barazis\u00eb para ligjit dhe parimi i ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb procesit\u201d.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se nuk ishte marr\u00eb parasysh pasuria e personave t\u00eb lidhur me t\u00eb dhe se po ashtu ishte \u201cshkelur parimi i siguris\u00eb juridike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe i gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar n\u00eb ve\u00e7anti\u201d. Pretendime q\u00eb ai i ngriti edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, ku k\u00ebrkoi q\u00eb nga hetimi pasuror t\u00eb p\u00ebrjashtoheshin vitet p\u00ebr t\u00eb cilat m\u00eb her\u00ebt Inspektoriati i Lart\u00eb i Kontrollit dhe Deklarimit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit kishte b\u00ebr\u00eb hetime pa gjetur shkelje.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se nuk kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rr\u00ebm\u00eb dhe se KPK nuk duhej t\u00eb ishte marr\u00eb me vler\u00ebsimin n\u00ebse veprimi i lidhur mes tij dhe nj\u00eb banke t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes akteve fiktive. Ankuesi e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb jasht\u00eb kompetencave t\u00eb Komisionit dhe u shpreh se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast KPK \u201cka marr\u00eb rolin e gjykat\u00ebs sa i p\u00ebrket pavlefshm\u00ebris\u00eb absolute t\u00eb veprimit juridik dhe fiktivitetit t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi i KPA<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji i Apelimit pasi vendosi se nuk kishte fakte t\u00eb reja dhe shkelje procedurale q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb nevojshme nj\u00eb seanc\u00eb publike apo debatin gjyq\u00ebsor\u00eb, vendosi t\u00eb diskutoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p>KPA n\u00eb argumentet e saj thot\u00eb se gjeti q\u00eb Komisioni kishte kryer nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor dhe vler\u00ebsim t\u00eb sakt\u00eb, kur kishte vendosur shkarkimin p\u00ebr: \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs dhe pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji i Apelimit e cil\u00ebsoi si t\u00eb pacenuesh\u00ebm vendimin e KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se ai ishte \u201ci drejt\u00eb si n\u00eb thelb, ashtu edhe n\u00eb procedur\u00eb, mbi baz\u00ebn e parimeve t\u00eb procesit t\u00eb rregullt, duke respektuar t\u00eb drejtat themelore t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb p\u00ebrputhje me doktrin\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket mos marrjes parasysh t\u00eb ekspertiz\u00ebs kontab\u00ebl t\u00eb ofruar nga Trezhnjeva, KPA thot\u00eb se KPK i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje pretendimeve t\u00eb ngritura \u201cduke ju referuar edhe raportit t\u00eb ekspertit t\u00eb pavarur\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu Kolegji rr\u00ebzoi pretendimin se ishim para \u201cgj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar\u201d. Ai tha se pretendimi ishte i pabazuar n\u00eb ligj dhe se t\u00eb nj\u00ebjtat fakte mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00eb procedime t\u00eb ndryshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, kur ndjekin q\u00ebllime t\u00eb ndryshme si objekt gjykimi.<\/p>\n<p>KPA arsyetoi se hetimet e ILDKPKI dhe ato t\u00eb Komisionit ishin p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb ndryshme dhe ishin b\u00ebr\u00eb me procedura t\u00eb ndryshme. \u201cPra, ka kryer rivler\u00ebsim p\u00ebr elementin pasuri ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, i autorizuar tashm\u00eb nga nj\u00eb ligj i posa\u00e7\u00ebm me nj\u00eb metodologji dhe procedur\u00eb krejt t\u00eb ndryshme nga sa pretendon ankuesi, i cili \u00ebsht\u00eb subjekt i nj\u00eb ligji t\u00eb till\u00eb, si nj\u00eb ligj me q\u00ebllim dhe funksion krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ata t\u00eb m\u00ebparshmit\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Po ashtu KPA thot\u00eb se Komisioni ka konstatuar drejt sa i p\u00ebrket faktit se Trezhnjeva ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb dhe se nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>\u201cKolegji i Apelimit vler\u00ebson se dokumentet e dosjes vijn\u00eb nga burime t\u00eb njohura, provat jan\u00eb t\u00eb besueshme dhe ato jan\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri t\u00eb dukshme me provat e tjera\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Pretendimin e Trezhnjev\u00ebs se nuk ishte marr\u00eb parasysh nj\u00eb gjendje parash t\u00eb krijuara deri n\u00eb vitin 1993 me vler\u00eb 2.5 milion lek\u00eb, KPA e rr\u00ebzoi duke th\u00ebn\u00eb se ai \u201cnuk ka paraqitur prova t\u00eb besueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shum\u00ebn e pretenduar\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu KPA vuri n\u00eb dukje se p\u00ebrpjekja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr t\u00eb paraqitur \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb\u201d xhiron e biznesit t\u00eb bashk\u00ebshortes si e ardhur r\u00ebndonte mbi t\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u201czbatohej parimi i prezumimit n\u00eb favor t\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra\u201d.<\/p>\n<p>KPA b\u00ebri me dije se megjith\u00ebse pasuria e padokumentuar e Trezhnjev\u00ebs nuk arrinte sa dyfishi, ai kishte \u201cnj\u00eb pasuri duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb madhe se pasuria e ligjshme\u201d. \u00a0KPA po ashtu rr\u00ebzoi pretendimin e Trezhnjev\u00ebs s\u00eb Komisioni nuk mund t\u00eb gjykonte mbi vet\u00ebdeklarimin p\u00ebr kontrata fiktive, duke e cil\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb n\u00eb at\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mendimin paralel rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtja gjykat\u00ebsja Rezarta Schuetz vuri n\u00eb dukje se KPK duhej t\u00eb kishte detajuar p\u00ebr Trezhnjev\u00ebn se pse kontrata fiktive e b\u00ebnte at\u00eb t\u00eb shkarkuesh\u00ebm. \u201cMendoj se Komisioni n\u00eb vendimin e arsyetuar kishte mund\u00ebsi t\u00eb shtjellonte p\u00ebrse kontrata fiktive e lidhur nga subjekti me nj\u00eb person juridik privat sugjeron nj\u00eb sjellje p\u00ebrtej standardeve etike. Nj\u00eb kontrat\u00eb fiktive e k\u00ebtij karakteri c\u00ebnon besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, arsyetoi Schuetz.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje n\u00eb mendimin paralel ajo argumentoi se megjith\u00ebse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00eb private \u201csjellja e vet\u00ebpranuar nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr t\u00eb gjetur q\u00eb ky subjekt ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d, sqaroi Schuetz.\u00a0 \u00a0N\u00eb konkluzionet e KPA thuhet se vendimi i KPK-s\u00eb ishte marr\u00eb pas nj\u00eb \u201canalize dhe provueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb fakteve juridike\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Apelimit konfirmoi vendimin e KPK-s\u00eb kund\u00ebr\u00a0 ish-gjyqtarit Besim Trezhnjeva, duke u shprehur se faktet tregonin\u00a0 se pasuria e tij ishte duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb madhe se pasuria e ligjshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":52571,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,6],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180411_195229_110418_1_02-2_1yUFPZD-526x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52570"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52570"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52570\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61822,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52570\/revisions\/61822"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52570"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52570"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52570"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}