{"id":52592,"date":"2018-09-28T18:17:40","date_gmt":"2018-09-28T16:17:40","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52592"},"modified":"2019-04-23T22:01:25","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:25","slug":"nipi-sekser-dhe-pasuria-e-vajzes-i-dhane-fund-karrieres-se-gjyqtarit-gani-dizdari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/nipi-sekser-dhe-pasuria-e-vajzes-i-dhane-fund-karrieres-se-gjyqtarit-gani-dizdari\/2018\/09\/28\/","title":{"rendered":"Nipi sekser dhe pasuria e vajz\u00ebs i dhan\u00eb fund karrier\u00ebs s\u00eb gjyqtarit Gani Dizdari"},"content":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese Gani Dizdari u shkarkua p\u00ebr shkak t\u00eb kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nipin e tij t\u00eb d\u00ebnuar si sekser, si dhe p\u00ebr mos justifikimin e pasuris\u00eb nga personat e lidhur. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50573\" aria-describedby=\"caption-attachment-50573\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-Gani-Dizdari.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50573\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-Gani-Dizdari-600x292.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"292\" data-id=\"50573\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50573\" class=\"wp-caption-text\">Avokati i Gani Dizdarit, Sokol Hazizaj p\u00ebrball\u00eb trup\u00ebs gjykuese t\u00eb drejtuar nga Pamela Qirko dhe an\u00ebtar\u00eb Roland Ilia dhe Olsi Komici.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Me 16 korrik Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udh\u00ebhequr nga Pamela Qirko si kryesuese, Rolad Ilia si relator dhe Olsi Komici si an\u00ebtar, votoi unanimisht shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Gani Dizdari.<\/p>\n<p>M\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si prokuror dhe gjyqtar, Dizdari ushtronte detyr\u00ebn e an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese prej prillit t\u00eb vitit 2013. M\u00eb her\u00ebt, nga viti 2066 deri n\u00eb vitin 2013, Dizdari ka qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPK-s\u00eb u mb\u00ebshtet n\u00eb raportin e Drejtoris\u00eb p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, mbi kontaktet e pap\u00ebrshtatshme t\u00eb gjyqtarit me nipin e tij t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, si dhe munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e disa pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e saj t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb KPK, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar ka arritur p\u00ebrfundimin se gjyqtari Gani Dizdari \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb ngushta me shtetasin A.L, i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb qershor 2012 me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr \u201cushtrim t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike,\u201d vep\u00ebr q\u00eb e kualifikon k\u00ebt\u00eb person si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka rezultuar se ndikimi i paligjsh\u00ebm i personit t\u00eb lidhur A.L \u00ebsht\u00eb ushtruar ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, gjat\u00eb periudh\u00ebs kur gjyqtari Gani Dizdari ishte an\u00ebtari i saj.<\/p>\n<p>\u201cNga shqyrtimi i dosjes gjyq\u00ebsore, ka rezultuar q\u00eb z. A.L., \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj vet\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d shkruan KPK n\u00eb vendimin e plot\u00eb t\u00eb publikuar t\u00eb premten.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga sistemi TIMS, KPK ka zbuluar se gjat\u00eb periudh\u00ebs 2013-2017, gjyqtari Dizdari ka udh\u00ebtuar 10 her\u00eb jasht\u00eb vendit me nj\u00eb automjet t\u00eb personit t\u00eb lidhur A.L. I pyetur nga Komisioni mbi kontaktet me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, subjekti i rivler\u00ebsimit i ka karakterizuar marr\u00ebdh\u00ebniet si t\u00eb ngrohta dhe familjare.<\/p>\n<p>\u201cMe t\u00eb kam marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira, kam pasur dhe kam takime jo vet\u00ebm n\u00eb raste familjare por dhe n\u00eb takime t\u00eb ve\u00e7anta sipas rastit,\u201d ka deklaruar Dizdari n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb shkrese t\u00eb protokolluar n\u00eb KPK n\u00eb 19 mars.<\/p>\n<p>\u201cMe z. A.L. kam udh\u00ebtuar, jasht\u00eb shtetit n\u00eb Hamburg &#8211; Gjermani, fillimisht n\u00eb vitin 2010 kur kam shkuar p\u00ebr nd\u00ebrhyrje sh\u00ebndet\u00ebsore e m\u00eb von\u00eb dhe 2 &#8211; 3 her\u00eb t\u00eb tjera, po p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore mbasi kam pasur detyrim t\u00eb b\u00ebj kontroll mjek\u00ebsor p\u00ebr \u00e7do vit. Theksoj se, fakti q\u00eb kam shkuar me nipin tim, z. A.L., \u00ebsht\u00eb se ai ka jetuar rreth 15 vite n\u00eb Hamburg \u2013 Gjermani,\u201d ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Lidhja e gjyqtarit me nipin e tij t\u00eb d\u00ebnuar \u00ebsht\u00eb konsideruar nga KPK si nj\u00eb kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mungojn\u00eb rrethanat leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u201cKjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb problem serioz me figur\u00ebn, q\u00eb b\u00ebn t\u00eb pamundur vazhdimin e detyr\u00ebs dhe konstituon shkak p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra,\u201d shkruan KPK.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problemeve t\u00eb konstatuara me kontrollin e figur\u00ebs, KPK ka zbuluar dhe probleme me pasurin\u00eb e gjyqtarit Dizdari dhe at\u00eb t\u00eb personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit nga munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 69.7 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja e ndjer\u00eb e gjyqtarit. KPK n\u00ebnvizon se n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb apartament Dizdari ka dh\u00ebn\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me burimet e ligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave si dhe ka dh\u00ebn\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e deklaruara nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Komisioni shprehet se gjyqtari Dizdari ka gjithashtu munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb lidhje m\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb Bank\u00ebn Credins n\u00eb vitin 2011, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzimet e kryera n\u00eb Gjermani p\u00ebr trajtim sh\u00ebndet\u00ebsor. Sipas subjektit kjo depozit\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar me kontributin e \u201cnjer\u00ebzve t\u00eb mi, nip\u00ebr, mbesa,\u201d por ai nuk ka dh\u00ebn\u00eb dokumentacion mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar gjithashtu dhe blerjen e nj\u00eb apartamenti prej 89.16 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nga e bija e subjektit, shtetasja me inicialet A.D. Sipas deklarat\u00ebs veting t\u00eb subjektit kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga shtetasja A.D n\u00eb vitin 2013, me vler\u00eb 73,111 euro.<\/p>\n<p>Ne deklaratat periodike t\u00eb viteve 2009 dhe 2010, subjekti e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb apartament sipas kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb me vler\u00eb 94 mij\u00eb euro, nga t\u00eb cilat 40 mij\u00eb euro jan\u00eb paguar n\u00eb vitin 2009 dhe 54 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010. Deklarata veting the deklaratat periodike kan\u00eb nj\u00eb mosp\u00ebrputhje me vler\u00eb 20 mij\u00eb euro. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb shtetasja A.D ka deklaruar se i \u00ebsht\u00eb kthyer mbrapsht nga kompania e nd\u00ebrtimit n\u00eb momentin q\u00eb ka lidhur kontrat\u00ebn e shitjes n\u00eb vitin 2013. Marrja mbrapsht e k\u00ebsaj shume nga personi i lidhur nuk p\u00ebrmendet as n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe as ne deklaratat periodike, duke b\u00ebr\u00eb sipas KPK-s\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ i nd\u00ebrmarr\u00eb nga Komisioni p\u00ebr personin e lidhur A.D, ka rezultuar gjithashtu pagesa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike e nj\u00eb qiraje nga nj\u00eb shtetase dhe nj\u00eb kompani, p\u00ebr periudha q\u00eb kan\u00eb shkuar nga 6 n\u00eb 14 muaj me vler\u00eb mujore 500 euro dhe 600 euro. Sipas KPK-s\u00eb vajza e gjyqtarit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiradh\u00ebnia. Gjithashtu, KPK ka konstatuar se ajo ka b\u00ebr\u00eb gjithashtu deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me shpenzimet e mobilimit t\u00eb apartamentit n\u00eb vler\u00eb 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Burimi i krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e apartamentit nga vajza e gjyqtarit Dizdari ka qen\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb. N\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb t\u00eb vitit 2009, personi i lidhur A.D ka deklaruar prenotimin e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 99 m2 dhe vler\u00eb 94 mij\u00eb euro. Sipas t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs deklarat\u00eb ajo ka paguar nj\u00eb k\u00ebst me vler\u00eb 40 mij\u00eb euro, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb nga kush\u00ebriri Sh.Z. N\u00eb vitin 2010 ajo ka deklaruar pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb me vler\u00eb 54 mij\u00eb euro, nga t\u00eb cilat sipas saj 23 mij\u00eb euro kan\u00eb ardhur nga ish-bashk\u00ebshorti, 5 mij\u00eb euro nga babai, 6 mij\u00eb euro nga gjendja \u2018cash\u2019 dhe 36 mij\u00eb euro kredi nga nj\u00eb kush\u00ebri tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr 2 huat\u00eb e marra nga znj. A.D., personave, Sh.D. dhe M.L., Komisioni ka b\u00ebr\u00eb hetime p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse k\u00ebta persona kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua pa interes, statusi i t\u00eb cilave, sipas deklarimeve t\u00eb personit t\u00eb lidhur jan\u00eb akoma t\u00eb pashlyera. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se t\u00eb dy k\u00ebta shtetas nuk kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua n\u00eb k\u00ebto shuma. Gjithashtu nga analiza financiare e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve, ka rezultuar se shtetasja A.D ka pasur nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vitin 2009 n\u00eb vler\u00ebn 5.6 milion dhe n\u00eb vitin 2010 n\u00eb vler\u00ebn 8 milion. N\u00eb p\u00ebrfundim KPK ka arritur p\u00ebrfundimin se deklarimet e vajz\u00ebs s\u00eb gjyqtari n\u00eb lidhje me apartamentin jan\u00eb t\u00eb rreme, t\u00eb pamjaftueshme dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>KPK ka ngritur dyshime t\u00eb ngjashme n\u00eb lidhje me blerjen e nj\u00eb automjeti Benz-Mercedez me vler\u00eb 900,000, me burim shitjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs mark\u00eb m\u00eb vler\u00eb 6 mij\u00eb euro. Nga hetimi i KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar se znj.A.D e ka bler\u00eb automjetin e ri p\u00ebrpara se t\u00eb shiste automjetin e vjet\u00ebr, \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebn mosp\u00ebrputhje, deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe munges\u00eb justifikimi i t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e automjetit Benz-Mercedez.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese Gani Dizdari u shkarkua p\u00ebr shkak t\u00eb kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nipin e tij t\u00eb d\u00ebnuar si sekser, si dhe p\u00ebr mos justifikimin e pasuris\u00eb nga personat e lidhur. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69512,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Seanca-Gani-Dizdari-600x292.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52592"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52592"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52592\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61820,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52592\/revisions\/61820"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52592"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}