{"id":52604,"date":"2018-09-30T16:39:04","date_gmt":"2018-09-30T14:39:04","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=52604"},"modified":"2019-05-06T23:30:38","modified_gmt":"2019-05-06T23:30:38","slug":"hetime-te-ceketa-dhe-pasuria-e-pajustifikuar-sollen-shkarkimin-e-elsion-sadikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hetime-te-ceketa-dhe-pasuria-e-pajustifikuar-sollen-shkarkimin-e-elsion-sadikut\/2018\/09\/30\/","title":{"rendered":"Hetime t\u00eb cek\u00ebta dhe pasuria e pajustifikuar soll\u00ebn shkarkimin e Elsion Sadikut"},"content":{"rendered":"<p>Mosjustifikimi i kursimeve t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe problemet me dy hetime, penalizuan para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit prokurorin Elsion Sadiku, i cili u shkarkua p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit te drejt\u00ebsia.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_52605\" aria-describedby=\"caption-attachment-52605\" style=\"width: 551px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180724_192019_240718004-4_7TnB2zU.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-52605\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180724_192019_240718004-4_7TnB2zU-551x400.jpg\" alt=\"\" width=\"551\" height=\"400\" data-id=\"52605\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-52605\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Elsion Sadiku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 27 korrik shkarkimin e prokurorit Elsion Sadiku, pasi hetimi administrativ ndaj tij gjet pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe mang\u00ebsi n\u00eb hetimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Sadiku, prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn prioritare p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb tregon se nd\u00ebrsa analiza e pasuris\u00eb nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit dhe ajo nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, nuk gjet\u00ebn probleme, hetimi i Komisionit e gjeti Sadikun t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb dy kritere.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur rezulton se treshja e KPK e kryesuar Brunilda Bekteshi,\u00a0 me relator Olsi Komici dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj, gjeti q\u00eb Sadiku nuk mund t\u00eb justifikonte kursimet e bashk\u00ebshortes\u00a0 para korrikut 2009 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh q\u00eb ishin bazuar mbi k\u00ebto kursime, p\u00ebrfshi blerjen e disa paisjeve p\u00ebr nj\u00eb klinik\u00eb dentare private.<\/p>\n<p>Ai po ashtu kishte deklaruar dy her\u00eb t\u00eb ardhurat nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs, kishte t\u00eb tjera pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes, nd\u00ebrsa nj\u00eb analiz\u00eb financiare e depozituar prej vet\u00eb prokurorit \u00a0para seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dilte n\u00eb p\u00ebrfundimin se atij i kishin munguar 1.7 milion lek\u00eb p\u00ebr shpenzimet n\u00eb vitin 2013.\u00a0 \u201cKa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e burimeve financiare, deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave, si dhe ka burime financiare t\u00eb paligjshme e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr kryerjen e investimeve p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>KPK gjeti po ashtu mang\u00ebsi n\u00eb hetimet e kryera nga prokurori. N\u00eb nj\u00eb hetim pas nj\u00eb denoncimi ndaj nj\u00eb dekani t\u00eb Universitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, KPK thot\u00eb se Sadiku nuk kishte kryer hetim t\u00eb thelluar sa i p\u00ebrket nj\u00eb denoncimi q\u00eb pretendonte se dy diploma t\u00eb l\u00ebshuara n\u00eb Bullgari ishin false. Po ashtu sipas KPK-s\u00eb, pushimi pa hetuar i nj\u00eb kall\u00ebzimi p\u00ebr ekspertiz\u00eb t\u00eb falsifikuar n\u00eb nj\u00eb gjyq civil, tregonte mang\u00ebsi profesionale.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb Sadiku u mbrojt duke pranuar se nuk mund t\u00eb sillte dokumente provuese p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes para se ata t\u00eb lidheshin n\u00eb martes\u00eb, megjith\u00ebse paraqiti deklarata noteriale t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket dyshimeve mbi profesionalizmin, ai i mbrojti vendimet q\u00eb kishte marr\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb Komisionit se n\u00eb t\u00eb dy rastet, hetimet p\u00ebrtej asaj q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb nuk kishin qen\u00eb t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p><strong>Lexo edhe:<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=51051\"><strong>Prokurori i Kor\u00e7\u00ebs Elsion Sadiku shkarkohet nga detyra<\/strong><\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=50948\"><strong>KPK ngre pik\u00ebpyetje mbi profesionalizmin dhe pasurin\u00eb e prokurorit nga Kor\u00e7a<\/strong><\/a><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hetimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb tregon se problemet p\u00ebr prokurorin Sadiku filluan pasi Komisioni nuk i njohur 1 milion lek\u00eb si kursime t\u00eb bashk\u00ebshortes para vitit 2009. N\u00eb vendim del se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre parave 7500 euro ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb paisje p\u00ebr nj\u00eb klinik\u00eb stomatologjie, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr ishin investuar m\u00eb von\u00eb n\u00eb veprime t\u00eb tjera t\u00eb \u00e7iftit. Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasjen e k\u00ebsaj shume krijoi po ashtu boshlliqe n\u00eb transaksionet e tjera t\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se i kishte k\u00ebrkuar informacion Sadikut p\u00ebr t\u00eb dokumentuar pun\u00ebn e t\u00eb shoqes, por n\u00eb p\u00ebrgjigje ai ka pranuar se nuk kishte t\u00eb till\u00eb. Sadiku thot\u00eb se bashk\u00ebshortja kishte punuar me pages\u00eb prej vitit 2007 n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb stomatologjie, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ajo nuk kishte qen\u00eb e siguruar e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishte dokumente p\u00ebr t\u00eb provuar pagesat.<\/p>\n<p>Sadiku paraqiti sidoqoft\u00eb tre akte noteriale, p\u00ebrfshi ish-pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e t\u00eb shoqes dhe dy pacient\u00eb t\u00eb saj, por KPK nuk i mori parasysh n\u00eb arsyetim k\u00ebto dokumente. N\u00eb arsyetim KPK thuhet se p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ishin paguar tatime k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk mund t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme. Ata e cil\u00ebsuan deklarimin e Sadikut t\u00eb pasakt\u00eb, nd\u00ebrsa than\u00eb se \u00e7ifti nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb investonte n\u00eb klinik\u00ebn private.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj prokurorit iu gjet\u00ebn dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasakt\u00ebsish t\u00eb tjera n\u00eb shuma relativisht jo t\u00eb m\u00ebdha, por q\u00eb sipas KPK-s\u00eb mjaftonin p\u00ebr t\u00eb bindur Komisionin p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. N\u00eb vendimin e zbardhur del se ai kishte deklaruar m\u00eb shum\u00eb se 300 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa kishte p\u00ebrfituar nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs, kishte deklaruar rreth 100 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa bashk\u00ebshortja ishte paguar pas vitit 2009, kishte probleme me deklarimin p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine dhe nj\u00eb shitje automjeti m\u00eb her\u00ebt, e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Ai po ashtu rezultoi se nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb justifikonte shpenzimet p\u00ebr porositjen e nj\u00eb sht\u00ebpie, n\u00eb shum\u00ebn prej rreth 300 mij\u00eb lek\u00ebsh. Sipas KPK-s\u00eb subjekti kishte munges\u00eb t\u00eb ardhurash p\u00ebr vitet 2011 dhe 2013 dhe nd\u00ebrsa Komisioni gjeti n\u00eb analiz\u00ebn financiare se mungonin rreth 580 mij\u00eb lek\u00eb, vet\u00eb Sadiku n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb dor\u00ebzuar prej tij e kishte nxjerr\u00eb shum\u00ebn rreth 1.7 milion lek\u00eb. \u00a0\u201cNga analiza financiare rezulton se p\u00ebr vitet 2011 dhe 2013 subjekti, me t\u00eb ardhurat e fituara nga pagat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, huamarrjet, kredit\u00eb, dhuratat, nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr kryerjen e investimeve t\u00eb deklaruara, si dhe p\u00ebr shpenzimet e kryera\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse shumat e gjetura si problematike nga KPK jan\u00eb relativisht t\u00eb vogla, pasakt\u00ebsit\u00eb kan\u00eb r\u00ebnduar Sadikun i cili n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb gjetur se kishet b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Hetimi profesional<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nuk kishte probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs Elsion sadiku u gjet i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht. Sadiku sipas KPK-s\u00eb kishte mang\u00ebsi n\u00eb dy prej hetimeve q\u00eb u shqyrtuan nga Komisioni p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar at\u00eb profesionalsiht.<\/p>\n<p>Ndryshe nga kriteri i pasuris\u00eb ku prokurori u mbrojt vet\u00ebm duke pranuar munges\u00ebn e dokumentacionit provues, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ai ka q\u00ebndruar pas vendimeve t\u00eb marra, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb argumentoj\u00eb se kishte vendosur drejt.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur tregon se KPK e panalizoi at\u00eb p\u00ebr mos hetim t\u00eb thelluar t\u00eb nj\u00eb denoncimi ndaj dy pedagog\u00ebve t\u00eb Universiteit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Denoncimi pretendonte se pedagog\u00ebt kishin falsifikuar marrjen e dy diplomave n\u00eb nj\u00eb universitet publik n\u00eb Bullgari, pavar\u00ebsisht se nuk njihnin bullgarishten.<\/p>\n<p>Sadiku e kishte pushuar hetimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast dhe i tha KPK-s\u00eb se vendimi ishte marr\u00eb pas konfirmimit nga autoritete bullgare se diplomat e marra nuk ishin false. Sadiku argumentoi se me marrjen e dokumentit zyrtar\u00eb verifikimi i d\u00ebshmive t\u00eb gjuh\u00ebs p\u00ebr pedagog\u00ebt nuk kishte sipas tij ndonj\u00eb vler\u00eb, pasi edhe n\u00ebse kishte probleme me to hetimet duhej t\u00eb zhvilloheshin n\u00eb Bullgari ku ato sidoqoft\u00eb ishin pranuar. \u201cFakti q\u00eb n\u00eb dosje nuk \u00ebsht\u00eb administruar nj\u00eb dokument q\u00eb t\u00eb provonte njohjen e gjuh\u00ebs angleze, nuk v\u00eb n\u00eb dyshim diplomat objekt hetimi, por v\u00eb n\u00eb dyshim seriozitetin e universitetit ku kan\u00eb studiuar dy pedagog\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Por KPK arsyetoi se hetimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte i mang\u00ebt. \u201cNga subjekti nuk jan\u00eb kryer hetime t\u00eb plota e shteruese\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur, nd\u00ebrsa arsyetohet se dy t\u00eb hetuarit kishin depozituar n\u00eb dosjen e hetimit d\u00ebshmi t\u00eb gjuh\u00ebs ruse dhe italiane, por jo d\u00ebshmi t\u00eb gjuh\u00ebs angleze edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kjo e fundit k\u00ebrkohej.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se prokurori duhej t\u00eb kishte hetuar n\u00ebse dy pedagog\u00ebt kishin falsifikuar dokumente p\u00ebr t\u2019i paraqitur n\u00eb universitetin bullgar dhe n\u00ebse diplomat ishin p\u00ebrfituar n \u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nga subjekti nuk \u00ebsht\u00eb hetuar n\u00eb lidhje me intensitetin dhe periudhat kohore t\u00eb ndjekjes s\u00eb masterit nga k\u00ebta dy shtetas, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb deklarimet e tyre deklarojn\u00eb se studimet i kan\u00eb ndjekur pa shk\u00ebputje nga puna\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm Sadiku sipas KPK-s\u00eb kishte mbyllur pa kryer hetimin e duhur pas nj\u00eb kall\u00ebzimi p\u00ebr ekspertiz\u00eb t\u00eb rrem\u00eb q\u00eb ishte paraqitur n\u00eb nj\u00eb gjyq civil. Sipas venidmit t\u00eb zbardhur kall\u00ebzuesi kishte paditur n\u00eb gjykat\u00eb vendimin e prokurorit dhe kishte fituar n\u00eb dy shkall\u00eb, t\u00eb cilat k\u00ebrkonin q\u00eb Sadiku t\u00eb kryente hetimet.<\/p>\n<p>N\u00eb argumentimin e tij Sadiku u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se ekspertiza ishte vler\u00ebsuar e sakt\u00eb n\u00eb gjyqin civil i cili kishte marr\u00eb tashm\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe se prokuroria nuk mund t\u00eb hetonte nj\u00eb vendim gjykate.<\/p>\n<p>Por KPK gjeti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mang\u00ebsi n\u00eb hetimin e \u00e7\u00ebshtjes. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur prokurori kishte vendosur mosfillimin pa kryer asnj\u00eb veprim. \u201cMadje nuk ka kryer asnj\u00eb veprim hetimor q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb e, p\u00ebr pasoj\u00eb, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr faktet\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK arsyeton se vendimi i Sadikut u kishte mohuar kall\u00ebzuesve t\u00eb drejt\u00ebn \u201cq\u00eb t\u00eb rishihej vendimi civil\u201d i marr\u00eb bazuar n\u00eb ekspertiz\u00ebn e cil\u00ebsuar prej tyre si e rreme. N\u00eb fund KPK e cil\u00ebsoi at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit, me vendimmarrjen e tij ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, ai rezulton t\u00eb ket\u00eb kryer hetime t\u00eb cek\u00ebta, jo t\u00eb thelluara dhe jo t\u00eb plota\u201d, thuhet n\u00eb konkluzionin e KPK.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mosjustifikimi i kursimeve t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe problemet me dy hetime, penalizuan para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit prokurorin Elsion Sadiku, i cili u shkarkua p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit te drejt\u00ebsia.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69682,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180724_192019_240718004-4_7TnB2zU-551x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52604"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52604"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52604\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62418,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52604\/revisions\/62418"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69682"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}